Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Kreativiteti
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Kreativiteti

Meqenese kreativiteti eshte nje proces qe studiohet nga shume shkenca, une zgjodha kete vend per te hedhur temen. moderatorret mund te bejne levizjet e nevojshme po ta shohin te arsyeshme
 

............Duke qënë një proces mental, i krijimit të ideve të reja ose rrjedhimeve të reja prej ideve egzistuese, ky proces meriton një vend elitar në morinë e proceseve trunore.
Nga pikpamja shkencore një process, quhet kreativ vetëm atëhere kur paraqet origjinalitet dhe saktësi skrupuloze, pra saktësia e origjnalitetit ndërthuret tepër ngushtë me një kristalizim fin të ideve. Eshtë kështu në këtë këndvështrim një proçes i tërë, një shtjellim i rrjedhshëm dhe i pandalshëm deri në momentin që nga moria e ngacmimeve bioelektrike, qelizat trunore sintetizojnë një lëndë të re, inegzistente, jashtë dimensioneve të të zakonshmes.
..........Truri edhe në kushte qetësie është konsumator i etur energjie të gjallë. Kryeja e një vepre të rë, në këtë rast shoqërohet me thithje energjish në mënyrë gjiganteske. Vetëm vrimat e zeza mund të krahasohen me dëndësine e përbindshme të intensitetit kreativ dhe ky nuk është aspak një ekzagjerim. Vetëm ato mund të thithin lendë pa ndalur dhe vetëm ato mund të shpërthejnë në forma të reja egzistence. Vetëm ato mund të krahasohen me procesin e krijimit edhe për një aspekt tjetër-misticitetin që e mbështjell atë akoma, pamundësinë e humanëve për t’u afruar dhe eksploruar këto fusha divine.

 

Vazhdon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2007 19:38
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Te lutem vazhdo, se une akoma nuk e kuptoj me cfare ekzaktesisht ka te beje kreativiteti tek njeriu dhe perse disa njerez kenaqen me ate rutinen monotone te dites, pa u munduar aspak ta ndryshojne dhe perse disa te tjere egersohen kaq shume nga kjo monotoni dhe jane ne kerkim te panderprere dhe te vazhdueshem te asaj qe konsiderohet e re, perfshire ketu artin, moden, menyren e jeteses, menyren e gatimit, menyren e te ushqyerit, deri dhe menyren e konsumit te kohes se lire, perfshire ketu shoqerine dhe familjen.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2007 20:00
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

vazhdim... edhe per Kotken qe po e ndjek

 

 

 



.........Shkenca të ndryshme i japin kreativitetit përkufizime fare të përafërta, pamvarësisht nga detyra që ato kanë si shkenca të sakta.
.........Megjithse i janë dhënë shumë përkufizime, dhe megjithëse është studuar jashtëzakonisht tepër, akoma shkencat nuk janë në gjëndje që të kuptojnë këtë proces kaq normal fisiologjik; është një dhuratë divine apo një sëmundje (devijim nga norma) mendore, një përkryerje teknike apo fat, rastësi? Kush e ka mundësinë dhe dhuntinë e krijimit? A mund të fitohet kjo aftësi, apo është e dhënë njëherë dhe vetëm njerëzve të caktuar?
.........Sidoqoftë ajo që dihet mirë është që ky fenomen kaq special i trurit nuk ka lidhje me subkonsiencen në nivelin fiziologjik, aspak, por ai është produkt i qelizave më të specializuara të trurit. Kreativiteti ngjizet, gatuhet dhe merr formë vetëm në laboratorin special të kores së trurit.
........Sigurisht që katet e ndryshme të trurit janë të lidhur organikisht me njëri tjetrin dhe ndryshimet e nivelit hormonalo-humoral tek njëri nivel, do të sjellin përshpejtim apo ngadalësim të kreativitetit.
........Që të arrihet në momentet shpërthyese duhen patjeter kushte të përshtatshme, të vecanta të ambjentit, duhet ajo që quhet ndihma e të tëres për pjesën.
........Vetëm kur përputhen këto, atëhete qelizat përgjegjëse do të gjenerojnë ide të reja, apo do të nxjerrin rrjedhime të reja prej ideve të mëparshme. Njerëz të ndryshëm kanë prirje drejt formave të ndryshme të kreativitetit…disa parapelqejnë të parën pra të gjenerojnë rezultate nëpërmjet deduksionit dhe nje pjesë tjetër e njerzve kanë afektivitet për te ashtuquajturin “prodhimtari divergjente”(e para quhet konvergjente), e cila konsiston në aftësinë për të gjeneruar përgjigje shumëplanëshe dhe shumëngjyrëshe për një problem, situate apo gjëndje emocionale të caktuar. Por nuk duhet harruar që ka edhe njerëz që kanë apasionim për të dyja…Ata dinë të japin zgjidhje të sakta dhe koncize për problema të caktuara që ofrojnë shkencat e sakta, por gjithashtu keta njerëz po të vendosen në kushte të përshtatshme , mund të krijojnë mrekullira artistike. Historia ka mjaft shembuj të tillë.
...........Eshtë interesant fakti që grekët e lashtë e ndanin krijimin poetik nga proceset e tjera artistike.Shprehja "poiein"(pi-in), përkthehet të bësh të krijosh, prej këtej vjen edhe fjala poezi. Pra ndërsa poetit i vinin muzat dhe ai kijonte poezi, artistet e tjerë pak a shumë imitonin. Ata pra kopjonin natyrën   e dhënë.



Vazhdon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2007 20:04
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

.vazhdim

 

.........Përgjithësisht, kreativiteti studjohet ngashkenca e fiziologjisë, por shumë shkenca të tjera janë përpjekur të interferojnë me njëra tjetrën dhe të spjegojnë nga drejtime dhe aspekte të ndryshme këtë fenomen.
..........Një nga këto shkenca eshte edhe “psikodinamika” dhe “frojdizmi” vete si filozofi.Psikodinamika duke analizuar korelacionet dhe interelacionet e pjeseve te ndryshme te trurit, sugjeron që kreativiteti është rezultat i dëshirave të ndrydhura për famë, sukses dhe dashuri. Kjo energji e shtypur në korniza neurozash, sublimohet në kreativitet dhe aksion formator. Interesante është që vetë Frojdi e tërhoqi krejtësisht këtë pikpamje dhe ishin të tjerë shkencëtarë, ndoshta jo aq të famshëm që u përpoqën t’a adaptonin.
..........Nën një këndvështrim anatomofisiologjik kreativiteti i korespondon zonave me dëndesi më të madhe të qelizave të glias. Procesi i krijimit është një proces dinamik, që ka pra edhe një kohëzgjatje të caktuar, por dihet gjithashtu që krijimi mbasi kalon disa faza pregatitore , vjen si një errupsion në sipërfaqe, si një ndriçim i beftë që shoqërohet edhe me emocione të mprehta intelektuale. Momenti i iluminacionit, pra është i shoqëruar me interkomunikime të befta neuroelektriike midis zonave të tilla të trurit që në kushte normale nuk kanë ndonjë komunikim të shënuar.( Në kushte normale, truri punon nëpër labirinthe që ai i njeh mirë dhe përgjithesidht zgjedh të quajturat”rrugë dominante”, p.sh.: mbasi kemi mësuar të hamë me lugë, ne nuk mendohemi me si duhet kapur luga, si duhet ruajtur që të mos derdhet etj etj.)
..........Përgjithësisht nuk gjendet një lidhje direkte midis kreativitetit dhe inteligjences(jane sutdjuar subjekte me IQ mbi 120 dhe është parë që këta nuk kanë pasur ndonjë aftësi të vacantë krijuese).


 

Vazhdon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2007 20:09
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Vazhdim

 

...........Jane studjuar edhe lidhjet e mundshme te kreativitetit me gjëndjen shpirtërore, atë emotive, gjumit, bile edhe lidhjet që mund të ketë me së mundje te ndryshme të trurit si, depresioni, hiperreaktiviteti etj.
..........A ka ndonjë lidhje midis kreativitetit dhe stadeve te skizofrenise?Eshte e njohur një shkallë më e lartë kreativiteti tek skizotipalët , të cilët kanë një dëshirë të madhe për vetëizolim dhe vetëbindjen se kanë aftësi të larta sensore, por jashtu në nivele të ulta tek skizofrenikët dhe me shume në rastet me çrregullime bipolar, por kjo nuk do të thotë që kreativiteti është dominion i të sëmurëve mendorë, në asnjë mënyrë jo. Duhet të shtoj domosdoshmërisht se nuk mund të ketë kreativitet tek një person i izoluar social. Njeriu nuk mund të prodhojë nga hiçi (ex nihilo).Ne kushtet praktike ky fenomen merr një karakter që qëndron pak më larg strukturave shabllone të teorive të mësipërme.
..........Kreativiteti patjetër kërkon sakrifica, vetmohim, punë të rëndë. Si ajo ndërtesa e lartë që për t’u ngritur kërkon jo vetëm lëndën e parë, por edhe truallin, do strukturën e plotë arkitektonike.
.........Vek kësaj ndërtesa ka edhe një pjesë shumë të rëndësishme e cila kur përfundon ndërtimi nuk duket më, është e mbuluar nën tokë, ka pra themelin aq të nevojshëm, pa të cilin do të jetë një krijim jo solid dhe i paqëndrueshëm. Ai do të thërmohej në mijra copëza të vogla të pavlefshme. Kush është pra ky bazament, pa të cilin nuk dimë a do të kishte edhe kreativitet. Eshtë së pari pra, ndihma që duhet të ketë e famshmja materje gri; ndihma ushqimore, morale nxitja e vazhdueshme nga rrethi social. Eshtë mënyra e furnizimit të trurit me energji, prirja për të kërkuar prej miqve aprovim, një buzëqeshje një ngacmim, ajo që fshihet nën tokë dhe harrohet shumë lehtë prej admiruesve të artit, por nganjëherë edhe prej vetë kreatorëve.

Undergraundi është shumë i thellë. Aty nuk duhet të harrojmë familjen, rrethin e ngushtë ku jeton krijuesi, ku shpesh gjëndet jo vetëm frymëzimi, por edhe harmonizimi i errupsioneve kreative me qetësinë vdektore pas tyre, buçima e thellë e lumenjve brendashpirtërorë me buzëqeshjen e ëmbël të fëmijës. Atje pra krijohen sfondet, zërat e dyta të këngëve, koret. Si mund të kishte pra krijim pa një mbështetje të tillë solide dhe të vazhdueshme….?

DXP

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2007 20:12
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Kjo eshte per te te treguar qe po te ndjek :p

Ka te beje kreativiteti me kushtet atmosferike te ambjentit dhe si shpjegohet fakti qe kreativiteti ishte me i zhvilluar ne zonen e Mesdheut dhe Mesopotami, si edhe ne Kinen Lindore?

Perse pikerisht atje linden artet e para, perandorite e para, demokracite dhe civilizimet e para shkollore apo fetare???

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2007 20:13
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Mos u nxito te lutem. Kreativiteti ne kuptiomin e gjere eshte dhunti e qenjes humane kudo qe ndodhet.

 Kreative kane qene kinezet qe tremmijevjet perpara, por edhe inkasit e amerikes. Krijuesit arabe jane te mrekullueshen, poete, shkencetare dhe njerez te shquar. Egjypti po ashtu ka shkelqyer ne nje periudhe te caktuar. Mesdheu, ku perfshihem kultura grekoromake ka pasur iluminime te pashembullta. Europa po ashtu ne nje kohe te mevonshme dhe se fundi USA. Kreativiteti nuk mban popuj me hater. Ai eshte produkt human dhe si i tille lind atje ku ka njerez, por njerez te vertete. Pra kreativiteti eshte panhuman dhe ne rrethana te caktuara zhvillohet me shume ne vende te caktuara.

DXP

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2007 20:18
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Mos u nxito te lutem. Kreativiteti ne kuptiomin e gjere eshte dhunti e qenjes humane kudo qe ndodhet.

 Kreative kane qene kinezet qe tremmijevjet perpara, por edhe inkasit e amerikes. Krijuesit arabe jane te mrekullueshen, poete, shkencetare dhe njerez te shquar. Egjypti po ashtu ka shkelqyer ne nje periudhe te caktuar. Mesdheu, ku perfshihem kultura grekoromake ka pasur iluminime te pashembullta. Europa po ashtu ne nje kohe te mevonshme dhe se fundi USA. Kreativiteti nuk mban popuj me hater. Ai eshte produkt human dhe si i tille lind atje ku ka njerez, por njerez te vertete. Pra kreativiteti eshte panhuman dhe ne rrethana te caktuara zhvillohet me shume ne vende te caktuara.

DXP



Ke shume te drejte, nuk e kisha fjalen te diskriminoja keto civilizimet, qe permendet juve, por nuk kisha kohe t'i permendja nje nga nje te gjitha.

Por ve re se ne vendet me klime te ngrohte ka qene zanafilla e kreativitetit, perfshire ketu egjyptianet, inkasit apo afrikanet, etj, etj.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2007 20:42
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ketu ka nje pasaktesi, ose me mire nje pjese te pasqaruar deri ne fund.

Kreativiteti eshte vertet nje gjendje ne te cilen truri punon ne kushte jo normale, por kjo nuk do te thote qe ai punon ne kushte anormale.

Nese ne pikpamjen boiqelizore verehet vertet nje konsumim i jashtezakonshem energjie e cila shtrihet ne koren e trurit njesoj si ne rastin e ne pathologjie, ne nje drejtim tjeter, pra ne pikpamjen fisiologjike ka nje ndryshim te madh.

Nese psikopatet, ose skizopatet veprojne ne menyre te pavetedijshme, por te komanduar nga halucinacionet e tyre, pra nga nje funksion kaotik i kores qe prodhon fantazi, imazhe, zera, zhurma qe jane tejet vivide, tek njeriu normel i cili eshte ne gjendje kreativiteti, ose hiperkreative, (te frymezuar) gjithshka eshte normale. Korelacioni ne rastin e dyte prodhon imazhe, fantazi e figura, te komanduara, reale, vivide, por gjithmone ne funksion te nje ideje qe krijuesi ka dashur ta perpunoje dhe jape ne forme konkluzive. Krijimi pra eshte nje konkluzion ne kete rast.

Ne rastin e skizopatit, nuk ka asnje konkluzion, por vetem kaos informativ.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Prill 2010 02:14
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Mund te themi Kreativiteti eshte gjithashtu nje ves psiqik, ne shume raste ( sidomos ne ditet e sotme) keqperdoret per te dale dhe nga situata..shume persona, hiqen si personazhe komplet tjeter , per te evituar nje situate te pakendshme, madje do thoja qe pa kuptuar vet_ flijohet e se kupton duke shfaqur fallcivitet ne personazhin dytesor!

Nese provon ta shohesh ne sensin pozitiv, do thoja te jesh kreativ e real shfaqen me te qarta dhe mendimet,veprimet, tundimet e kjo perben me pak problem .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2011 11:25
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Kreativiteti

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.