Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Volejboll > volejboll Vlerësimi i Temës: 5 votime, mesatarja 4.60.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

volejboll

Kjo teme eshte per te apasionuarit pas lojes se volejbollit.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Korrik 2003 19:35
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Shqipëria thyen kampinoet në fuqi të evropës në volejboll femra

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re volej.jpg
Ky file është shkarkuar 584 herë.

-Shqipëria thyen kampinoet në fuqi të evropës në volejboll femra, Serbi dhe mal i Zi, në grupin e moshave të të paratëjeave.

Një ndeshje shumë emocionuese, një takim i zhvilluar i gjithi nën ankthin e rezultatit, i cili në përfundim të 5 seteve dhe 2.5 orë zhvillim të tij i ka dhënë vajzave të Tartarit edhe fitoren 3-2.

Profesori, i cili para 1`4 vjetësh arriti tëe fitojë të parën dhe të vetmin trofe ballkanik të volejbollit të femrave për Shqipërinë, Kreshnik Tartari shprehet se fitorja është shumë për një skuadër shqiptare, por nuk duhet harruar se është vetëm fillimi dhe ndeshje shumë më të forta e presin skuadrën në katër ditët e ardhshme.

Një fitore e cila ka sjellë edhe eufori në skuadrën e 16-vjeçareve shqiptare. Protagoniste janë të gjitha vajzat, por më shumë ka spikatur shutterja Rubena sukaj, e cila për telesport ka deklaruar se fitorja është kolektive e sidomos ndihmesë të madhe ka dhënë edhe tifozeria durrsake, për të cilën ajo shpreson se në ndeshjet e tjera do jetë më e madhe.

Ndërkohë insipiruesja e gjithë aksioneve të skuadrës, zemra e ekipit, orrganizatorja Doriana Hysenbelliu shprehet se këtë fitore ja dedikon lojës së mrekullueshme të grupit të lojtareve dhe teknikut të mirënjohur kreshnik tartari.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Korrik 2003 19:38
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Kampionati i Volejbollit - Shqiperi

Kampionet e Shqiperise ne volejboll e siguruan sponsorin e tyre teper te fuqishem. Dinamo e Sigal arriten ne marreveshjen zyrtare, se Kompania e Sigurime "Sigal" do te jete sponsor i ekipit ne fjale. Kjo mareveshje u nenshkrua per nje vit, por mund te vazhdoje dhe me tej. Presidenti i Kompanise eshte shprehur nder te tjera: Ne jemi një kompani sigurimesh kampione, pasi kemi shumicen e sigurimeve ne treg, ndaj dhe deshem te lidhnim nje marreveshje per te sponzorizuar ne fushen e sportit me nje ekip kampion. Dhe ne kete rast, nuk mund te zgjidhnim nje ekip me te pershtatshem dhe me te mire se Dinamo e volejbollit te femrave. Lojtaret e ekipit kampion jane te reja dhe me nje rruge te gjate perpara, keshtu menduam t'i jepnin nje ndore ne ndihme. Gjithashtu ashtu si te tjeret besojne tek ne, edhe ne "Sigal" besojme tek vajzat kampione. Plus kemi dhe sigurine tone te madhe Kreshnik Tartarit, gje qe na jep akoma me shume kenaqesi. Ketu po flasim per nje skuader te madhe te volejbollit, ne jemi mese te kenaqur te japin ndihmen tone per ta kthyer dhe nje here lavdine e Dinamos te madh.
Ky eshte nje shans shume i mire i Dinamos, qe kete vit do te marre pjese edhe ne Kupat e Evropes. Afrimi i nje kompanie te fuqishme edhe ne sportin e volejbollit tregon per ecjen perpara qe po behet ne kete fushe. Ndoshta, per te afruar edhe ndonje lojtare te huaj. Rreth kesaj ceshtjeje, z. Ponari tha: "Ndoshta?! Ne prandaj jemi ketu. Kemi vendosur te ndihmojme kete ekip dhe ndoshta ne te ardhmen edhe mund te realizohet nje gje e tille". Nderkohe, teper i kenaqur eshte shprehur rreth kesaj marreveshjeje te re edhe trajneri Tartari, i cili e sheh kete afrim te kompanise "Sigal" si nje mundesi me shume per te cuar perpara sportin e volejbollit.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Modifikuar nga i_lire datë 22/08/2003 ora 07:13

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Gusht 2003 06:47
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Nis aventura Evropiane e Teutes

Volejboll Femra

Teuta e Durresit ka nisur ne Gusht 2003 ndeshjet nderkombetare per turin e dyte te Kupes "Top Teams Cup". Volejbollistet durrsake jane nisur per takimin e tyre te pare te turit te dyte, pas fitores se turneut te zhvilluar tre jave me pare ne pallatin e sportit "Ramazan Njala" te Durresit. Ato do te ndeshen me ekipin francez Villebon 91 per te vijuar me pas edhe 5 takime te tjera me sistemin vajtje-ardhje per afro dy muaj. Burime nga klubi shumesportesh durrsak bene te ditur per ATSH-ne se ekipet qe do te ndeshet Teuta jane Villebon 91(France) dhe Nova KBM Branik(Slloveni). Suksese vajzave dursake!

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Modifikuar nga i_lire datë 23/08/2003 ora 07:42

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2003 07:06
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Turneu i Rumanisë

Rumania, prezantimi më i dobët i volejbollit tonë. Siç dihet, skuadra jonë kombëtare në volejboll për meshkuj mori pjesë në turneun ndërkombëtar miqësor, që u zhvillua në Rumani. Renditja në fundin e tabelës në këtë aktivitet flet qartë për prezantimin e skuadrës në këtë aktivitet. Gjithsesi, sipas trajnerit të ekipit tonë kombëtar, Ylli Tomorri, një aktivitet i tillë i ka shërbyer për mirë ekipit si një përvojë në ballafaqimet ndërkombëtare që do të ketë në të ardhmen. Mes të tjerash, trajneri Tomorri shprehet: "Niveli i përfaqësimit tonë në aktivitetin e Rumanisë ishte mjaft i dobët. Nisur nga kjo paraqitje, nuk ia vlen të shkosh, pasi në këtë aktivitet ne u ndeshëm me skuadra të nivelit të lartë.
Kreu i stolit të skuadrës kombëtare shprehet gjithashtu se FSHV-ja duhet ta kishte menduar më mirë organizimin e skuadrës kombëtare. "Nuk ka sesi që skuadra kombëtare të japë rezultate pozitive, kur ajo grumbullohet pesë ditë para fillimit të këtij aktiviteti. Në rast se skuadra do të ishte grumbulluar më parë dhe do të kishte kryer një fazë paraprake përgatitore, siç ndodh rëndom në prag aktivitetesh ndërkombëtare, rezultatet do të ishin shumë më të mira." Trajneri gjithashtu mendon se drejtuesit e federatës duhet t'i kushtojnë rëndësi edhe afrimit të volejbollistëve që luajnë jashtë vendit tonë, të cilët pothuajse asnjëherë nuk thirren në kombëtare për arsye të ndryshme. Afrimi i volejbollistëve cilësorë që aktivizohen jashtë vendit tonë, sipas Tomorrit, do t'i shërbente pozitivisht ngritjes cilësore të ekipit dhe rezultatet nuk do të ishin ato që u arritën në turneun e Rumanisë.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2003 06:24
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Historia e Volejbollit Shqiptar

Volejbolli shqiptar nuk është vetëm Dinamoja e femrave të Tiranës, apo figura legjendare e Ela Tases: ai përfshin edhe aspekte ndërkombëtare, madje që fill pas Luftës së dytë botërore.
Siç e dimë në 1946, pas vitesh lufte dhe shkatërrimi, futbolli ndërkombëtar rikthehet të jetojë zyrtarisht stadiumeve europiane tamam në një shtet ku ngjarjet e luftës rëndonin me të gjithë peshën e tyre: në Shqipëri. Tridhjetë mijë të rënët në konfliktin e 1939-1944 (në pak më shumë se 900 mijë banorë) përbënin një barrë tejet të rëndë për t’u pëballuar, por dëshira për t’i nisur gjërat nga e para triumfoi, kështuqë Kampionati i VIII Ballkanik i futbollit (fituar po nga Shqipëria, mbi Jugosllavinë, Rumaninë dhe Bullgarinë) u organizua dhe u ndoq në Tiranë nën një atmosferë të madhe entuziazmi. Duhet marrë parasysh që turnetë e tjera zyrtare të futbollit rinisën më vonë: Turneu Ndërbritanik (British Home International) rifilloi në 1947; turneu i futbollit në Lojërat Olimpike të 1948; Kampionatet Botërore në 1950, Kupat për Klube rinisën në 1955; Kampionatet europiane në 1960 etj.
Ashtu si futbolli, edhe volejbolli ndërkombëtar, rinisi nga Gadishulli Ballkanik në Kampionatin Ballkanik të Bukureshtit, ku mori pjesë edhe Shqipëria. Në fakt Kampionatet Europiane, Botëtore dhe Lojërat Olimpike i nisën edicionet e para respektivisht në 1948, në 1949 dhe 1964. E njëjta gje mund të thuhet për volejbollin evropian të femrave, që mori udhë në Tiranë në Kampionatin Ballkanik të 1947.

Kombëtarja e meshkujve

Meshkujt kanë dhënë prova të bukura loje dhe fitore të shkëlqyera në Kampionatet Boterore dhe Europiane, duke zënë vende të nderuara në klasifikime.
Në 1955, në Kampionatin e V Europian në Bukuresht, mbërritën mes dhjetë federatave më të mira të Europës duke mundur Finlandën (3-1), Egjiptin (3-0), Austrinë (3-0), Belgjikën (3-2), dhe duke humbur për një fije ndeshjen e fundit, me Italinë (2-3). Në të njëjtin vit, në Turneun e V Botëror të të Rinjve në Varshavë zunë vendin e shtatë, duke iu imponuar Gjermanisë Demokratike (3-1), Norvegjise (3-0), Finlandës (3-1) dhe Mongolisë (3-0). Tre vjet më pas, në Kampionatin e VI Europian të Pragës, ripërsërisin rendimentin e lartë të kampionateve të mëparshme europiane, duke mundur Austrinë (3-0), Turqinë (3-1), Egjiptin (3-0), Finlandën (3-1) dhe Hollandën (3-2), e duke zënë vendin e njëmbëdhjetë.
Të suksesshme ishin Kampionatet Botërore të Moskës, ku shqiptarët morën pjesë, edhe pse Bashkimi Sovjetik i kishte prerë në mënyrë të njëanshme marrëdhëniet diplomatike, në 3 dhjetor 1961: mbi të gjitha një mësim i mirë sporti. Kombetarja mund Turqinë (3-0), Finlandën (3-1), Austrinë (3-0) dhe Mongolinë (3-0) duke u renditur në vendin e gjashtëmbëdhjetë. Shqiptarët paraqiten sërish në Kampionatin Botëror në Stamboll në 1967, duke ia dalë të kenë tri fitore (3-1 nga Turqia, 3-2 nga Hollanda dhe 3-0 nga Zvicra) dhe një vend të trembëdhjetë mjaft të respektuar. Ndërsa në turnete e eliminatoreve përpara Kampionatit Botëror të Sofjes (1970) shqiptarët fitojnë pastër tre herë (3-0 me Turqinë, Gjermaninë Federale dhe Greqinë), por humbin dy herë (2-3 me Hollandën dhe Finlandën): Shqipëria gati e prek me dorë kualifikimin në Sofie duke u renditur e treta, porse kalojnë hollandezët dhe finlandezët.
Në vitet e mëvonshme Kombetarja e meshkujve merr pjesë në edicione të ndryshme të Kampionateve Ballkanike për Kombëtaret e të Rinjve (Juniores) duke fituar medaljet e mëposhtme: bronzi në Kallamata të Greqisë në 1981 (3-0 me Jugosllavinë dhe Rumaninë); bronzi në Izmit të Turqisë në 1983 (3-1 me Turqinë, 3-2 me Rumaninë dhe 3-1 me Greqinë); argjendi në Orestias (Greqi) në 1985 (3-1 me Greqinë ‘A’, 3-2 me Turqinë, 3-0 me Greqinë ‘B’, 3-1 me Jugosllavinë). Në Lojërat Mesdhetare të XI të Athinës, në 1991, Shqipëria fiton vetëm ndaj Egjiptit (3-2) dhe Algjerise (3-0) duke zënë vendin e shtatë.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2003 02:43
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Klubet e meshkujve në Kupat europiane

Një kapitull i madh i volejbollit shqiptar është Kupa e Kampioneve të Europës. Partizani i habiti të gjithë në edicionin e 1960-61 duke eliminuar Austrinë e OMV Blau Gelb të Vienës (3-0 dhe 3-0) dhe kualifikohet në çerekfinalët; ndërsa Dinamoja e Tiranës zbret për herë të parë në fushë në 1965-66 kundër kampionëve të Italise të Virtus Bolonjës; shqiptarët kalojnë turnin (3-0 dhe 0-3 me diferencën më të mirë të pikëve). Në 1968-69 Dinamo pati fatkeqësinë të përballet me bullgarët e fortë të CSKA (1-3 në Tiranë, 0-3 në Sofje: bullgarët fitojnë atë vit Kupën e Kampioneve), dhe dy vjet më vonë gjatë edicionit të 1970-71, Dinamo del gjysmëfinaliste duke eliminuar kampionët grekë të Panathinaikos (3-2 në Athinë, 3-0 në Tiranë) dhe kampionët jugosllavë të Mladostit (1-3 në Zagabria, 3-0 në Tiranë), por duke u dorëzuar përballë Spartakut (0-3 në Bërno dhe 1-3 në Tiranë): çekët ishin kampionë të Europës në 1967-68 dhe do të fitojnë sezonin e 1971-72. Dhe pikërisht ky edicion i fundit ka mbetur edhe sot e kësaj dite në kujtesën historike të dashamirëve të sportit: për herë të parë një skuadër shqiptare mbërrin në finalet e një Kupe Europiane.
Duke kapërcyer tetëshet – si gjysmëfinaliste e garës së mëparshme – Dinamo eliminon në çerekfinale kampionët grekë të Panathinaikos (3-1 në Athine, 3-0 në Tiranë), dhe bëhet gati marrë pjesë në grupin e gjysmëfinaleve të Amsterdamit. Këtu, pas një humbjeje përballë të zotëve të shtëpisë së Delta Lloyd (0-3), Dinamo mund me bujë favoritët e CSKA-së së Sofies (3-2), duke u hakmarrë për humbjen e katër vjetëve më parë; në takimin e fundit lan hesapet me belgët e Rebels Lierit, duke iu afruar finales së Brukselit. Në tokën belge, Dinamo dhe kampionët e Italisë së Ruinit të Firences – të dyja të mundura nga çekët e Zbrojovskas (ish-Spartaku) dhe nga hollandezët e Delta Lloyd-it – luajnë në ndeshjen e fundit për Medaljen e Bronzit në një maratonë të paharruar që zgjati dy orë e gjysmë. Fiton Ruini për 3-2 në fund të pesë seteve që s’mbaronin kurrë, e ku Dinamo ishte gjithnjë në avantazh: 3-15, 8-15, 15-0, 15-9, 15-11! Një takim që mbetet në analet e volejbollit europian. Protagonistët e Dinamos ishin: Beriolli, Bijo, Fagu, Grimaku, Gjerazi, Lena, Ruzi, Starja, Take, Tartari dhe Terihati.
Dy vjet më pas politika i ndal edhe një herë tjetër volejbollisët shqiptarë: këtë here është radha e po aq të fortit Partizan të Tiranës që kthehet në Kupën e Kampionëve të 1973-74 pas 13 vjetësh. Në turnin e parë dallohet përballë kampionëve turq të IETT Stambollit (3-2 dhe 3-2), ndërsa në çerekfinale hakmerret për Dinamon duke shpartalluar në dy ndjeshje dramatike Ruinin e Firences. 6 janari i 1974 në Tiranë: Partizani-Ruini 3-1 (15-12, 15-6, 13-15, 15-6); në Firence: Ruini- Partizani 3-2 (15-5, 15-13, 11-15, 6-15, 15-11); por kualifikimi në grupin e gjysmëfinaleve në Lipcia u minua nga prania e Armatës së Kuqe të Moskës.
Në 1978-79 Dinamo kualifikohet sërish në gjysmëfinale, pasi kapërcen Ekzaçibazin (3-0 në Tiranë dhe 1-3 në Stamboll), por heq dorë në favor të turqve për të mos u ndeshur me një skuadër sovjetike. Në sezonin e mëpasëm takohet me Klippan CUS-in e Torinos: e vetmja skuadër që arrin t’i rrëmbejë 4 sete torinezëve (2-3 në Torino dhe 2-3 në Tiranë, me të pesë setet humbur 13-15; në Itali Dinamo udhëhiqte me 2 sete përkundrejt 1), që më pas fitojnë Kupën e Kampionëve të 1979-80. Kalojnë dhjetë vjet dhe Dinamo prek gysmëfinalet, por eliminohet nga jugosllavët e Vojvodina Novi Sadit me diferencë pikësh (3-0 dhe 0-3).
Debutimi në Kupën e Kupave të kupave për meshkujt (sot Top Teams Cup) ishte pozitiv: në edicionin 1990-91 17 Nëntori i Tiranës (sot Sportklub) eliminon klubin zviceran të Lozanës për 3-0 dhe 0-3 (difercnca e pikëve: 85-76).

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2003 02:47
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Femrat në fushat ndërkombëtare

Për veprimtarine e femrave shqiptare kam folur në një artikull të mëparshëm kushtuar Ela Tases dhe provave qe ka dhënë ajo si volejbolliste e Kombëtares dhe e Dinamos së Tiranës, nga 1977 në 1991. Këtu do të ilustrojmë disa suksese të Kombëtares së të Rejave (Juniores) dhe të klubeve të tjera femërore në Kupat Europiane.
Siç kemi parë, Kombëtarja e femrave debutoi në 1947 në Kampionatin Ballkanik në Tiranë dhe zuri vendin e peste. Në vijim fiton një seri vlerësimesh në Kampionatet Juniores: medalje bronzi në Bukuresht në 1980 (3-0 me Rumaninë); argjendi në Korint në 1981 (3-0 me Jugosllavinë dhe Greqinë, 3-1 me Rumaninë), me Mimoza Ibrahimin që shpallet si juniores më e mire e Gadishullit; medalje bronzi në Sevlijevo (Builgari) në 1982 (3-0 me Turqinë, Jugosllavinë dhe Greqinë) dhe Lavdie Hakramën që shpallet juniores më e mirë e gadishulit; medaije argjendi në Izmir (Turqi) në 1983 (3-0 me Jugosllavinë, Rumaninë, Turqinë dhe Greqinë); argjendi në Rëmniku Vëlçea (Rumani) në 1986 (3-2 me Turqinë, 3-1 me Bullgarinë dhe Greqine dhe 3-0 me Jugosllavinë), me Mimoza Dulen që shpallet juniores më e mire e Gadishullit; medalje argjendi në Shumen (Bullgari) në 1987 (3-0 me Jugosllavinë, 3-1 me Rumaninë dhe Turqinë). Ndërsa në 1990, në Pravek (Bullgari), gjatë Kampionatit XXI Ballkanik per Kombëtaret e të rriturave (Seniores), dominuar nga Shqipëria, Mimoza Ibrahimi shpallet më e mira në Ballkan, e vetmja volejboitiste shqiptare qe e gëzoi këte titull, si në seksionin juniores, ashtu edhe në ate seniores. Në të njëjtin vit, në Kampionatin Ballkanik Juniores, Shqipëria fiton medaijen e argjendtë (3-2 me Turqinë dhe Jugosllavinë, 3-0 me Greqinë dhe 3-2 me Rumaninë), me Alketa Doçin që shpallet zhytësja më e mirë në Ballkan. Në 1992, po në Kampionatin Ballkanik të të rriturave në Kytaija në Turqi, Alketa Doçi dhe Enkelejda Ferra, shpallen respektivisht zhytësja dhe mbrojtësja më e mirë në Ballkan. Në Kampionatin XVII Europian të Ravenës (1991) Kombëtarja zë vendin e nentë.
Ndër manifestimet më të rëndësishme kontinentale për femra shënojmë Turneun III Ndërkombëtar “Aleksandria” të Salonikës në 1991, ku Shqipëria, pasi mundi kombëtaret më të mëdha të Frances (3-0) dhe Greqisë (3-1), humbet kundër Moskës për 3-1; skuadra moskovite përbëhej nga lojtare të Uralloshka Sverdlovskit (Kampione e Europës në 1989-90) dhe të Dinamos së Moskës. Në 1990 Kombëtarja e të rriturave ishte ndodhur në Turneun Ndërkombëtar të qytetit të Palermos kundër skuadrave italiane dhe spanjolle.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2003 02:49
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Debutimi, skandali Lohof dhe Teuta e Durrësit

Në fushat europiane femrat debutojnë me një seri fitoresh: 17 Nëntori mund në shtëpi dhe në Stamboll Fenerbahçenë (3-0 dhe 3-2) në Kupat e Kampioneve të 1969-70, por në turnin e mëpasëm tejkalohet nga Dinamoja e Bukureshtit. Një vit më pas (1970-71) u lë vendin kampioneve të ardhshme të Nimses së Budapestit. Me pas, nga 1978-79 dhe 1991-92 mund të flasim për një epope të Dinamos. Por këtu është rasti të kujtojmë skandalin Lohof.
Në çerekfinatet e Kupes së Kampioneve 1981-82 shqiptaret kishin përballë gjermanet e Gjermanisë Federative të Lohofit, klub i parave dhe miqësive të shumta në federatën europiane. Gjermanet fitojnë në Gjermani (3-0) (45-29), por munden me turp në Tiranë në 19 dhjetor 1981, me të njëjtin numër setesh, por me diferencë në pikavarazh (45-20). Në mënyrë të pabesueshme Dinamo gjendet e përjashtuar nga turni i mëpasëm. Këtu japim të plotë Komunikatën zyrtare të Federatës shqiptare të Lojërave, së cilës Konfederata Europiane e Volejbollit (CEV) nuk e pati guximin t’i përgjigjej. Deklarata ishte, jo thjesht një akt krenar e akuzues, por tregonte edhe një njohje të përeosur të se drejtës sportive.

Konfederata Evropiane e Votejbollit (CEV) ka vendosur që ndeshja “Dinamo” e Tiranës-“Lohof” e RFGJ-së për femra e zhvilluar në Tiranë më 19 dhjetor 1981, të persëritet “për arsye se është aktivizuar si gjyqtar i dytë një vendës pa kategorinë ndërkombëtare”. Lidhur me këtë probiem ai mori keto shpjegime:
Për Federatën Shqiptare të Lojërave vendimi i marrë nga CEV-i në mënyrë të njëanshme është krejtësisht i papranueshëm dhe arbitrar. Për këtë çështje ajo theksoi faktet e mëposhtme:
Fakti i pare: Me telegramin e datës 26 dhjetor kjo Konfederatë na njoftonte zyrtarisht kalimin e ekipit tonë “Dinamo” në turin e dytë të kupës duke na vënë përballë ekipit “Sollentuna” të Suedisë dhe përcaktonte datat dhe arbitrat që do të gjykonin këto ndeshje. Po në këtë telegram kërkohej gjithashtu “garancia” jone për t’u ndeshur në turin final “me ekipet hungareze, bullgare. rumune ose sovjetike”, në një kohë kur ende nuk ishte përcaktuar fituesja e çiftit “Sollentuna”-“Dinamo” në kuadrin e turit të dyte.
Fakti i dytë: Në mënyrë të papritur e të çuditshme më 29 dhjetor, vjen një “vendim” tjetër i CEV-it, i cili bën fjalë per reklamimin e klubit “Lohof” të RFGJ-së për ndeshjen e zhvilluar në Tirane, pra 10 dite pas zhvillimit të saj. Por, sipas nenit 10 të rregultores së kupave të Evropës: “Reklamimet ndaj zhvillimit të një ndeshjeje ose për pjesëmarrjen e një ekipi duhet të shkruhen në protokollin e ndeshjes dhe të konfirmohen brenda 48 orëve me letër rekomande drejtuar CEV-it”. Në fakt, pas perfundimit të ndeshjes protokolli u nënshkrua pa u shënuar reklamim në të.
Fakti i tretë: CEV-i është në dijeni se Federata Shqiptare e Lojërave nuk ka gjyqtarë'volejbolli të kategorisë ndërkombëtare apo kandidatë për gjyqtarë ndërkombëtarë. Në tre edicionet e fundit të kupave të Evropës midis skuadrave kampione për meshkuj e femra, në të cilat kanë marrë pjesë ekipet tona “Dinamo”, në ndeshjet e turit të parë të zhvilluara në Tiranë janë aktivizuar gjithnjë gjyqtarë të dytë shqiptarë pa kategori ndërkombëtare. Gjithashtu me kërkesën e CEV-it, me teleksin e datës 9 dhjetor 1981, Federata Shqiptare i dërgonte kësaj konfederate listën e gjyqtarëve shqiptarë qe viheshin në dispozicion të saj për aktivitetet e kupës së Evropës dhe kërkohej t’u jepej dhe titulli i gjyqtarit apo kandidatit për gjyqtar ndërkombëtar. Në këtë listë, për të cilën nuk pati asnjë vërejtje nga ana e CEV-it, perfshihet edhe gjyqtari i dyte i ndeshjes “Dinamo”-“Lohof”. Në qoftë se sipas CEV-it aktivizmi i gjyqtarëve tanë pa kategorinë ndërkombëtare përbën shkelje, atëherë përse heshti ndaj kërkesës sonë?! Pse nuk mori masa për të dërguar 2 gjyqtarë të huaj nderkombëtarë?! Në vazhdën e veprimeve të tij të njëanshme CEV-i ka toleruar hapur pjesëmarrjen e ekipit “Lohof” në kupën e kampioneve ndonëse ky ekip është klasifikuar i dyti në kampionatin e volebollit të RFGJ. Në fakt, siç bëhet e ditur dhe nga gazeta “Suddeutsche Zeitung” e datës 6 prill 1981, ekip kampion është shpallur “USC Mynster”, për të cilin Federata jonë është njofluar zyrtarisht nga CEV-i. Kjo përbën shkelje të pikës 1.3 të rregullores, e cila përcakton qartë se pjesëmarrës në aktivitetet e kupës së kampioneve duhet të jenë vetëm ekipet kampione. Në dritën e këtyre fakteve, vendimi i Konfederatës Evropiane të Volejbollit për përsëritjen e ndeshjes, apo edhe vendimi i saj i mëparshëm për ta zhvilluar këtë ndeshje në një vend të tretë, flet qartë për veprime jomiqësore e diskriminuese ndaj Federatës Shqiptare të Lojërave, që dikush i nxit dhe i manipulon me qëllime të caktuara. Federata Shqiptare e Lojërave nuk mund të pajtohet kurrë me vendime e veprime të tilla të padrejta. Ajo refuzon kategorikisht që ekipi ynë “Dinamo” të zhvillojë një ndeshje të tretë, duke qenë plotësisht e bindur në drejtësinë e qëndrimit të saj.

Për ta mbyllur, do të doja të kujtoja suksesin e Teutës së Durrësit, që në Kupën e Kupave të 1992-93, hakmerret për padrejtësitë ndaj Dinamos së Ela Tases. Katër fitore të njëpasnjëshme me Ha Po El (3-2 në Tel Aviv dhe 3-0 në Durrës) dhe kundër grekeve të Paneliniosit (3-0 në Athinë dhe 3-2 në Durres), i vendosin shqiptaret mes tetë skuadrave të para europiane fituese të kupave kombëtare.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2003 02:51
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Ela Tase

Ela Tase ka qenë një prej volejbollisteve më të mëdha evropiane të viteve ’80, edhe pse nisi të tërhiqte vëmendjen ndërkombëtare që nga vjeshta e 1978, gjatë një çerekfinaleje të bujshme të Kupës së Kampioneve. Shorti kish vendosur përballë Dinamos së Tiranës skuadrën çeke të Sllavia Bratisllavës, që dy vjet më parë kish fituar Kupën e Kupave (sot Top Teams Cup). Shqiptaret kryesuan 3-1 në Karpate, por në Tiranë, kur kalimi në gjysmëfinale dukej i sigurt, Sllavia hakmerret për humbjen në shtëpi dhe kalon turin vetëm me një pikë diferencë: 101-102. Në të dy takimet spikati mbi të gjitha vajzat Ela Tase, që, që në Spartakiadën e Tretë të 1974, vetëm 15 vjeç, zuri vendin e dytë së bashku me skuadrën e saj Dinamon, duke humbur me 17 Nëntorin e Tiranës (1-3).
Në 1979 Ela Tase shpallet volejbollistja më e mirë e Ballkanit dhe fiton me Kombëtaren shqiptare Medaljen e Bronxit në Kampionatin Ballkanik të Bukureshtit (titullin si më e mira në Ballkan e rimerr në 1986, dhe në 1988, në moshën “e nderuar” 29 vjeçare!). 1980 inagurohet me finalen e parë të Dinamos së femrave në një manifestim evropian: pasi eliminojnë skuadrën e Gjermanisë Federale të Shvertes (1-3, dhe 0-3 në Tiranë) dhe favoriten italiane të 2000Uno Barit (3-1, dhe 0-3 në Tiranë), shqiptaret e drejtuara nga Ela Tase mbërrijnë në finalen çeke të Jiçinit. Pas një humbjeje me zonjat e shtëpisë të Rúda Hvezda Bratisllavës (që fituan kupën), mundën me rezultat të pastër (3-0) Nimse Budapestin (Kampione e Europës në 1972-73). Vetëm një humbje e papritur kundër turkeve të Eczacibasi-t të Stambollit e privon Dinamon nga vendi i dyti apo i tretë: për diferencë pikësh rezultojnë të dytat, të tretat dhe të katërtat për barazim në klasifikim dhe diferencë setesh (4 pikë dhe sete 3-6).
Në gjysmën e parë të viteve ’80.

Vazhdon...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2003 02:54
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:34 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Volejboll > volejboll

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.