qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Honda ėshtė zgjuar, pritet Biaxhi i vėrtetė.
Vendi i parë që arriti të marrë Keni Roberts në provat zyrtare, tregoi qartë se në pistën braziliane vlenin shumë gomat. Bridgestone ishte vërtet një superfuqi për këtë pistë. Me sa duket, firma japoneze e gomave, e cila është partnerja e Ferrarit në Formulën 1, është "hakmarrë" pas asaj figure të keqe që bëri në Muxhelo, ku shpërtheu goma e Nakanos. Falë Bridgestonit, Tamada arriti fitoren e tij të parë në karrierë në klasin Moto Gp. Një gjë të tillë e arriti duke lënë prapa Maks Biaxhin, shokun e tij të skuadrës, i cili pilotonte të njëjtën Honda, me të njëjtit sponsorë, por me goma të ndryshme. Biaxhi përdori gomat Michelin pothuajse si të gjithë pilotët e tjerë të skuderisë japoneze. Duhet thënë se ato janë goma eksperimentale, të cilat nuk japin ndonjë garanci të madhe për një kampionat. Fitorja e Tamadës ishte vërtet e merituar. Ai qëndroi vetëm 3 xhiro prapa Biaxhit dhe menjëherë e parakaloi, duke e mbajtur deri në vijën e finishit mbrapa. Biaxhi nuk ka qenë aspak i kënaqur, megjithatë në fund e ka përgëzuar shokun e skuadrës. Ku qëndron diferenca me Formulën 1? Mund të themi se në këtë sport nuk ekzistojnë urdhrat e skuadrave që në Formulën 1 ishin bërë pjesë e strategjisë për njëfarë kohe. Pra, skuderitë/cilësonin një pilot i cili duhet të fitonte, tjetri duhet të ishte si kavie. Në garat me motorë nuk ndodh diçka e tillë. Biaxhi ka fuqinë dhe personalitetin e duhur për të kërkuar që shoku i skuadrës t'i hapë rrugën, megjithatë nuk e bëri një gjë të tillë. Pra, Çmimi i Madh i Rios tregoi një aspekt tjetër të këtij sporti. Honda e Biaxhit ishte në gjendje shumë të mira. Me fjalë të tjera, motori i romanit tashmë është i lehtë në manovrim. Ndihma që ka marrë Biaxhi nga Honda duket qartë. Me sa duket, inxhinierët e skuadrës së tij e kanë përmirësuar sistemin elektronik që i lejon atij të shprehet më mirë në pistë. Biaxhi arriti të shfrytëzojë në maksimum përmirësimet që kanë bërë inxhinierët e skuadrës dhe, me sa duket, në garat e ardhshme do të arrijë të rifutet në luftën për titullin. Ndoshta Biaxhi dhe Xhibernau nuk u rrëzuan që t'i jepnin mundësi Biaxhit që të afrohej, por prania e tij aty para i ka bërë të sforcohen.
__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|