Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...
Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Agata foto e vertete qenka ???



Pse kujtove se ishte e montuar?!!!
Po e vertet eshte Eria, bere fundjaven qe kaloj nga nje miku im qe nuk eshte aspak fotograf, fotoja, duket qe eshte e thjeshte...
Ishin nje grup te rinjsh qe shkonin ne Jale, tre vajza, dy djem...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 13:54
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha agata


, tre vajza, dy djem,



Hemmm .......... kush ishte the lucky one????????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 13:56
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Sa e bukur ajo foto.

Diqitura:

Kur isha une e re, dilja toplesh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 15:16
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

E verteta "Gay"

Në mbledhjen e fundit të grupit ndërministror për integrimin, kryeministri Sali Berisha foli për herë të parë në lidhje me martesat brenda së njëjtës gjini, duke pohuar vullnetin që, sipas tij, ekziston mes së djathtës për të aprovuar në Kuvend një ligj kundër diskriminimit në përgjithësi. Deklarata e kryeministrit, pavarësisht arsyeve pse u bë dhe pavarësisht momentit të zgjedhur për ta bërë, nxjerr nudo para të gjithëve, pothuajse gjithë shoqërinë shqiptare, të pamësuar me debate të tilla, të cilat as vende me kulturë të zhvilluar demokratike nuk i përballojnë dot.

Së pari, kjo deklaratë, tregoi që të nesërmen se sa pak profesionale është media shqiptare në tërësi, për ta trajtuar këtë çështje. Një gazetar shkruante i revoltuar në gazetën Koha Jonë se kjo nismë “shpërfytyron” shoqërinë shqiptare dhe si argument për këtë frikë të tij sillte të shkruar e zezë mbi të bardhë plot dhjetëra vargje biblike (por jo Kuranore!), nga librat e Dhiatës së Vjetër (Jeremisë, Isait, Nehemisë, madje dhe nga Zanafilla). Një tjetër gazetar me zë, shkruante po atë ditë në gazetën Shekulli, se “Berisha po plotëson qejfet seksuale të një grushti njerëzish, duke na provokuar të gjithëve”.

Me deklaratën e vet, Berisha tregoi po ashtu se një femër me sa duket edhe ajo shume e painformuar në këtë çështje thelbësisht njerëzore dhe sociale, por edhe ligjore, drejton sot Ministrinë e Integrimit. Znj. Majlinda Bregu, përgjegjëse për negociatat e Shqipërisë me BE, zgërdhihej para kamerave, teksa shefi i saj paraqiste (edhe ai me një sforco të dukshme për të mos u zgërdhirë) projektin në fjalë.

Berisha vuri ne siklet me deklaratën e tij edhe shoqërinë civile shqiptare e cila prej 18 vjetësh ka patur mundesi te përfitoje shuma të mjaftueshme donacionesh, të paktën për të inicuar një debat të tillë në opinionin publik, debat që nuk e inicioi asnjëherë, apo më saktë, debat që dështoi në plot dy dekada për ta inicuar. Te pakten derisa, fale nje angazhimi te Grupit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut, dhe fale vete taktikes super te holle te kryeministrit, kjo ceshtje ka marre tashme nje rruge pa kthim…

Kryeministri tregoi pothuajse me të njëjtën befasi se sa të papërgatitur janë për këtë çështje edhe vetë përfaqësuesit e feve në Shqipëri, të cilët, të impenjuar maksimalisht me çështjet e pronave dhe të menaxhimit të tyre, kanë kohë që nuk shfaqen në debate publike në lidhje me ideologjitë apo vlerat fetare që përfaqësojnë. I shohim rëndom pothuajse gjithmonë sa herë kanë mosmarrëveshje pronash!

Komisioni Europian: Doni liberalizim të vizave? Bëni ligjin anti-diskriminim!

Qeveria shqiptare asnjëherë nuk e ka bërë publike të gjithë rrugën e detyrimeve konkrete që duhet të përmbushë për arritjen e marrëveshjes për liberalizimin e vizave. “Road map” quhet kjo listë detyrimesh që askush në Shqipëri nuk ka mundur ta studiojë se cfarë detyrimesh përmban, në fakt!

Mapo ka mundur të sigurojë një raport progresi të Shqipërisë në këtë process të liberalizimit të vizave, raport i muajit maj 2009 i Komisionit Europian. Në faqen 24 të këtij raporti, shkruhet shprehimisht se vendit tonë i nevojitet një ligj kundër diskriminimit.

Duke përmendur shprehimisht se në vendin tonë, akoma nuk ka denoncime të dokumentuara të diskriminimit nga ana e homoseksualëve, raporti kërkon që të bëhet më shumë në këtë drejtim (nëse nuk ka raportime të dokumentuara kjo nuk do të thotë se nuk ka diskriminim, por sepse nuk ka një bazë ligjore dhe infrastrukturë që të funksionojë në mënyrë të tillë që raportimet të dokumentohen dhe të gjejnë rrugën ligjore të zgjidhjes!).

Automatikisht, kuptohet se në hartën e obligimeve, Shqipërisë I është kërkuar që të zgjidhë cështjet e diskriminimit në mënyrë ligjore. Ndaj kryeministri Berisha jo vetëm që nuk priti gjatë në këtë pikë, por për të fituar kohën e humbur, mesa duket, hodhi edhe një hap më tej, duke deklaruar jo thjesht domosdoshmërinë e hartimit të një ligji Anti Diskriminim, por edhe pse jo, nisjen e një debate për martesat Brenda gjinisë: një mënyrë kjo supër e kalkuluar politike për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në botë, madje një formë ofensiove e qeverisë shqiptare ndaj BE, e cila pasi u dha të drejtë qytetarëve të Maqedonisë, Malit të Zi e Serbisë, u mohoi edhe për pak shqiptarëve të drejtën për të lëvizur lirisht në Europë.

Por Shqipëria është vendi i kontrasteve ekstreme jo vetëm përsa i përket fasadave që zbukurojnë kryeqytetin, apo kontrasteve politike e njerëzore të batutave të kryeministrit verior që “çudisin” akoma opinionin, por sidomos përsa i përket historive njerëzore, thellësisht personale, që qytetarë të këtij vendi të rinj apo të moshuar jetojnë çdo ditë. Të jesh gay në një vend si Shqipëria, që befas mund të shndërrohet në vendin e 4 europian pas Hollandës, Belgjikës, e Norvegjisë që lejon martesat brenda gjinisë, duhet të jetë ndoshta përvoja që do të zinte faqet e para të çdo gazete, apo faqet e çdo skenari premtues hollivudian.

Mapo rrëfen më poshtë një vëzhgim të detajuar të asaj që njerëz me orientim të ndryshëm seksual, jetojnë ‘hallet’ e tyre pa u shqetësuar e pa menduar fare nëse një ligj si ai që propozon Berisha do u ndryshonte jetën, apo do ishte thjesht një ligj më tepër në arkivën e legjislaturave të Shqipërisë. Të këtij vendi ballkanik që vetëm në vitin 1995 hoqi dënimin me burg për këdo që kapej duke bërë seks me një person të së njëjtës gjini. I fundit vend ballkanik pra, që i fuste në burg homoseksualët në 1995 e që tani pretendon të jetë i pari që u jep atyre të drejtë të martohen e t’u njihet ligjërisht pasuria e përbashkët dhe trashëgimia mbi të.

21 vjeçari të atit: Dua një mashkull!

Marseli, një 21 vjeçar që studion në një fakultet arti në Itali, e tronditi babain e tij 3 muaj më parë, kur me një qetësi gati absurde i tha në Tiranë se ai ishte gay, se kishte rënë në dashuri me një mashkull dhe se ishte shumë i lumtur. E madje donte që po kaq i lumtur të ishte dhe i ati (*të gjitha burimet për këtë shkrim këmbëngulën të mbeteshin anonimë dhe po kështu edhe personat e tjerë të cilët ata citojnë, ndaj të gjitha emrat e përdorur do të jenë të sajuar, zgjedhur sipas dëshirës së vetë burimeve).
.

“Cfarë të tha?”, e pyetën shokët dhe disa shoqe Marselin, në një bar të thjeshtë në ish bllokun e Tiranës, të quajtur “Old House”. “S’më tha asgjë të keqe”, iu përgjigj ai. Por të nesërmen kur i takoi sërish miqtë e tij (të gjithë të rinj gay), u sqaroi se i ati kishte zënë shtratin e nuk ndihej mirë…

Secili prej këtyre të rinjve, në pamje të parë duket se jeton shumë mirë, në mënyrën ndoshta më komode të mundshme: mes festave që nuk mbarojnë, sa në njërin club të Tiranës, sa në tjetrin. Sot për sot, Tirana është i vetmi kryeqytet në Ballkan që nuk ka as edhe një ambient dëfrimi të destinuar ekskluzivisht vetëm për të rinjtë homoseksualë. Në Beograd, ka tre diskoteka të mëdha, dy pub-e dhe disa bar-kafe vetëm për këtë pjesë të komunitetit, në Zagreb gjithashtu. Në Shkup dhe në Podgoricë funksionojnë bare të tilla, madje dhe në Sarajevë. Në Tiranë jo, por grupe të rinjsh homoseksualë tregojnë se ata frekuentojnë pothuajse njëkohësisht vende miqesore me ta si Old House, Raum, Neë Irish, Llolipop, Mad, Folie, etj, që të gjitha këto vende të njohura të jetës së natës në Tiranë.

Secili prej këtyre të rinjve ka nga një histori dashurie. Ata e tregojnë deri në detaje, të pashqetësuar, sepse në rrethin e tyre të ngushtë tashmë kushdo e di preferencën seksuale që kanë, ama jashtëzakonisht të trembur nëse i pyet se a mund ta tregojnë këtë histori me emrin e tyre, me mbiemër, e ndoshta me një fotografi të sfumuar në ndonjë organ të shtypit shqiptar! Të përgjigjen të gjithë: Jo! Madje edhe Marseli, që ndryshe nga të tjerët pati guximi t’i tregojë për të fshehtat e jetës së vet, të atit. “Të jesh i drejtpërdrejtë me prindërit e t’u thuash çdo gjë që për ty ka rëndësi, për mua do të thotë respekt: nuk ka gjë më të bukur se sa të hapesh me prindërit e tu”, thote ai. Eshtë normale që pas një diktature prej 50 vjetësh të degjosh dhe fjalë negative ose të kesh moskuptime për momentin. Por besoj se duke u munduar së shpjeguari mirë se çdo të thotë vërtet të dashurosh, besoj se çdo prind do e kuptonte”!

Por rrëfimi i tij, të bën më shumë konfuz dhe ai vetë të nervozon më shumë, sa herë që nuk u përgjigjet plotesisht pyetjeve. Për shembull, ai nuk e di akoma se çdo të thotë të jesh një baba si i ati, një biznesmen i suksesshëm që i është dashur të përballet me shumë situata të forta karakteri mashkullor, në pozicionin kur i biri i thotë se ka rënë në dashuri me një tjeter mashkull!

“E kush është ajo nënë apo ai baba që nuk do e pranonte fëmijën e tij?”, përgjigjet kapriçoz Marseli, pa shpjeguar në fakt, se si arriti i ati të ngrihet nga shtrati ku ishte dergjur për disa ditë e ta pranonte atë ashtu siç është. “Në moment duken pak ndryshe dhe sikur nuk të kuptojnë por me kohën do e shikoni që çdo gjë do shkojë si jo më mirë”, vazhdon ai (këtë herë preferon që përgjigjet t’i japë përmes postës elektronike).

“Eshtë normale që një prind të reagojë keq për momentin thjesht për faktin sepse ai kishte një ide tjetër për jetën tënde, asgjë më tepër! Me kohën do mësohet. Unë nuk ia thashe prindërve të mi këtë gjë sepse ndihem ndryshe nga të tjerët, jo, aspak! Unë jam njësoj si të gjithë të tjerët dhe ndihem një njeri normal me difektet e mia, por jam normal.dhe s’kam pse ti them botës që jam gay! Jo… Unë mund t’i them botës që dashuroj një mashkull me x emër, këtë po, e bëj me kënaqësi, por të them që jam gay, do të thotë që ndihem ndyshe nga të tjerët”, vazhdon me botëkuptimin e tij Marseli, i patrembur tashmë se po dëshmon për një revistë të përjavshme shqiptare.

Ndërkombëtarët: Ky është një lajm i jashtëzakonshëm!

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm! Jam shumë kurioz të mësoj se si do të shkojë e gjithë kjo çështje”. Kështu pohon për revistën MAPO Bjorn Van Roozendaal nga CoC Netherland, një organizatë e fuqishme hollandeze që merret me mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve (Gay, lëzbike, biseksualë, transeksualë). Deri përpara dy vjetëve Roozendaal asistonte GISH (Grupi për Integrimin Shoqëror) të vetmin grup shqiptar të mirëorganizuar deri para dy vjetësh në lidhje me këto çështje.

Roozendaal thotë për revistën MAPO se nëse Shqipëria do të duhet të përballet me Bashkimin Europian gjatë proçesit të integrimit, e rëndësishme nuk është martesa brenda gjinisë, por një legjislacion i plotë kundër diskriminimit.

Në fakt, ligji të cilit i referohej kryeministri Berisha bën fjalë pikërisht për norma të caktuara në lidhje me diskriminimin, sidomos me atë diskriminim që vihet re në marrëdhëniet e punës dhe jo ekskluzivisht per martesat gay, por që ky debat të avancojë deri te martesat Brenda gjinisë, kjo jo vetëm që nuk e shqetëson BE, por përkundrazi, e surprizon për mirë.

Ndaj, e gjithë deklarata e kryeministrit Berisha, sigurisht mbetet edhe këtë herë për t’u provuar nëse është një shoë provokues mediatik, apo jo. Por që këtë herë, premton se do të sjellë të paktën një klimë të shëndetshme në informimin e opinionit publik me disa të vërteta që deri më sot ka refuzuar t’i përballë.

Elsa Ballauri: Po punojmë për këtë ligj që në vitin 2006

Mapo: Sa kohë ka Grupi juaj që punon për këtë draft ?

Elsa Ballauri (Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut): Puna për Ligjin kundër Diskriminimit ka nisur në vitin 2006. Mbështetja financiare ka ardhur nga Komiteti Suedez i Helsinkit me të cilin ne kishim një bashkëpunim shumë të ngushtë. Unë ia propozova idenë e projektit kordinatorit të kesaj shoqate që punonte në Shkup. Punuam me një grup pune me specialistë dhe u bazuam në disa ligje europiane ose jashtë Europës. Një nga ligjet më të gjera mbi këtë tëmë është ligji anglez, Australian, por edhe ligjet e disa vendeve të Ballkanit, janë ligje shumë të mira.

Mapo: Konkretisht cfarë përmban ky ligj

Ballauri: Të gjitha format e diskriminimit të njohura deri më sot mbrohen nga ky ligj, pra minoritetet etnike, gratë, fëmijët, persona me orientim seksual të caktuar, handikapët, persona të feve të ndryshme, etj. Ligji është projektuar në tre aspekte në atë të edukimit, të punësimit dhe të shërbimeve. Pra, ai mbron individët që për shkak të përkatësisë në pakica të caktuara që unë përmenda më lart, mund të diskriminohen në sektorin e edukimit, ne punë, etj. E drejta e këtyre personave kërkohet në gjykatat e vendit, apo më tutje.


Mapo: Cfarë komentesh kanë rreth draftit organizmat ndërkombëtare që ju kanë asistuar?

Ballauri: Kemi bashkëpunuar me OSBE, Këshillin e Europës, Komisionin Europian, ILGA (Organizata Ndërkombëtare e Gay dhe Lesbian), ERRC (Organizata Europiane e Romëve), me Forume të handikapëve, shoqata grash, fëmijësh, minoritetesh etnike, etj.

Mapo: A ka lidhje realisht ky ligj me integrimin e Shqipërisë dhe si?

Ballauri: Ligji kundër Diskriminimit ka lidhje me integrimin e Shquiperisë në BE. Diskriminimi është një nga cështjet që diskutohet sot në botë dhe një nga elementët e rëndësishme të përfisrjes në familjen europiane. …

Shkruan K. Pinderi

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Gusht 2009 22:13
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Këto foto janë fragmente të shkëputura nga një video e bërë pak ditë më parë, e sjellë në redaksi nga një lexues i SH2-shit. Videoja është bërë përgjatë rrugës që të çon në Gjirin e Lalzit, një zonë mjaft e populluar kjo në stinën e verës.
E megjithatë, ky fakt nuk e ka penguar një vajzë të re të kërcejë mbi një makinë të tipit "Benz Regina", me targa të Tiranës. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, veç shkeljes së rregullave të qarkullimit, vetëm se... vajza ka qenë krejt e zhveshur!! More po, asnjë milimetër rrobë në trup.
Skena që kanë parë kalimtarët dhe ajo që shihet në video, është disi e pazakontë. Vajza me treçerekun e trupit të zhveshur, ka dalë në bazhanë e sipërme të makinës, duke kërcyer dhe duke prekur veten.
Nuk i dimë arsyet që e kishin shpënë në një ekstazë të tillë, po vajza nuk ka dashur t'ia dijë as për makinat që kalonin ngjitur dhe as për sytë e "shqyer" të kureshtarëve, madje as për banorët e fshatit aty pranë, shumë prej të cilëve, të ndier në siklet, u është dashur të mbyllin sytë

http://www.shekulli.com.al/2009/08/...n-e-lalzit.html

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2009 13:57
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Këto foto janë fragmente të shkëputura nga një video e bërë pak ditë më parë, e sjellë në redaksi nga një lexues i SH2-shit. Videoja është bërë përgjatë rrugës që të çon në Gjirin e Lalzit, një zonë mjaft e populluar kjo në stinën e verës.
E megjithatë, ky fakt nuk e ka penguar një vajzë të re të kërcejë mbi një makinë të tipit "Benz Regina", me targa të Tiranës. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, veç shkeljes së rregullave të qarkullimit, vetëm se... vajza ka qenë krejt e zhveshur!! More po, asnjë milimetër rrobë në trup.
Skena që kanë parë kalimtarët dhe ajo që shihet në video, është disi e pazakontë. Vajza me treçerekun e trupit të zhveshur, ka dalë në bazhanë e sipërme të makinës, duke kërcyer dhe duke prekur veten.
Nuk i dimë arsyet që e kishin shpënë në një ekstazë të tillë, po vajza nuk ka dashur t'ia dijë as për makinat që kalonin ngjitur dhe as për sytë e "shqyer" të kureshtarëve, madje as për banorët e fshatit aty pranë, shumë prej të cilëve, të ndier në siklet, u është dashur të mbyllin sytë

http://www.shekulli.com.al/2009/08/...n-e-lalzit.html




cfar halli te rende paskan pas banoret e zones :p

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2009 16:08
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petter Shto Petter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Si bėhet mė e fortė PS-ja

Çështja nëse duhe të ikë Edi Rama nga kreu i PS apo jo për mua meriton një debat mjaft serioz dhe kompleks njëherësh që meriton të trajtohet përtej interpretimeve të statutit të PS dhe shumë më ndryshe nga bardhezija pro-kundër Rama që shohim në skenën mediatike shqiptare.
Tek e fundit ky debat, sipas meje, mund të përqendrohet në përgjigjen e dy pyetjeve kryesore që nuk më duken pa lidhje me njëra tjetrën.
Pyetja e parë është: a bëhet më e fortë PS-ja me Edi Ramën në krye apo bëhet e tillë me Blushin, Malajn dhe kundërshtarët e Ramës?
Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është e thjeshtë sepse ajo kërkon të shikohet çështja lidhur me atë se çfarë do të kuptojmë me një PS të fortë apo një PS të dobët që lidhet shumë edhe me një PS të së sotmes dhe të së nesërmes.
Mendimi im është se një PS e fortë ose më e fortë se kjo e sotmja është një PS më demokratike brenda saj, me një vizion të majtë për botën, përfaqësuese e shtresave të brishta të shoqërisë, kontestuese ndaj mazhorancës, që i bën një autokritikë shumë të fortë vetes për atë se pse është bërë kjo parti që është: një parti e oligarkëve që akuzohet për instalimin e sistemit të korrupsionit që po kalëron sot Berisha. Pra një PS që, në shumë aspekte, nuk është PS-ja aktuale e Edi Ramës madje ndërtimi i së cilës kërkon një tjetër lloj lideri nga Edi Rama.
Nga ana tjetër më duhet të shtoj se këtë PS nuk e shoh as në projektet e Blushit dhe Malajt, ndonëse aty gjej mundësi më të mëdha të hapjes së rrugës përdrejt një PS-je më të fortë në kuptimin që i dhashë më lart.
Për të arritur në një gjykim sintetik pra se si do të ishte më e fortë PS-ja me Ramën apo Blushin e Malajn do të doja t’i përgjigjesha edhe pyetjes së dytë që lidhet ngushtësisht me të parën: pse njerëzit e Berishës sulmojnë kaq fort Edi Ramën dhe marrin, si të thuash, në mbrojtje kundërshtarët e tij kur interesi i pushtetit të tyre ua do që, nëse PS është vërtet më e dobët me Edi Ramës sesa me Blushin dhe Malajn, siç pretendojnë këta dhe siç komentojnë edhe ata vetë, atëhere le të mbetet kështu siç është? Mos vallë ata kanë vërtet hallin e vendit dhe të qeverisjes më të mirë kur thonë se duan një PS më të fortë që bën luftë politike në Parlament? Kjo ide të bën të qeshës menjëherë sepse ka aq shumë fakte që vërtetojnë se e mira e vendit është në rreshtin e fundit të preokupimeve të këtyre njerëve. Mjafton të shohësh se kë zgjedhin ata edhe brenda vetes për t’u kujdesur për të mirën e vendit. Ata kanë hallin e forcimit të tyre dhe pikë, ndonëse edhe këtu shtrohet pyeta se çfarë kuptojnë ata me forcim të PD-së.
Sipas gjykimit tim ata duan një PS pa Edi Ramën pasi me të, sipas logjikës së tyre – e përsëris: sipas logjikës së tyre - PS-ja është më e fortë me Ramën sesa me Blushin dhe Malajn. Sepse Rama paraqet një kërcënim eminent kurse projekti Blushi, Malaj, në rastin më të mirë, kërkon një PS që do të pranojë qënien e saj në opozitë dhe që i hyn një rruge reformimi që mund të hajë edhe mjaft kohë. Po ashtu Rama në luftën e tij të sotpërsotshme ka më shumë karizëm sesa Blushi dhe Malaj, ka shumë më tepër instrumente dhe mbështetje brenda dhe jashtë vendit për ta vënë Berishën në krizë. Po ashtu, antropologjikisht, Rama ka më shumë karizmën e antiberishës (si i ngjshmi i këtij të fundit) sesa Blushi dhe Malaj.
Shkurt, sipas mendimit tim, projekti i PD dhe mbështetësve të saj kur sulmojnë Ramën dhe mbështesin Blushin dhe Maljan mbështetet mbi një politikë që synon të mbetet kështu siç është, me interesa të sotpërsotshme, me luftra për pushtet dhe jo në zhvillime afatgjata në të mirë të vendit. Pra PD-ja si një “kafshë” që nuk ka ndërmend të ndryshojë, por që kërkon të mbetet mbret i xhunglës, gjykon se më e rrezikshme për pushtetin e saj në xhungël është Edi Rama kurse një PS që rreket të reformohet, ajo mendon se mund ta “hajë” pa u bërë e tillë. Madje duket sikur PD-istët nuk duan as atë që, sipas mendimit tim, për pushtetin e tyre (sigurisht jo për të mirën e vendit) do të ishte optimalja: që PS-ja të mbetet kështu siç është me një Ramë në krye, por me gjysëm legjitimitet dhe me Blushin e Malajn e Lakrorin e Nanon nëpër këmbë. Përshtypja ime është se ata duan ta heqin qafe Ramën përfundimisht. Duke i qëndruar idesë sime se ne rrezikohemi nga një regjim alla Putin, me çka kuptoj një mazhorancë shumë të fortë që ka përballë një opozitë të pafuqishme, kam arësye të dyshoj se projekti i PD për eliminimin e “rrezikut” Rama është thjesht e vetëm në këtë hulli.
Pra vijmë në përfundimin se, paradoksalisht, PS-ja me Edi Ramën sot është më e fortë sepse është më e dobët dhe PD-ja ka interes që PS ta marrë Blushi me Malajn edhe pse me ta nesër ajo mund të bëhet një kërcënim shumë më serioz për pushtetin e saj.
Në këtë kontekst cila do të ishte zgjidhja më e mirë nga pikëpamja e pasjes së një PS-je sa më të fortë jo në interes të Ramës, Blushit, Malajt, Berishës, por të vendit? Unë gjykoj se PS ka nevojë të gjejë një sintezë brenda saj – çka më duket se nuk është e lehtë, por edhe jo e pamundëshme – që do ta bënte atë njëherësh edhe të ruante shpirtin luftarak të luftës së sopërsotëshme edhe që të mund të projektonte reformimin e saj afatgjatë. Rama i jep të parën, por nuk i jep kurrsesi të dytën. Madje ka gjasë që ai, pasi të sigurojë kryesinë e partisë, ta pushojë këtë luftë që duket kaq e egër sot. Nga ana tjetër projektet e pamjaftueshme të Blushit dhe Malajt rrezikojnë një paralazë të së tashmes që mund ta bëjë edhe më të vështirë të ardhmen. Duhet një sintezë ndërkohë që duket se po përgatitet një pastrim. Nuk mendoj kurrsesi se një sintezë e tillë mund të realizohet nëpërmjet rikthimit të një figure si Nano, ndaj të cilit Blushi dhe Malaj nuk janë shprehur asnjëherë qartë. Nano është një njeri i djegur, ai është një njeri që ndërkohë që mendon se po luan poker duke bllofuar në një lojë të vogël në fakt është shndrruar në një nga kartat rezervë që përdor Berisha, për ta sakrifikuar, në një lojë më të madhe. Sinteza duhet gjetur tek njerëzit më mendjekthjellët dhe më racionalë brenda PS-së. Sigurisht edhe midis protagonistëve të saj Rama, Blushi, Lakrori, Malaj, Islami etj. Në këtë kontekst do të thoja se më duket shumë pozitiv që ka një debat dhe dialektikë brenda partisë, por nga ana tjetër shoh se, megjithë këtë, punët nuk kanë shkuar në drejtim të arritjes së kompromisit, por në drejtim të nevojës për të larë hesapet. Vështirë të imagjinosh një kompromis të tillë ku Rama psh. mbetet një kryetar i fortë bashkie që e le partinë të reformohet nga duar të tjera pa humbur kontributin e tij në këtë reformim kur sheh se ai nuk reflekton në mënyrë autokritike ndaj çka thonë kundërshtarët e tij brenda partisë, por, me mënyra të tërthorta, kërkon t’i demonizojë dhe defaktorizojë për t’i çelur rrugën një pushteti personal të pakontestueshëm. Po aq e vështirë duket kjo sintezë kur sheh se kundërshtarët e tij nuk kanë një program të qartë e të plotë kritik ndaj gjendjes së partisë sepse aty mungon kritika kryesore që, sipas meje, i duhet bërë Edi Ramës edhe për humbjen e PS-së. Kjo nuk është paaftësia e tij për të bashkuar të majtën, por venia e partisë në funksion të interesave të oligarkëve dhe banditëve që vetëm interesat e shtresave që normalisht përfaqëson e majta nuk përfaqësojnë. Dhe kjo nuk ka filluar me Ramën, por me Nanon që disa prej tyre sot e përmendin si e mira përballë të keqes Rama. Nëse ndër njerëzit e PS do të vashdojë të mbretërojë ideja se partia do të bëhet më e fortë, duke bashkuar sa më shumë oligarkë dhe banditë rreth saj, të jenë të sigurtë se do ta humbasin betejën me “kafshën” e ngjashme që ka në krye Berishën dhe Metën, sepse kjo, duke qenë në pushtet, do të trashet e forcohet edhe më shumë në këtë xhunglën ku jetojmë. (Korrieri, 26 shtator 2009)

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2009 21:18
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Autori: Shinasi Rama


Oligarkia shqiptare
27 Shtator 2009

Sistemi politik qe tashme eshte konsoliduar ne shtetin shqiptar ka elemente te demokracise por, ne thelb, eshte nje sistem oligarkik i paster. Karakteristika thelbesore e sistemit oligarkik eshte perqendrimi i pushtetit ne duart e nje grupi familjesh qe kontrollojne ne te njejten kohe shtetin, ekonomine, mjetet e informimit si dhe vlerat qe bart ajo shoqeri. Hegjemonia e ketyre familjeve te lidhura me aleanca te shumefishta jo vetem qe e ka ngulfatur demokracine ne shtetin shqiptar, ajo po e shtyn popullin shqiptar drejt nje gjendje te veshtire.

Shkurt, shenjat e oligarkise e te plutokracise jane te pranishme dhe te dukshme gjithkund. Kryeministri i shtetit dhe qeveria e tij ka ne perberje individe te denje per kartele kriminale. Familja kryeministrore sillet e vepron si nje familje mafioze hapur e pa pike hezitimi. Opozita nuk ben dallim. Megjithate, rezistenca e shqiptareve ndaj ketij procesi mbytes te oligarkizimit e plutokratizimit te parise eshte e paperfillshme. Pse nuk ka kundershti tw fuqishme nga poshte e organizim te dallueshem politik?

Nuk eshte se atje mungon rezistenca ne nivel shoqeror. Organizmi ne rritje, si mbi baza fetare ashtu edhe te identitetit, eshte i ndjeshem dhe i prekshem mirepo nuk eshte perkthyer ne veprim politik qe t’iu sherbeje te gjitheve.

Argumenti qe thote se shqiptaret jane te lumtur me gjendjen bie poshte kur shihet numri i shqiptareve qe duan te ikin e te lene vendin nje ore e me pare. Nuk ka se si te jete nje vend i lumtur kur ato qe kane, ata qe e sundojne dhe e shfrytezojne, d.m.th., qeveritare e biznesmene te fuqishem bejne lutje te pervitshme per Green Card dhe kur vijne ne SHBA turren per te gjetur nje pune ne pastrimin e zyrave e ne shtrimin e cative ne Brooklyn. Ato qe nuk mund te ikin legalisht, ikin maleve ose me gomone. Njerezit nuk duan te ikin nga nje vend i lumtur, e megjithate shqiptaret jane te gatshem, duket se shumica e tyre, po u krijua mundesia, qe te shkulen me rrenje e me dege nga ai vend. Arsyet per mungesen e rezistences shoqerore nga ana e shqiptareve duhen kerkuar tjerakah.

Se pari, arsyet duhen kerkuar tek sistemi qe ka ndertuar paria e Tiranes. Sistemi i sotem politik e ben shume te veshtire hyrjen ne loje te forcave politike qe nuk konformojne me mendesine e parise apo qe nuk jane te lidhura me te. Paria ben gjithcka mundet qe te shmange daljen e ketyre forcave dhe si gjithnje, ajo synon kooptimin e udheheqesive te tyre apo ne mungese te suksesit, denigrimin e denimin moral te tyre.

Se dyti, arsyet duhen kerkuar tek permiresimi relativ i gjendjes ekonomike te njerezve. Eshte veshtire me ia mbushe mendjen dikujt qe dikur ka hanger buke misri me uje e sheqer apo me dhalle dhe nuk e ka ngopur barkun me buke se gjendja eshte e mjere. Po ashtu, shume njerez e kane nje prone e mbahen mbas asaj. E megjithate, gjendja behet problematike ne syte e dikujt vetem kur konsiderohet ajo qe nuk eshte bere me burimet e me te ardhurat qe pati shteti shqiptar gjate 18 viteve te fundit. Ku kane shkuar 120 miliarde dollare qe kane hyre si pare te pastra e te pastra ne ate vend? Nuk jane pak por 120,000 milione dollare. Por askush nuk e ben kete pyetje. Kur e bejne, shqiptaret e gjykojne parine me metrin e tyre.

Kjo na sjell serish tek mendesia. Mendesia sunduese ne shtresa te caktuara te popullates eshte qartesisht mikroborgjeze, e ne disa raste edhe lumpenproletare mirepo, ajo mendesi e frenon ndjeshem veprimin kolektiv. Argumenti se sistemi i Enver Hoxhes e shtoi popullin shqiptar ne 3 milione e ca eshte i sakte. Mirepo puna eshte se cfare lloj njerezish ishin e cfare mendesie kishin kwto qe linde e u rriten gjate kohes se sistemit te meparshem? Mendesia e masave te gjera te asaj kohe ishte e mbeshtetur ne disa parime qe manifestohen edhe sot e kesaj dite e, bile, kane kaluar nga nje brez tek tjetri. Hajnia eshte nder, ligji eshte armiku kryesor, dhe te gjitha punet zgjidhen me te njohurit qe ke e me force.

Po ashtu, njerezit nuk mendojne aspak per te teren, per te pergjithshmen, per shtetin, per te miren e perbashket. Gjithkush e mat sjelljen e politikanit me metrin qe mat veten. Dikur kemi pasur nje shtet qe ndertoi 400 mije bunkere. Tash kemi nje shoqeri qe ka ndertue 400 mije objekte pa leje. Pra, ai qe ka grabitur pronen e tjetrit dhe ai qe e ka ndertue hotelin e pallatin ku ia ka qejfi atij nuk ka se si te merret me parine qe po ashtu mendon me urine e kohes se konvikteve e tallonave. Ai mendon se po te jete ne vend te parise do te beje te njejten gje. Ai e konsideron politikanin si veten, dhe shtetin si aren e kooperatives dikur e anasjelltas, anipse paria vepron ne menyre shume te sterholluar e me dinakeri, sepse jane te stervitur per t’u sjellur ne ate menyre.

Edhe pse ka dale kashta mbi uje, kjo nuk do te thote se ne shtetin shqiptar te gjithe mendojne e sillen si lumpenproletariati qe sundon e ben ligjin por edhe e kontrollon edhe shoqerine. Ne ate vend ka shume njerez qe nuk pajtohen me gjendjen, e kuptojne dhe e perjetojne te keqen sepse iu ka ardhur rradha te rrisin femijet e po e shohin se cfare te ardhme do te kene ato ne sistemin oligarkik te parise se Tiranes. Shqiptaret jane nje popull qe don te jetoje me dinjitet, qofshin te ardhur nga malet e thepisura te Lunxherise apo nga fushat e Shkodres, qofshin me shkolle te larte apo pa shkolle fare. Keto e kuptojne se shumecka nuk shkon, mundohen te ndertojne jeten e tyre me nder, mirepo nuk shfaqin fare shenja rezistence. Pse?

Nje arsye duhet kerkuar tek fryma mbytese e krijuar nga paria e Tiranes. Po nuk u sole te pakten formalisht e ne publik si ato, e humbet vendin e punes e buken e gojes. Gjanat jane lidhur lemsh, si thone korcaret, jane kokolepsur keq fare, dhe askush nuk don me u duke se nuk pajtohet me gjendjen ekzistuese. Bashkefajsia e shtypit dhe e mjeteve te informimit ne kete ndermarrje kriminale eshte nje factor shume me peshe dhe qe nuk duhet nenvleresue. Shtypi dhe media jane instrumente te parise dhe ne sherbim te hapur te objektivave te saj.

Nje arsye tjeter duhet kerkuar tek mungesa e intelektualeve kurajoze e me vetmohim te cilet te ngrihen e te organizojne popullin. Ato qe hyjne ne politike e kane kredibilitetin e humbur pa filluar. Te gjithe flasin me te njejtat terma e me te njejten gjuhe, thjesht sepse mendojne se duke thene ate qe don te degjoje populli, do ta marrin mbeshtetjen e tij. Mungesa e alternativave ideologjike ka cuar edhe ne personalizmin e politikes, cka i intereson parise, dhe ne deshtimin e cdo zgjidhje e alternative tjeter.

Me shume se kurdohere tjeter, kjo gjendje, qe per popujt e tjere do te ishte tragjike, u pa se ishte e perkeqesuar gjate zgjedhjeve te fundit. Zgjedhjet e fundit e konfirmuan sundimin e parise dhe mungesen e alternativave. Mirepo, askush me shume se paria nuk eshte i vetedijshem apo e vetedijshme se per sa kohe sistemi do te jete formalisht demokratik, sundimi i saj dhe sistemi oligarkik i saj jane te rrezikueshem, e shpesh rreziku vjen pikerisht nga ato grupime e shtresa qe sot duket se e mbeshtesin sistemin oligarkik. Mjafton qe te binden se kane nje te ardhme tjeter me te mire.

Marre nga Shekulli Blog

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2009 15:18
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Shtypi dhe intelektualizmi

Në dekadën e dytë postkomuniste presupozohet që Shqipëria akoma po përpiqet të mësojë si të heqë vallen e demokracisë. Kontributorët e shtypit apo mas-medias në përgjithësi, përdite ndeshen me dilemën e madhe: për hir të të qenurit objektiv duhet të marxhinalizojnë në maksimum çdo shtysë, apo përkatësi politike-ideologjike, apo të bëjnë gazetari avokatore, qoftë kjo, në të djathtë apo në të majtë, duke anëtarësuar kështu veten në koralin predikues të përkatësisë të tyre politike.

Të gjithë pohojnë se gazetaria që bëjnë ka një mision; por bëhet pyetje cili është pra misioni i kontributit të tyre? Funksioni kryesor i dikujt që e vesh veten me petkat e gazetarit është “të gërrmojë” atje ku “heshtja”, nuk ka folur akoma. Gazetari duhet të thotë atë që të tjerët e mbajnë brenda vetes të pathënë, apo e pëshpërisin nën zë, ai duhet të bëjë pyetje të vështira, që ndoshta mund t’i shkaktojne të intervistuarit humbjen e rehatisë, qetësisë. Një gazetar para së gjithash është një reporter që është i vendosur t’i bindet instiktit të tij për ta drejtuar nga e vërteta që pret t’i zbulohet publikut të gjërë. Deri këtu gazetarit i kërkohet të jetë thjesht i saktë, hulumtues, konseguent, dhe i paanshëm. Ky është zakonisht kostumi që vesh gazetari i pavarur, dhe vetëm kështu shtypi apo media konsolidohet si “institucioni autoritar i katërt”, i pavarur.

Për sa kohë që “institucioni autoritar i katërt” përpiqet të mos krijojë një atmosferë mediatike, ku i apelohet vetëm një lloj publiku, që i ofrohet e njehsohet vetëm një lloj fizionomie, perspektive, qoftë kjo e një gazetari, intelektuali, apo figure publike, ky lloj institucioni mbetet i pavarur. Çdo rrjet mediatik ka gazetarët e vet “gjeneralë”, të rrethuar nga “ushtarët” brohoritës, e stafin administrativ mbështetës. Nëse publicistika dhe gazetaria nëpërmjet figurave autoritare të saj, ka për qëllim t’i drejtohet vetëm një lloj publiku, apo përpiqet të tjetërsojë politikisht-ideologjikisht spektrin e opinionit publik ne favor vetëm të këtij lloj publiku, ateherë nuk bëhet gjë tjetër, veçse shkaktohet një ndarje intelektuale, që e mënjanon debatin. E parë në perspektivë, kjo gjë rrezikon të krijojë, “xhepa” në publikun e gjërë, ku njerëzit “e asfiksuar” nga atmosfera segregacioniste e përkatesisë mediatike të tyre, nuk dëshirojnë të komunikojnë fare me njëri-tjetrin. Ai që e ka përcaktuar veten se i përket “të djathtës” apo “të majtës”, nuk do t’ia dijë aspak se çfarë shkruhet e thuhet në kampin “kundërshtar”, dhe as nuk merr mundimin për të pare mundësinë për t’u hapur drejt komunikimit apo dialogut.

Një numër i madh specialistësh të fushave të ndryshme, publiciste, figura të njohura të letrave, krijues apo kritikë, akademikë, profesorë nga radhët e asaj që ne jemi mësuar ta quajmë inteligjenca, kanë dalur në media, duke krijuar e përfaqësuar intelektualin që nuk ekzistonte më parë, intelektualin si figurë publike, intelektualin që kërkon t’i komunikojë, idetë, opinionet e tij, publikut të gjërë. Padyshim, kjo është një ogur i mirë për të gjithë ne, e në vështrim të parë, ngjan që shtypi shqiptar, ka fituar një zë të ri cilësor, atë të intelektualit, specialistit, me cilësinë e figurës publike të gazetarit, në shumicën e rasteve të komentuesit editorialist. Por po ta shohim pak më thellë këtë lloj kontributi gazetaresk të specialistit-intelektual, do të shohim se kjo na përcjell edhe një problematikë të re. Mendova ta shtjelloj më tej komentin tim duke sjellë një shembull perëndimor, ku që në fillim merret si i mirëqenë fakti, që traditat e shtypit të lirë e kontributi i intelektualëve si figura publike, është padyshim shumë më i hershëm, e më solid. Një figurë e spikatur është ajo e Noam Chomsky-it, që para se ta rreshtojmë në radhët e intelektualëve, para së gjithash njihet si eminence amerikane e mbarëbotërore në fushën e linguistikës, filozof i lingustikës. Chomsky mund të shërbejë si shembull i llojit të akademikut, që i përdor dijet që ai zotëron në rolin e intelektualit publik, e i metamorfozës që pëson specialisti-intelektual. përgjatë odisesë të tij si figurë publike.

Chomsky arriti eminencën, duke u renditur në radhët e njerëzve të famshëm, me punimin e tij “Strukturat Sintaksore”, Idetë e tij janë tepër origjinale, duke i dhenë një shtysë vendimtare debatit të motshëm se si njerëzit fitojnë njohuritë brenda një kohe relativisht te shkurtër e në sasi të konsiderueshme. Studimi i Chomsky-t mbi sintaksën, çoi në konceptimin “e faktorëve sintaksorë universalë në lingustikë”; gjuhët e botës janë shumë më pak të ndryshme nga njëra-tjetra se sa duken në një vështrim të parë sipërfaqësor, për arsye se ato kanë elemente sintaksore universale të përbashkët që përcaktojnë strukturën hierarkike të fjalisë. Shpjegimi që jep Chomsky: rregullat e pandryshueshmërisë të sintaksës intuitive janë të rrënjosura ne ndërgjegjen njerëzore, aq sa që mund të shihen si rezultat i trashëgimisë gjenetike. Aftësia për të mësuar e përdorur gjuhën, është më shumë një aftësi e lindur se sa e fituar. Ky shpjegim mund të mos jetë plotësisht korrekt, por sot për sot është më i pranueshmi. Chomsky u shndërruar ne një eminencë lingustikë, ashtu sic i kishte ndodhur Betrand Russell-it për principet matematike, apo Sartre-it, i reveruar si babai i ekzistencializmit, etj. Joshja që pësuan celebritete si Chomsky, Russell, Sartre, në ndryshim nga kategoria e eminencave të tjera në disiplinat e veçanta, është se të parët e përdorin kapitalin intelektual që ato kanë krijuar nëpërmjet kontributit të jashtëzakonshëm në fushat e tyre, per t’i krijuar një fizionomi publike, platformës të pikëpamjeve që ato kanë si individe rreth aspekteve shoqërore e politike që ndeshet njerëzimi përditë. Chomsky, ashtu si dy të tjerët u bë pre e një joshje të tillë.

Është karakteristike e llojit të intelektualëve si Chomsky, që nuk e shohin aspak si problematike, mospërputhëse, kapërcimin prej disiplinave të tyre, ku ato janë njohur si mjeshtërit e mëdhenj, në aspektet shoqërore e në jetën publike, e ku me plot të drejtë presupozohet, se nuk kanë ndonjë privilegj, apo të drejtë më tepër për t’u dëgjuar se çdokush tjetër. Pretendimi i tyre është se, duke qenë se kanë dije të veçanta e më të thella në disiplinat e tyre, janë pikërisht këto dije, që japin mundësi atyre për të kuptuar me thellë se të tjerët botën. Chomsky beson totalisht e verbërisht, se aftësitë e tij filozofike, bëjnë që këshillat që i jep ai shoqërisë në aspekte të ndryshme, të jenë të dobishme e të vlefshme.

Intelektualët perëndimorë si Chomsky, shprehën revoltën e tyre karshi politikës e ndërhyrjes ushtarake violente amerikane gjithnjë e në rritje në Vietnam. Në rastin specifik të Chomsky-t, ai arriti në konkluzionin se pikërisht kontributi i tij në aspektet universale të lingusitikës, është dëshmia më bindëse e imoralitetit të politikës amerikane në Vietnam. Sipas Chomsky-t, për të arritur në këtë konkluzion, kjo varet se cilen teori të fitimit të njohurive e dijeve, ne pranojmë si te mirëqenë e të cilës i referohemi. Nëse do të mendonim mendjen e njeriut qe në lindje si një “tabula rasa”, trurin e njeriut si një pjesë prej plasteline, që mund të marrin çfarëdo formë që dëshirohet, atëherë njerëzit mund t’i kosniderojmë si subjekte të përshtatshme për t’i dhënë formë sjelljeve, e mendimeve të tyre nga ana e shtetit, drejtuesit e një korporate, një teknokrati, profesori, gazetari, intelektuali publik, apo nje udhëheqësi ideologjik. Por nga ana tjetër, nëse njerëzit zotërojnë struktura të lindura, te trashëguara të mendjes, që kanë nevoja të brendshme për shembuj, modele kulturore e sociale të trashëguara, që ato i konsiderojnë si “natyrale”, përpjekjet e shtetit, apo kujdo tjetër qoftë, duhet patjetër të dështojnë, duke qenë se janë të padrejta. Përgjatë këtij procesi të imponimit të kulturës se re(pra në rastin tonë amerikane-perëndimore), do të pengohet progresi “natyral” i njerëzimit. Pra edhe përpjekja e Amerikës për të imponuar kulturën e vet në aspektet shoqërore, kulturore, politike mbi popullsinë aziatike ishte kriminale(përsëri sipas Chomsky-t). Rasti i arsyetimit të Chomsky-t tregon për një farë selektiviteti pervers. Duke e konsideruar teorinë e tij mbi aftësinë e lindur gjuhësore të njeriut si të vlefshme, mund të thuhet pa mëdyshje, se teoria e tij përbën argumentin më universal, gjithepërfshirës, kundër asaj që quhej “social engineering”, term i përdorur nga Stalini, ku intelektualët, shkrimtarët, artistët, janë inxhinierët e shpirtrave, ndërgjegjes shoqërore. “Social Engineering” ishte produkt i intelektualëve e filozofëve milenare si Rousseau, Marksi, Lenini, që besonin se ato mund të ridisenjojnë shoqërinë vetëm nëpërmjet arsyes, duke u bërë kështu pikënisja e traditave totalitariste.

Chomsky nuk dëshiron të aplikojë teorinë e tij, aftësinë e lindur të njeriut për të marrë dije, asimiluar kulturë, në rastin e studimit të totalitarizmit; totalitarizmi përpiqet me të gjitha metodat me mizore të shtypë apo të ndryshojë karakteristikat e lindura të njeriut. Sipas Chomsky-t demokracite liberale perëndimore, nga natyra e tyre, janë po aq për t’u kritikuar sa edhe totalitarizmi. Kapitalizmi, ashtu si edhe tirania totalitare, përdorin të gjitha mjetet shtrënguese të dhunës, për të penguar njeriun të realizojë vetveten, të ruajë e të zhvillojë me vullnetin e tij të lirë, në mënyrë natyrale, karakteristikat e trashëguara qe në lindje. Ndërkohë, kur në njërën anë, ato justifikonin përdorimin e dhunës për të arritur barazi raciale, apo çlirim kolonial, apo justifikon terrorizmin marksist, nga ana tjetër, revoltoheshin kur dhuna përdoret nga një demokraci perëndimore, siç është qeveria amerikane, për të mbrojtur territoret e Azisë juglindore nga uzurpimi marksist e totalitar. Shpjegimi i intelektualëve si Chomsky është se lloji i parë i dhunës ishte individual, personal, kundra-violence, kundra-kulture, kurse lloji i dyte ishte dhune e institucionalizuar. Pra kemi nje kapercim nga dhenia e nje shpjegimi plauzibel se si i fitojne njerezit njohurite, ne intelektuale qe kerkojne te keshillojne nje qeveri e shtet demokratik se si t’a beje, zhvilloje, gjeopoliten e tyre. Intelektuale si Chomsky, paten padyshim efektin e tyre, duke ndikuar opinionin publik, e detyruar Ameriken te terhiqet nga Azia juglindore. Vendosmeria e Amerikes per te instaluar demokracira te ngjashme me ato perendimoret ne ato vende deshtoi, duke ia lene vendin “social engineering” te markisteve filo-kineze. Shembuj te tille, rreth protestes social-politike te ketyre lloj intelektualesh, mund te jepen me tonelata, dhe me e fundit eshte reagimet opozitare te shumices te intelektualeve pacifiste europiane ne lidhje me nderhyrjen ushtarake amerikane ne Irak.

Tani po t’i referohemi rastit te Shqiperise, publiku shqiptar eshte teper skeptik kur intelektualet publike shqiptare te porsa inaguruar ne dhjet vjjetet e fundit, pa dashur te permend ndonjerin me emer, i predikon atyre e “shtetit shqiptar”, se si te sillen e te menaxhojne jetet, aktivitetin, e punen e tyre te perditeshme. Nga rrjedh ky skepticizem e bindje? Nga perceptimi gjithnje e me i dukshem, se “intelektualiteti” i tyre nuk i ben keto lloj intelektualesh me te zgjuar, me te afte, per te dhene keshilla, ose me te vlefshem e ekzemplare ne virtyte e cilesira njerezore. Mjafton te ndalosh ne rruge njerez cfaredo, te gjitha kategorive, e do te shohes se ato jane ne gjendje te ofrojne pikpamjet e sensibilitetin e tyre ne aspekte morale, qytetare, shoqerore, politike, te njejta, apo te ngjashme me pjesen me te madhe te ketij lloji intelektualesh te ekspozuar ne shtyp e mas-media. Ato fare mire mund te mos kene lexuar e degjuar asnje artikull apo kontribut te intelektualeve te tille. Ne shumicen e rasteve duhet te skarcosh menjehere “gjykimin intelektual” te ketyre intelektualeve, kur vjen puna per te dhene verdiktin e tyre per udheheqes shteti apo ne politike, apo per evenimente te rendesishme historike, shoqerore, e politike. Kur i konsideron, i merr ato si grup, ato fare mire mund te shendrrohen ne syte tane si ultrakonformiste, sidomos brenda atyre rretheve te formuar nga njerez, prej te cileve keto lloj intelektualesh publike kerkojne aprovimin e vleresimin. Kur kthehen ne “en masse”. Atehere, ato behen ndoshta te rrezikshem, sepse kjo “mase intelektuale”, mund te kthehet ne “mase kritike”, duke krijuar nje klime ortodoksije, mbizoteruese ideshe. Intelektualet, levizin e jetojne ne boten e ideve e koncepteve, e frymoret, njerezit, shumica, mundet fare mire te mbytet nen tiranine e pashpirte te ideve te tyre.

Altin Topi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2009 15:08
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Roza Rozina...

Artikulli i mesiperm eshte i komplikuar, filozofik dhe i veshtire per tu lexuar. Duke patur parasysh se baza e nje shkrimi eshte kursimi i fjaleve per te arritur ne konkluzion, Z. Altin Topi qenka viktima e pare e fasades se bojatisur intelektuale. Çfare eshte nevoja te krijoje 2 metra artikull per te thene diçka te thjeshte?

Dhe per me teper, besimi qe kane njerezit tek intelektuale te caktuar vjen nga SUKSESI, pasi nje njeri i suksesshem eshte me pak e mundur te jete i gabuar. Prandaj njerezit vleresojne theniet e Einstein-it dhe jo te miat (megjithese mund te them te njejten gje). Suksesi i nje shkencetari, shkrimtari apo biznesmeni eshte terheqes per publikun. Nje njeri qe nuk gabon ne fushen e vet mund te jete kantidat i mire per ti dhene pushtetin ne dore.

Keshtu qe, i dashur Topi, nuk mund te krahasosh Chomsky-n dhe Einstein-in me Bosin apo Klosin. Intelektual nuk domethene asgje me shume sesa nje shkolle me shume. Dhe, siç thuhet nga lagjia ime, shkolla eshte nje zero pas numrit qe ke. Nese je zero per vete, zero mbetesh dhe me shkolle, sado te intelektualizohen titujt dhe shkrimet neper gazeta.

E vetmja pike qe me duket e drejte eshte ngritja e problemit. Pra futja e hundes se intelektualeve ne punet politike me komoditetin e gjykimit nga siper. Sidomos kjo eshte e vertete per shkrimtaret, te cilet kane qysh ne rilindje qe kane vjedhur te drejten e futjes se hundeve ne politike. Dhe vazhdojne ta bejne deri sot, duke filluar nga Ismail Kadare (e deri tek Dritero Agolli). Veçse ka nje ndryshim, shkrimtaret e dikurshem ishin ata qe dinin te shkruanin mes nje populli analfabet. Ndersa sot intelektualet e botes jane inxhiniere, programatore, gazetare, shkencetare, etj., te cilet para se te konsiderohen intelektuale jane profesioniste te zote. E nderkohe ne Shqiperi duket sikur mjafton te shkruhen artikuj per tu bere intelektuale. Edhe sot e kesaj dite populli paska mbetur injorant, perderisa vlereson artikull-beresit e gazetave njesoj si vleresohej Noli apo Konica 100 vjet me pare. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo injorance duhej edhe nje thirrje nga z. Altin Topi per te degjuar njerez me shpirt, ndoshta pak te ndjeshem, mundesisht fetare, romantike, pra çdo lloj njeriu qe paska nje ide po ta ndalosh ne trotuar.

Ahhh, Topi Topi, paske harxhuar kohen per te thene çfare?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2009 15:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.