Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > Greqia që flet Shqip
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Greqia që flet Shqip

Viktor Bernard

Në librin e tij “La Turqie et l’Hellenisme contemporain”, francezi Viktor Bernard, me admirimin e tij për racën shqiptare, shkruan “Ndonjëherë raca shqiptare është ngritur, është personifikuar, në një njeri të madh, dora e të cilit, kushdo që të ketë qënë, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skëndërbeu e Pirro, çoi peshë mbarë një botë dhe gdhendi mbi popuj që drejtuan, shenjat e gjenisë së saj. Jeta e shqiptarëve në këtë shekull të mbramë, vepra e tyre në Egjypt ku qenë mbretër, në Greqi ku qenë autorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mjaft periudha të historisë së herëshme, dhe kur shqiptarët rivendikojnë Aleksandrin, Akilin e Agamemnonin, teprimi duket të jetë veçse një formë, sepse paradoksi mban në vetvehte një të vërtetë”.

***
Cevasi

Në “Historia e Tebës” II, Cevasi vëren “Është e ditur se gjatë luftës kombëtare dhe pas asaj kohe deri në vitin 1850, në të gjithë Atikën, dhe në vetë Athinën, flitej gjuha shqipe, dhe shumë pak vetë dinin të flisnin greqisht”. Këtë ai e shënon edhe për rajonet e Tebës, me pak përjashtime në qytet.

***
J. Maruga

Studiuesi J. Maruga në “Kontributi i arvanitëve....” në lidhje me revolucionin që solli krijimin e shtetit grek, që në fillim shtron pyetjen: “Çfarë i detyrohet Greqia arvanitëve? Ju detyrohet -guxoj të them- Lirinë e saj!”. Ndërsa V. Rafailidhi në “Ethnos” vëren se “Fallmerajeri i cili i simpatizonte shumë arvanitët, shkruante se: revoluciuoni grek është në të vërtetë vepër e arvanitëve. Madje në shtetin që u krijua menjëherë mbas 1821 të Kapodistrias dhe Otonit, pothuajse shumica e banorëve flisnin shqip”.

***
V.Rafailidhi

Në një artikull të gazetës “Ethnos”, V.Rafailidhi shkruan “Një pjesë e neohelenizmit që ka si gjuhë të përditëshme atë arvanitase, luajti rolin kryesor në krijimin e këtij shteti ku jetojmë sot, sa nga pikëpamja ushtarake aq edhe ekonomike. Atëhere pse evidentohen në plane të para pjesë të tjera të popullsisë?...”.


***
Elefterudhaqi

Në enciklopedinë e Elefterudhaqit, për Familjen e Ralëve (me shumë kryeministra dhe ministra në shtetin grek) shënohet se “ajo ka prejardhje shqiptare ose normane”. Po ashtu, për përkatësinë shqiptare flitet edhe për Familjen e Rendëve nga Korinti. I njohur nga kjo familje është kapedan Dhimitër Rendi.

***
Vadington

Për rolin mbizotërues të shqiptarëve në revolucionin që çoi në krijimin e shtetit grek, flet edhe Vadington “gjysma e ushtrisë së Odisesë (Andrucit) janë kryesisht shqiptarë, nën komandën e Gurrës” dhe shënon se Odiseja vetë ishte rritur dhe edukuar në oborrin e Ali Pashës në Janinë. Ndërsa konsulli anglez në More, Green e cilëson Odisenë si “kapedan të përgjithshëm të Greqisë Lindore, një prej krerëve më të njohur shqiptarë”.

***
Odise Elitis

Në përgjigjet e tij gazetarëve për përkatësinë, nobelisti Odise Elitis, i cili mbahet si poeti më i shquar në Greqi, deklaron “ Po. Jam shumë këmbëngulës. këtë kokëfortësi të tmerrëshme e kam trashëgim nga nëna ime arvanitase”.

***
Anonime

Shqiptarët kanë ndikuar me zakonet, traditat, kulturën e tyre mbi popujt fqinjë, apo më mirë popujt fqinjë morën nga shqiptarët ato vlera në të cilat ishin të mangët, ose të mbetur mbrapa. Kështu, grekët kanë marrë, ndër të tjerë, prej shqiptarëve tre valle tepër të njohura, alvanikos - shqiptarçe, Forapmas - çamçe, dhe himarioten. Ndërsa ligjet shqiptare të pritjes së mikut kanë ndikuar zakonet e pritjes ndër arumunët dhe ndër grekët e veriut.


***
Teli Siavalas

Artisti i njohur amerikan Teli Siavalas, në një intervistë në televizionin grek në vitin 1974, tregoi origjinën e tij shqiptare, nga familja Kavala të katundit arvanit Gjeraka të Lakonisë. Ai e dinte ende gjuhën arvanite.


***
Vinçens Dorsa

Vinçens Dorsa në veprën e tij shkruan “Në kohën e Filipit, Aleksandrit, Pirros, Skënderbeut, shqiptarët janë shquar për trimëri, po kështu vepruan ata edhe në Kalabri. Në luftën e Greqisë për pavarësi, shqiptarë si: Noti, Konstantini, Kristo e Marko Boçari, Foto Xhavella dhe i jati i tij, Odise Andruci, Miauli, Kundurioti, Tombasi, Karaiskaj, Gurra, Niketa, Stromari, etj., heroina të tilla si Elena-bashkëshortja e Konstantin Boçarit, Moskoja-e shoqja e Xhavellës, Kaidoja-vajza e tij, Despoja-e veja e kapiten Gjergj Bocit, dhe e pashembullta në histori Bubulina nga Hidra, -treguan heroizëm për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë”.


“Helenizmi”

Në vitin 1899, revista greke “Helenizmi” boton një shpallje të nënshkruar nga zotërinjtë: Shehu, Boçari e Xhavella, ku ndër të tjera shkruhej “Në luftën e 1821 që bëri Greqia kundër Turqisë luftoi dhe raca jonë, raca shqiptare, dhe me ndihmën tonë u çlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmë edhe ata të Hidrës, Species dhe Kranidhit. Heronjtë më të shumtë të steresë ishin shqiptarët e Sulit të Himarës, të Athinës, Tebës, Livadhjasë, Korintit, dhe nga shumë vende të Moresë që flasin edhe sot shqip. Përveç shqiptarëve të krishterë, ishin edhe 3500 shqiptarë muslimanë që luftonin bashkë me grekët kundër turqve... S’kemi për të thënë ndonjë gënjeshtër, vëllezër, po të pohojmë se shqiptarët e çliruan Greqinë”.

Kumundero

Në një dokument të ministrit të jashtëm të Greqisë, Kumundero, të vitit 1881, dërguar Mbretërisë gjermane për ndihmë, ndër të tjera, thuhet se “edhe pas pesëdhjetë vitesh të shtetit të pavarur grek, një pjesë e madhe e popullsisë në More, që është shumë e njësishme etnikisht, nuk heq dorë prej qënësisë së saj shqiptare”. Më tej ai vëren se “edhe në vetë Athinën, ashtu si në More (Peloponez), mbi 70 mijë vetë flasin vetëm gjuhën shqipe, pa ditur asnjë fjalë greqisht”, duke pohuar më tej se “është fjala për një etnicitet homogjen që i tillë njihet sëpaku për dhjetë shekuj në këtë hapësirë të lartpërmendur”.

Mblodhi dhe perktheu: Gent Ulqini

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Korrik 2004 21:30
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

a thua Konte.........epo ca dreqin ka Greqia qe na urren neve, kur Kolokotroni paska qene arvanitas....??:p

qe jemi populli nder me te lashtet ne ballkan kjo dihet, por qe edhe para grekeve madje, ska shume qe e mora vesh......
tung....

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Shkurt 2005 19:48
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Citim:
Po citoj ato që tha isra
a thua Konte.........epo ca dreqin ka Greqia qe na urren neve, kur Kolokotroni paska qene arvanitas....??:p

qe jemi populli nder me te lashtet ne ballkan kjo dihet, por qe edhe para grekeve madje, ska shume qe e mora vesh......
tung....



Isra greket nuk jane aspak me te lashte se shqiptaret, per faktin e thjeshte se jane "devijim" shqiptaresh. Dhe nuk e kuptoj pse habitesh qe greqia megjithe urrejtjen e saj i bie "trombes" qe Kolokotroni paska qene hero grek. Kete ajo e ka bere me mijera heronj shqiptare. Pse te mohosh nje hero shqiptar kur mund ta "kthesh" ne grek?(me nje gur vret dy zogj) Keshtu qarqet e larta duan t`u japin popullit grek nje shembull te "heroizmit grek". Greqise po t`i heqesh arvanitasit dhe shqiptaret ngelet shtet me i humbur se Zulullandi.

Ne fund duhet falenderuar edhe iniciatorja e temes. Vertet teme teper interesante Mona. Gjithmone me habit ti mua me keto temat

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Shkurt 2005 00:55
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Syri_Magjik
VIP Baby

Regjistruar: 26/04/2005
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 528

Thumbs up

TEM KURIOZE MONA ! ME PELQEN SHUM, URIME!

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
O Mona...ke harruar te permendesh nje emer shume te rendesishem aty.Ke harruar Teodor Kolokotronin.
Tani,me qe Greqia eshte ne Europe , nuk e ka me dhrahmine qe kishte,por,ne kartmonedhen e 5000 (pese mije) dhrahmise ka qene nje foto e Kolokotronit.
Kolokotronin greket edhe sot e mbajne per komandant legjendar po,natyrisht nuk duan ta pranojne se ai ka qene arvanitas.Kur kam pyetur greke per jeten e Kolokotronit,me kane thene se ka vdekur ne burg.Kur i kam pyetur se: pse u burgos?Asnje nuk dinte pergjigjen,vetem me thoshnin se,ai ka qene nje hero.
Por nje hero kurre nuk burgoset.Heroi vetem mund vritet me qellim qe te mos rrembeje fronin e mbretit apo kolltukun e presidentit,por kurre nuk mund te burgoset.
Edhe sot ne Greqi egziston qelia e Kolokotronit,ajo eshte nje vrime e thelle ne toke dhe atje vdiq heroi.
Pra burgosja e tij,ka lidhje me idete e tij.
Kolokotroni enderronte te bente nje shtet me arvanitas sepse qe vete i tille.Kolokotroni fliste shqip.
Qarqet greke, sot, mbi te gjitha mashtrojne popullin e tyre,femijet e tyre.
Duke e bere kete gje me shume zell,greket kane fituar nje talent te vecante ne mashtrimet apo fshehjen e historise.
Rrespekte
Kontinenti

__________________
PrOuD 2B ShQiptAre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Korrik 2005 01:22
Syri_Magjik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Syri_Magjik Kliko këtu për të kontaktuar me Syri_Magjik (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Syri_Magjik't! Kërko mesazhe të tjera nga: Syri_Magjik Shto Syri_Magjik në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Syri_Magjik në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Neve mund te flasim gjithe diten edhe smund te bejme dot gje vetem duke shkruar ketu por nga ana tjeter te pakten me faktet qe sjellim ketu nga jeta reale nder shekuj e historise se perpjekjeve Shqiperi---Greqi bejme te mundur qe te sqarojme rinine shqiptare dhe ta informojme qe te mos jene konfuze para historise .Nje dite do t^ju duhet ! Dikush tha po flitet per Greqine dhe se gjoja keni nderruar teme por tema me duket i dashur anetar i forumit eshte *Greqia qe flet shqip!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Korrik 2005 17:02
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
forri
Anetar i ri

Regjistruar: 18/09/2005
Vendbanimi: Tiranë
Mesazhe: 11

Citim:
Po citoj ato që tha kamaco
Duhet ndaluar Turqizimi

Në fakt duhet ndaluar"Gërrqizimi"pasi ka shumë individë gjakprishur në politike në art dhe në media që po përpiqen me mish e me shpirt për t'a helenizuar këtë vënd «ANTIK»!

__________________
Shqipëria dhe Shqiptarët mbi gjithçka

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Shtator 2005 15:27
forri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të forri Kliko këtu për të kontaktuar me forri (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të forri't! Kërko mesazhe të tjera nga: forri Shto forri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto forri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lord_Of_The_Strings
Veterinary Psychiatrist

Regjistruar: 27/08/2004
Vendbanimi: Asgard
Mesazhe: 1568

Une thash se c'fare do thoje ti kur the qe do te hidhemi ne gryke .


Per mendimin tim, kohet e fundit jam zhgenjyer nga shume fakte te cilat i konsideroja te verteta dhe nuk flas ne lidhje me Greqine por ne lidhje me vet Shqiperine. Shpesh dalin fakte te reja mbi shtremberimin e historise nga komunistet per qellimet e tyre si psh mbi jeten dhe vepren e Zogut te cilin na binden se ishte tradhetar dhe tani na del si nje nga politikanet me te medhenj shqipetare. Nuk ka rendesi fakti qe permenda por ajo qe dua te cilesoj eshte shtremberimet qe pesojne faktet me kalimin e viteve, dekadave dhe shekujve. Sic i shtremberojne Greket sot apo dje, nuk mund ta dijme nese dhe ne vet i kemi apo jo reale faktet tek te cilat mbeshtetemi. Se normalisht, fakte reale ose nuk ka ose nuk jepen. Mund ti shajme Greket e te themi qe jane pasardhesit tane etj etj por une kur shkoj ne Apolloni qe eshte qytet i lashte, pllakat i lexoj ne Greqishten e vjeter dhe jo ne Ilirisht. Edhe nese e kam gabim dhe ato jane ne Ilirisht, atehere perse jane shkruar ne alfabet Grek? Nejse, as ketu nuk dua te ndalem. Dua te them qe nuk duhet te bazohemi ne shkrime te disa personave te cilet kane shprehur mendimet e tyre dhe jo fakte te pathyeshme.

Info sa per Kolokotronin, ka qene ne burg sepse ka bere shume vrasje ndaj popullsise turke. Biles nje shfarrosje masive qe iu eshte bere nje fushe me gra dhe femije, edhe sot e kesaj dite u mesohet femijeve neper shkollat Greke. Keshtu qe mos lejoni gojen te flasi perpara mendjes dhe te flisni percart per tema mbi te cilat nuk keni FAKTE TE PAKUNDERSHTUESHME.


Nese jam Progrek apo tjeter gje, pak me intereson se c'mund te mendoni. Kam jetuar 8 vjet ne Greqi dhe tashme jam kthyer ne Sqhiperi pikerisht per shkak te nacionalizmit tim.


Respekte...

__________________
I'm a Creationist, I believe man created God.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2005 00:25
Lord_Of_The_Strings nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lord_Of_The_Strings Kliko këtu për të kontaktuar me Lord_Of_The_Strings (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Lord_Of_The_Strings't! Kërko mesazhe të tjera nga: Lord_Of_The_Strings Shto Lord_Of_The_Strings në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lord_Of_The_Strings në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lord_Of_The_Strings
Veterinary Psychiatrist

Regjistruar: 27/08/2004
Vendbanimi: Asgard
Mesazhe: 1568

Ata mund ta shtremberojne historine per fakte edhe te mohueshme por per rastin konkret qe shpreha me siper ata nuk mund ta shtremberojne sepse dihet qe po u kollit Turqia, Greqia del me kancer ne mushkri. Nga i nxirrni ju keto teori me arvanitasit, une ketu i lexoj. Une jetova jo pak por 8 vjet te tera ne Athine dhe nuk pash asnje arvanitas ndersa ju me thoni qe para 100 vjetve ne Athine flitej Shqip. Ne rastin konkret ju ka fol goja para mendjes. Pastaj sa per djeni, Arvanitastit jane rrace me e keqe se dhe vet Shqipetaret. Nese jane aq shume sa thoni ju, perse nuk kerkojne pozicionin e tyre ne nje shoqeri demokratike? Apo u vjen turp qe jane Shqipetare? Nese doni pak ushqim per temen tuaj, zini ne goje ndonje Marko Bocari ose ndonje Bubuline se keto jane pika te dyshueshme perderisa ne ne shkolle jemi mesuar qe ata jane heronjte tane ndersa ne Greqi mesohet ne shkolla qe jane heronj Grek. Boll u moret me Arvanitastit qe mbizoteronin Athinen para 100 vjetve dhe benin ligjin kudo... Dhe Kolokotronin lereni menjane se ai ishte paraardhes i Hitlerit, besoj se po te ket qene me te vertete gjak Shqipetari atehere duhet konsideruar si nje minus per ndjenjat tona.


Respekte...

__________________
I'm a Creationist, I believe man created God.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2005 17:40
Lord_Of_The_Strings nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lord_Of_The_Strings Kliko këtu për të kontaktuar me Lord_Of_The_Strings (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Lord_Of_The_Strings't! Kërko mesazhe të tjera nga: Lord_Of_The_Strings Shto Lord_Of_The_Strings në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lord_Of_The_Strings në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Thumbs up

sepse dihet qe po u kollit Turqia, Greqia del me kancer ne mushkri.

Shume e goditur e jotja apo e kopjuar. Sido qe te jete eshte e forte!!

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2005 17:52
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lord_Of_The_Strings
Veterinary Psychiatrist

Regjistruar: 27/08/2004
Vendbanimi: Asgard
Mesazhe: 1568

Jam mese dakort me ty mgjs une lexova rrjedhimin e temes dhe u prononcova. Sa per ate qe the ti ne lidhje me ata qe harruan Shqipen, perseri prinderit e kane fajin. Ata nuk ua imponojne femijeve mesimin e shqipes. Nese nuk ka shkolla, t'ua mesojne vet ata. Sic kane bere shume te huaj neper bote dhe kane ruajtur traditat e tyre edhe pas 50 vjetesh. Por c'ti besh, kur bota ka arritur te na beje te kemi turp edhe per veten tone.... Popull pa krenari, popull pa kurajo, popull pa guxim. Mos mu kundervini sepse vet situata jone e sotshme i tregon ato qe permenda. 50 vjet ishim dele dhe akoma vazhdojme te jemi dele.... Sado qe supozohet se jemi ne demokraci. Me vjen keq por kur nuk ndryshojme dot nje gje, ndryshojme mendimin qe kemi mbi ate gje. Prandaj dhe duam s'duam Shqiperia eshte atdheu jone dhe duhet ta duam.
E di qe perseri biseda mori rrjedhim tjeter por nejse...
E vazhdojme debatin nje here tjeter...

__________________
I'm a Creationist, I believe man created God.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2005 22:14
Lord_Of_The_Strings nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lord_Of_The_Strings Kliko këtu për të kontaktuar me Lord_Of_The_Strings (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Lord_Of_The_Strings't! Kërko mesazhe të tjera nga: Lord_Of_The_Strings Shto Lord_Of_The_Strings në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lord_Of_The_Strings në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:42 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > Greqia që flet Shqip

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.