Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Te reja nga kinematografia !
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Shuhet Blake Edwards

Regjisori amerikan, Blake Edwards, vdiq sot në moshën 88-vjeçare në Brentwood (Kaliforni).
Lajmin e bëri të ditur avokati i tij.

Edwards ka qenë një nga regjisorët më të mëdhenj të komedive në Hollywood.

Gjatë karrierës së tij, që filloi në vitet ’50 dhe përfundoi në vitet ’90, regjisori ka xhiruar 46 filma, mes të cilëve edhe komedia Pantera Rozë.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Dhjetor 2010 11:11
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Hugh Grant: Beqari mė tėrheqės i kinemasė

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re hugh-grant-20070903-306436.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 22 herė.

Hugh Grant bën shaka për shumë gjëra: për filmat e tij, për koleget, për manitë që ka. Por ku e pyet për ditëlindjen, bëhet serioz: “Ju lutem mos më flisni për këtë temë! Kam rënë në depresion”. Në fakt e ka gabim: edhe pse sapo i ka kaluar të 50-at mbetet si gjithmonë beqari më tërheqës i kinemasë

Kur doli filmi i fundit i Hugh Grant, “Did You Hear About the Morgans?”, të gjithë arritën në përfundimin se kishte tri arsye të forta për ta parë. E para ishin protagonistët. Hugh Grant, mbreti i komedisë romantike, nga “Katër martesa dhe një funeral” te “Ditari i Bridget Jones” apo “Notting Hill” vetëm për të cituar disa prej tyre, dhe Sarah Jessica Parker, ylli i telefilmit më të ndjekur “Sex and the City”, që për herë të parë interpretonin bashkë (e nëse nuk u cilësua si çifti më i bukur në botë, u cilësua si çifti më shik). E dyta ishte historia, metamorfoza argëtuese e dy bashkëshortëve në prag të divorcit, dëshmitarë të një vrasjeje dhe të detyruar nga programi i mbrojtjes së FBI-së për t’u larguar nga Manhatani e për t’u fshehur në një vend të vogël me emrin Wyoming. E treta, për fundin e tij të lumtur. Sepse Hugh dhe Sarah kishin pikërisht nevojë për këto aventura të çmendura për të rigjetur sërish dashurinë (në fund të fundit në kinema shkohet për të ëndërruar). Edhe pse një ditë më parë ishte kthyer nga Londra për në Los Anxhelos, Hugh Grant duket shumë në formë. Ashtu si në filmat ku luan. I veshur thjesht me xhinse, këmishë, jelek dhe xhaketë, Hugh qëndron pothuajse i shtrirë në kolltukun e hollit të hotelit duke pritur. Nuk duket i mërzitur, thjesht po mediton.

Le ta nisim me një pyetje jo shumë të këndshme. Ju i mbushët 50 vjeç këtë shtator dhe shumë njerëz në këtë moshë kalojnë një lloj krize... Keni ndërmend ndonjë çmenduri të tipit të adoptoni ndonjë fëmijë, apo të martoheni?

Jo, jo për momentin nuk kam asnjë plan të tillë.

A bëtë një festë gjigante për ta festuar?

Besoj se po bëni shaka, nuk kishte asgjë për të festuar. Ose më mirë tani jam i terrorizuar. Ishte një moment shumë i trishtueshëm. Në Zvicër ekziston një klinikë e quajtur Dignitas: është një vend ku praktikohet eutanazia, e mendova njëherë të shkoja aty ditën e ditëlindjes sime.

Atëherë le të mos flasim më për këtë. Në filmin tuaj të fundit kishit përballë Sarah Jessica Parker? Ju pëlqeu të punonit me të?

Kësaj pyetje mund t’i përgjigjem vetëm me pak fjalë: Po, shumë.

E ke me të vërtetë?

Po, me të u gjenda shumë mirë. Përgjithësisht i urrej ata me të cilët punoj, por Sarah Jessica Parker më pëlqen vërtet. Është brilante, argëtuese dhe me shumë talent. Kemi qeshur shumë bashkë në sheshin e xhirimeve. Për mua të shkoja në punë ishte një argëtim më vete.

Pastaj është edhe me shumë shije...

Po, unë i adhuroj vajzat që vishen me aq shumë stil: më bëjnë shumë për vete. Herën e parë që unë dhe Sarah kemi darkuar së bashku për të biseduar për filmin ka qenë në Londër, në restorantin “Claridges Hotel”. Kur e pashë të hynte mbeta vërtet i shtangur: ishte kaq shik me fustanin e saj të zi dhe këpucët tmerrësisht të bukura.

Por edhe ju nuk mbeteni pas: jeni gjithmonë në klasifikimet e njerëzve më elegantë. Më parë ju shihnim edhe nëpër sfilita mode. Shkoni akoma?

Kur isha i fejuar me Elizabeth Hurley më qëllonte shpesh që ta shoqëroja. Ishte vërtet argëtuese.

Dikur ke deklaruar se visheshe në bazë të këshillave që të jepnin të dashurat e tua?

Besoj se çdo mashkull e bën. Nëse e dashura apo gruaja jote të thotë: “Sa mirë të rrinë këto xhinset”, me siguri që do përpiqesh t’i veshësh edhe për 20 vitet e ardhshme, me shpresën se nuk do të grisen.

Sipas jush, çfarë veshjesh nuk duhet të veshë kurrë një burrë apo një grua?

Mua nuk më pëlqen tendenca “forever young”. Në rrugë, si këtu në Los Anxhelos, në Londër apo Nju Jork, sheh shumë njerëz të veshur si adoleshentë, edhe pse i kanë kaluar të 40-at. Më duket e tmerrshme.

Te filmi “Did You Hear About the Morgans”, ju do të mbaheni mend edhe si Hugh Grant që aktron me një ari...

Më besoni, në fillim isha i terrorizuar. Arinjtë janë kafshë gjigante dhe si të mos mjaftonte kjo para xhirimeve, instruktori i ariut më la vetëm me të, që më frikësoi për vdekje. Më tha se kafsha mund të reagojë shumë keq edhe për gjëra intime, edhe duke e parë thjesht në sy.

Po kur u gjendët ballë për ballë?

Shkoi gjithçka shumë mirë. Ajo kafshë ishte stërvitur gjithë jetën për të qenë një aktore e mirë. Madje po ju them edhe diçka tjetër: mendoj se është diva më e madhe që kam takuar në jetën time.

Me pak fjalë doni të thoni se ju keni takuar shumë diva në jetën tuaj?

Ariu ishte shumë kapriçioz, kërkonte që të përkëdhelej. Nuk donte të dilte nga kafazi i tij pa bërë një dush të mirë. Pastaj nëse në ndonjë skenë ishte i zoti, duhej ta duartrokisnim dhe t’i bënim komplimente. E konfirmoj që ishte një yll i vërtetë.

Juve ju pëlqen të jetoni në qytet apo në fshat dhe të shijoni bukuritë e tij.

Në qytet dhe e adhuroj faktin që jetoj në Londër. Por dua t’ju tregoj se në vitet e fundit kam ndryshuar paksa. Nuk e duroj dot zhurmën dhe po i vlerësoj çdo ditë e më shumë ambientet e qeta në fshat. E sheh? Ndoshta duhet të jetë nga mosha që po kalon...

Mes pasioneve tuaja më të mëdha është edhe golfi. Çfarë ju pëlqen te ky lloj argëtimi?

Një pyetje shumë e bukur, sepse vërtet është një lojë e tmerrshme, frustruese dhe irrituese. Është shumë e vështirë dhe unë duke qenë perfeksionist nuk arrij ta duroj dot faktin që nuk mund të jap më të mirën. Duhet të vazhdoj të ushtrohem, duhet të marr më shumë leksione. Duket çmenduri. E të mendosh se jam regjistruar edhe në një kurs të veçantë, se më kanë thanë se mund të bëhesh shumë i zoti në golf. Gjithsesi nuk po ia kaloj keq: jam i rrethuar nga vajza të bukura që më ndihmojnë e më fërkojnë të gjithë muskujt.

Golfi është një sport shumë popullor mes aktorëve. Ka ndonjë arsye të veçantë?

Ndoshta, sepse aktorët kanë shumë kohë për të humbur? Ndonjëherë edhe unë pyes veten dhe në fakt kam zbuluar se ka shumë pika të përbashkëta mes punës sonë dhe këtij sporti. Një film përbëhet nga pritje të gjata. E pastaj thua fjalët e tua dhe pret sërish. Njëlloj si në fushën e gjelbër të golfit: pritja dhe përqendrimi drejtohen vetëm ndaj një veprimi të vetëm: duhet të jesh shumë i saktë për të qenë i suksesshëm. Ai lloj tensioni ndonjëherë më bën të dal jashtë vetes.

Kur flitet për Hugh Grant mendja të shkon menjëherë te ndonjë komedi sentimentale: jeni bërë një pikë referimi për këta lloj filmash. Është meritë e ironisë suaj?

Ndoshta. Është një fakt kulturor: ne anglezët jemi shumë ironikë. Përkundrazi, vetironikë. Na pëlqen të flasim për dështimet tona, madje ndonjëherë edhe i festojmë. Jemi krejtësisht të kundërtit e francezëve dhe amerikanëve. Kur erdha për herë të parë në Amerikë, bëja shaka duke thënë se filmi im ishte një shpifësirë. Shyqyr që e kuptova që po e merrnin seriozisht. Mësova të mos e bëja më. Këtu duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Sigurisht çdo vend ka kulturën e tij.

Cili është vesi juaj më i keq...

“BlackBerry”. Është një ankth i vërtetë, sa do doja të mos e kisha blerë. Është një pjesë e pandashme dhe e domosdoshme e jetës sime. E pranoj që kam krijuar varësi ndaj tij. Pastaj është shumë i thjeshtë edhe për t’u fiksuar: mjafton të mbash shtypur një tast për ta bërë jetën tënde dhjetë herë më të bukur. Unë nuk arrij dot, edhe pse e di se është e tmerrshme.

Në vitet e fundit keni deklaruar se nuk keni pasur ndonjë agjent, sepse ju nuk i keni dëgjuar kurrë këshillat që ata ju jepnin. Çfarë karakteri të vështirë...

Është e vërtetë. Nuk dëgjoj askënd. Megjithatë kam pak kohë që kam nisur të punoj me një nga agjentët e mi të vjetër. Ishte një moment dobësie: gjatë një darke i thashë po, por me kushtet e mia. Disa kanë nevojë t’i kapësh për dore për të gjitha zgjedhjet që bëjnë në jetë. Unë këtë gjë nuk e kam kuptuar kurrë. Njeriu duhet të jetë i zoti të ecë përpara i vetëm.

Cila ka qenë eksperienca më e keqe e jetës suaj?

Të përfunduarit në burg. Jo njëherë, por dy herë.

Dy herë? Vetëm njëherë kujtojmë të gjithë, atëherë kur mbarë bota foli për ju (në vitin 1995 Grant u arrestua në Los Anxhelos në shoqërinë e një prostitute. Në atë kohë ishte ende i fejuar me Liz Hurley).
Ka ndodhur shumë kohë më parë. Po kthehesha nga Turqia bashkë me një vajzë: kishim blerë disa tapete. Mbërritëm natën në aeroport dhe si dy idiotë menduam se nuk do t’i kontrollonte askush. Kaluam mes atyre që nuk kishin asgjë për të deklaruar, por na ndaloi policia. Një funksionar na pyeti nëse i kishim ne tapetet dhe ne iu përgjigjëm jo. Pastaj ai këmbënguli: Ju lutem, a mund ta hapni atë pakon e madhe? E hapëm dhe prej andej u duk një tapet i madh. Kisha gënjyer, sa turp. Këtë veprim bëra edhe me dy kuti të tjera. Në fillim na arrestuan pastaj na gjobitën, ndërsa tapetet na i konfiskuan. Një aventurë vërtet e hidhur.

Dy ditë më parë ju kanë parë të hynit në shtëpinë e Liz Hurley, që para ca kohe u nda nga i dashuri. Një shkëndijë e re?

Jo, jo, absolutisht. Për këtë e kam inat famën, se nuk i lë vend privatësisë. Dy miq mund të flasin për shumë gjëra, nuk është e thënë të jenë të dashur.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2010 15:56
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

sa fiksim e kam ket ka nderu angline

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2010 15:57
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re the-tourist-affiche-usa.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 21 herė.

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs
sa fiksim e kam ket ka nderu angline

Te ben mire ndonjeher te nderrosh ambient

**************************************************
*
Dy yjet amerikanë, së bashku për herë të parë në filmin “The tourist”

Ne, dy yje në Venecia, me një thriller dashurie
Venecia është qyteti magjepsës, ku për herë të parë Angelina Jolie dhe Johnny Depp bëhen bashkë për të interpretuar në thrillerin romantik “The tourist”, të drejtuar nga Florian Henckel von Donnersmarck (regjisori i cili ka fituar çmimin “Oskar” me filmin “Jetët e të tjerëve”). Jolie e Depp interpretojnë për herë të parë së bashku, kështu që filmit nuk do t’i mungojë aspak magjia e dy yjeve të Hollivudit. Në film marrin pjesë edhe aktorë si Paul Bettany e Timothy Dalton, si dhe italianët Christian de Sica, Alessio Boni, Neri Marcore dhe Raul Bova. Jolie bukuroshe është një femër që arratiset nga Parisi në Venecia me tren, bën për vete një turist harraq amerikan (Depp) që nga ana e tij ka përfunduar duke u kërkuar nga Interpoli, nga policia italiane dhe nga një grup vrasësish rusë. Por asgjë nuk është ashtu siç duket. Ja se çfarë tregojnë dy aktorët në Nju Jork në “Ritz Carlton Hotel”, pak ditë pas daljes së filmit nëpër kinematë amerikane.

Zonja Jolie, zoti Depp, si ka qenë takimi juaj i parë në sheshin e xhirimeve?

Angelina Jolie: Kur dëgjon të flitet shumë për një njeri dhe pastaj e takon, zakonisht mbetesh e zhgënjyer. Me Depp ndodhi e kundërta, është mashkulli më i sjellshëm dhe më i mirë që më kanë zënë sytë. Pjesën më të madhe të takimit tonë të parë e kaluam duke folur për shkollat dhe fëmijët, e duke u argëtuar. Është një artist i jashtëzakonshëm, pikturon, shkruan muzikë, ka një talent të pabesueshëm

Johnny Depp: Gjithmonë kam pasur një adhurim të madh për Angie-n si aktore. Gjithçka që dija për të ishte se bashkë me Brad-in dhe fëmijët ndiqen kudo që shkojnë nga paparacët, që nuk i lënë të qetë të bëjnë jetën e tyre. Pyes veten se si mund të jetë i detyruar një njeri të jetojë në atë mënyrë, që për fat të mirë unë nuk e njoh. Por kur e njoha, zbulova tek ajo një grua me këmbë në tokë, të kujdesshme, inteligjente, e cila adhuron fëmijët dhe burrin e saj.

Regjisori ka deklaruar se në këtë film, të dy keni role të përafërt me atë që bëni në jetë....

Angelina Jolie: Mendoj se ky film nxjerr në pah një anë timen që nuk e kisha shprehur më parë. Florian e ka kuptuar ndoshta sepse më ka parë, duke luajtur me fëmijët në jetën time reale.

Johnny Depp: Sigurisht që ka disa elementë të mi, sepse mbi të gjitha, jam një njeri që pushtohet shumë shpejt nga paniku. Jam ndryshe nga ai burrë i veshur me kostum e kollare dhe shumë i organizuar si në film.

Filmi ka ritmet e kinemasë së dikurshme...

Angelina Jolie: Shpresonim t’i jepnim publikut një film si “To Catch a Thief” i Alfred Hitchcock. Është një prej të preferuarve të mi. Për të mos folur për veshjet e mia, si në filmat e Audrey Hepburn. Është personazhi më femëror që kam parë.

Si ju dukën xhirimet në Venecia?

Angelina Jolie: Nuk mund t’i numëroj xhirot me gondola dhe akulloret e mrekullueshme që kemi ngrënë bashkë me fëmijët. Kam mbetur e befasuar nga numri i madh i muzeve në atë qytet. Ishte vërtet magjik. Më pëlqen edhe se si italianët e thonë emrin tim. Ime më, më ka vënë një emër italian, megjithatë askush nuk di ta thotë ashtu si duhet.

Johny Depp: Venecia ime ishte ajo që shijoja nga ora 10:00 e darkës deri në 2:00 të mëngjesit. Këto ishin të vetmet momente kur mund të ecja rrugës i qetë dhe të eksperimentoja magjitë e saj.

Angelina, ju keni shkruar dhe drejtuar filmin tuaj të parë, një histori dashurie që zhvillohet gjatë luftës së Bosnjës...

Një vit më parë isha e sëmurë dhe vendosa që të shkruaja: kur e përfundova skenarin, Brad më tha: Zemër nuk është keq, jepja të tjerëve ta lexojnë. Kështu fillova të bëja një kërkim serioz, pashë filma dhe dokumentarë dhe fola me njerëz që ishin nga ai vend. Janë njerëz të jashtëzakonshëm, që edhe gjatë viteve të luftës nuk e humbën ndjenjën e tyre të humanizmit. Nuk doja të sillja thjesht një histori lufte, por një histori dashurie. Unë dhe Brad kemi vënë para nga xhepi për prodhimin e “The Tourist”. Për një moment mendova se isha futur në një rrugë pa krye. Por pastaj e kuptova që më pëlqente regjia më shumë se sa më kishte pëlqyer të aktroja.

Po ju Johnny, çfarë projektesh keni?

Tani që kam mbaruar së xhiruari episodin e katërt të “Piratëve të Karaibeve” do t’i rikthehem punës me Tim Burton në “Dark Shadows”, i bazuar në seritë televizive të vampirëve të viteve ‘60. Është një film për të cilin unë dhe Tim kemi vite që flasim. Të dy ishim të pasionuar pas këtyre serialeve. Pastaj do të bëj “Lone Ranger”, sepse gjeta personazhin interesant që do të ndryshojë mënyrën se si indianët e Amerikës janë përfaqësuar në kinema.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2010 16:10
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Ndahet nga jeta Hysen Hakani

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare, regjisori I njohur I kinemasë Shqiptare te para viteve 1990, Hysen Hakani. Ndër 11 pelikulat që mbajnë firmën e tij, më I njohuri është “ Debatiku “ I realizuar në vitin 1961, por edhe “ Toka Jonë” në vitin 1964.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2011 10:04
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

“ Shqiptari “, filmi mė i mirė nė Gjermani

Në edicionin e 32-të të festivalit Max Ophuls që si cdo vit u mbajt në Sarrebruck të Gjermanisë, filmi “ Shqiptari “ i regjisorit gjerman Johannes Naber është vlerësuar me çmimin e pare duke rrëmbyer edhe çekun e fituesit me një shumë prej 18 000 eurosh. Në etiketimin për çmimin e fituesit të këtij festivali shkruhet:“I jepet Çmimi i madh i Festivalit filmit “ Shqiptarit” për mënyrën koherente të të rrëfyerit dhe kinematografisë së veçantë që paraqet historia e një shqiptari të dëshpëruar që emigron në Gjermani për të siguruar para për ti bërë pajë vajzës që dashuron.” Regjisori e ka realizuar filmin e tij mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në Shqipëri zgjodhi Tropojën si shesh xhirimi të filmit, pasi protagonist i filmit është një emigrant shqiptar nga kjo zonë në veri të Shqipërisë dhe interpretohet nga aktori shqiptar Nik Xhelilaj. Aktori 27-vjeçar u fut në listën e 10 aktorëve të rinj më të mirë të europës

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2011 10:06
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Re: “ Shqiptari “, filmi mė i mirė nė Gjermani

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Une si mosbesuese qe jam,e kerkova ne origjinal lajmin

DER ALBANER

Regie: Johannes Naber
Deutschland 2010

Begründung:
In einem hochgradig inspirierenden und qualitativ starken Wettbewerb war es für uns besonders berührend zu sehen, mit wie viel Leidenschaft und starkem Anliegen die Filme gemacht wurden. Entsprechend komplex, langwierig und emotional war unser Weg zur Entscheidung. Den Max Ophüls Preis für den besten Film vergibt die Jury 2011 an den Film DER ALBANER von Johannes Naber. Der Film erzählt auf eindringliche, konsequente und filmisch besondere Art und Weise die Reise eines Albaners nach Deutschland und seinen verzweifelten Kampf, die Mitgift für seine Liebe in Albanien aufzutreiben. In einem Jahr mit auffällig vielen sozial und politisch relevanten Stoffen, war DER ALBANER in seiner stringenten, glaubwürdigen und emotionalen Erzählweise für uns besonders überzeugend.

Zhvilluar nga 27-31 Janar ne Saarbrücken

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2011 10:10
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Re: “ Shqiptari “, filmi mė i mirė nė Gjermani

Citim:
Po citoj ato që tha Eria

Une si mosbesuese qe jam,e kerkova ne origjinal lajmin

DER ALBANER

Regie: Johannes Naber
Deutschland 2010

Begründung:
In einem hochgradig inspirierenden und qualitativ starken Wettbewerb war es für uns besonders berührend zu sehen, mit wie viel Leidenschaft und starkem Anliegen die Filme gemacht wurden. Entsprechend komplex, langwierig und emotional war unser Weg zur Entscheidung. Den Max Ophüls Preis für den besten Film vergibt die Jury 2011 an den Film DER ALBANER von Johannes Naber. Der Film erzählt auf eindringliche, konsequente und filmisch besondere Art und Weise die Reise eines Albaners nach Deutschland und seinen verzweifelten Kampf, die Mitgift für seine Liebe in Albanien aufzutreiben. In einem Jahr mit auffällig vielen sozial und politisch relevanten Stoffen, war DER ALBANER in seiner stringenten, glaubwürdigen und emotionalen Erzählweise für uns besonders überzeugend.

Zhvilluar nga 27-31 Janar ne Saarbrücken

A perputhet me origjinalin se keta gazetaret tane nuk bejne lajme por tregojne perralla

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2011 10:23
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dj Jazzman
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/02/2011
Vendbanimi: Jazzopolis
Mesazhe: 111

Re: “ Shqiptari “, filmi mė i mirė nė Gjermani

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Në edicionin e 32-të të festivalit Max Ophuls që si cdo vit u mbajt në Sarrebruck të Gjermanisë, filmi “ Shqiptari “ i regjisorit gjerman Johannes Naber është vlerësuar me çmimin e pare duke rrëmbyer edhe çekun e fituesit me një shumë prej 18 000 eurosh. Në etiketimin për çmimin e fituesit të këtij festivali shkruhet:“I jepet Çmimi i madh i Festivalit filmit “ Shqiptarit” për mënyrën koherente të të rrëfyerit dhe kinematografisë së veçantë që paraqet historia e një shqiptari të dëshpëruar që emigron në Gjermani për të siguruar para për ti bërë pajë vajzës që dashuron.” Regjisori e ka realizuar filmin e tij mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në Shqipëri zgjodhi Tropojën si shesh xhirimi të filmit, pasi protagonist i filmit është një emigrant shqiptar nga kjo zonë në veri të Shqipërisë dhe interpretohet nga aktori shqiptar Nik Xhelilaj. Aktori 27-vjeçar u fut në listën e 10 aktorëve të rinj më të mirë të europës
shqiptari eshte filmi me i shemtuar bashke me ate muajt e mjaltit....

__________________
There are no stupid questions, just stupid people.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2011 10:26
Dj Jazzman nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dj Jazzman Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dj Jazzman Shto Dj Jazzman nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dj Jazzman nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Re: “ Shqiptari “, filmi mė i mirė nė Gjermani

Citim:
Po citoj ato që tha Dj Jazzman
shqiptari eshte filmi me i shemtuar bashke me ate muajt e mjaltit....

jam dakort me ty por thjesht solla lajmin

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2011 10:30
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:42 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Te reja nga kinematografia !

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.