Visitor
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 29/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118
|
Marre nga BBC
Une per vete do te thosha pas 5 vjetesh, megjithate mbase me kot diskutojme, duket se deputet e Kosoves duan te na vene para faktit te kryer te pakten sipas nje nisme te fundit:
Daci konsultohet për deklaratën e pavarësisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci po zhvillon konsultime me grupet parlamentare të Kuvendit, lidhur me nismën e 42 deputetëve që më 13 shkurt të miratohet deklarata për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Nuk ka konfimime zyrtare nëse kryesia e Kuvendit ka marrë qëndrim rreth kësaj çështje, por disa burime thonë se gjasat për shtrimin e kësaj çështje në mbledhjen e javës së ardhshme megjithatë janë shumë të mëdha.
Përfaqësuesi i grupit të deputeteve të kësaj nisme, Bujar Dugolli, i cili njëkohësisht është edhe shef i grupit parlamentar të AAK-së, pas takimit me kreun e parlamentit ka deklaruar se nisma nuk kundërshtohet mirëpo sipas tij, ka disa kërkesa për disa ndryshime të vogla të këtij projekt dokumenti, për të cilat mund të bisedohet.
"Deklarata duhet të harmonizohet se, tekefundit, pa mbështetjen e të gjitha forcave politike kjo nuk mund të bëhet dhe jemi të gatshëm të punojmë me grupe parlamentare, se do të mbrojmë qëndrimet e kësaj projektdeklarate dhe do të kërkojmë që të përkrahet edhe nga dy grupe tjera."
"Deri më tani asnjëri nga deputetët nënshkrues të iniciativës nuk është deklaruar që ka hequr dorë nga kjo, përkundrazi ka pasur kërkesa edhe nga deputetët tjerë që nuk kemi mundur t'u ofrojmë të nënshkruajmë por ka mbështetjen e deputetëve dhe kjo do të vërehet edhe në seancën që do të mbahet", tha z.Dugolli.
Ai shtoi se çështja e vendosjes së deklaratës në rend të ditës tashmë është çështje e kryer. Sipas tij, këtë e mundëson rregullorja e Kuvendit.
"Nëse dikush kërkon që kjo çështje të mos respektohet nga organet e Kuvendit apo të mos hyjë në rendin e ditës, kjo domethënë që kemi shkelur mbi parimet e rregullimit të punës sonë dhe kemi shkelur në procedurat e rendit të Kuvendit të Kosovës", tha z. Dugolli.
Takime intensive
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili të enjten ka pasur takime edhe me përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare dhe më parë edhe me zyrtarë të UNMIK-ut dhe diplomatë perëndimorë, nuk është prononcuar për media.
Rreth po kësaj çështje, janë zhvilluar edhe takime të tjera të diplomatëve të akredituar në Prishtinë, me përfaqësues politikë, në mënyrë të veçantë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, i cili duket të jetë me këmbëngulësi që kjo deklaratë të kalojë.
Njoftohet se ekziston një gatishmëri edhe e deputetëve të LDK-së që të votojnë pro kësaj deklarate, mirëpo pjesa më e konstestueshme e saj, për LDK-në, mbetet implementimi i deklaratës.
LDK-ja ka insistuar që në tekstin e kësaj deklarate të qartësohen se cilat do te jenë raportet me UNMIK-un. Nuk përjashtohet mundësia që LDK-ja të insistojë në ndryshimin e deklaratës, pikërisht në pjesën ku flitet për implementimin e saj.
__________________
"Oderint dum metuant"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|