THe_AnSwEr
unknown
Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681
|
Rikthehet te gjykoje vijerojtesja seksi
Ana Paula de Oliviera, vijerojtesja 27-vjecare, qe u pezullua gati nje vit pas dy golave te anuluar dhe qe sollen eliminimin e Botafogos nga Kupa e Brazilit, eshte kthyer ne fushe si asistente e gjyqtarit ne nje ndeshje te divizionit te dyte, ne kampionatin shteteror te San Paolos. Pas pezullimit, gjyqtarja kishte fituar shume popullaritet dhe i ishin kushtuar shume kronika, sepse kishte pozuar nudo per revisten “Playboy”.
U bllokua per 245 dite, por jo per fotot seksi, qe u botuan nga “Playboy”. Ana Paula de Oliviera, 27 vjece, eshte vijerojtese. Fakti qe eshte edhe bukuroshe, perben nje plus per te, por vetem pasi mori pezullimin nga CBF (federata braziliane). Me 24 maj 2007, solli eliminimin e Botafogos nga Kupa e Brazili, pasi anuloi padrejtesisht dy gola ne stadiumin Marakana, gjate ndeshjes kunder Figueirenses. Gabim shume i rende dhe pezullim nga shefat e gjykimit braziliane. Ashtu sic ndodh edhe ne Itali, vetem se nga keto ane nuk ka arbitra dhe asistente shume seksi. Askush nuk do te enderronte t’i propozonte Airoldit apo Taljaventos te pozonte te “Playboy”. Ana Paula e beri, por tani perben lajm se eshte kthyer te “punoje” ne fushat e futbollit. Kjo ndodhi ne serine A2 te kampionatit te San Paolos, ne ndeshjen mes Sao Zhoze dhe Takuaritinges: “Jam shume e lumtur, eshte dicka e pabesueshme, nuk e kuptoni sesa e lumtur jam, shkruan Ana Paula ne sajtin e saj zyrtar. Per mua eshte si te drejtoj nje finale kampionati”. Federata nuk e ka denuar kurre sepse pozoi nudo, edhe pse nuk e mbeshteti kete mendim: “Nga pikepamja profesionale, ka thene Edson Resende, presidenti i komisionit te gjyqtareve, nuk me duket se eshte gjeja e duhur per t’u bere; nje personazh publik, nje arbiter, duhet te kete njefare sjellje, por eshte e drejta e saj dhe me siguri ka fituar shume para”. Te shpresojme qe Ana Paula te jete ne forme, sepse ne vjeshte nuk mundi te kaloje testet atletike te FIFA-s dhe te Federates Pauliste te Futbollit. Por, me siguri, nuk i ka humbur cilesite e saj fotozhenike.
Arbirti perjashton dy here lojtarin
Gjyqtari Edmilson Timoteo da Silva, ka ndeshkuar tre here me karton te verdhe lojtarin brazilian, Paulo Araujo, duke e perjashtuar dy here. Situata groteske u ndertua keshtu: Paulo Araujo u ndeshkua ne fushe dy here, pas disa faulleve te njepasnjeshem, duke marre me pas kartonin e kuq. Rregullorja e detyron lojtarin te shkoje ne dhomat e zhveshjes. Paulo Araujo qendroi ne fushe, pa u vene re nga gjyqtari. Lojtari keshtu beri nje faull tjeter. Ne ate pike, gjyqtari shkoi per ta ndeshkuar me karton te verdhe, por aty kuptoi se lojtari nuk duhej te ishte aty, keshtu ja tek erdhi kartoni i dyte i kuq. Kjo ishte batuta e fundit e gjyqtarit: “Nuk kam pare kurre dicka te tille. Dikush me tha se mund te perfundoja ne librin Guinnes, per gjithe ato kartone...”.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|