Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Kanuni i Lekė Dukagjinit Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

2- Randesija e te mbledhunit te ligjeve dokesore
(vijon)
Gjate ksaje kohe A. Sh. Gjeçov, tue vijue gjithnji me nji cene e durese te pashoqe nder rrmime te veta folkloristike, kishte bashkue shume materjal mbi Kanunin e Leke Dukagjinit: e kur Françeskajt (1913) ndertuen te perkohshmen "Hylli i Drites", nisi me botue m'te numer per numer shinimet e pikzimet e veta mbi Kanun. Botimi i k'tij studjimi te tij mbi Kanun kje prite me entuzjazem prej Shqyptaresh e prej dijetaresh jashta Shqypnijet. - Disa profesora Akademish e universitetesh ; nder te cillet edhe Thalloczy: me inzistenca te medha lypen prej drejtimit te se perkohshmes autorizimin, qi me mujte e me perdorue ato studjime nder vepra te veta.- Nderkaq A. Shtjefni vijote pa ia da kurr nder rrmime e studjime mbi Kanun, edhe pat shtue materjal tjeter te ri keshtu, qi botimi definitiv i Kanunit do te kishte dale, nen çdo pikpame, nji veper pernjimend fort e interesantshme. Veç shka se u vra mizorisht ne Jugosllavi, e i hupen edhe doreshkrimet, pose qi vepra i mbet pa krye. Tash Françeskajt i kane ba bashke k'to studjime t'At Shtjefnit Konst. Gjeçov, te botueme rresht mbas rreshtit ne "Hylli i Drites", e po i botojn tok ne nji liber: te sigurte se me ket veper i ngrefim nji pomendore te padekshme emnit t'auktorit, e nji sherbim te pelqyeshem mare komit Shqyptar.
(vazhdon)

Modifikuar nga Piktor datė 25/01/2010 ora 19:25

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2010 12:46
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Eshte vertet interesant, por une do te doja qe te mos ishte nje i tille fare, ose do preferoja qe te kishte nje date diku andej nga shekulli i pare apo i dyte.

Arsyet jane te pafundme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2010 12:39
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ne ate shekull Cedrus ndodhen ndryshime te medha. Ndoshta ke te drejte qe aty mund ta kete zanafillen por te jemi realiste se kjo periudhe e te pakten deri ne shekullin e XI eshte shume e ngaterruar ose me mire e mbushur me shume ngjarje pushtuesish qe vijne dhe shkojne. Le te themi me mire aty nga shekulli i XI, ku duket me qarte trajta me emrin shqiptar me ane te principatave te Arberit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2010 19:02
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Te tilla kodike kane pasur pothuaj te gjithe kombet e botes. Greket psh i kishin sipas qytet shteteve kodet.
Po ashtu edhe sllavet kane pasur kode.

Puna eshte se kanunin, per mendimin tim e pershkon nje vranesire. Perhere ate vihen re gjak e vrasje. Me duket sikur behet fjale per nje komb te pazhvilluar fare, kur e lexoj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2010 21:16
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kanuni siç e shpjegon edhe Fishta rrjedh prej greqishtes dhe do te thote "mastar", sot mund te perdorim fjalen etalon ose dhe kushtetute.
Duke qene se i perket nje periudhe mjaft te larget kuptohet se dhe ligjet kane qene me te forta dhe ngjajne sot shume tragjike gjithsesi fryma e pergjitheshme e tij ishte per te rregulluar jeten e perditeshme diktuar nga shume ngjarje qe ndodhshin asokohe.
Keshtu ka ndodhur edhe me kushtetutat e te gjitha vendeve te botes. Ne Europe psh eshte hequr denimi me vdekje por ka shume shtete qe e mbajne dhe e zbatojne ate.
Mos harrojme se ne kohen qe u shkrua Kanuni nga At Gjeçovi kishte shtet dhe ligje dhe kanuni nuk ishte me ligj pavarsisht se nuk mund te thuhet se nuk egzistonte ne forma te ndryshme.
Fishta gjithashtu ka folur edhe per rendesine e Kanunit qe duhej pasur parasysh ne ligjet e reja te shtetit duke hequr natyrisht gjera te panevojshme dhe te tejkaluar per kohen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2010 21:30
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

2- Randesija e te mbledhunit te ligjeve dokesore
(vijon)
Me te vertete se neper botim te "Kanunit te Leke Dukagjinit" i bahet komit nji sherbim i dobishem, mbasi
per çdo nji shtet, qi thote se do me jetue e me zhvillue mbas parimeve t'arsyes e te hullis qe
gjyqetnise se vertete, ligjet gojdhanese e qi permblidhen ne kanunin doketar te komit, kan nje randsi t'madhe fort ne vedvedi; e se prandaj duhen pase parasysh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjet e shtetit.
Te bashkuemt e shum njerzve nuk mund te quhet shoqni , po s'paten te gjith nje qellim te perbashkte. Qellimi i perbashkte paracakton natyre ase esencen e shoqnise civile te shtetit.
Nieri ndolle ne shoqni ne nje mendyre te domosdoshme, prandej nieri asht i detyruem me bashkpunue me te tjere shoke, per pranimin e qellimit te perbashket. Veprimi i perbashket konsolidon egzistencen e shtetit.
Per me veprue mbas nji qellimit, nierit i duhet me kqyre neper arsye , qi mjetet te jene te perkueshme me pronim te qellimit, neper vullnese me nzite fuqite shpirtnore e fizike per pronim te k'tij qellimi. Prandej per me bashkveprue nieri me shoke tjere, per nji qellim te perbashkte, lypet arsyeja e vullndesa. Arsyeja e vullndesa zhvillojne perparimin moral e material te shtetit.
Por arsyeja e vullndesa, qi do te bajn me veprue kolektivitetin ne hulli me pronimin e qellimit, per arsye qi gjithkush i shef e i kupton, nuk mund te jene individuale por kolektive , te perbashkta. Ligja asht arsyeja e perbashket. Ne te pershtatunt me ligj e me auktoritet ngallite lumnija e mejrimi i shtetit, i gjytetasvet mare kolektivisht e individualisht.
(vazhdon)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2010 22:27
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

(vijon)
2- Randesija e te mbledhunit te ligjeve dokesore
Tash ma se pari ligja, per me detyrue gjytetsat, do te jete e drejte ase e ndershme pse ligja e padrejte e jo e ndershme nuk mund te krijoje detyre .
Se dyti, ligja do te jet e dobishme ne e preme per te sjelle njimend te miren e posaqme, mbasi shi prej ksaje te mire ngallite te kenunt e karakteri i ç'do shoqnije te konkretueshme e i ç'do auktoriteti qi e qeverise.
Por ne çe mendyre mund te rreshet kjo e mire dobije e perbashket? Mjetet do te jene te pershtatuna subjektit, qi do te lvitet, do te veproje, ligjat pra do te jene te pershtatuna popullit, qi do t'i qese ne pune e jo vetem ne pikpame t'ides shoqni , por edhe t'rrethanave individualizuese te tija (Tapparelli) . Prandej nje ligje mund te jete e mire per nji rend e e keqe per nji tjeter(Beutham) . Nje ligja e preme, po zame per ingliz, aleman e te tjere popuj te shtruem e te gjytetnuem, sugurisht nuk ban -sado e drejte e drejt e e ndershme te jet -per rrebela te Ballkanit, fatalista t'Azis, kanibal t'Afrikes etr. Por edhe kodi penal, per arsye qi ndeshkimi do te jet i pershtatun me vetjen qi ndeshkohet, si thote Tapparelli, ndryshon mbas kohve, vendit e komevet, pse shekuj e popuj te ndryshem duen te mira te ndryshme. Lodra, fjala vjen, dikur edhe naten permallote gjinden ne Shqypni, por sod merzit gjithkendin edhe diten. Kohet nderrojn e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjt, per me kene verte te dobishme, pose se drejta e te ndershme, do te jene edhe te gjashme, due me thane: te preme mas psihes e mbas nevojave te njimendta te popullit, qi do t'i maje, e se prandej fuqia ligjdhanese e nji shteti, para se te prese nje ligje te re, duhet te njofi mire shpirtin e popullit e t'i peshoje sa duhet nevojet e kohvet e te vendit, per te cillet ajo ligje pritet. Per ndryshe ligja del dhune e jo hulli jete. Prandej nji filozof i madh thote, se ligja, para se me kene ligje, asht nji fakt - nji doke, zakon,"adet" e se ligja e drejte asht te shprehunit e nji fakti te vertete - ligje e kanuni populluer. Kta nuk don me thane se dokja, zakoni, "adeti" kanuni te bahet ligje, pa kene sankejonue prej prej auktoritetit, por do me thane se nji auktoritet i drejte do te prese ligjet, tue pase gjithmone parasysh doket, zakonet- kanunin e vendit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Janar 2010 19:41
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

(Vijon)
2- Randesija e te mbledhunit te ligjeve dokesore
Por ku ka ma mire e ma kjarte se nder ligje doketare te nji kanuni ligjdhanset e shtetit kane per te njofte shpirtin, karakterin e nevojet e verteta te popullit? Fuqija ktyne ligjve, ma fort se prej sankcionit te ligjdhansve, u vjen prej faktit se jane ba doke e prej vedit kane hi shi ne jete te popullit, e prandej jane ma te gjashme, pse edhe influencen e kane ma te madhe mbi masat, qi merr secili nder interesat e veta. Ligje neper kohe e rrethana nderrojne, prandej edhe ligjet e kanunit do te
nderrojne, por para se te nderrohen, jurista te specializuem do te studiojn kahen, menyren se si me i ndrrue, tue ruejte gjithmone frymzimin karakteristik te tyne edhe nder ligje te reja, nepr te cilat zevendesohen. Kshtu kane punue te gjitha komet e gjytetnueme, e der dike edhe Turkija vete. Prane Mehqemes Turkija mbate ne Shqypni edhe Xhibalin , i cili nder do çashtje gjykohet mbas ligjeve gojdhanse te kanunit.
Prandej megjith arsye tham, se botimi i "Kanunit te Leke Dukagjinit" perpilue prej A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, O.F.M - drite paste i sjell komit nji sherbim te dobishem, te pelqyeshem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Janar 2010 20:41
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

3-Kanuni i Leke Dukagjinit
Fjala kanun s'ka dyshim, se etimologisht rrjedhe prej fjalet greqishte [eaifi- meqe nuk mund ta shkruaj me germat origjinale, ndoshta nuk duhet marre dhe aq ne konsiderate fjala-shenim i imi Piktor] , qi don me thane : mastar -njajo vegel e drunit a e ndonji brumit tjeter, qi vjen me terhjeke vizat e ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhnse e te pakodifikume, mbas te cillave hecte dikur hullija e jetes e e veprimit te popullit shqiptar.
vazhdon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2010 19:26
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re eaifi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 5 herė.

Per rrespekt te lexuesve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2010 19:34
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Kanuni i Lekė Dukagjinit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.