Eneid
Rob Zoti!
Regjistruar: 15/04/2004
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 71
|
BE - Shqiptaret - Zhgenjimi
Shqiptare te dashur, me thoni sa here kemi degjuar e pare sesi nderkombetaret, e sidomos BE-ja na drejton gishtin qortues me te cilin na thote:"Luftoni korrupsionin, trafikun e droges, te njerezve dhe forconi institucionet, nese doni te hyne ne familjen e madhe evropiane!"
Pikerisht mbi kete deklarate e cila nenvizon te gjithe raportet e "keshillat" e te te ashtuquajturve 'miqeve te shqiperise' dua te diskutoj edhe une sot me nerpermjet kesaj teme.
Pervecse kemi 14 vjet qe durojm intrigat dhe veprimet anti-shqiptare te vet politikaneve tane, te cilet me politikat dhe strategjite e tyre korruptive e kane demtuar kaq rende imazhin dhe mireqenien e vendit tone, duhet te merremi edhe me kritikat, te cilat per mua jane te mbeshtjella me nje fobi te gjithaneshme ndaj shqiptare, kunder Shqiperise dhe Shqiptareve. Mos kujtoni ju te nderuar atdhetare, se nese BE-ja ngrihet e qorton qeverine do te thote qe ne si popull jemi ne rregull. Aspak .. por gjithashtu kurresesi nuk duhet te pranojme ate qe ata e thone me aq takt e diplomaci "QE ne jemi delja e zeze e Evropes e Ballkanit". Pse nuk duhet ti pranojme? JO sepse nuk jane te verteta, por sepse jane te ekzagjeruara jashte cdo realiteti normal qe mund te perceptohet nga mendja e njeriut! Ja gjykoni vete ju:
1- BE-ja na thote qe duhet te luftojme korrupsionin! Dakort, shume faleminderit BE-se qe na e vuri ne dukje, por kur ata disponojne listat e personave qeveritar e jo-qeveritar te implikuar ne trafiqe te paligjshme (dhe me besoni qe nje liste e tille ekziston) athere pse keta zoterinje nuk i publikojne qe edhe ne te shpetojme?!
2- BE-ja, me shume "dashamiresi" na quan vend tranzit i heroines dhe i hashashit! Faleminderit edhe per kete kritike te dyte te nderuar zoterinj te BE-se, por kjo droge per te cilen ju flistni a nuk vjen nga Turqia (vend anetar i NATO-s, aspirant i BE-se) dhe Afganistani (aktualisht nen kontrollin e "rrepte" te trupave nderkombetare te udhehequra nga Amerikanet)? Me tej, kjo droge a nuk kalon nga Bullgaria, Maqedoania (qe te dyja vende aspirante per anetaresim ne BE, madje e Bullgaria pritet te anetaresohet ne 2007) dhe gjithahtu Greqia (aktualisht anetare e BE-se)? Pasi kalon nga Shqiperia, kjo droge a nuk shkon ne Itali, Zvicer, Gjermani, France, Angli etj etj ku ekziston faktikisht edhe KERKESA per kete mall?! Athere, pse te nderuar zoterinj te BE-se nuk mundoheni ta ulni deri ne shfarrosje kete KERKESE te droges, (pasi si cdo produkt tjeter konsumi eshte subjekt i merredhenies se lire KERKESE-OFERTE) apo te shkaterroni me "eksperiencen tuaj te gjere" burimin e ketij malli?!
3- BE-ja na qorton se ne gjenerojme krim te organizuar! Shume rrofsh edhe per kete te mete qe na vute ne dukje, por si ka mundesi qe ne fjalen MAFIA e moren nga stacionet italiane, ndersa eksperiencen kriminale na e dhuruan "miqte" tane te afert Napoletanet, Sicilianet etj etj. Mos duhet qe edhe SHBA-ja te vihet ne listen e zeze sepse atje ende operojne (madje fuqishem) 5 Familjet Kriminale te Nju Jorkut?!
E pra te nderuar shqiptare, mundohuni e gjejini zgjidhje ketyre pyetjeve pasi per mua ato jane teper ksenofobe per ti konsideruar. BE-ja na predikon civilizim e standarde evropiane, ne nje kohe qe na sjell verdalle si klandestine brenda kontinentit tone, ne te cilin kemi jetuar per me shume se 2500 vjet.
Ndoshta une e kam gabim, gjithesesi mendoj se BE per momentin eshte nje zhgenjim per ne!
Respekte
__________________
Nëse herën e parë s'ia del mbanë, hiq dorë nga parashutizmi!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|