Visitor
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 29/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118
|
Mendimi materialist
Materializmi eshte nje "menyre mendimi" e zhvilluar vetem 2 shekujt e fundit(ne fakt bazat jane teper te lashta).Jane pikerisht 200 vjetet e zhvillimit me te madh,te gjithanshem te shoqerise njerezore ne histori.
Ceshtja kryesore dhe kundershtesa kryesore e materializmit me idealizmin(perfshire fene)eshte:
-CILA ESHTE PARESORE,LENDA APO SHPIRTI!
Materializmi pergjigjet se eshte LENDA(materia) e para,pa qenesohet shpirti!
Idealizmi(feja) pergjigjet se eshte shpirti paresor dhe gjithcka eshte rrjedhoje e saj!
Ne kete drejtim zhvillohet kundershtesa midis shkences dhe fese,pra ne paritetin e ketyre dy koncepteve dhe jo ne mohimin e njeres apo tjetres.Eshte e gabuar idea se shkenca e mohon qenesine e shpirtit.Natyrisht dhe padyshueshmerisht,shpirti pranohet nga shkenca,por ai eshte dytesor,rrjedhoje e LENDES(e cila qenesohet pavaresisht nga ndergjegjja jone -thuhet).Feja nga ana e saj gjithashtu pranon qenesine e SHPIRTIT dhe LENDES,por sipas saj shpirti eshte paresor(fryma e shenjte-thuhet) dhe gjithcka lendore rrjedhoje e saj.
Nje ide interesante e materializmit,gjithashtu e konceptuar jashte llogjikes se perditshme njerezore,eshte se :
"Gjithesia eshte pa fillim dhe pa fund (ne kohe dhe hapesire),e pamate dhe e perhereshme(ose perjeteshme),ne ndryshim dhe levizje te vazhdueshme!"
Nje percaktim ky teper interesant,i cili bie natyrisht ndesh me konceptin fetar te frymes se shenjte,qe krijoi gjithcka per 7 dite.Ne kuptimin e nje percaktimi te tille,mendja njerezore hapet dhe clirohet ne pafundesi.Me te kuptojme se gjithesia ka qene,eshte dhe do jete e qene gjithmone!Fakti se percaktohet se ajo nuk ka fillim dhe fund ne kohe,pra nuk ka patur "date" krijimi dhe nuk do kete as mbarimi eshte pak jashte MENDESISE SE PERDITSHME,ku njerezit jane mesuar se cdo gje fillon,pra edhe do mbaroje,por nuk eshte aspak jashte MENDESISE NJEREZORE(natyrisht jo te perditshme). Po njejte eshte edhe percaktimi se nuk ka fillim dhe mbarim ne hapesire,pra permasat jane relative dhe te matura ne kushtezim me dicka tjeter,por gjithckaja nuk fillon dhe nuk mbaron kerkund!Percaktimi tjeter interesant eshte se kjo GJITHESI,e pafillim dhe e pafund,eshte ne levizje dhe ndryshim te perhershem,pra asgje nuk ka qene keshtu sic eshte dhe asgje nuk do jete e tille me tej.
Pranimi si te mirefillta dhe te mireqena keto koncepte,krijon mundesine e shpjegimit te NDODHIVE,qe eshte mahnitese dhe truri i njeriut hapet deri ne cuditeri.Me kete menyre mendimi jane shpjeguar dhe shpjegohen ndodhi themelore dhe ndodhi te thjeshta,qe feja i fut thjesht ne listen e "Deshires se Zotit".
Ceshtja e qenies apo jo te Zotit,eshte nje koncept filozofik,ndersa Feja paraqitet si mjet i perdorur nga njeriu per t'iu afruar ketij koncepti filozofik!Qenesia apo jo e zotit eshte ceshtje e njeriut TE MENDUAR dhe jo e besimtarit te bindur!Feja ne kete rast eshte mjet per te krijuar besimtare,pra thjesht sistem sundimi mbi njerezit,madje me tej per sundimin shpirteror,ndergjegjsor te tij!Njeriu duhet te jete i lire te mendoje, besoje, deshiroje apo kundershtoje qenesine e Zotit dhe jo te detyrohet te BESOJE ne te!
P.S. Ky nuk eshte shkrim i imi, por e kam hasur ne internet dhe mu duk interesant. Jini, apo jo dakort me mendimet ne te s'ua kam fajin une
__________________
"Oderint dum metuant"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|