tolstoy86
Anëtar Aktiv
Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362
|
Universiteti EPOKA
Shume interesant ky lajmi, te kujton seriozitetin e universiteteve serioze te gjith botes dhe perpjekjen e tyre per te terhequr prane vetes nxenes cilesore..gjithe te mirat
http://gazetastart.com/?faqe=shfaqforum&LajmID=27193
Epoka University shpërblen më të mirët
E RENDESISHME
Për të mbështetur arsimin në Shqipëri dhe për ta rritur cilësinë e tij, Universiteti i Kolegjeve Turke "Epoka", sjell një surprizë për të gjithë ata maturantë që janë rradhitur në 600 të parët në provimin e Maturës Shtetërore të zhvilluar këtë vit.
Dhe ja surpriza:
- 100 të parët fitojnë 100% bursë studimi dhe akomodimi (konvikt)
- 100 të dytët fitojnë 100% bursë studimi
- 100 të tretët fitojnë 80% bursë studimi
- 300 të tjerët fitojnë 60% bursë studimi
Pas një eksperience mjaft të suksesshme të Kolegjeve Turke ‘Mehmet Akif’ dhe ‘Turgut Ozal’ në Shqipërinë post komuniste, një tjetër institucion mjaft i rëndësishëm për përgatitjen e të rinjve shqiptarë, ballkanas e më gjerë çel dyert e tij për studentët e rinj në vitin akademik 2008-2009. Me qëllim përgatitjen sa më të mirë sipas standardeve bashkëkohore, Universiteti Epoka, për herë të parë në Shqipëri sjell risinë e mësimdhënies në gjuhën angleze të shoqëruar me staf të përgatitur ndërkombëtarë.
Rrugëtimi drejt Universitetit Epoka:
Universiteti Epoka u çel pas një eksperience 15 vjeçare të të parave shkolla jo-publike në Shqipërinë e pas vitit 1990. Çelja e këtij universiteti erdhi si nevojë dhe kërkesë nga ato mijëra familje të cilat ua besuan fëmijët e tyre Kolegjeve Turke, “Mehmet Akif”, “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës, dhe së fundi edhe “Hasan Riza Pasha” në Shkodër. Suksesi të cilin kolegjet turke i sollën Shqipërisë gjatë këtyre viteve nga kompeticionet ndërkombëtare, duhej të vazhdohej më tej edhe me përgatitjen profesionale të të rinjve shqiptarë, duke ofruar kështu mundësi më të mëdha formimi shumëdisiplinor, në mënyrë që studentët e sotëm e që nesër do të jenë e ardhmja e vendit, të përmirësojnë produktivitetin e organizatave, pjesë e së cilave do të jenë.
Stafi
Universiteti Epoka, në shtatë departamentet që ka çelur, ka një staf të përgatitur dhe me eksperiencë në universitetet më me zë në Evropë, SHBA etj. Studentët shqiptarë, për herë të parë kanë mundësi të marrin leksione nga një numër kaq i madh pedagogësh me titull Prof. Dr. Kështu,
- Në fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit, japin mësim në total 29 pedagogë, 8 nga të cilët zotërojnë titullin Prof.Dr., 12 PHD dhe 9 që kanë mbaruar studimet pasuniversitare Master në universitete të ndryshme evropiane dhe amerikane.
- Në fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Arkitekturës, japin mësim në total 28 pedagogë, 6 nga të cilët Prof.Dr., 15 PHD dhe 7 që kanë mbaruar studimet pasuniversitare Master.
- Në fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Inxhinierisë së Kompjuterit, japin mësim në total 14 pedagogë, 7 nga të cilët Prof.Dr., 1 PHD dhe 6 që kanë mbaruar studimet pasuniversitare Master.
- Në fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ka gjithsej 34 pedagogë, 8 nga të cilët janë Prof. Dr, 15 mbajnë titullin PHD dhe 5 të tjerë me Master.
- Në fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Departamenti i Finance Banking, ka gjithsej 38 pedagogë, 15 nga të cilët janë Prof. Dr, 19 mbajnë titullin PHD dhe 5 të tjerë me Master.
- Në fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Departamenti i Ekonomiksit, ka gjithsej 39 pedagogë, 15 nga të cilët janë Prof. Dr, 19 mbajnë titullin PHD dhe 6 të tjerë me Master.
- Në fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Departamenti i Administrim Biznes, ka gjithsej 38 pedagogë, 13 nga të cilët janë Prof. Dr, 19 mbajnë titullin PHD dhe 5 të tjerë me Master.
Institutet dhe qendrat kërkimore:
Me qëllim studimi mbi çështje dhe probleme të caktuara, Universiteti Epoka ka çelur dy institute, në përbërje të të cilave ka katër qendra kërkimore. Qëllimi për çeljen e këtyre instituteve ka të bëjë me rritjen e veprimtarisë kërkimore dhe shkencore jo vetëm brenda stafit akademik, por duke përfshirë këtu edhe vetë studentët.
Kështu, në përbërje të Institutit të Shkencave të Natyrës, gjenden Qendra e Formimit të Vazhdueshëm, në programin e të cilës ka organizim trajnimesh, seminaresh dhe konferencash me pjesëmarrje të akademikëve të ardhur nga vende të ndryshme të botës; dhe Qendra Kërkimore e Tërmeteve, e para kjo në Shqipëri dhe mjaft e rrallë në rajon.
Në Institutin e Shkencave Sociale, ka gjithashtu dy qendra kërkimore: Qendra për Studime Evropiane dhe Qendra e Kërkimit dhe Aplikimit
Arsimim 100 për qind në gjuhën angleze:
Përvoja ndërkombëtare e viteve të fundit ka dëshmuar se njohja e anglishtes është vendimtare për rritjen e aftësive konkurruese në tregun botëror të burimeve njerëzore. Dihet qartë tanimë që ekziston një lidhje e fortë midis zhvillimit ekonomik dhe komunikimit duke patur parasysh problemin e madh qe sjell larmia e gjuhëve që fliten në botë për komunikimin dhe krijimin e marrëdhënieve të shëndosha. Në një botë gjithnjë e më globale njohja e anglishtes sjell një avantazh të krahasuar shumë të rëndësishëm pasi gjuha angleze, për shkak të faktorëve të ndryshëm historik është përdorur tashmë gjerësisht në gjithë botën si ura e artë që lidh njerëzit që i përkasin kombeve, racave apo feve të ndryshme. Zgjerimi i pandalueshëm i tregut ndërkombëtar lë të kuptojmë se që të zhvillojmë ekonominë shqiptare duhet të jemi sa më të përgatitur për të, dhe njohja masive e gjuhës angleze është një ndër hapat kryesore.
Duke parë vlerën që gjuha angleze ka fituar gjatë shekullit të kaluar dhe në vazhdim, Universiteti Epoka jep arsimim të plotë në këtë gjuhë. Tekstet dhe materialet shtesë të përgatitura nga stafi mësimdhënës, janë 100 për qind në gjuhën angleze.
Programi mësimor:
Programi arsimor në Universitetin Epoka është bazuar në atë amerikan. sistemi është katër vjeçar dhe në të përfshihen mundësi praktikimi të teorive. Metodat e mësimdhënies janë një kombinim i leksioneve, seminareve dhe orëve të veçanta të praktikimit të teorisë në laboratorët përkatës. Diploma e Universitetit Epoka njihet në të gjithë vendet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Studentët e Universitetit Epoka që paraqesin rezultate të larta në mësime, mund të përfitojnë të drejtën e studimit në një degë të dytë. Krahas teorisë, Universiteti Epoka n bashkëpunim me kompani të mëdha vendase dhe të huaja, mundëson edhe praktikë për studentët e tij.
Universiteti Epoka, për të sjellë në auditoret e saj zhvillimet më të fundit të botës së përparuar, ka vendosur binjakëzim me disa universitete amerikane dhe evropiane. Universitetet me të cilat bashkëpunon UE, janë :
Columbia Univesity in New York City New York City/NY, University of Texas at Austin Austin/Texas, University of Iowa Iowa city/Iowa, University of Illinois at Chicago Chicago/IL,Iowa State University Ames/IowaWestern Illinois University Macomb/ Illinois,Southern Methodist University Dallas/TX, Wayne State University Detroit/ Michigan, Illinois Institute of Techology Chicago/IL, University of Texas at Dallas Dallas/TXSoutheastern Oklahoma State University Durant/ Oklahoma, Adelphi University Garden City/ NY,University of Northern Iowa Cedar Falls/Iowa,University of Florida Gainesville/Florida,Upper Iowa University Fayette/Iowa) Nga këta Universiteti i Iow a-s, Universiteti i Floridas, Universiteti i Illinois-t në Chicago, janë në dhjetëshën e parë në SHBA (Top Ten).
Pranimi i Studentëve:
Të gjithë mund të kenë shansin për të trokitur në derën e Universitetit Epoka, por jo të gjithë mund të studiojnë në të. Pranimi në Universitetin Epoka bëhet përmes një testimi. Në këtë testim, maten njohuritë e përgjithshme të kandidatit për student. Studentët që arrijnë të kalojnë provimin, testohen sërish në mënyrë që të përcaktohet niveli i gjuhës angleze. Sipas pikëve që marrin në testimin e gjuhës, ata kalojnë direkt në vitin e parë të degës që kanë zgjedhur, ose i detyrohen një viti përgatitor për gjuhën angleze.
Laboratorë modern:
Universiteti Epoka, në mënyrë që studentët të përvetësojnë sa më mirë teorinë dhe me angazhimin e tyre në studime shkencore, vë në dispozicion të tyre laboratorë mjaft modern e që janë një risi për shkencën në Shqipëri. Kështu, krahas laboratorëve të kompjuterit dhe të departamenteve të tjerë, një risi për mbarë rajonin është Laboratori i Materialeve të Ndërtimit, i pari ky i këtij lloji në Shqipëri. Në këtë laborator, gjendet teknologjia e fundit e cila përdoret matjen dhe kontrollin e cilësisë dhe karakteristikave të çimentos dhe betonit. Qëllimi është që të kontrollohet sa më mirë lënda e parë në ndërtim, gjë kjo mjaft e rëndësishme për parandalimin e shembjeve në rast tërmeti apo fatkeqësisht të tjera natyrore.
Biblioteka tradicionale dhe ajo online, është një tjetër mundësi që Universitet, Epoka ofron. Tashmë studentëve nuk ju nevojitet që të shfletojnë me mijëra faqe për të gjetur materialet e nevojshme për studimet e tyre. Me anë të një kodi personal, ata kanë mundësi të investigojnë në arkivat e bibliotekave më të mëdha botërore online.
Smart Bord është teknologjia më e fundit që Universiteti Epoka sjell në Shqipëri. Përmes saj, ai u mundëson studentëve mësimdhënien në mënyrë të drejtpërdrejtë të pedagogëve të huaj nga vendet ku ata ndodhen. Kështu, mjaft mirë, një profesor nga SHBA, nga universiteti ku ai ndodhet mund të shpjegoj leksione për studentët në Universitetin Epoka dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Interneti, është një pjesë e pandarë e programit akademik në Universitetin Epoka. Në çdo ambient të brendshëm apo edhe të jashtëm të tij,studentët kanë mundësi të lidhen me internet wireless me laptopët e dhuruar nga universiteti. Leksionet e shpjeguara nga pedagogët, jepen gjithashtu në paketë dixhitale, duke mos penguar kështu pjesëmarrjen aktive të tyre në mësim.
Mbështetja financiare për studentët:
Për të mbështetur arsimin në Shqipëri dhe për ta rritur cilësinë e tij, Universiteti i Kolegjeve Turke "Epoka", sjell një surprizë për të gjithë ata maturantë që janë rradhitur në 600 të parët në provimin e Maturës Shtetërore të zhvilluar këtë vit.
Dhe ja surpriza:
- 100 të parët fitojnë 100% bursë studimi dhe akomodimi (konvikt)
- 100 të dytët fitojnë 100% bursë studimi
- 100 të tretët fitojnë 80% bursë studimi
- 300 të tjerët fitojnë 60% bursë studimi
Mundësi luksoze akomodimi:
Unversiteti Epoka, ofron gjithashtu edhe mundësi akomodimi për studentët e tij. Aktualisht ndodhen dy konvikte, një për djem dhe një vajza. Në këto konvikte, Universiteti Epoka mundëson kushte mjaft luksoze. Dhomat e studentëve variojnë nga 2 në 3 studentë, ato janë të pajisura me krevatë, tavolinë studimi personale, garderobë personale, tualete dhe kushte kondicionimi. Në konviktet e Universitetit Epoka, studentët kanë mundësinë e ngrënies së mëngjesit dhe të darkës.
16/09/2008 17:30
__________________
dita me e bukur: sot
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|