lule
at this moment in time...
Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269
|
Si e sfidoj Pentagonin dhe bankat, në emër të betejës për të vërteten
Intervista
Julian Assange jeton në një univers sekretesh dhe nuk kishte si të mos ishte i fshehtë edhe takimi me të, me njeriun që është shndërruar në armikun e madh të Pentagonit të shumëpushtetshëm.
Njeriu që ka themeluar një sajt interneti në dhjetor të vitit 2006 është edhe zhgjëndrra më e madhe e bankave të mëdha, shoqërive shumëkombëshe dhe qeverive.
Kam lexuar një titull, sipas të cilit keni thënë këtë frazë: “Jam një gazetar militant”. Është e vërtetë?
Unë jam një botues. Dhe në këtë pozicion, njëherazi jam edhe drejtor dhe zëdhënës i publikimit tonë. Me gazetarinë kam filluar lidhjet e para që kur kam qenë 25 vjeç, kur mora pjesë në një shkrim për librin “Underground” dhe aktualisht duke e pasur parasysh situatën e gazetarisë në këto kohë, pafuqishmërinë e këtij profesioni, do të ndihesha i ofenduar që të quhesha gazetar.
Po përse?
Për abuzimet e gazetarisë.
Për cilat abuzime e keni fjalën?
Abuzimi më i madh është mënyra se si gazetarët e rrëfejnë, apo më mirë e raportojnë luftën. Janë ata gazetarë që bëhen bashkëpërgjegjës të luftës, gazetarë që nuk bëjnë pyetje, që heqin dorë nga e drejta e tyre dhe integriteti personal për t’u shndërruar në zëdhënës të burimeve zyrtare qeveritare.
Cili është në këtë moment armiku juaj më i madh?
Nga këndvështrimi i forcave që janë impenjuar për të na penguar do të thosha që armiku më i madh për mua është ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Cilët janë armiqtë tuaj të tjerë?
Bankat. Pjesa më e madhe e sulmeve të ligjshme që kemi marrë vjen nga bankat. Jemi sulmuar edhe nga Kina kur publikuam një material që kritikonte aktivitete të ndryshme të qeverisë së Pekinit. Jemi sulmuar edhe nga kulte, sekte që kryejnë abuzime të tilla si Kisha e Shkencologjisë, mormonët...”.
Këta armiq ju bëjnë që të keni frikë për jetën tuaj?
Disa syresh, si për shembull Daniel El-Isberg, njeriu që në vitin 1971 zbuloi dokumentet e Pentagonit, në lidhje me luftën në Vietnam. Ai këmbëngul që jeta ime është në rrezik.
Po ju vetë çfarë mendoni?
Mendoj që rreziku gjithmonë ekziston, i vogël gjithsesi, po jo i pajustifikueshëm. Ka një rrezik shumë serioz në lidhje me arrestimin dhe procedimin tim. Janë duke u përpjekur që të montojnë një skenar spiunazhi kundër meje dhe anëtarëve të tjerë të organizatës.
Vendimi juaj për të publikuar emrat e informatorëve afganë kur bëtë publikë dokumentet për Afganistanin bëri shumë bujë... Mendoni se keni bërë një gabim në këtë rast?
Duke publikuar 76 mijë dokumentet e rezervuar, ndër 90 mijë që kishim në tërësi, e dinim që kishte shumë gjëra për t’u diskutuar. Ato dokumente rrëfyen datën, orën, vendin dhe rrethanat e vdekjes së 20 mijë vetave. Gjatë dy muajve që pasuan publikimin e atyre materialeve, me sa dimë ne, asnjë civil afgan nuk është dëmtuar nga publikimi i tyre.
Alan Rusbridger, drejtori i gazetës “The Guardian”, thotë se media tradicionale e ka braktisur gazetarinë investigative, sepse është shumë e kushtueshme dhe nuk është shumë “seksi”. Jeni dakord me një gjë të tillë?
Po. Gazetarët e kanë braktisur tërësisht gazetarinë investigative. Kjo është e sigurt. Çmimi që ti paguan për një gjë të tillë është i shtrenjtë: të krijon armiq, të detyron që të shpenzosh shumë para për beteja ligjore. Unë mendoj se njerëzit e duan gazetarinë investigative, sigurisht jo të gjithë, por, kostoja për fjalë e kësaj gazetarie krahasuar me zhanret e tjera të gazetarisë është shumë më e lartë.
A mund të ndryshojnë gjërat? Evolucioni dixhital dhe iniciativa të tilla si ajo e “Wikileaks” a mund të prodhojnë në të tashmen dhe në të ardhmen gazetarë të pavarur?
Mund të shkojmë në dy drejtime. Ndoshta do të arrinim në një sistem me një kontroll më të madh gjyqësor dhe marrëveshje ndërkombëtare ose ndoshta do të shkonim drejt një standardi të ri ku njerëzit presin një informacion më agresiv ndaj pushtetit.
A jeni optimist?
Jemi aktualisht në një udhëkryq, jo vetëm për gazetarinë. Për këtë arsye është shumë interesante që të jesh pjesë e një projekti gazetaresk të përmasave të mëdha si “Wikileaks”. Me veprimet tona të përditshme jemi duke përcaktuar fatin e mediave ndërkombëtare për sa i takon viteve të ardhshëm.(Shqip)
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|