AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Census 2011- Shqiperi!
Ne Shqiperi ka nisur procesi i censusit te popullsise dhe banesave nje proces i konsideruar si i nje rendesie te vecante nga autoritetet pasi sipas tyre do te realizohet nje panorame e qarte e zhvillimeve ekonomike e sociale si dhe dinamika e zhvillimit te popullsise. Pergatitja e ketij procesi u shoqerua me polemika te shumta per shkak te perfshirjes ne pyetesor te deklarimit te kombesise dhe perkatesise fetare. Sipas INSTAT-it, përkatësia etnike dhe ajo e besimit mbetet në dëshirën e deklaruesit ta bëjë të njohur apo jo, pra nuk është detyrim. Për këtë çështje jo pak të debatueshme dha sqarimet e tij edhe ministri Pollo. Masat e marra nuk kanë të bëjnë fare me një grup të caktuar apo tjetër, qoftë i shumicës apo i pakicës. Është thjesht një normë standarde që nuk është kryesore, madje është anësore në këtë proces. Kryesorja është vetëbesimi i çdo individi që është qytetar dhe banor i Shqipërisë dhe dëshira, madje krenaria për të deklaruar atë që është, për të thënë se ku banon dhe për të shpjeguar rrethanat e veta personale dhe familjare, tha Pollo. Ai shprehu besimin se qytetarët dhe banorët e këtij vendi do ta bëjnë këtë pa përjashtim. Dhe kjo, për të sjellë rezultatin që të përmirësojë të ardhmen tonë, por edhe për tu bërë të krahasueshëm me të dhënat e tjera që mblidhen në vendet e BE-së, dhe në vende të tjera të mbarë botës, theksoi ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë.
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|