Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re e prozes > Kufiri I Qendreses ( Per te mos harruar kurre bemat e diktatures. Lexonu Ju te Rinj )
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
dadaci
Anetar i ri

Regjistruar: 18/08/2005
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 1

Lightbulb

Kufiri I Qendreses ( Per te mos harruar kurre bemat e diktatures. Lexonu Ju te Rinj )

Gjurmet e jetes, nuk jane valzime mbi uje, qe shperbehen kur ndeshin bregun. Jo!... Jane kanale te thella qe brezi im mundohet t`i mbushe me copeza jete, por keto gjurme jane te thella dhe nuk mbushen me rere.
Eksperimente per kufirin e qendreses i njohim ne, brezi pa femijeri, qe u puthem me argonine e vdekjes, per aq kohe sa demonet askush nuk i`a ndali doren gjakatare. Kjo toke e lashte e gatuar me gjakun e bijeve te saj, qe aspironin lirine dhe madheshtine kombetare mban nen vehte dhimbje te medha. Qe nga viti 1943 e deri me 1990 u mboll lufte vella vrasese per ta c`bere kombin. Toka jone u la me gjak, u mbush me heshtrat e martireve te cilet e donin shqiperine zonje. Ata u vrane me hymnin e flamurit ne goje dhe me fjale te shenjta: <<RROFTE SHQIPERIA E LIRE>>. Me kete hyrje te shkurter dua tu tregoj nje episod nga mijra, e mijra femijeri pa femijeri te brezit tim.

Vogelushja e kapur per dore nga nena, ecte mbi barin harlisur dhe mbushte mushkerite me ajrin e fresket te vendit ku kish lindur. Ish feshferima e gjetheve te korijes dhe gjelberimi i livadheve qe ajo e shijonte pas nje largimi te gjate. Vogelushja ecte duke kercyer dhe peshperiste: A, B, C, D....... Ajo mundohej qe hapat e saj te vogla, te njehesoheshin me tingujt qe shqiptonte. Cicerimat e saj ishin si kenga e bilbilit ne nje mengjes pranvere. Uji si kristal qe gurgullon nga perrenjte mbush hapesirat e burimeve. Shpirti i vogelushes vazhdon ne keto burime me tinguj foshnjore. Ate e kishin burgosur kur ishte dy vjec dhe tani kthehej tete vjec. Ishte heret te kuptonte se c`kish ndodhur ne familjen e saj. Ndaj ajo harlisej me boten e saj feminore dhe perserit A, B, C, D...... Qe i`a kishin mesuar intelektualet e kampit. Dicka ndjente, por nuk e kuptonte qe
A B C D-ja per te ishte e ndaluar. Pa kuptuat kishin arritur afer fshatit te tyre. Ngriti koken pa Nenen dhe kuptoi se ajo shtepi e djegur te ciles i ishin afruar ishte streha e tyre. Nga fytyra e nenes sfera rubini rodhen mbi faqe po per t`ia fshehur vogelushes u shtir sikur po teshtinte. Me hapa te pavetedijshem u futen ne shtepine pa dyer e pa cati, kishin mbetur vetem trare te nxire, prane oxhakut kishte akoma hi. Nena u ul prane vatres dhe filloi te trazoje hirin nen te cilin thengjijter ishin kthyer ne qymyr. Ra nata. Erresira mbuloi gjithcka nene e bije dukeshin si dy statuja mermeri te shtrira mbi dysheme. Vajzen e zuri gjumi ne gjirin e nenes, ndersa ajo lotonte pa pushim.

Te nesermen:
Te lexoje fytyren e gruas ishte e lehte, mbasi ajo e kishte flakur celesin e misterit te njeriut qe vuan. Rudhat mbi balle megjithse shume re (30 VJEC)
tregonin pleqeri te kushtezuar. Nga thellesia e shpirtit te saj, perballe femijes, dilte nje buzeqeshje e shtirur. Megjithse mjerimi e kish pllakosur, mundohej te perkedhelte vajzen me embelsi. Vajza ish e mitur dhe nuk e kuptonte dhimbjen e nenes, ndaj ajo vilte papushim perkedheljet e saj, ato gure te cmuar qe vetem nenat dine t`i dhurojne. Nena e ndjente se jetonte ne shekullin qe perpinte njerez. Hodhi rreth e qark syte ne dhomen pa cati dhe kembet e cuan tek dollapi i vendosur ne mur gjysem i djegur, pa atje kore buke te thata gruri. S`dihej kush mund ti kish lene. Ishin te thata, por jo te mykura. I zbuten me uje dhe thyen urine. Ajo denonte vehten qe kish sjelle ne jete kete gonxhe qe koha do ta thante pa celur.
Shtepia ishte vendosur pothuajse ne qender te fshatit. Per bri gjarperonte lumi nderssa perballe shpaloseshin kodrinat te veshura me bredha. Mjergulla e nates e avujt e lumit qerpiket e djellit i shperndanin dhe pika vese binin mbi barin qe do te behej streha e vajzes. Vogelushja flinte dhe perpelitej nga disa vegim te cilat si lajmetare te fatkeqsive nuk e linin te bente gjumin te qete. Nena i ledhatonte floket dhe e zgjoi nga gjumi.
-- Fjete mire?
-- Po Nene, por pashe ca endrra dhe kisha frike!
--Si e pe endrren?
--Po ja, ketu ne mes te shtepise dilte gjak dhe mua disa kafshe te egra mi kapen krahet dhe kembet. Koken sma kapen dot, se kisha vene nofullen mbi nje dege te holle shume lart kur ne cdo moment munt te bia.

E degjoi nena vogelushen dhe u trondit. E shtrengoi fort ne gjoks dhe lotet qe e tradhetuan rane mbi floket e se mitures. Nuk treten lotet, nuk lagen floket, por ngrijne aty si gure zmeraldi. Nena gelltit lotet puth vajzen dhe i thote:
--Degjo shpirtja ime, mos u tremb nga endrrat, sepse rruge te akullta e te trishta na presin, O vogelushja Ime. Do te ecim bashke dhe do te bashkojme forcat per te mos i`u nenshtruar kurre fatkeqsive.

Nene e bije u shtrenguan fort me njera tjetren, syte e vogelushes miratuan keshillen e Nenens.

Pas dy javesh.......

Eshte nate. Hena me driten e saj verdhoshe zbute erresiren e dhomes se mjeruar. Degjohen zera, nena vishet shpejt dhe zgjat koken jashte murit per te pare se cfare po ndodh?!......
Dhjetra oficere dhe ushtare te armatosur......
Njeri prej tyre nxjerr prangat. Duart e gruas kycen sa hap e mbyll syte. Nenen e arrestojne perseri. Vogelushja flinte. Nena nuk e puthi dot nuk donte qwe e bija t`i shikonte duart e lidhura. Nuk mendonte per vete trimeresha.
-- Po vajzen?! Vajzen ku do ta linte? Ku do te mbetej ne kete shtepi te braktisur? cfare po ndodhte? C`domethenie kishte per ato sistemi komunist.
Ende se kuptonte se c`fat do te kishte ne te ardhmen.
kete here Vajzen nuk do t`ia linin ta merrte me vehte si heren e pare, kur e burgosen me 1945. Foshnja mbati vetem! Ajo duhej te braktisej ne kete shtepi sepse keshtu ishte direktiva e partise......
Nena shtrengoi dhembet dhe i`u drejtua ushtarakeve me dhimbjen e nje nene qe po varros femijen.
-- Vajzen?
-- Po vajzen vetem do ta le........
Nderkaq kater ushtare shoqeruan gruan dy para e dy mbrpa ne makine burg te tipit rus.
Ajo u nis!...... Ndarje naten! Ndarje e nenes nga foshnja e saj. Nena eshte nisur per A T J E........
Zgjimi i vogelushes:
-- Nene Nene, jehoji zeri i njome i femijes drejt mureve memece.
-- Nene Nene Nene! Ku je Nene? U ngrit dhe me floke te shpurpurisura u end neper ambjentet e germadhes.
Mbasi nuk e gjeti te Emen u perplas per toke. Qau me ngasherim dhe i`u kujtua biseda e nje dite me pare, kur kish pare endrren.....
Me mendime te pa koncentruara i`u kujtua nena qe i tha:
-- Do ecim ne rruge te trishta, por kurre nuk do ti nenshtrohemi fatkeqsise.
Kjo thenie i dha force. Ajo u ngrit ne kembe dhe i`u drejtua pyllit!...
Duhet te ruante krenarine ashtu sic e kish mesuar e Ema.
margaritare te pafajsise ne zemren e saj te vogel e udhehiqnin drejt persosmerise. Vogelushja e rritur ne kamp perqendrimi dhe vetem ate lloj jete njihte. Sa per menyren e jeteses si bashkemoshataret e saj qe rriteshin me familje ajo skish asnje pervoje.
Dushqet, bredhat, bari i harlisur do te ishin streha dhe qendra e banimit per te .
U ul nen trungun e nje lisi, vendosi koken ndermjet duarve te parritura dhe ngasherente per te panjohurat dhe vuajtjet qe e prisnin. E degjonin vetem bimet e pyllit!
Toka i jep bukuri te rralle natyres me larmine bimore qe rrit. Toka e dielli do ta rriste vogelushen si nje bimez te sajen. Brenda saj rriteshin dhe tingujt A, b, c, d,......... te cilat per disa dite i kishte lene thelle ne shpirtin e saj.
Si nje bletez punetore qe thith nektar ne cdo lule, ajo shijonte begatite e pyllit .
mblidhte lende dushku dhe kerpudha per tu ushqyer. Mesoi si ndizej zjarri e si piqeshin kerpudhat. Natyra i dha jete. Mendja e te mitures e puthi begatine dhe mori drite e ajer sa desh. Cdo dite qe kalonte i mesonte asaj lojen e veshtire te mbijeteses. lahej ne lum. Flinte neper kasollet e bagetive.
Mblidhte lule shume ngjyreshe e bente kurora per koken e saj te pakrehur prej kohesh e te mbushur me parazit. Njohu fruta te egra simbas stineve dhe me ato thyeu urine. Shpesh nga bebezat e syve te saj nje lot mbetej i ngrire mbi faqe. Rruga e veshtire ne te cilen po ecte i dha pervoje per jeten, por dhe dashurine per boten qe e rrethonte. Donte te fluturonte e te bashkohej me bashkemoshataret e saj, por krahet e saj ishin te prere.


Nje zog pa krahe,
Donte te fluturonte,
Nje zog bilbil,
Kerkonte te ciceronte,
Provoi krahet,
Mos ne oborrin,
Shkolles qendronte,
por kafshet e egra,
Kthetrat zogut i futen,
Puplat i`a shkulen,
Gati Koken i keputen,
Ehh zogu....
Qe gjuhen e grabitqareve,
Nuk e njihte,
Ciceronte bukur
A, B, C, D qe dinte,
Korbat me krahe te zinj,
mbi zogun u perplasen,
E plagosen, e vrane,
Pastaj!, -- U gajasen!.......
por zogu i vogel e kish vendosur
A, B, C, D e tij
ta bente te persosur,
Cdo dite ne dritaren,
E shkolles qendronte,
E abetaren si vogelushet,
Brenda klases e mesonte,
Kujdestari i shkolles,
ish njeri i mire ,
zogun e fuste brenda,
ende pa gedhire
qe trupi t`i ngrohej
e me vocerraket e tjere
shpirti ti gezohej
Por kafshet e egra
zogun se harruan
detyre te re
korbave u ngarkuan
--shkulni puplat zogut!!!
--dhe forte e kafshoni,
gjaku curk ti rrjedhe,
kurre te mos kendoje
kakarisjen tuaj,
duam te degjojme.

Jeta prej varfanjake u be shkolle e persosur per te, dhe e mesoi te mos stepet asnjehere nga te pariturat. Jeta i dha asaj diamant e granit per te skalitur vlera njerzore. Ajo tani eshte e moshuar dhe nuk deshiron te flase per ate periudhe dhe pyetjeve te vuajtjeve dhe lodhjes u buzeqesh me ngrohtesi, por nje lot dhimbje i ngrin mbi faqe.
Sa here hapen keto biseda ajo na thote: I lumtur eshte ai qe lumturon te tjeret, Zemrat njerezore zoti i krijoi per te dhuruar dashuri e jo tragjedi e drama, ndryshe nuk quhesh njeri por djall. Kurre nuk kam udhetuar me ligesine dhe e urrej hakmarrjen. I madh eshte ai qe di te fale te paditurin

SHENIM: NGJARJA ESHTE NJE EPISOD I VERTETE PANVARSISHT SE KA NDONJE FIGURE LETRARE BRENDA.

Bledar Vrioni jeta e nenes time

Modifikuar nga dadaci datė 19/08/2005 ora 04:26

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2005 06:48
dadaci nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dadaci Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dadaci (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dadaci Shto dadaci nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dadaci nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Shume tregim mallengjyes.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2007 00:24
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enya Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enya Shto Enya nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enya nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

C'te them? Me la pa fjale...ndihem, me fat; dhe me duket sikur nuk i meritoj keta qe kam. Me vjen keq, shume keq.

__________________
Bukė, kripė e zemėr tė mirė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2007 01:25
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Balerina Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Balerina Shto Balerina nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Balerina nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:19 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re e prozes > Kufiri I Qendreses ( Per te mos harruar kurre bemat e diktatures. Lexonu Ju te Rinj )

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.