Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...
Gjithsej 332 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

INTERVISTE - Mero Baze shprehet mosbesues ndaj policisë, duke thënë se "policët janë të aftë por të diktuar". Sipas tij në krye të Ministrisë së Brendshme është një ministër nën akuzë, tek i cili nuk beson se do të ndalojë agresorin Rezart Taçi.

Zoti Baze, një përshkrim të shkurtër të ngjarjes?

Dy kolegët e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, më ftuan për një kafe pasi përfundoi emisioni "Zonë e Ndaluar". Shkova rreth orës 23 tek lokali ku po më prisnin, diku afër bllokut. Ndërsa po bisedonim normalisht, në tavolinë shfaqet Rezart Taçi nga errësira e fundit të lokalit. U gjendëm shumë të papërgatitur dhe thjesht tentova të tërhiqem pas kur ai më qëlloi duke më sharë. Por befas pashë që tavolina ishte rrethuar nga bodyguard-ë të tij, të cilët nën shembullin e pronarit të vet nisën të gjuajnë. Nuk mbaj mend shumë detaje se humba vetëdijen për pak çaste, por me ç'pashë më vonë, pozicioni ku isha, më kishte mbrojtur nga ndonjë dëmtim fatal. Po ashtu kolegu im Bushati, që ishte para meje, ishte bërë në një farë mënyre barrikadë për të mos më qëlluar dot në pjesën përpara.

A dukej se sulmi ishte i menduar apo i çastit?

Nuk di të them sa kohë më parë ka qenë i menduar, por natyrisht që ka qenë diçka që mund ta kenë menduar dhe kanë pritur të gjejnë rastin. Mënyra si u sollën me dy kolegët e mi, duke bërë kujdes të mos i preknin, do të thotë se nuk janë sjellë si vrasës të papërgjegjshëm, por si mafiozë të mirëinstruktuar. Dhe përpjekja për të qëlluar vetëm në pjesën e pasme të kokës, ku dhe mund të traumatizohesh përjetë, ishte kriminale. Mendoj se ata kanë vendosur të qëllojnë kur kanë parë që unë hyra në lokalin ku ata rrinin. Ndoshta pas 20 minutash ata vendosën të sulmojnë, dhe na rrethuan papritur duke më sulmuar.

Sa i vetëdijshëm keni qenë për rrezikun për shkak të profesionit?

Rreziku i shoqëron gazetarët si ndryshku hekurin. Sa herë që shoqëria degradon, sa herë për lirinë ka mjedis të papërshtatshëm, aq herë ky ndryshk priret të sulmojë që të brejë profesionin e gazetarit. Nuk është në dorën tonë shmangim rreziqet. Jemi të dënuar të bashkëjetojmë me to. Në dorën tonë është të bëjmë punën tonë. Rrezikun nga mjedisi ynë duhet ta zhdukë shteti ligjor dhe një qeverisje që jep shembull frymëzimi kundër krimit, kundër këtyre personave dhe pro standardeve të lirisë për median. Fatkeqësisht qeveria ime dhe e bashkëqytetarëve të mi është aleate e këtij banditi, frymëzuese e keqe kundër lirisë së medias dhe degraduese e standardeve të lirisë në këtë vend.

Kryeministri bëri një deklaratë ku dënoi aktin e dhunës?

E dëgjova dhe mu dhimbs sa i pafuqishëm është të përmendë emrin e Rezart Taçit. E di që emri i viktimës i krijon probleme, por së paku emrin e kriminelit duhet ta përmendte dhe ta dënonte. S'ka denjuar as vetë të bëjë deklaratë, por zyra e tij ka bërë një deklaratë të modës kineze të viteve '70 ku në vend që tu adresohet problemeve, flet për parime që i shkel nga mëngjesi në mbrëmje. Është e dhimbshme të shikosh kryeministrin e vendit tënd në atë pozicion, peng të një njeriu të përzgjedhur prej familjes së tij për tu bërë miliarder brenda natës.

Ç'mund të thoni për reagimin politik në përgjithësi?

Nuk pres të ngushëllohem nga reagimi politik, por nga shteti ligjor. Reagimi politik vlen vetëm për të kuptuar sa e inkriminuar është politika me krimin dhe sa fuqi ka të ndahet prej tij. Po të lexosh deklaratat e partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës, e kupton sa të pafuqishëm janë të zënë në gojë emrin e kriminelit dhe t'i adresohen problemit me kurajë. Për kaq vlen reagimi politik. Vlen për të qenë shembull frymëzimi ose model i bashkëjetesës me krimin. Ajo ç'më kujton reagimi i partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës është reagimi i njeriut në hall, kur djali i shtëpisë kapet në krim dhe përpiqesh të mos flasësh më për djalin, por për atë çfarë atij duhet t'i mësojnë në shkollë. Ato po sillen si njerëz në hall. Por shteti ligjor duhet të sillet më me dinjitet se pushteti politik.
Si ka qenë reagimi i forcave të rendit?

Nëse ka njerëz në hall pas gazetarëve në këtë vend, janë ata. Ekziston një polici që kërkon të bëjë detyrën e saj dhe një frymëzim politik kundër misionit të saj. Nuk mund të thuash asgjë të qortueshme për policët e Tiranës si profesionistë ose njerëz kurajozë. Ata janë shumë të mirë. Por ata nuk janë të lirë të jenë policë. Dhe ndryshe nga ne gazetarët që e kemi në dorë lirinë tonë, për ta mbrojtur apo dorëzuar, ata nuk e kanë dhe aq në dorë lirinë e tyre për të qenë profesionistë. Ata u sollën shumë korrekt me ngjarjen, erdhën në vendngjarje, më shoqëruan në spital dhe më dorëzuan tek mjekët. Morën provat dhe u larguan. Drejtori i policisë së Tiranës dhe Drejtori i Përgjithshëm më vizituan dhe në spital. Pastaj më tej ata s'kanë asgjë në dorë. Të vinte keq për ta. Rezart Taçin nuk kishin fuqi ta arrestonin. Ai i merrte në telefon dhe u tregonte se kur mund të kishte kohë të shkonte t'i takonte. Përfytyroni një shtet që nuk ndalon dot një miliarder, që i ka zyrat në mes të Tiranës dhe që nga mëngjesi në mbrëmje përmend vetëm emrin e kryeministrit. Si mund të afrohet polici tek një njeri që sapo i afrohesh, bën sikur flet në telefon me Sali Berishën.

Cilat mund të jenë shkaqet që Rezart Taçi nuk u ndalua qysh në fillim?


Ata duan të shkatërrojnë provat. Mos harroni që tani Ministër i Rendit është një person në kërkim, që i ka shpëtuar një dënimi me procedurë. Ata thjesht duan të shikojnë dëshmitë tona dhe pastaj të shpikin ose shkatërrojnë prova të reja për rrethana lehtësuese për të. Ky është regjimi që ka shpikur mosndëshkimin me ligj, por me vetëgjyqësi. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyll çështje të mëdha, për të cilat bota mund të kishte bërë luftëra civile, me procedura afatesh apo imunitete ministrash. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyllë me procedurë gjykimin për vrasje të 26 personave apo pastrime të pastra paresh përmes sekserëve të familjes në pushtet. Mosndëshkueshmëria e krimit është identiteti i këtij regjimi. Lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian se sa qartë e ka theksuar me dëshpërim faktin që në Shqipëri po krijohet modeli i të pandëshkueshmëve. Rezart Taçi, nëse më lejohet në krahasim, në këtë rast, është "kriminel race".

Si e gjykoni solidaritetin e medias?

As që kam dyshuar ndonjëherë tek solidariteti i kolegëve të mi. Nuk më ka munguar kurrë. Edhe kur regjimet në këtë vend janë përpjekur të izolojnë gazetarë të veçantë përmes trustit mediatik, gazetarët nuk e kanë braktisur njëri- tjetrin. Në këtë rast duhet që solidariteti të mos jetë një gjest në mbështetje time, por një instrument për të vrarë frikën dhe për tu shkuar deri në fund të vërtetave të hidhura të këtij regjim. Solidariteti më i madh për mua, është që të shikoj sa më pak lajme të gënjeshtra për Rezart Taçin, sa më pak gënjeshtra të paguara prej tij, sa më pak përpjekje për të penguar shtetin të hetojë evazionin e tij fiskal prej qindra miliona eurosh për shkak të lidhjeve me pushtetin. Solidaritet për mua është që kolegët e mi të kenë mundësinë të thonë të vërtetën për këtë njeri që ka blerë pushtetin politik dhe atë publik me para që ua merr nga xhepat taksapaguesve shqiptarë. Ky solidaritet më bën të ndjehem i dobishëm për kolegët e mi.
* * * * *
Rezart Taçi në TV: Nuk po fshihem. Policia: Është person në kërkim


Biznesmeni Rezart Taçi ka duke deklaruar ne linje telefonike per disa TV se "une nuk po fshihem dhe jam gati te perballem me drejtesine".

Ndersa policia e Tiranes thote se e ka shpallur person ne kerkim, per rrahjen e gazetarit Mero Baze. Në pranga jane qe prej mengjesit dy nga agresorët e gazetarit Mero Baze Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo . Sipas policisë dy personat qëlluan Bazen për shkak të detyrës. Policia e Tiranës ka bërë me dije se gazetari Mero Baze ka bërë kallëzim penal për ngjarjen.

Z.Taçi pretendoi se kanë qenë bodygard-et ata që kanë qëlluar, pas provokacioneve, sipas tij, të Bazes në lokalin ku kishin rastisur se bashku mbremjen e së hënës.

Ai mohon te kete qelluar vete mbi Bazen. "Hedh poshtë me indinjatë këtë akuzë të ulët në drejtimin tim dhe siguroj të gjithë opinionin publik se jo vetëm nuk është në karakterin tim të shmangem por jam i gatshëm të përballem me këto shpifje në çdo kohë përpara drejtësisë së vendit tim", tha Rezart Taçi.
Më parë, policia e Tiranës, informoi se pas kallëzimit të bërë nga Mero Baze, policia ka ndaluar dy persona të akuzuar si agresorët e gazetarit dhe ka shpallur në kërkim policor Rezart Taçin.

Gjatë një konference për shtyp, zedhenesia e Policise, tha se "janë shoqëruar shtetasit Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo, punonjës te kompanisë "Taçi Oil", truproja te Taçit.

Gazeta Shekulli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2009 22:41
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 29596mero.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 47 herė.

Ngelen duke e rrahur kete te shkretin... Mero...si thone ca ..mbas qafe te ardhte..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2009 23:20
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
..mbas qafe te ardhte..


Se mora vesh ca eshte kjo ironi?

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2009 10:49
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Tulipan vajze e nenes kjo nuk eshte ironi ..ka shume shprehje .. Te arthte nga mos e pandefsh etj. etj..une e thashe kete: sepse duke qene mir e bukur me shoke ne lokal , vjen tjetri si (gjel kaposh ) e te qellon nga mbrapa kokes... keshtu qe mos guxo te flasesh e tu nxjeresh te palarat ne publik..


-----------------------------------------------

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2009 13:32
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Tjetri thote qe s'e ka prekur me dore .........


Kush e di sa do jene paguar qe te heshtin ata qe ishin te pranishem  ulur ne ate lokal.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2009 14:40
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Kush e di sa do jene paguar qe te heshtin ata qe ishin te pranishem  ulur ne ate lokal.



......... Nuk kane nevoje te paguhen ........ e pane se c'i pret ........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2009 16:34
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

dolen ne proteste sot ne perkrahje te M.Bazes para kryeministrise ...

ja 1 lajm nga TCH per ju qe nuk jetoni ketu

Me teper se dhune ndaj nje personi Shoqatat e Gazetareve e cilesojne ate si censure mediatike ushtruar nga kryeministri Berisha .

”Perderisa nuk kapet agresori, atehere shteti eshte agresor ndaj gazetarit Mero Baze dhe jo vetem, por edhe ndaj gjithe kolegeve te tij”, u shpreh botuesi Ylli Rakipi.


”Sot kemi vetem nje agresor, qe eshte kryeministri Berisha, i cili e ka treguar cdo gje me fakte”, u shpreh Filip Cakuli, drejtues i ”Fiks Fare” ne Top Channel.

Te pranishem ne kete proteste emra nga me te njohur te gazetarise ne vend deklarojne se nuk do te lejojne askend te cenoje fjalen e lire por t’i japin asaj pushtetin qe meriton .

Protesta e shoqatave te gazetareve u mbeshtet edhe nga qyetare te thjeshte te cilet ne fund te protestes leshuan kepuce drejt selise se kryeministrise, si simbol i peruljes se qeverise para kembeve te nje biznesmeni, si Rezart Taci.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2009 16:39
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Me gjithe antipatine therrese qe kam per nje gazetar si Mero Baze,ajo qe ka ndodh eshte absurde dhe te le vertet nje shije te keqe! Vetem ne nje vend te botes se trete nje bisnesmeno-batakci-mafioz mund te urdheroje gorrillat e tij te rrahin nje gazetar !!

Por ama s'duhet harruar qe Baze dikur lepinte nga koka tek kemba Berishen dhe sapo ky i fundit i hidhte ndonje "kocke" ...direkte shkruante artikullin e radhes shpifes e demagog kundra te majtes !
Tani ka filluar e demaskon cdo pisllek te familjes Berisha....e ben per hir te vertetes,te idealit e etikes,pasi mene fund hapi syte e sheh kush eshte vertet Sali Berisha,apo ndoshta pasi zoti kryeminister i ka prek ndonje bisnes ne menyre direkte apo indirekte ???
Kjo eshte gjeja qe ma shpif tek gazetari me emrin Mero Baze !! Sdq e perseris,ca ka ndodhur eshte vertet e turpshme !!

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2009 22:40
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha Roi





S'nuk punon video ......... do e kete mbyllur taci .......... .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2009 22:43
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Tani qe e quotova punonte ..........

Ca bari shemtut ....... ku i ka gjet ato karrige .......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2009 22:45
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 332 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.