Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Mendoj se Turqia eshte aleati me i hershem, me kostant, dhe me i sinqerte i Shqiperise. Me pushtim apo pa pushtim ne te kaluaren, aleanca ne kohe turbullirash eshte e vyer. Madje dyshja Turqi - Shqiperi ka terheqje natyrale, ti leme endrrat se jemi pro-perendimore. Ne jemi thjesht me te fortin e rradhes, atehere ishte turku (dhe u beme myslimane), sot eshte amerikani (dhe po behemi "demokrate"). Ama thelle ne kulture i ngjajme shoqerise turke 100 here me shume sesa italianit, francezit, gjermanit e amerikanit. Plus qe Turqia eshte ne rajon dhe pergjigjet menjehere per cdo incident. Nderkohe qe Amerika dhe te tjeret duan 5 vjet te bejne nje rezolute. Shkurt hesapi, turku eshte si vellai i madh qe fle te dhoma ngjitur, ndersa perendimi eshte si kryetari i keshillit te lagjes qe "kritikon" me fjale. Ne rast nevoje imediate ti zgjon vellain, nuk i bie deres se kryetarit te lagjes.
Dhe qe nuk do kete lufte mos jini kaq te sigurte. Para cdo lufte boterore ka patur shenja te qarta acarimesh qe gjoja nuk jane vene re. Tani shenja ka nga te gjitha anet. Prandaj ben mire qe Turqine ta vleresojme si duhet dhe mos kthejme syte nga perendimi per cdo gje.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|