Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

La ragazza di Trieste (1982)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ragazzatrieste.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 64 herė.

Regjia: Pasquale Festa Campanile
Skenari: Ottavio Jemma, P. F. Campanile
Aktore: Ben Gazzara, Ornella Muti

Film psikologjik i avashte dhe i merzitshem. Nje piktor i shkuar ne moshe njeh nje vajze te bukur ne plazhin gri te Triestes ne dimer. Njohja me te i pelqen shume dhe cdo gje ecen per mrekulli, por vajza eshte pak e cuditshme. Ajo shfaqet dhe zhduket kur i teket per te lene mesoburrin te mendoje cfare fsheh me pas. Ne fakt vajza ka probleme te renda psikologjike dhe gjerat qe tregon nga vetja jane te shpikura ose deformuara per t'iu pershtatur realitetit te saj imagjinar. Shpejt burri i bie ne te dhe mundohet ta ndihmoje. Ai mundohet ti krijoje ngrohtesi dhe dashuri per te mposhtur semundjen e saj psikologjike.

Per here te pare filmi duket i cmendur dhe karakteret irreale, por vetem eksperienca mund te thote se femra te tilla ekzistojne vertet. Dhe vertet problemet psikologjike te disa personave mund ti nxijne jeten partnereve. Fundi i filmit eshte shume domethenes ne kete kontekst.


Nje fragment ku vajza ka alucinacione ne banje:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2008 15:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Una moglie americana (1965)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re moglieamericana.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 54 herė.

Regjia: Gian Luigi Polidoro
Skenari: Rodolfo Sonego, Ennio Flaiano, Rafael Azcona, G. L. Polidoro
Aktor: Ugo Tognazzi

Dy italiane gjenden ne New York per te firmosur nje kontrate pune. Njeri prej tyre takon shoket e vjeter dhe terhiqet menjehere nga arritjet dhe pasuria e tyre. Keshtu fillon te mendoje qendrimin e perhershem ne SHBA. Per te qendruar ne amerike rruga me e shpejte eshte martesa e menjhershme, mundesisht me ndonje grua te pasur. Ideja e marteses me nje grua amerikane behet qellimi kryesor dhe personazhi perfundon ne nje aventure qe pershkon ameriken kryq e terthor per te njohur si shtresen e pasur, ashtu dhe te varfren. Por ne gjithe kete aventure burri ndjehet i huaj dhe ambjenti i ngjan krejt anormal ne syte e nje emigranti te sapoardhur. Ndoshta per kete aresye behet emocionalisht i dobet dhe i prekshem, gje qe modifikon parametrat e tij dhe e ben te kerkoje doren e cdo femre qe i afrohet sadopak shpirterisht.

Filmi eshte me ngjyra, ecen shpejt dhe skenari eshte goxha i mire. Skenat ngjajne shume me filmin "Permette? Rocco Papaleo." qe do te xhirohet 6 vjet me vone ne New York. Ndryshimi ketu eshte levizja neper qytete dhe ambjente te ndryshme shoqerie.

Duke qene se jemi nje popull emigrantesh ky film do projektoje paksa historine e cdo emigranti shqiptar ditet e para jashte atdheut. Eshte e paevitueshme ndjesia e humbjes nga impakti me nje bote te ftohte dhe te zhveshur nga shoqerite dhe rregullat e mesuara me pare. Normat kulturore ndryshojne shume nga nje vend ne tjetrin dhe kjo kerkon perfundimisht azhornimin e menyres se mendimit per kedo qe aventurohet ne qytete apo shtete te reja.

Per dreq nuk ka asnje pjese ne youtube.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2008 12:09
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Controsesso (1964)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re controsesso.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 55 herė.

Regjia: Renato Castellani, Marco Ferreri, Franco Rossi
Skenari: te ndryshem
Aktore: Nino Manfredi, Ugo Tognazzi, Dolores Wettach, Anna-Maria Ferrero

3 episode filmike qe nuk kane shume lidhje me njeri tjetrin. Autoret kane menduar te lidhin aspektet tragji-komike te seksit ne vitet '60, por rezultati nuk eshte shume evident ne film.

Episodi "Cocaina di domenica": Nino Manfredi eshte burri qe do iki ne ndeshje, mirepo gruaja e vet mistrece e vonon, derisa te dy gjejne nje qese kokaine te fshehur anash ballkonit. Fillojne te mendohen cfare ta bejne derisa e provojne vete padashje dhe sjellja e tyre ndryshon dukshem. Sekuencat filmike jane dinamike dhe kjo e ben episodin te kendshem.

Episodi "Il proffesore": Ugo Tognazzi luan rolin e nje mesuesi me principe, i cili jeton akoma me tezet. Autori le te nenkuptohet nje instikt i tij seksual qe shkon ndesh me parimet e rrepta qe eshte mesuar. Episodi eshte paksa i avashte dhe i merzitshem. Sidomos ne fund ku ideja nuk del ne pah dukshem.

Episodi "Una donna d'affari": Nino Manfredi shikon nje grua te mrekullueshme ne rruge dhe e fton te takohen. Cuditerisht gruaja tregohet e gatshme dhe pranon ta takoje pasdite. Te dy takohen dhe gruaja tregohet edhe me disponibel nga c'mendonte burri. Por ajo eshte biznesmene dhe telefonatat e saj i nderpresin gjithmone seksin pa filluar akoma. Burri perfundon te rrije pas saj gjithe diten dhe te humbase vendin e punes. Episodi eshte i bukur dhe perfundon ne nje menyre shume komike.

Nino Manfredi eshte shume i zoti ne kete film. Dy episodet e tij jane me te bukura dhe venia ne poziten e mashkullit qe detyrohet te pranoje situatat i shkon shume mire.

Pjese nga episodi "Cocaina di domenica" ----------------------------- Fillimi i episodit "Una donna d'affari"
-------

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2008 12:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il 7 e l'8

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 7e8.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 48 herė.

Regjia: Giambattista Avellino
Skenari: Ficarra, Picone, Giambattista Avellino
Aktore: Salvatore Ficarra, Valentino Picone

Dy djem krejt ndryshe dhe nje incident i rastesishem. Filmi fillon keshtu dhe fatet e te rinjve lidhen nga detaje te vogla gjate gjithe kohes. Ndryshimi i dy te rinjve dallohet qe nga paraqitja, nga sjellja, nga jeta personale dhe nga familjet qe kane. Njeri harrakat qe shet CD fallco dhe hyn ne shtepi gjithmone nga ballkoni. Tjetri djale i mbare bir i nje karabinieri. Eshte motra e te parit qe terheq tjetrin dhe shtyn thuajse gjithe filmin deri ne momentin qe te dy kuptojne rastesisht se mund te jene shkembyer ne djep. Kjo i bashkon me shume. Horri i bie te jete djale karabinieri ndersa shoku me baba te vdekur. Shtata dhe teta jane pikerisht numrat e tyre ne maternitet naten e nderrimit.

Filmi ndertohet ne Palermo, me nje zhdervjellsi dhe natyralitet qe shihet si karamele nga fillimi ne fund. Edhe kush e ka pare njehere do kete kenaqsi te mbetet para ekranit para skenave qesharake te dy komikeve.

Ideja e filmit i lind dy komikeve pasi shikojne nje film te famshem qe hidhte idene e shkembimit te foshnjeve qe takohen kur rriten. Fotografia e filmit eshte shume e kendshme. Edhe efektet speciale nuk mungojne.



Ja pak minuta nga filmi:
(formati origjinal 16:9 del keq nga hedhja ne youtube)

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2008 13:12
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Tototruffa '62 (1961)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re tototruffa.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 46 herė.

Regjia: Camillo Mastrocinque
Skenari: Franco Castellano, Giuseppe Moccia
Aktore: Totņ, Nino Taranto

Rikthehemi tek filmat komike duke marre nje nga me te bukurit me Totone. Skenari tregon jeten e dy mashtruesve dhe truqet qe shpikin per te nxjerre lekun. Filmi behet me i bukur nga jeta e dyfishte e njerit prej mashtruesve, i cili shtiret si pasanik me te bijen dhe e con ne kolegje te shtrenjta; per t'iu futur punes me ortakun qe te gjeje leket te paguaje kolegjin. Nuk eshte hera e pare qe prapa aktit te jashteligjshem fshihet nje personazh i bute dhe njerezor neper filma, gje qe ketu del bukur.

Dy aktoret jane ne perputhje perfekte. Gati te gjitha skenat e filmit jane tashme kult i legjendave popullore italiane. Ne skenar konfirmohet edhe njehere kthesa qe merr kinematografia per tu vene jo vetem ne anen e policit, por edhe te hajdutit. Ne fakt ne jugun e Italise konsiderohet edhe sot art me vete mashtrimi i njerezve (duhet te vizitoni Napolin).

Kuriozitete:


  • Nino Taranto kishte deshire te luante film me Totone. Ky eshte filmi i pare qe realizon me te. Dy aktoret napoletane do luajne bashke edhe ne 5 filma te tjere.


Mashtrimi me zyren e punes, ku njerezit paguajne per te hyre ne pune:

Modifikuar nga Fajtori datė 18/03/2011 ora 05:04

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2008 15:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Amore mio aiutami (1969)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re amoremioaiutami.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 41 herė.

Regjia: Alberto Sordi
Skenari: Rodolfo Sonego, Tullio Pinelli
Aktore: Alberto Sordi, Monica Vitti

Alberto Sordi ve ne skene nje film social me aspekte sa komike aq dhe dramatike. Cifti Macchiavelli kane disa vjet te martuar dhe jetojne ne nje bollek ekonomik. Por gruaja ka nje problem qe fillimisht behet fizik me paralizimin e perkohshem te kembeve dhe duarve, por shpejt del aspekti psikologjik dhe deshira per te dale nga raporti. Ajo eshte dashuruar me nje burre qe ulet afer saj neper koncerte. Cifti eshte modern dhe burri nuk do te bjere pre e zakoneve maskiliste te zakonshme. Sepse ne fakt te kesh nje grua lozonjare dhe te re fut ne llogari edhe pasionet e saj per sa kohe burri e lejon te jete e sinqerte. Keshtu burri e shoqeron gruan ne hallin e saj, e ndihmon, e con tek doktori dhe se fundmi dorezohet para faktit se gruaja do nje burre tjeter. Dashurine e tij ai e shfaq keshtu, duke i ndenjur asaj prane dhe duke vezhguar nga larg dashurine e saj. Por ne kete kontekst formohen plot aspekte komike dhe ne fund burri shperthen ne origjinen e tij prej mashkulli dhe ben c'eshte e mundur te rifitoje gruan e tij.

Alberto Sordi shquhet per krijimin e filmave me karakter social (eshte vete regjizor) dhe ky eshte nje nga filmat e tij te pare. Filmi eshte shume aktual edhe sot, por qe ta kuptojme mire duhet te kthehemi ne kohen kur xhirohet, viti '69. Ne mes te revolucionit shoqeror raporti mes burrit dhe gruas fillon te ndryshoje me shpejtesi marramendese dhe per here te pare shoqeria fillon te zhvishet nga maskilizmi i dikurshem. Por eshte pikerisht kjo zhveshje qe krijon medyshje dhe paqartesi ne psikologjine e mashkullit. Nga nje ane duhet te sillemi si njerez dhe te respektojme femren larg dhunes tradicionale, nga ana tjeter gjendesh ne situata te reja qe ndoshta nuk do ndodhnin ne shoqerine tradicionale.

Eshte e kote te thuhet qe Shqiperia as nuk mund te enderroje te beje filma te tille, sepse eshte akoma me nje mentalitet familjar/maskilist te perditshem. Emancipimi i shoqerise shqiptare i po atyre viteve ishte dhe mbeti nje forme komuniste qe respekton monogamine ekstreme te predikuar nga fete. Mund te xhirohen pasionet, por jo rreziku i prishjes se nje familje... Gjithashtu duhet thene se pavaresia ekonomike eshte e lidhur me zhvillimin shoqeror, prandaj eshte e pamundur dhe sot te kryhet nje revolucion i mirefillte shoqeror ne Shqiperi.

Rikthehemi tek filmi ne fjale. Disa filma te tjere trajtojne temen e pasionit te gruas per nje burre tjeter dhe arrijne te fusin sikletin e personazheve. Per shembull Romanzo Popolare (1974) eshte nje realizim shume i mire, por ka edhe nje tjeter me Lino Banfin qe s'me kujtohet titulli.

Kuriozitete:


  • Kontrofigura e Monica Vittit tek skena rrahjes ne plazh (shiko me poshte) eshte Fiorella Mannoia, e cila punonte si figurante ne ate periudhe.



Skena e meposhtme permbledh pjesen me te bukur te filmit:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 01/10/2008 ora 17:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2008 14:15
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il generale dell'armata morta (1983)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re armatamorta.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 34 herė.

Regjia: Luciano Tovoli
Skenari: Ismail Kadare, Jean-Claude Carričre, Michel Piccoli
Aktore: Marcello Mastroianni, Sergio Castellitto

Nje gjeneral italian ngarkohet nga ministria te rekuperoje eshtrat e te vrareve gjate luftes II boterore. Misioni i tij eshte: Shqiperia. Para nisjes te afermit dhe grate e ushtereve i pergjergjerohen dhe luten secila ti sjelle eshtrat e njeriut te vet. Mes tyre eshte dhe nje grua aristokrate, e cila ka lene ne Shqiperi te shoqin, nje kont aristokrat qe ishte kthyer ne kolonel dhe eshte zhdukur ne Shqiperi pa lene gjurme. Historia pra transferohet shpejt ne Shqiperi, ne male te thata me nje ere te carte dhe kohe gri. Aty gjenerali fillon misionin e tij, por detyra e cvarrosjes dhe rekuperimit te nje ushtrie tashme te vdekur e fut ne ankth. Akoma me teper figura e kolonelit te cilin e kerkojne qarqet me te larta te aristokracise italiane. Dhe keshtu, pak nga pak, gjenerali i dikurshem i batalioneve te gjalla kthehet ne nje varrmihes te rendomte ne gjueti eshtrash qe duhen kthyer ne atdhe. Cmenduria e tij shoqerohet nga ajo e nje prifti qe dikur luftonte ne malet e Shqiperise dhe njeh te verteten banale mbi kolonelin e humbur. Eshte pikerisht kjo e vertet qe derdh piken e fundit te durimit ne misionin surreal te gjeneralit te vjeter. Koloneli i shume kerkuar nga aristokracia dhe ministra ishte vetem nje perdhunues banal adoleshenteje dhe per kete eshte vrare nga nje nene Shqiptare.

Filmi eshte shume i rendesishem per perfaqsimin e Kadarese ne ambjentet nderkombetare. Sidoqofte filmi italian nuk ka ndonje vlere te vecante kinematografike. Luciano Tovoli ka qene regjizor vetem njehere ne jeten e tij (per kete film) edhe pse kineast i shquar. Ky fakt tregon me se miri se ky ka qene nje eksperiment per Tovolin, i cili s'ka patur me shanse te prishe skenaret me nje regji skandaloze.

Difektet jane te shumta, por me kryesori eshte operatori i kameras qe nuk arrin te mbaje kameran fikse gjate xhirimeve statike. Pastaj filmi zhvillohet ne heshtje te plote, aq sa behet i merzitshem dhe trishtues. E vetmja muzike qe vendoset jane ca sinfoni klasike per te ndjellur ankth tek shikuesi. Por edhe keto vihen pak dhe rralle. Kjo tregon se nuk eshte investuar aspak per kolonen zanore. Te gjitha keto mund te spjegohen me mungesen e nje producenti te madh ne film. Prodhimi mban thjesht filmen e RAIDUE. Sidoqofte duhet thene se akterimi i Marcello Mastroiannit arrin ti japi disa grimca komike filmit ne disa pjese, por edhe keto duket sikur kane qelluar pa deshiren e regjizorit.

Nuk e di mire se nga vjen velloja e trishtimit ne filmat qe riprodhojne librin e Kadarese (edhe ai shqiptar eshte i merzitshem dhe gri). Ndoshta Kadareja e percjell te njejtin trishtim ne librin e tij (nuk e kam lexuar), por duhet pranuar se paku se krijimi i filmave shabllon sipas librit ose ndjekja e nje linje letrare ne fushen kinematografike eshte nje deshtim i njohur prej kohesh. Per sa kohe filmi te mos marre jete duke interpretuar librin, do mbetet vetem nje version dokumentaresk i shkrimit artistik. Nuk eshte cudi xhanem qe edhe shqiptaret te kene pare filmin italian para se ta kopjojne ne nje version po aq te bezdisshem dhe te zymte.

Per tu kujtuar:
Gjate misionit te tij gjenerali takon nje homolog te nje ushtrie tjeter. Homologu eshte nje djale i ri me te njejtin mision te rekuperimit te eshtrave te ushtareve te tij. Por ai nuk ka seriozitetin ushtarak te italianit dhe ajo qe i thote italianit eshte emblematike:
"Ju, i dashur gjeneral, keni nje organizim te persosur, keni risursa te shumta dhe keni marre specialistin me te mire per hapje varresh ne kete vend. Me duhet ta pranoj, jeni shume me i zoti se une si varrmihes..."

Nuk ka asnje fragment ne internet.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 18/03/2011 ora 05:14

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2008 15:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il seduttore (1954)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re il-seduttore2.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 32 herė.

Regjia: Franco Rossi
Skenari: 9 te ndryshem
Aktor: Alberto Sordi

Nje burre rreth te tridhjetave e mban veten per Don Zhuan. Ai takohet me shefin e zyres se tij dhe shet mend mbi bemat prej mashkulli dhe mbi njohjen e thelle te femrave. Por burri eshte i martuar, edhe pse historite e tij i mendon dhe organizon sikur te ishte single. Ne te vertete ai mashkull nuk di te nxjerre qimen nga qulli dhe e fut veten ne situata pa fillim dhe pa fund duke ju servilosur ndonje femre ose duke genjyer se eshte pasanik. Ndodh keshtu qe te molepset me ndonje femer rrjepese qe e shfrytezon per ti marre ndonje lek dhe per te jetuar ne kurriz te tij. Kjo ndodh derisa dy grate e tjera qe ka gjuajtur gjenden se bashku tek lokali i gruas se vet zyrtare ku ndodh dhe incidenti qe e zhvesh nga imagjinata e vet prej Don Zhuani. Dhe keshtu filmi mbyllet me gruan e vet qe e fal dhe burri si nje femije i lumtur vazhdon te beje figura qesharake te breg i detit per tu dukur terheqes per femrat.

Filmi eshte i kendshem per tu pare, por i mungon ai aspekt komik qe mund te kishte me situata te tilla. Ndoshta kjo spjegohet me faktin qe eshte teper i hershem (1954) per te dale nga normat e kohes dhe per te vene ne loje cilendo pale qe hyn ne film. Filmat e mevonshem e arrijne kete shume bukur.
Nga ana tjeter duket dhe pak si mekanik ne tregimin e tij, sepse mungojne detajet. Burri thjesht shkon nga nje vend ne tjetrin dhe njeh menjehere personazhet qe hyjne ne film. Pra mungon konteksti, mungon kontorno e botes qe e rrethon. Duket sikur eshte ndjekur nje histori precize teatrale duke i rene shkurt dialogjeve te teperta. Kjo detyron shikuesin te marre me mend gjerat ne disa vende, pra duhet me shume vemendje per te kuptuar cfare po ndodh ne histori. Gjynah qe eshte keshtu kur skenari paska emrat e plot 9 personave.

Interesante te kujtojme se ne 1954 nuk ekzistonte divorci ne Itali. Prandaj ne film riprodhohet nje situate sot qesharake kur gruaja e pyet burrin "Cfare do beje sikur te ekzistonte divorci ne Itali"... Sepse mesa duket e vetmja gje qe i mbante njerezit bashke ishte shpesh mungesa e ligjit te divorcit.

Nuk ka fragment ne Youtube.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 06/10/2008 ora 16:04

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2008 15:40
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Brutti, sporchi e cattivi (1976)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re bruttisporchi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 27 herė.

Regjia: Ettore Scola
Skenari: Ruggero Maccari, Ettore Scola, Sergio Citti
Aktor: Nino Manfredi




Filmi flet per nje familje te madhe qe jeton ne zonat informale te Romes ne varferi te plote. Brenda nje barake te vogel mblidhen te gjithe djemte, vajzat, grate, niperit dhe mamaja e kapofamiljes. Ky i fundit nje burre plak dhe cinik, te cilit i mungon nje sy, qe ka fituar leket e asikuracionit pas nje aksidenti. Kjo familje jeton ne kontekstin e nje shoqerie te degjeneruar, ku secili rron duke vjedhur, prostituar apo mashtruar njeri tjetrin. Ne katrahuren morale te zonave informale cdo gje mund te ndodhe, qofte incesti, qofte seksi i plakut me nusen, etj. Filmi eshte krijuar me nje sens komik, shume gjera duken te pabesueshme per ti marre seriozisht. Por eshte arti i regjizorit Scola qe avash avash nuk le dyshimin minimal qe gjithshka eshte e vertete. Dhe keshtu aspektet qesharake perzjehen me grimca dramatike, te cilat ne fund do lene mbresa te perhershme ne mendjen e shikuesit. Injoranca morale dhe shemtia fizike nderthuret per te krijuar karaktere qe ngulen ne mendje.

Grimi dhe loja e Nino Manfredit pastaj te fusin ne nje bote krejt tjeter. Te gjitha skenat jane xhiruar vertet ne nje baraccopoli te atyre viteve, ku jetonin punetore te uzinave perreth. Duke pare filmin mendja te shkon kollaj tek zonat informale te Tiranes, me femije te pafajshem qe behen pre e kushteve te prapambetura te jeteses dhe e nje kulture qe detyrimisht bie ne nivelet e urise. Kush mendon se do gjeje dicka retorike te behet gati per tu zhgenjyer. Stili ngjan me filmat Emir Kusturices, me ndryshimin qe mjeshtri Ettore Scola e ka krijuar 30 vjet para. Jo me kot regjizori fiton dhe cmimin e pare ne festivalin e Canne-s ne 1976.

Ndryshe nga filmat e tjere te atyre viteve ku ngjyrat ulin nivelin e pelqimit, ne kete film ngjyrat behen pjese e filmit dhe jane perdorur per te terhequr vemendjen drejt historise se treguar. Emblematike cizmet e verdha te vajzes adoleshente, qe lidh gjithe filmin me urtesine e saj dhe ne skenen e fundit rezulton me barkun te goja e mbarsur nga kushedi kush (ndonje familjar i vet).



Fragment:
Pese minutat e para te filmit.

Skena e pare ne shtepi zgjat plot 3:34 minuta me xhirim te vazhdueshem. Nuk ka asnje nderprerje dhe asnje montazh. Rralle gjen skena te tilla ne kinematografi, qe mbajne shikuesin lidhur pa u kuptuar fare.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 21/03/2010 ora 14:19

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2008 13:13
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Celesi i suksesit: komiciteti

Nje nga karakteristikat me te vecanta te kinemase italiane '50-'80 eshte aspekti komik. Shumica e skenareve dhe filmave kane gjithmone te injektuar dicka komike, nje personazh apo skene. Madje edhe filmat me te forte sociale perdorin komicitetin si nje menyre per te tranzituar shikuesin tek ideja serioze e jetes. Kjo gje i jep nje shije te pelqeyeshme akoma sot shume filmave.

Nderkohe, po te bejme krahasimin me kinematografine shqiptare, dallohet sensi unik i filmave shqiptare, duke nxjerre ne pah detyrimisht vetem nje aspekt te jetes, komikun ose tragjikun, sikur keto te mos bashkoheshin kurre ne te njejtin realitet. Kjo ben qe filmat shqiptare (por jo vetem ata) te behen te merzitshem, te avashte dhe shpesh retorike per ate qe japin. Pra, ndryshe nga filmografia italiane, shpesh ne kinematografine boterore mungon kontorno qe i jep shije dhe jete filmit.

Ndodh keshtu nje efekt i cuditshem per shikuesin. Kur filmi eshte i qeshur e me jete shikuesi harron se po shikon nje film bardhe e zi. Te nesermen ka harruar fare sesi ishte, bardhe e zi apo me ngjyra. Ne menyre analoge filmat e avashte, te trishte e te merzitshem fiksohen ne tru shpesh si bardhe e zi, edhe kur jane me ngjyra. Ky fenomen tregon sesi filmi nuk mund te ndahet nga ana teknike, sepse skenari i mire i jep ngjyra filmit dhe ngjyrat behen nje sfond i kote nese nuk perdoren si duhet.

Marrim per shembull nje film modern shqiptar: "Letra ne ere" (Lettere al vento). Filmi krijohet ne 2003 nga Emond Budina, i cili xhiron skena te avashta dhe aspak ritmike. Qellimi i filmit behet nje i vetem, tregimi i nje historie te dhimbshme emigracioni. Skenari ama tregohet me nje bosht te vetem, aspektin tragjik. Nja dy incidente komike nuk mjaftojne aspak per te nxjerre personazhet nga merzia qe i transmetojne publikut. Shkurt hesapi, ky film edhe po te ishte pa ngjyra nuk do bente asnje ndryshim. Dhe si ky ka shume filma te tjere ne te gjithe boten (perfshire Italine), ku trenat e ideve ecin ne nje binar te vetem, pa mundur te tregojne rrjeten e jetes ku futen personazhet. Keshtu perfundon qe personazhet e Budines te jene ca prinder serioze ne kulm, te cileve u mungon shkujdesja apo hareja ne gjerat qe bejne. Ashtu si shpesh emigracioni pershkruhet si nje event i detyruar dramatik dhe jo si nje aventure per nje jete te re (sic e bene realisht shume veta ne arratisjen e 1991-it).

Personalisht mendoj se aspekti komik eshte i domosdoshem qofte per te zbuluar te gjitha format e realitetit brenda nje filmi, qofte per ti dhene jetegjatesi filmit. Ne fakt askush nga neve nuk do merrte te shikonte filmat italiane te viteve '50-'80 nese aspekti komik nuk do behej motori terheqes qe ndjell syte dhe humorin pertej kinematografise se sotme. Dhe qe te kuptohemi imagjinoni filmat polake apo franceze me clichčte e tyre te dikurshme mbi dashurine dhe seriozitetin e jetes. Sot ato filma perdoren edhe per skece humoristike ne programe si Zelig, ku serioziteti dhe ngurtesia e personazheve ekzagjerohet ne ekstreme qesharake.

Per keto aresye plasja e varferise ne ekran per te imituar filmat e Emir Kusturices nuk mjafton. Duke qene se tradita shqiptare per te krijuar filma me celes komik ka munguar, besoj se ky eshte difekti me i madh i kinematografise sone sot per sot. Sepse fundja Shqiperia nuk eshte vetem nje grumbull problemesh dhe dramash, por nje vend ku njerezit dine dhe te argetohen me aspektet e halleve te perditshme. Pra, duhet investuar ne kete drejtim qe zhvillimi artistik te mos perfundoje ne skece televizive, por ne skena te mirefillta qe mbeten ne mendje jashte ekraneve dhe monopoleve televizive.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 06:46

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2008 15:14
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.