Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > "Origjina Shqiptare e Qyteterimit ne Sardenje" nga Alberto Areddu
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Brunilda
Anetar i ri

Regjistruar: 20/06/2009
Vendbanimi: italy
Mesazhe: 1

"Origjina Shqiptare e Qyteterimit ne Sardenje" nga Alberto Areddu

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re leoriginialbanesi.jpg
Ky file është shkarkuar 65 herë.

Professor Alberto G. Areddu prej vitesh interesohet në disiplinën e “gjuhësisë Sarde” mbi të cilën ka publikuar: “Studime Etimologjike Logurdeze”, “Shënime dhe Shtesa mbi DES” (1996), “Launeddas dhe studime të tjera greko-italike” (2004). Ka publikuar recensionet e tij në Romance Philology të Berkeley, dhe është recensuar nga H.J. Wolf në “Zeitschrift für Romanische Philologie” (2002).
Në studimin e tij të fundit “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë” 2007, autori me kërkimet e tij arrin deri tek burimet origjinale te gjuhës Sarde, duke dëshmuar dhe duke nxjerr në pah prespektivën paleoilirike si më bindëse bazuar në elementët e shumtë të toponomastikës dhe të lesemave të pashpjeguara deri më sot.

link: http://web.tiscali.it/sardoillirica...%20ILLIRICO.htm

Kur ne Oliena flitej shqip

nga Alberto Areddu

Vëzhgoni periferinë e Sardenjës qëndrore që shihni këtu të fotografuar, e famëshme për verën e saj, për djathërat e saj, për eskursionet malore, për aktivitetet e saja kulturore dhe për faktin e të qënit vëndlindja e futbollistit sardenjas më të njohur në botë.

Besoj e keni kuptuar edhe vet (sepse e thot edhe vet titilli), në të kundërt ua them unë: kjo qelizë e vogël sardenjase është Oliena, ose ashtu si shqipërohet në ditët e sotëme Ulìana.

Ashtu gati si të gjitha qëndrat e Sardenjës, mban një emër i cili i shpëton hetimeve të kryera shkencërisht, e dikush mendon se ka të bëje me vajin meqënëse zona është e mbushur me pemë ullinjsh (por ato i kanë sjell Pizanezët kur emri Olian egzistonte prej kohësh). Po në zonat e Sardenjës ku nuk egzistojnë? Të tjerëve u ka ardhur në mend Iliens-ët (bijt e …Ilio, nga ku thonë se rrjedhin një pjesë e sardenjasve Nuragic).

Hetimi im, që nis pikërisht këtu përpiqet të vëjë në dukje se si prapashtesa –ena, -ana është shumë e dendur në toponimet e substratit pre-romak; dhe pikërisht këtu shkolla mediterraneiste ka kundërshtuar: “punë afrikanësh”, ndërkohë hipoteza orientalizuese, e mbrojtur në Sardenjë vetëm nga Pittau përgjigjet : “punë etruskësh”.

Por le të shohim temën (pjesën e fillimit), e cila është Oli- dhe për momentin le të ndalemi këtu.

Duket sikur parardhësit tanë të largët, kanë dashur të na lënë qëllimisht aty këtu ndonjë gjurmë të kalimit të tyre mbi tokë, pasi duke gërmuar në nëntokën e Olienës në mesin e tetëqindës (shek. 19-të) arkeologu Giovanni Spano nxori në dritë një statujëz të epokës romake, e cila pas ribashkimit të pjesëve të thyera, u përcaktua në fillim se i përkiste Belzebù-s, mbretit të mizave të traditës semite (meqënse dukej i mbuluar nga mizat). Pastaj u përcaktua se i përkiste një figure, për të cilën deri në atë moment dyshohej nëpërmjet burimeve greke, se i përkiste Sardenjës prehistorike: asaj të Aristeo-s, prurës mitik i teknikave të reja në bujqësi, në vreshtari dhe sidomos në bletari, i ardhur, kushedi se kur nga Tebe në Boeci (klasikja dritë e lindjes “ex oriente lux” 1). Bletët e skalitura mbi gjoks tregojnë se bëhej fjalë për një statujëz kushtuar këtij shpikësi lindor; Jo vetëm kaq, por edhe vëndi ku u gjet statujza fliste qartë: lokaliteti Su medde (ose “sa 'idda de su Medde”), është një variant lokal i gjuhës sarde “su mele” (mjalti) (dysor i latinishtes “Mel(l)e”). Por ajo për të cilën askush nuk u thellua në studime ishte fakti se statujza ishte gërmuar brenda në një fushë (salto 2) e njohur ndryshe: Dule (edhe sot njihet kështu).

Kjo fjale nuk ka asnjë zbërthim të përshtatshëm në latinisht, ndërsa lexuesi shqipfolës e di që ajo bashkëtingëllon në mënyrë perfekte me shqipen: dyllë (që eshte fjalë origjinale shqiptare dhe nuk ështe huazim as latin, as turk dhe as sllav)

Atëherë, kjo mund të jetë nje rastësi, bota ështe e mbushur me ngjashmëri të rastësishme: ngjashmëria e famshme anglosaksone me atë persiane e fjalës “bad” që ka të njëjtin kuptim “i keq ”, por që origjinën etimologjike e ka të ndryshme. Pra mund edhe të jetë rastësi. Por në librin tim gjënden edhe rrethana të tjera rastësore si këto. Madje, nëse nga një gjurmë e vogël duhet patjetër të nxirret një element deduktiv përfundimtar, unë rikthehem sërisht në Oliena për të bër një pyetje retorike: “ Një territor i cili na sjell që nga periudha e lashtesisë një statujëz kushtuar hyjnisë së bletarisë, a mund të ketë në thelb ndonjë arësye për tu përcaktuar si “vend i huallive të mjaltit”?

Përgjigja ime është po, pasi lexuesi shqiptar e njeh mire, sidomos e njeh mirë edhe ai Arbëresh (shqiptarët e Italisë), të cilët kanë ruajtur një variant akoma më të pastër të fjalës “huall” që në gjuhën e tyre tingëllon: hol-i !!!

Edhe kjo fjalë (ashtu si mendojnë studjuesit Meyer, Çabej, Demiraj dhe Orel) është indoeuropjane, e përafërt me latinishten alveus, me greqishten aulos, e mbi të gjitha me sllavishten ulьjь dhe lituanishten aulys që nënkuptojnë ”huall bletësh”.

Unë e di që në këtë pikë lexuesit skeptik do shtrembërojnë fytyrën, pasi natyrisht është e vështirë të bindesh; dhe kanë të drejtë duhet më tepër: toponomastika ka qënë gjithmon një argument i squllët me të cilën rezikon të rrëshqasësh dhe të mos ngrihesh më në këmbë.

Dakord o mosbesues, ja ku e keni të servirur.

Atëherë, në territorin e dëftuar (Oliena, Orgosolo dhe Ogliastra), ekziston një fjalë që prej dhjetra vjetësh ka çmendur në fillim Wagner (kontrollo të famëshmen DES në faqe 489), dhe më pas të gjithë gjuhëtarët: “eni”, “enis” ose “eniu”. Me këtë fjalë misterioze në këtë krahinë të Sardenjës dëftohet pema e Bërshenjës (klasifikuar, dhe ështe e rastit ta themi, me emrin taxus bacchata). Dikush mendonte se kishte lidhje me gjuhën Baske, e dikush tjetër ka thënë: nuk e di.

Është e kotë që ta them unë, shqipja e njeh tashmë: pasi për të njëjtën bimë përdor emërtimin enjë (që tingëllon si emëri i një këngëtareje irlandeze), e cila është një fjalë misterioze edhe për shqipen, dhe në librin tim kam kërkuar ta interpretoj ( me anë të zbërthimit indoeuropjan).

I dashur lexues, nëse deri këtu nuk kam mundur të të bind atëherë vijo të më ndjekësh: kjo ështe vetëm kopertina, faqe të tjera do vijnë, e kush e di, ndofta përgjatë rrugës për në Damastion 3 do konvertohesh edhe ti në ilirizëm!!!

1) ex oriente lux, është një frazë që përdoret për të treguar se kultura njerëzore e ka patur origjinën e saj në lindje.

2) salto, ështe një term sardo-latin me të cilin nënkuptohej një territor jashtë territorit qytetar.

3) Damastion, ishte një qytet antik në rrethinat e liqenit Ohër i banuar nga iliro-dardanët në të cilin mbreteronte në shek. e 4-ët para erës sonë mbreti ilir Bardhyli.

Bibliografia e përdorur:

Angiolillo S., “Aristeo in Sardegna” in Bollettino di Archeologia 5/61(1990), 1-9

CASTIA S., "Aristeo il protos euretes" in La Sardegna e i miti classici, Olbia 1996, 19-22

Çabej E., Studime etimologjike në fushë të shqipes, Tiranë 1982

Demiraj B., Albanische Etymologien, Amsterdam-Atlanta 1997

Meyer G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen Sprache, Strassburg 1891

Orel V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-Boston-Köln 1998

Pianu G., “Il mito di Aristeo in Sardegna” in Zucca 2004, 96-98

Pittau M., I nomi di paesi citt_ regioni monti fiumi della Sardegna significato origine, Cagliari 1997

Sanna S., “La figura di Aristeo in Sardegna”, in Zucca 2004, 99-111

Spano G., “Statuetta d’Aristeo in bronzo” in Bullettino Archeologico Sardo I (1855) 65-71 [testo in http://www.comune.oliena.nu.it/cono...&id=20&bar=arch]

Spiggia S., Le api nella tradizione popolare della Sardegna, Sassari, 1997

Wolf H. J, Toponomastica barbaricina, Nuoro (1998)

“ “ “La toponomastica preromana in Sardegna”, in Max Leopold Wagner. Lingua e cultura sarda, Atti Conv. Int. di ling. sarda (a cura di D. Turchi), Oliena 23-3 2003, 49-58 (2004)

Zucca R, (a cura di) LOGOS PERI THS SARDOUS. Le fonti classiche e la Sardegna, Roma 2004

(perktheu Brunilda Ternova)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2009 05:07
Brunilda nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Brunilda Kliko këtu për të kontaktuar me Brunilda (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Brunilda't! Kërko mesazhe të tjera nga: Brunilda Shto Brunilda në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Brunilda në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Bobo, po paskemi qene te rrezikshem. Edhe Sardenja na del shqiptare. PO ai Naploni, nuk ka ndopak gjak nga ky i joni xhanem?

Me siguri. prandaaaaaj ata kane edhe Vendeta. 199% e vertete. Mire thote ky mjeshti qe ka bere librin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2009 06:55
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Bobo, po paskemi qene te rrezikshem. Edhe Sardenja na del shqiptare. PO ai Naploni, nuk ka ndopak gjak nga ky i joni xhanem?

Me siguri. prandaaaaaj ata kane edhe Vendeta. 199% e vertete. Mire thote ky mjeshti qe ka bere librin.

osht si nuk osht i joni pse osht kapedan Napoloni

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2009 12:44
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Jam kurioz te di se perse ti cedrus je kaq mosbesues gjithmon kur dicka lidhet me prejardhjen shqiptare.Nese ate liber do e kishte bere ndonje shqiptar eteher edhe mund te kishe dyshime por kur ate e ka bere nje Sard ateher nuk e kuptoj kete lidhjen tende qe ben midis atyre sharlataneve qe thone qe napoleoni eshte shqiptar edhe ketij libri serioz.Mahhh sju mar vesh...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2009 15:49
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic

Jo ore, une ate dua. Edhe mbreteresha e Anglise te ishte shqiptare.

Modifikuar nga Piktor datë 21/06/2009 ora 00:12

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2009 22:52
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Jo ore, une ate dua. Edhe mbreteresha e Anglise te ishte shqiptare.

Eshte shume e thjeshte te perdoresh batuta kur nuk di se cfar te thuash.

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Modifikuar nga Piktor datë 22/06/2009 ora 23:56

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Qershor 2009 16:03
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic

eshte shume e thjeshte te perdoresh batuta kur nuk di se cfar te thuash.

Po se mos jane te gjithe te kenduar.

Modifikuar nga Piktor datë 22/06/2009 ora 23:57

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Qershor 2009 20:18
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Ka nje fjale shume delikate anglishtja per tipat cedrus. Quhen naysayers.
Stereotipi i tyre eshte qe kur flasin zakonisht pertypin jarge. Pak a shume si puna e Gjinushit.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Qershor 2009 04:41
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ka nje fjale shume delikate anglishtja per tipat cedrus. Quhen naysayers.
Stereotipi i tyre eshte qe kur flasin zakonisht pertypin jarge. Pak a shume si puna e Gjinushit.

Jaaa , Jo ore, po edhe ti goxha mendje paske.

Sa per Gjinushin, ti dhe ca te tjere i shkojne anes. Ka nje teoreme ne matematike me emrin e tij. Politika eshte gje tjeter i ben edhe te mencurit putana, po sa per shqence, ti nuk llafos dot per te.

E kshu qe thua ti, per temen ke ndonje llaf se qe je si kshu i kenduar dhe qe di edhe inglisht ja na e tregojte.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Qershor 2009 06:57
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Pak a shume si puna e Gjinushit. [/B]

Nuk ja ditke mire emrin ketij burri te degjeneruar.Ai quhet S Qenush Skafisti.
************************
cedro, do beje mire te heshtje, kur nuk ka lexuar reth studimeve qe jane bere per origjinen e shqiptarve dhe shtrirjen e tyre ne lashtesi.Kete ta them si mik,sepse edhe bashke kemi debatuar.Une me argumente e me emra studiuesish dhe ti me llafe e pa asnje argument.Duke qene pakice e di qe nuk te intereson origjina jone,por nuk ke pse pershtyn ne corbe.Nqse ke argumente kundershto dhe jep te tuat,psh te ndonje studiuesi nacionalist,grek ose serb.Fjale ne ere per t'u grindur nuk jane me bereqet.
Jane edhe dy tre autore te cilet hedh drite ne studimet e tyre per damare gjaku nga shqiptaret e lashte ka patur edhe i famshmi N Bonopart.Thuhet se ai ka patur nje batalion me ushtare sardenjas me origjine te lashte shqiptare,te cilet ishin njerzit e tij me besnik.Ai i besonte ata dhe u jepte detyra te posacme e te veshtira per te zgjidhur.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datë 23/06/2009 ora 15:05

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Qershor 2009 14:53
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:37 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > "Origjina Shqiptare e Qyteterimit ne Sardenje" nga Alberto Areddu

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.