Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Per Arturm, natyrisht!
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Per Arturm, natyrisht!

Duke besuar se je ai qe ke qene deri dje.
Si te duket puna e deritanishme e qevrise? Si e justifikon nderhyrjen e kusheririt te Gjiknurit ne serverin e tatimeve ? Dy fjale per ish-kompleksin Jon.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Dhjetor 2013 23:15
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Po ne te tjeret te pergjigjemi ne teme te re ?

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Dhjetor 2013 02:20
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Po ne te tjeret te pergjigjemi ne teme te re ?
Maj rradhen Ad.
Patjeter qe po, kush te thote jo ty?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Dhjetor 2013 02:25
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Re: Per Arturm, natyrisht!

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Duke besuar se je ai qe ke qene deri dje.
Si te duket puna e deritanishme e qevrise? Si e justifikon nderhyrjen e kusheririt te Gjiknurit ne serverin e tatimeve ? Dy fjale per ish-kompleksin Jon.


1) Mendoj qe eshte shume heret per te folur per "pune" te Qeverise Piktor. Akoma, edhe per kete muaj mendoj une, mund te justifikohen me "ishte faji i Sales". Mendoj qe me fillimin e vitit tjeter nuk do mund te justifikohen me.
Me lajmet qe kam une nga Shqiperia, situata eshte akoma "nen terror psikollogjik", ne kuptimin qe e gjithe administrata eshte akoma inerte per shkak te spastrim/ndryshimeve dhe kjo ka bllokuar situaten.
Me pelqejne levizjet e Tahirit per momentin, sidomos shkrirja e Gardes.
Per taksimin progresiv kemi diskutuar, une jam dakort me te, por mgjth eshte shume shpejt per te pare rezultatet.
Ka disa kritika per moshen e re te disa "emerimeve", edhe une jam pak skeptik, por ky eshte nje bast qe po luan Edi Rama dhe te shohim a do e fitoje apo jo.

2) Nuk e kam ndjekur ceshtjen e "nderhyrjes" ne serverin e tatimeve, por kam qene gjithmone per denim maksimal me burgim per ata qe nderhyjne apo manipulojne serverat e te dhenave, qe nga ato te hipotekave ose te 21 janarit te kohes se Sales dhe deri (nqs verifikohet ndonje nderhyrje) tek ky i tatimeve.

Ka nje fjale te urte shqiptare "te humbte vula".
Dmth "u befsh klandestin" sepse po nuk ke nje dokument me vule qe ti je Piktori, thuaj sa te duash ti qe te quajne Piktor. E njejta gje eshte edhe per keta plehera, keta jane vjedhesit e vulave, dhe eshte nje krim shume i rende.

3) Kompleksin Jon bene shume mire qe e prishen, dhe bile eshte e mira qe te shkoje edhe Gjika ne burg nqs ka pergjegjesi edhe ai.


Sic e shikon, une mundohem gjithmone tu qendroj parimeve, pavaresisht Qeverive qe vene e vijne, por pyetjeve xhenerike "si po punon Qeveria" eshte pak e veshtire tu pergjigjesh (dhe sidomos per nje periudhe kaq te shkurter), po me bere pyetje me precize si keto dy te fundit te pergjigjem me kollaj.

Ah, harrova te te thoja qe isha absolutisht kunder Rames per armet kimike, por per fat te mire ai ju bind popullit dhe nuk e beri Tropojanshe sic beri ndokush me ujrat e detit apo me importin e pleherave.

P.s. A u stabilizove me pune, se kjo eshte gjeja me kryesore. Edhe ketej nga zona ime po behet keq e me keq.

Modifikuar nga arturm datë 20/12/2013 ora 03:44

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Dhjetor 2013 03:36
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Puna keq, skadoi kontrata. Qe thua ti ky dhe keta kopile perfitojne incentivat dhe pastaj ciao ciao. Me mbajti 3 muaj si shume te tjere. Tani nuk kam as incentivat.

Asnjehere nuk eshte heret. Moti i mire shihet ne mengjes.
Gabimi numer 1 eshte shtyrja e statutit te Nepunesit Civil. Megjithate ishalla nuk e shtyjne edhe per 6 muaj te tjere.
Taksa progresive, ishte premtuar heqja e taksave per 95% te shqiptareve por e verteta eshte se behet fjale per rreth 40% dhe keta variojne nga 2,5 - 10 % takse qe do te thote perfitojne realisht rreth 50% e tyre dhe keta jane a nuk jane 20 000 vete. Po te shtojme ketu rritjen e akcizave, nafte, kafe, cigare dhe pije energjike etj del qe do tua marri dhe ate qe u premtoi ketyre 20 000 veteve qe mburret por te gjithe popullit.
Dyfishimi i takses se shtepise baneses etj nje tjeter peshe ne xhepat e shqiptareve. Do mjaftonte shtimi per shtepite e dyta e treta dhe sidomos supertakse per vilat e atyre qe kane shtepia ne qytet.
Rritja e rrogave vetem policise perveçse tregon frike, tregon per shtet policor.

Persa i perket nderhyrjes ne sistemin e taksave online, ajo qe me shqeteson eshte emri arturm emri i gjiknurit jo damianit dhe kapacitetit te tij te nderhyje ne tatime. Mund te ishte kushdo vetem kusheriri jo. Kjo eshte ndyrje edhe pa qellim.


Me zhgenjeve ketu tek thua mire bene qe e shemben kompleksin. Perse te mos e sekuestronin, perse te mos strehonin te pastrehe apo me e rendesishme eshte lungomarja se copa e bukes apo streha. Ne asnje vend te botes nuk ndodh keshtu.
Dukej qarte se behej fjale per hakmarrje vizive ndaj shembjes se rrethrrotullimit te ZZ, hakmarrje primitive.
Si mund te prishet nje kompleks i tere pa u arrestuar e denuar asnjeri.
Tani qeveria kerkon te veje duart edhe tek drejtesia kur nuk e ka vene akoma ne prove ate. Vijini ju drejtoret, ministrat, gjykatesit prokuroret dhe avokatet, kapeni shtetin se keshtu do e luftoni korrupsionin. Jo per gje por keto gjera na i keni mesuar ju tash 8 vite apo keto vlenin vetem per Salen e qevrine e tij e jo per Ramen dhe qevrine e tij dhe ato pasardhese.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Dhjetor 2013 20:31
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Piktor, nuk kwm shume kohe tani te te jepja dhe une nje pergjigje rreth atyre qe ke komentuar ti mbas pergjigjes qe te ka dhne Artum, por, dicka vura re ose m sakte, te bie direkt ne sy se, Artum te eshte pergjigjur si asnjanes-Realisht, kurse ti akoma si partiakdhe tendenzios

Me vjn shume keq.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Dhjetor 2013 15:50
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Vizioner je i mirepritur kur te kesh kohe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Dhjetor 2013 20:21
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Per Arturm, natyrisht!

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Duke besuar se je ai qe ke qene deri dje.
Si te duket puna e deritanishme e qevrise? Si e justifikon nderhyrjen e kusheririt te Gjiknurit ne serverin e tatimeve ? Dy fjale per ish-kompleksin Jon.




Mua me duket nje skandal i vertete.

Asnje pune konkrete

Asnje plan strategjik/reforma etj

Asnje ligj te miratuar

Asnje emerim ne administrate shteterore bazuar ne kritere eksperince pune apo profesionalizem

Terror psikologjik heqje nga puna dhe arrestime deri tani asnje fajesi e provuar nga gjykata

Qeveri qe shpenzon me shume kohe me prishjen e objekteve qe kane marre leje nga pushetit lokal

Papjekuri politike dhe vendimarrje te keqija ne lidhje me ate cka u zotuan qe te permbushnin si vend anetar i NATOs dhe ndaj partnereve nderkombetar si USA

Statusi i shqiperise ngeci ne vend numero per shkak se kjo qeveri me kete papjekuri te theksuar nuk dha prova bindese qe do jene ndryshe nga para ardhesit e tyre,

Skema e re skandaloze e tatimit te te ardhurave si dhe buxheti skandaloz per 2014.

Rendi - vendi me i pasigurt rritje te krimeve dhe aksidenteve.

Arsim Shendetsi - asnje ndryshim asnje premtim i mbajt

etj etj

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Dhjetor 2013 23:36
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Piktor!

Per punen e taksimit eshte e kote qe te diskutojme akoma, kemi diskutuar shume here ketu. Taksimi i sheshte eshte (dhe ka qene) gjithmone nje "mase e kufizuar" qe e kane perdorur shtete te ndryshme ne situata te ndryshme, POR ASNJEHERE nuk ka qene i perhershem (sic e beri Sala per dy mandate). Jo me kot SHUMICA e shteteve kane nje taksim proporcional.
Eshte thjesh matematike Piktor, nuk jane njelloj 10% e faturimit te Vodafonit ne shqiperi me 10% te taksimit te dikujt qe ka nje pike te thjeshte shumice. Nuk jane njelloj 10 mije leke ne 100.000 leke te ardhura me 10.000.000 leke ne 100.000.000 milion te ardhura.
Kaq, u mbyll muhabeti.

Per Gjiknurin, ta them sinqerisht, nuk jam ne dijeni kush eshte dhe si eshte (po deshe me beso po deshe jo). Me duket se eshte me origjine nga zona jote dhe ndoshta ti e di me mire historine e tij. Me sill elemente dhe te te them si e gjykoj/mendoj.

Sa per kompleksin Jon, mos u bej "furbo" duke e futur muhabetin ne "shpirtmiresi/beneficence". Ka sa te duash prona te shtetit me te cilat mund te behet bamiresi. Ai ishte nje perbindesh urbanistik dhe duhej shkaterruar. Gjithashtu edhe pergjegjesit per ndertimin e tij (jo me kot te futa edhe Gjiken ne mes) kushdo qofshin duhen denuar.
Mos hajde te me japesh leksione qe "kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes". Nuk e di sa kohe ke ti ne Itali por une kete "mostro" qe po te tregoj ketu ne link e kam jetuar vete kur isha ne Bari.


http://it.wikipedia.org/wiki/Punta_Perotti




Edhe ai nuk u perdor per bamiresi por u hodh ne ere me dinamit, sepse ne disa situata nuk mund te behet "amnisti" per qellime "madhore" si thua ti.
Impakti me ambientin eshte aq mostruoz sa duhet patjeter ti zhdukesh.
Jo po ik dhe nderto nje "perle" ne mes te Pompei-t dhe pastaj thuaj "nuk po e prishim, po jua japim te pastreheve".

Per sa i perket punes tende, per fat te keq tani te gjithe punedhenesit sillen keshtu. Madje edhe po paten efektivisht nevoje, nuk te bejne kontrate te perhereshme sepse kane frike se "nuk i dihet". Te uroj fat (eshte e vetmja gje qe mund te urohet ne Itali se meritat nuk vllejne (dhe as kane vlejtur ndonjehere)

Modifikuar nga arturm datë 22/12/2013 ora 04:28

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Dhjetor 2013 04:06
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Eh more arturm po atij pallati ne ndertim e siper i jane dashur 10 vjet ti vejne dinamitin dhe sot shteti italian u detyrohet 50 000 000 euro ndertuesve.
Ndersa pallati qe po them une ishte i kompletuar dhe me familje brenda dhe u prish me dy muaj qeveri.
Nga taksa progresive perfitojne 40% e 350 000 veteve qe punojne ne shtet. Keta kane takse te pershkallzuar dhe realisht perfiton 50% e tyre pra:
350 x 40= 140 pjestoje per 2 del rreth 70 000 buxhetore qe perfitojne realisht nga 5 deri ne 2,5 % takse me pak. Po ta indeksosh me naften, kafen, cigaren e alkolin del me kepuce te kuqe. Shto ketu tu shtosh taksen per banesen e dyqanin etj po rrjep edhe keta qe perfitojne nga taksa progresive rrjep edhe ata qe nuk hyjne fare tek kjo ulje qe jane 50% e tyre plus te papunet etj .
Taksa progresive ka efekt vetem tek 2% e 350 000 qe marrin rroga te majme dhe nuk e ndiejne aspak rritjen e çmimeve. Ah po 5% me shume u merret.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Dhjetor 2013 04:49
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:46 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Per Arturm, natyrisht!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.