Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Edi Rama, nje Politikan frikacak
Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Edi Rama, nje Politikan frikacak

Opozita që (nuk) duhet


-Pjese nga nje shkrim i soten:Arben Rrozhani-

Ndoshta duhet “sqaruar” pak opozita e “prekur” për kritikën ndaj Edi Ramës në gazetën “Shekulli”. Fillimisht duke renditur ndonje prej reagimeve te “Shekulli Online”.

Një komentues, duke rrëmuar arkivën e gazetës “Shekulli” kujton se: “Edhe për 21 janarin ka patur një qëndrim të ashpër ndaj Edi Rames. Dhe më poshtë sjell linkun e një editoriali të shkruar nga kryeredaktori i Adrian Thano, botuar në 28 janar 2011, një javë pas masakrës së qeverisë ndaj popullit protestues me titull: Me lule dhe qirinj përballë të akuzuarit për vrasje (?!)”, paragrafi i fundit i të cilit ishte: Por le të kemi të qartë, një gjë. Të gjithë.. Ne të “medias” dhe gjithë “burrat e shtetit” qofshin të shitur apo të frikësuar. Zemërimi i popullit është sot më i madh se kurrë. Atë nuk do ta shuajnë dot plumbat. Por atë nuk do ta shuajnë dot as lulet dhe qirinjtë. Jo, i dashur Edi. Ti nuk e ke këtë të drejtë. Kjo është një gjë shumë më e madhe se ty. Lulet dhe qirinjtë i vendosëm që në 22 janar. Ti, sot ke dy rrugë: Ose të pranosh të jesh trupëzimi politik i këtij zemërimi, ose të mos jesh më lider. Zgjidh të parën. Ndryshe, ky zemërim do të marrë edhe ty përpara, bashkë me vrasësit e 21 janarit”.

Për të mos i dhënë më shtysë imagjinatës së të papunëve të opozitës, komenteve denigruese ndaj medias që ka qenë gjithnjë në krah të opozitarëve dhe popullit të vuajtur, mesazherëve që bëjnë politikë vetëm me sms-ra dhe debatit pa bukë për orientimin politik të medias antiqeveritare, do të themi nja dy fjalë për opozitën që ishte, luftoi dhe erdhi në pushtet, edhe pse me mashtrime se të tillë e ka genin, por ama erdhi, sepse kishte dëshirën, motivin dhe energjinë për të ardhur në pushtet, pra për PD-në, për të thënë se si (nuk) duhet të jetë opozita, edhe pse edhe në këtë krahasim mund të ketë një problem “etik”, nga krahasimi mes PD-së dhe PS-së, siç ishte tingëlloi krahasimi mes Ramës dhe Metës, si politikbërës.

PD-ja e Sali Berishës nuk e pranoi humbjen që ditën e katërt të daljes në opozitë. Në 3 korrik 1997 mori armët, gjoja për të mbrojtur nderin e cënuar të monarkistëve të humbur në referendum për ndryshimin e formës së rregjimit dhe sulmuan selinë e KQZ-së. Berisha ende president ishte në krah të tyre, se nuk mund të pranonte humbjen edhe pse ishte ai dhe pushteti i tij, fajtori i djegies së Shqipërisë, vjedhjes së shqiptarëve te firmat piramidale, mbi 4000 jetëve të humbura dhe imazhit të rrënuar të vendit në arenën ndërkombëtare. Nuk u dorëzua dhe shfrytëzoi 13-14 shtatorin 1998, kur me bomba, antitanke dhe molotovë sulmoi e pushtoi institucionet. Në 17 shtator, siç është fiksuar në fotot e kohës, si fajkua, ngrihej mbi supet e mbështetsve të paktë dhe ngulmonte për rrëzim qeverie, edhe pse bota e braktisi, edhe pse një ditë më pas do tia hiqte imunitetin e deputetit shumica e majtë në Kuvendin e Shqipërisë.

Për shumë muaj zvarriti mbështetësit e paktë në mitingje, sulmoi sërish institucione si në 28 nëntor 2000 dhe edhe pse u ndalua për disa orë si kriminel ordiner në policinë e Tiranës, nuk e zbraps.

Mori pjesë nëpër fushata zgjedhore, ku më shumë humbi se fitoi. Krahas luftës guerile brenda vendit, dërgoi ata të paktë njerëz me njohje për të denoncuar në kancelaritë e huaja, mashtrimet zgjedhore, “Dushkun e vogël” apo “Dushkun e madh”. Një vandak dosjes të trasha blu udhëtuan sa nga Brukseli në Uashington. Deri në 2004 kur ulej këmbëkryq para selisë së qeverisë së drejtuar nga Fatos Nano, Sali Berisha nuk iu nda rrugës, mitingjeve dhe ambicies për të rimarrë pushtetin. Edhe pse vendi kishte ecur përpara, duke rimëkëmbur atë Shqipëri të shkatërruar që kishte lënë në pranverën 1997.

Dhe këto të gjitha, duke mbledhur çika-çika njerëz e kontribute modeste, sepse askush nuk shkonte më te ajo seli e bastisur deri në qindarkën e fundit në 1997 nga demokratët e ikur nga pushteti. Dhe nuk u ep derisa në një vit i veshi PD-së së vjetër lëkurën e paqtë të KOP-it me imazhin e ri të shpresëdhënësve, për të rimarrë pushtetin e lënë në 3 korrik 2005 nga socialistët e zhytur në llumin e korrupsionit, kleptokracisë dhe vetëkënaqjes. Për të marrë pastaj qeverinë e me radhë të gjitha pushtetet.

Ky paralelizëm aspak “etik” mes një opozite, si PD, që kur vjen në pushtet i sjell vetëm fatkeqësi popullit dhe një opozite, si PS, që kur ka pushtetin, e ka për të keqen e vet, bëhet për të thënë shtruar një pyetje: Mos kjo opozita e sotme e ka të keqen se edhe pse opozitë me pushtetin qendror, është e kënaqur, sepse tek e fundit, ka pushtetin te copa e majme e pushtetit vendor? Dhe nuk i leverdis të luftojë edhe kur ia vrasin njerëzit që mbledh në protestë, edhe kur ia vjedhin ditën për diell votat që përkrahësit hedhin për të?

------------------------------------------------------------





-nga Vizioner-

Sic shkruhet dhe lihet te kuptohet ne Artikullin me lart, por, njekohesisht shpreh dhe une mendimin tim se;
Opozita shqiptare dhe me sakte drejtuesi i saj Edi Rama, me (mos)veprimet e tije tregon se s'eshte gje tjeter vetem nje Dogamxhi dhe Frikacak Politikan!

Ai, iku me bishtin nder shale nga bashkia kur, Krimineli Sali dhe zagari i tije Basha e VODHEN ne "mes te dites" dhe ne sy te te gjithe Shqiptarve dhe Botes.
Ai, nuk di-ti te mbroje Karriken e vet nga hajdutet, dhe jo me te mbroje Voten e popullit, te mbroje Demokracine e nje vendi!!!
Pa pike Burrerie, pa pike Karakteri, pa pike Morali e la popullin-elektoratin e tije qe e mbeshteti dhe e besoji gati verberisht ne Dogamt e tije rreth Demokracise dhe ruajtjes se Votes se Lire, ne dore te Krimineleve!

Ne Intervisten e tije te fundit, para pak ditesh th se "Nuk i veje flaken Shqiperise se vodhi Saliu votat"!!!???

Per cfare flake e ke fjalen Z. Rama!?
Kur ti, nuk shikoke akoma dot tymin qe po i del Shqiperise nga flaka qe i ka vene Krimineli Sali Berisha atehere, je nje Politikan QORR qe vetem per karriken tende ke menduar gjithe keto kohe!

Ne, perkrahesit e tu, duke besuar ne idete e tua te mbeshtetem edhe kur ti beje nje hap prapa ne rrugen per rrezimin e Diktatorit. Te mbeshtetem sepse besonim se pastaj do te beje tre hapa perpra, por ti, jo vetem qe nuk ndejte ne po ate vend, por ike me bishtin nder shale!

Ti zgjosh-japesh shpresa njerzimit nuk eshte gjithmone e lehte, duhet kohe, por ti perdhunosh ato, duhen vetem pak minuta.

Kur ti, nuk ndjen ne shpirtin tend vuajtjen e popullit tend, mjerimin dhe pasigurine e jetes, diktaturen e instaluar qe po venit jeten e atije populli, nuk ndjen dhimbjen e familjeve te te vrareve me 21 Janar te cilet te ndoqen, te cilet dolen ne rruge per Demokracine dhe zhdukjen e Diktatures nuk meriton te jeshe as Udheheqesi i JONE!

Ti, nje frikacak, je "strukur" tani ne jeten tende Luxoze dhe fatet e vendit i le ne dore te Krimineleve!

Ti, me (mos) veprimet e tua, do te ngelesh ne histori si DESHTAKU me i Madh politikan i gjithe kohrave shqiptare.

Ti, je nje HIC!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Gusht 2011 13:23
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Populli të do, bash për këtë ditë!

Vargje nga Arben Duka


U bënë ca kohë,

Që gjëkund s’je dukur,

Kryetar i dashur,

Vallë ku je strukur?!



Dil dhe ngrije zërin,

Na le me Saliun,

PS ka fituar,

Jugun dhe Veriun!



Ka fituar thellë,

Edhe pse vota rrodhën,

Edhe pse barbarët,

Tiranën na vodhën!



Dhe pse të luftuan,

Maskarenj nga tanët,

Dhe pse s’të votuan,

Kastriot Islamwt!



Saliu vazhdon,

Me inagurime,

Ndërsa opozita,

Vazhdon me pushime!



Po ti dil o Edi,

Dil dhe prishja festën,

Dhe mbaje të gjallë,

Në popull protestën!



Në vapën e gushtit,

Hekuri po ftohet,

Kur ti të kujtohesh,

Asnjëri s’do çohet!



Kur je vrarë e vjedhur,

Nuk duhet shumë mend,

Ta kuptosh se vendin,

S’e ke në Kuvend!



Po e ke në shesh,

Në ballw të revoltës,

Jo në funerale,

Në kujtim të votës!



Ti ngrihu nga gjumi,

Gjëmo opozitë,

Populli të do,

Bash për këtë ditë!

----------------------------------------------------


Kujt i thua, nje FRIKACAKU!?

Nuk e mendoja te ishte i tille,
i dhurova shpresen,
por Edi, ia vuri fshesen!
Ai i ndigjon shume “nderkombetaret”,
por harron se nder to (mund) fshihen dhe tradhetaret!

Hm… nuk jam Poet, por disa fjale rimojne e dalin nga shpirti vetvetiu.
Te shikosh tani, nje Edi Rame te strukur diku, me friken ne shpirt se mos e vret Krimineli Sali, duke lene Popullin ne duart e Diktatorit Mafioz!!!
Po te pakten te kete guximin te dali ne popull e te thote hapur “Kam frike. Terhiqem . Gjejeni vete rrugen e Lirise nga Diktatori”!
Por, Ai, as kete s’po ben, as per kete s’paska guxim!!!

Edi Rama, zgjohu, zgjohu sa se kemi humbur shpresen tek ty.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Gusht 2011 12:12
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Po me vjen e qaj, jo nga vargjet qe i kushtohen ktij merdes , po nga mendimet qe shprehen per te.

ça thu o vizio me qafsh??? ai as Burre nuk eshte e jo me politikan.

Frikacak ka qen e do mbetet, nese ka nje baze ku ka qen mbeshtetur saher eshte Droga e pislliku qe e karakterizon,,
ndaj mos derdh lot e vargje deshperimi per te, se sja vlen.

Ja se shum shpejt do ja heqin dhe te vetmen gje qe e lidh me Politiken e te rri si legen,, s'ka fytyr ai per te qen kryetar partie ..

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Gusht 2011 16:27
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Thumbs up

Ankthi i panevojshëm i gushtit


Këto ditët e fundit ka qenë e pamundur të mos ndjesh ankthin në rritje të njerëzve ndaj letrës së hapur të Edi Ramës, ku përcaktonte kursin e ri të vetin e të Partisë së vet.

Është pak e vështirë të ndash me vijë se sa ndikon letra e sa ndikojnë efektet e vapës së gushtit. I keni parë ata njerëzit që edhe pse janë në makina me kondicioner, i japin makinës çuditshëm në rrugë, me veprime të pamenduara e të papritura, duke rrezikuar veten e ty? E keni vënë re sa keq i bën vapa shoferëve?

Imagjinoni tani një person që e kanë vënë të ngasë një autobus me njerëz në një rrugë që nuk i shihet kreu, nën vapën e presionit popullor. Ky autobusi, mirë që është i mbushur plot me njerëz që kanë midera të çuditshme e nuk u dihen orekset, por ka fatin e keq të jetë i vetmi që e bën atë rrugë e plot njerëz të jenë kapur pas tij si kalamajtë te spondet e skodave dikur. Dhe tani, njerëzve u thuhet me një letër, zbrisni nga autobusi, se nuk shkon përatje
.





Mbi letrën

Ta shohim pak këtë letrën. Nuk dua as ta analizoj, e as të shpjegoj. Më intereson më tepër reagimi ndaj letrës sesa “letra”. Thelbi i gjësë është pak a shumë e kundërta e asaj që të gjithë prisnin prej Edi Ramës. Kjo letër, vjen pas mijëra “letrave” virtuale të hedhura nëpër blogje nga njerëz të frustruar nga realiteti politik e ekonomik i këtij vendi, në intervista aleatësh e nga pretendime militantësh.

Është fare i dukshëm presioni i ngritur mbi Edi Ramën për ta çuar luftën deri në fund, me mjetet e deri tanishme, revolta, greva urie e etjeje, bojkotime parlamenti, denoncime zgjedhjesh, etj. Ishte ajo çfarë prisnin njerëzit prej tij, kur, tani marrin vesh se “iku vapa me gushtin”. Prandaj kursi i ri, ai i bashkëpunimit institucional për kodin, i ka lënë të gjithë të trashur, të pezmatuar e irrituar.

I reduktuar, mesazhi i letrës erdhi në veshin e shumë vetëve, i tillë: “protestat bëjini vetë po deshët, se unë nuk kam ndër mend ti udhëheq. Pushtetin do e marr kur të më vijë rradha”. Nuk do shumë mend për ët kuptuar pse shumë njerëz gjykojnë se ky nuk është frymëzimi i duhur për një “Shqipëri tjetër”.

Në sytë e shumë vetëve ajo letër është një tradhëti, tradhëti ndaj fëmijëve të Ziver Veizit, tradhëti ndaj atyre që u gjakosën me 21 janar, tradhëti ndaj atyre që dolën për zi më 28 janar, tradhëti ndaj atyre që ia dhanë me pahir votën së fundmi, të bindur se Rama është e keqja më e vogël.

Ka nga ata që besojnë se një marrëveshje nën tavolinë duhet të jetë bërë, dhe se diçka i është premtuar. Ka të tjerë që besojnë se më shumë kanë ndikim tek ai fjalët e ambasadorëve sesa interesat e elektoratit të majtë.

Shkurt, të tërë ata që njoh e plot që nuk njoh, janë pezmatuar keq. Ata ndjehen të tradhëtuar.

Por jo unë.




Mbi tradhëtinë

Arsyeja pse nuk jam aspak i zhgënjyer, e aq më pak i pezmatuar, është se nuk kam pritur kurrë asgjë nga Edi Rama.

Ajo që po u ndodh njerëzve është zhgënjimi nga një ëndërr që nuk ka ekzistuar në të vërtetë. Ata kishin vënë pritshmëritë e gabuara tek njeriu i gabuar. Me këtë nuk dua të them që Edi Rama është burrë i keq e as frikacak. Nuk kam informacionin e mjaftueshëm për ta gjykuar. Thjesht, ai nuk ishte personi ku duhej shpresuar.

Duke i kërkuar që të bëhet luftëtar, të marrë përkrenaren e të zhveshë pallën (atë prej metali) për të udhëhequr protestat (edhe të dhunshme) njerëzit i kanë kërkuar atij diçka që ai nuk mundej atëherë e nuk mundet tani ta bëjë. I gjendur nën presion, ka shumë kohë që ai është përpjekur ta luajë atë rol. Por, nuk është roli i tij dhe për këtë ai nuk ka asnjë faj.

Arsyeja pse njerëzit i kishin vënë të tëra shpresat te Edi Rama, mund të jenë disa. Madje, disa kishin vënë dhe më shumë se shpresat, kishin vënë NJË shpresë, të vetmen! Si njeriu që luan fishën e vet të fundit në kazino me të cilën i merr të tëra ose humbet gjithçka.

Disa e kanë bërë sepse në mënyrë të pandërgjegjëshme e shohin zgjidhjen për hallet e Shqipërisë në mënyrë institucionale. Presin që zgjidhja të vijë brenda establishmentit politik. Dhe në këtë varfëri politike, mundësitë e zgjedhjes janë të mjera.

Disa, i kishin hedhur shpresat aty, sepse, mendojnë bardh e zi. Ka njerëz që e shohin politikën si fushë shahu, ku luajnë vetëm gurë të bardhë e të zinj. Meqë ka ca vjet që po fiton i ziu, i vunë shpresat tek i bardhi. Nuk e di se çfarë i bën të besojnë edhe pas 20 vjetësh drama politike se, establishmenti politik i majtë është më i aftë ta ndërtojë këtë vend se i djathti.

Këtu politika nuk luhet me gurë të bardhë e të zinj, por luhet në fushë me dritë e fushë pa dritë, prej nga vijnë iluzionet e të bardhës e të zezës. Fituesi, luan në fushë të errët. Kundrështari, pret ti zërë fushën. Prandaj ngjajnë përherë të zinj kur janë në pushtet. Luajnë në të errët.

Disa, i vunë shpresat tek Edi Rama duke qenë pragmatistë. Është e vetmja figurë në opozitë, dhe sigurisht nuk ka kohë as për të shpresuar e as për të punuar për të sjellë kalorës të rinj. Duhet ndërruar pushteti tani, e le të shpresojmë që në qeveri do jetë ndryshe sesa në bashki.

Ka dhe të tjerë që për fat të keq, nuk shohin dot më larg se hunda e tyre.

Të tërë këta, ca me gjysmë zemre e ca me shpresë të plotë i ngritën pritshmëritë nga Edi Rama shumë lart. Dhe tani ndjehen të zhgënjyer. Për mua, i vetmi zhgënjim është që Edi Rama ka humbur sensin e humorit e të batutës, ka humbur të qenit “interesant”. Kjo po që është një humbje reale, një zhgënjim real. Por jo se humbi kalin dhe shpatën!

Ai, nuk ka pasur asgjë prej luftëtari me shpatë. Sigurisht, do kish qenë më e udhës të mos i bënte njerëzit të ëndërronin, por, me zermëgjerësi edhe mund ti falet. Fundja, deshi të ishte në lartësinë e një heroi postmodern. Nuk ishte rradha e tij.

Letra e tij është akti i sinqeritetit të parë, pas shumë kohësh. Ai, nuk mundet dhe e di që nuk e luan dot atë rol. Mendja ma do që për shumë kohë ka besuar se edhe mund ta luajë. Piktorët, nuk mund të luajnë “doktorash”.

Edi Rama ka lënë pas një shëtitore para ish-pallatit të pionierëve – gjëja e vetme e bukur në këtë qytet mostruoz – dhe ca vizatime mbi ftesat e seminareve ku ka marrë pjesë. Boll kërkuat prej tij më shumë. Lëreni të qetë.

Si tek filmi Matrix, ai nuk ishte “the One” dhe nuk ka pse mban ankth për këtë.




Mbi njeriun

Unë nuk kam votuar këtë radhë. Më saktë, kam votuar kundër të 2 kandidatëve. Të dy kishin kaluar vite në pushtet dhe na kishin dhënë mundësi të shihnim sesi dinë të qeverisin. Sigurisht, plot njerëz votuan për interesat personale, po unë s’kam punë me ta. Kam punë me ëndërrimtarët. Me ata që, me gjysmë-zemre, por prapëseprapë me shpresë, e hodhën votën këtë radhë. Unë nuk kam votuar. Sepse, nuk kisha e nuk kam pritshmëri për asnjërin nga kandidatët.

Atëherë, ku duhet shpresuar? Nëse ky jo, ai tjetri jo, atëherë kush do të vijë me shpatë në dorë ta çajë këtë lëmsh të pistë në mes e ta bëjë këtë vend më të njerëzishëm?

Nuk e di. E vetmja gjë që mund të them me siguri është se kush nuk mundet ta bëjë. Asnjë nga këta që keni në listat e votimit. Sa më të qartë të jeni për këtë, aq më të ulëta pritshmëritë, aq më i vogël zhgënjimi, dhe aq më shumë do rrini duke parë në horizont për një shpresë tjetër. Një shpresë, jashtë këtyre emrave e këtyre partive.

Ajo që na duhet tani nuk është thjesht një hero. Është ca më shumë. Është një mbinjeri në kuptimin niçean të fjalës. Rrjeta e pistë është bërë e frikshme, gradualisht po ndyhet çdo funksion shtetëror e qytetar. Thuajse çdo qelizë e funksionimit të shtetit është e korruptuar. Prandaj druaj se thjesht një hero nuk mjafton.

Për të mos i hyrë edhe më thellë përrallës së mbinjeriut, e vetmja gjë që mund të them është që unë besoj se një njeri do të vijë herët a vonë.

Ky vend nuk ka ardhur deri këtu mes shekujve, kot. Diçka, një ekuilibër i çuditshëm mes të mirës e të keqes në disa pika të historisë sonë ka bërë që e keqja mos e fundosë dot këtë vend. Historia ka treguar që ne kemi qenë në këtë pikë më shumë se një herë. Ata njerëz me flamuj e si të dehur nëpër rrugë janë parë edhe para 90 vitesh. Atëherë bërtisnin “Dum Babën”.

Koha për një njeri ka ardhur. Nuk e di sesi, por, do ta njohim.




Mbi pyetjen

Shumë njerëz do donin ti bënin shumë pyetje Edi Ramës. Disa me të ngecur, disa të drejtpërdrejta, disa njerëzore, disa pa përgjigje. Dis mbi të ashtuquajturën “tradhëti” e disa naivë “sa para ke?”.

Unë nuk e kam pasur e as e kam kërkuar fatin që ti bëj ndonjëherë ndonjë pyetje. Nuk kam se çfarë ti pyes. Siç ju thashë nuk kam pritur kurrë që ai të ishte heroi dhe nuk ndjehem i zhgënjyer nga ai.

Pyes veten se çfarë i mban këta njerëz këtu? E kam fjalën për këta që kanë vjedhur dhe janë bërë të pasur brenda muajsh pasi morën një post. I dimë të gjithë me emra, shumë i njohim dhe personalisht. Pasi kanë fituar aq para (“sa për 3 breza” thuhet), më lind pyetja, “pse rrinë akoma këtu”.

Pse rrinë të durojnë baltën në fytyrë, përfoljet në media e në tavolina për korrupsion, si mundet të jetojnë ata e fëmijët e tyre mes një energjie negative urrejtjeje që i rrethon? E vetmja përgjigje e pakënaqëshme dhe e paplotë që më vjen, është, “se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër”. Përveçse të vjedhin e të kenë pushtet të pamerituar, nuk do dinin ç’të bënin. Qoftë dhe me disa milionë euro në bankë.

Ndryshe nga këta që si profesion të vetëm në jetë kanë “pushtetarin”, Edi Rama është piktor. Mbase, po të ikte diku tjetër, ka një profesion që mund të rifillojë. Ka diçka me të cilën mund të merret, ta zemë, në Francë.

Tani që e mendoj, mund ti kisha bërë një pyetje. Vetëm një, që kam frikë se as ai vetë nuk e ka përgjigjen.

Pse, do që të bëhesh kryeministër?”



-Nga Koloreto Cukali-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Gusht 2011 19:11
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ColdFire
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2008
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 911

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner

Pse, do që të bëhesh kryeministër?”
-


Mbase pyetja me e sakte eshte: "Pse JO Kryeminister?"

Ec dy hapa mbrapa (vetem dy) dhe shiko nivelin e politikes shqiptare.
Kur arrin dhe qendron kryeminister nje gabim i natyres si Saliu per vite me rradhe, pse JO kryeminister Rama? Sa i paafte duhet te jesh te udheheqesh shqiptaret? Pakez me shume i paafte sesa Saliu dhe pak me shume karakter te ulet. E pra kjo pikerisht eshte e pamundur!

Zevendesi i tij? Ilir Meta (nen hijen e nje femre si Monika). Ne c'fare llumi duhet te zhytesh tja kalosh Metes?... Veshtire, shume veshtire!

Fituesi i turpit? Basha C'fare te komentosh per Bashen e shkrete? Ta merr shpirtin sa here qe gazetaret e kapin ne befasi dhe i bejne pyetje. Zoti mori shume kohe per ti rregulluar floket....s'perfundoi dot qellimin qe kishte per te!


Lista eshte e gjate, mund te vazhdoj dhe me Ramen por do duhej te permendja me pare shume emra te tjere, nqs do respektoja rradhen "starting from bottom-up". Pyetja ime eshte vetem per ty Vizioner. Kur shikon "PANORAMEN" e politikaneve shqiptare, nuk te lind pyetja:
"Pse s'dua te behem kryeminister?"

__________________
Frankly my darling , I don't give a damn!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Gusht 2011 08:29
ColdFire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ColdFire Kliko këtu për të kontaktuar me ColdFire (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ColdFire Shto ColdFire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ColdFire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

ColdFire pershendetje!

Nuk te ktheva pergjigje-komentova, jo per mungese respekti por se shume i zene kete jave me pune dhe nuk funksionon truri per Politike

E vazhdojme ne fundjave komentimin

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2011 08:11
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

hahaa spo ju besoj syve Vizio paska ndru mendim per edvinin

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2011 21:32
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
hahaa spo ju besoj syve Vizio paska ndru mendim per edvinin


Shqiperia po ndryshon, pse mos ndryshoi dhe ai

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Gusht 2011 00:03
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Thumbs up

Një krahasim, shumë krahasime


-Nga Gjergj Thanasi-



Nuk mund ta harroj personelin e një hoteli në Sejshell (një grup ishujsh në Oqeanin Indian), në shtator të vitit 1997: Kur u thashë që jam shqiptar, mu përgjigjën: “Aha Shqipëria, kallashnikovë, Berisha, shumë kallashikovë…”.

Sot, kryeministri shqiptar i ngjan më tepër se kurrë ledi Makbethit në përpjekje për të larë njollat e gjakut nga duart. Ai po kërkon me ngulm te shkulë nga mendjet e shqiptarëve ngjashmërinë e tij me Gedaf-ët e botës arabe, një synim ky shumë i vështirë për t’u realizuar. I vështirë sepse ngjashmëria e tij me diktatorët arabë të rrëzuar apo në rrëzim e sipër është kaq e dukshme sa edhe më skeptikut do ti mjaftonin pak minuta lundrim në internet që ti shkonte menjëherë mendja tek krahasimi.

Që në ’90-n Berisha, njëlloj si Gedafi uzurpoi një revolucion të filluar nga të tjerët dhe e moli atë si mjelësja lopën. Njëlloj si Gedafi e bëri Shqipërinë të famshme për të keq në të katër anët e botës vetëm pak vite më vonë. Njëlloj si Gedafi por me shkallë zvogëlimi përdor mercenarë të huaj – ai mijëra nga vendet e Afrikës, ky gjysëm dyzine serbësh me pasaportë të Malit të Zi. Gedafi përpiqej ta blinte përkrahjen perëndimore me naftën e Libisë, ky përpiqet t’i blejë lobistët me paratë e shqiptarëve të varfër. Ai përkrahte terroristët nga IRA te Abu Lidali, ky nga al Aramaini te raketat e supit për Hizbullahun. Ai vrau protestuesit para zyrës së tij, dhe ky bëri të njëjtën gjë.

Ai vrau ministrin e luftës së qeverisë opozitare të Bengazit, këtij ia vrau një dorë e panjohur deputetin opozitar në prag të shtëpisë. Ai përdor djemtë si qehallarë të pushtetit, ky përdor djalin, gocën e kollovarin. Ai nxjerr on line spikere televizioni me kobure në dorë, që betohen për kokën e Gedafit, ky nxjerr gra-burra e burra-gra që trembin fëmijët nga ekranet qeveritare, duke sharë puçistët e duke lavdëruar Doktorin. Atë zemërimi popullor e dëboi nga Tripoli për në vendlindje, për në Sirte. Ky ende banon në mes të Tiranës dhe zullumet që ka kryer në kurriz të vendlindjes e ndalojnë të kthehet e të banojë në Tropojë.


Po Edi Rama a ngjan me kundërshtarët e Gedafit? Absolutisht jo! Ata janë në shumicën e rasteve heronj. Ky i yni është thjesht shef opozite. Ata nga dashuria për lirinë mësuan me çmim gjaku “zanatin” e ushtarit profesionist. Këtu te ne shefi i opozitës shkruan pamflete publicistike. Opozita libiane angazhonte informaticienët më të mirë në rradhët e saj madje edhe indianë e jug-koreanë për të bërë propagandë e luftë elektronike kundër Gedafit; qehallarët e këtij tonit refuzonin ofertat për propagandë elektronike gjatë fushatës me sebepin se nuk ja vlente sepse Edi Rama e paskësh të fituar garën me këtë kollovarin e Doktorit. Sot këta qehallarë i gëzohen fondeve që vodhën gjatë fushatës, kurse socat e mjerë po dëbohen nga bashkia me dyzina. E kështu me rradhë

Ky i yni mendon se është krishti Panteokrator, por është larg, shumë larg të qenit vigan liberator. Sot shqiptarët kanë nevojë për njeriun e shpresës, ky u premton arrnime partie me rrobaqepës Cacin. Ky i yni beson, se po qe poshtë fikut, një ditë fiku do kalbet e do t’I bjerë kokrra në gojë. Kryengritësit libianë ditën të bëhen aleatë me Amerikën, Italinë, Gjermaninë, Anglinë apo Katarin, ky i yni edhe kur media ia ngre topin (duke zbuluar allishverishet e pafundme të Gedafit të Tiranës) nuk e bën dot pikë. I madh, shumë i madh është ndryshimi i bash-opozitarit të këtushëm nga heronjëtë e Tarabullusit

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Gusht 2011 19:45
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Rama: Kuvendi, vendi ku do të bëhemi avokati i të drejtave të qytetarëve

Deputetët e Partisë Socialiste do të hyjnë në Kuvend njëherë e mirë. Në mbledhjen e grupit parlamentar para nisjes së sesionit të ri parlamentar, kreu i PS-së Edi Rama është shprehur se opozita do të punoi fort për integrimin e Shqipërisë. Në këtë mënyrë Rama tha se çështje emergjente për deputetët e PS-së do të jenë 12 prioritet e raportit të Komisionit Evropian të vitit 2010 për Shqipërinë.

“Duhet të bëjnë çmos që ky refuzim të mos përsëritet në tetor edhe pse shanset janë minimale për shkak të plagëve që KE ka diagnostikuar, duke vënë 12 rekomandimet. Puna e grupit tonë do të fokusohet me ngulm te 12 prioritetet, do jemi më shumë se asnjëherë partia e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë evropiane”, ka theksuar kreu i PS-së në mbledhjen e grupit parlamentar.

Rama nga ana tjetër theksoi se “lufta opozitare” në parlament do të rifokusohet tek të ashtuquajturat aferat e mëdha korruptive të qeverisë si Gërdeci, rruga Durrës-Kukës dhe Vrasje e 21 janarit. Ky hap vjen pas daljes së informacioneve të reja nga kabllogramet e WikiLeaks. Kreu i PS i bëri apel Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë nisur edhe nga faktet e reja.

---------------------------------------------------

Turp te keshe mor Frikacak!

Do hyke (jo to jo, se ske mandat. I bane llogarite gabim) ne Parlament e do na luftoke atje Korrupsionin e Vrasjet!!!???

Kush do te "luftoje"!? Gramoz Banditi-Ruci !?

Banditi do luftoje Banditet-Kriminelet!?



Turp te te vije, sepse pshurre mbi besimin qe te dha(ne)me!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Shtator 2011 21:34
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:49 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Edi Rama, nje Politikan frikacak

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.