AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
JAPONIA - Frikë nga shpërthimet bërthamore
Kryeministri japonez, Naoto Kan e konsideroi situatën si më të rëndën që pas Luftës së Dytë Botërore, kur vendi i tij u godit nga dy bomba bërthamore. (UPDATE)
“Nëse japonezët do ta kalojnë këtë krizë, kjo varet nga secili prej nesh. Besoj fuqimisht se ne mund të tejkalojmë tërmetin dhe tsunamin duke qenë të bashkuar”, tha Kan.
Ai tha se situata në centralin bërthamor të Fukushimës, një nga prefekturat më të goditura prej tërmetit prej 9 ballësh pas përditësimit prej agjencisë sizmiologjike japoneze, është e rëndë.
Sistemet e ftohjes në 2 reaktorët e centralit Fukushima 1 pushuan se funksionuari fill pas tërmetit që goditi brigjet veri-lindore të Japonisë. Pas shpërthimit të së shtunës në këtë reaktor, autoritetet pranuan se në zonë nivelet e radioaktivitetit kishin kaluar limitet.
Të paktën 19 persona po trajtohen pas ekspozimit radioaktiv. Punonjës me veshje speciale kontrollojnë të gjithë banorët për shenja radioaktiviteti, ndërsa këta të fundit po përpiqen të largohen.
Televizioni japonez, NHK raportoi se mbi 310 mijë persona në mbarë vendin, u shpërngulën në tenda. Shumë prej tyre kishin mbetur pa energji elektrike. Zyrtarët njoftuan se do të shtohet me 100 mijë numri i ushtarëve që veprojnë në zonën veri-lindore të Japonisë.
Vendi po jeton me frikë pas alarmit se ekziston rreziku për një shpërthim të dytë në centralin bërthamor Fukushima 1. Teknikët po përpiqen me të gjitha mjetet të ftohin reaktorin 3. Agjencia bërthamore japoneze, shpalli gjendje e jashtëzakonshme edhe në një central të dytë në Anagau, ku janë regjistruar nivele të larta të kontaminimit.
Televizioni NHK raportoi se numri i të vdekurve është 1131, ndërsa policia paralajmëroi se numri i viktimave mund të kalojë mbi 10 mijë.
Ekspertët po përpiqen të mbajnë nën kontroll një tjetër reaktor bërthamor në rrezik shpërthimi pasojat e të cilit do të ishin edhe më të rënda.
Në zonën e goditur nga tsunami llogariten të paktën 10 mijë viktima ndërsa mbi 300 mijë persona janë evakuuar.
Shkencëtarët thonë se tërmeti e ka lëvizur Japoninë me 2.4 metra nga vendndodhja e saj e mëparshme.
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|