erzeni_be
Veteran ne forum
Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306
|
Ofensiva Izraelite "Shiu i veres"
Krime lufte e ofensive kunder paqes
"Perdorimi i urise si metode lufte kunder civileve eshte e ndalua (...) Eshte e ndaluar te sulmohen apo te nxirren jashte perdorimit, objekte te domosdoshme per mbijetesen e popullsise civile"
Jane keto vetem dy paragrafe te vegjla te arikullit 54 , te Protokollit te vitit 1997 , te Konventes se Gjeneves.
eshte mese e qarte se: te bombarduarit e çentraleve elektrike ne Gaza, te bllokuarit e popullsise civile dhe te denuarit kolektive , jane KRIME LUFTE
Nje tjeter princip i te drejtave nderkombetare , e dhunuar nga ofensiva izraelite precizohet nga i njejti protokoll: Sulmet ushtarake jane te ndaluara nqs dyshohet se ato mund shkaktojne humbje njerzore ne popullsine civile, te plagosin civil si dhe te shkaktojne deme te karakterit civil, dhe qe jane eksesive ne raport me arritjet ushtarake konkrete
Kush mund te mendoje qofte edhe nje moment qe objektivi i shpallur- lirimi i ushtarit peng- justikon te tere keto krime lufte?
Perkunder asaj qe shkruajne disa gazeta perendimore, Izraeli ka negociuar disa here ne lirimin e te burgosurve palestineze:
ne 1985 ka liruar 1.150 te burgosur palestinez ne shkembim te tre ushtareve izraelite te marre peng nga FPLP-CG (Fronti Popullor per Lirimin e Palesties- Komanda e Pergjithshme);
ne 2004 ne kuader te nje marreveshjeje te te njejtit lloj me Hesbollahun libanez, ka shkembyer 400 te burgosur palestinez me nje kolonel izraelit e kufomat e tre ushtareve.
Te negociuartit, a s'do te ishte menyra me e mire per te liruar Gilad Shalit-in, se sa operacionet ushtarake qe mund edhe te perfundojne me vrasjen e pengut?
Siç theksohet nje editorial izraelite (Haaretz) te 30 qershorit:
"Me bombardimin e urave ,me marrjen nen kontroll e nje aeroporti germadhe prej vitesh,
me te shkaterruarit e nje stacioni elektrik, lenien ne erresire pjesen me te madhe te Gazes,
meshperndarjen e trakteve per terrorizuar popullsine civile,
me te flutuarit mbi Pallatin Presidencial te Sirise,
me te ndaluarit e pergjegjesve te zgjedhur te Hamasit
qeveria izraelite justifikon lirimin e ushtarit peng, Gilad Shalit"
e komentaori vazhdon:
Olmert duhet te kete parasysh, se te ndaluarit e liderve politik te zgjedhur nuk ben vetem forcon poziten e tyre dhe te ndjeksve te tyre: te ndaluarit e njerzve per mall shkembimi , eshte akt bandash , jo shteteror
Ne fakt , sikur qe e kane shpallur edhe mediat izraelite, kjo ofensive duke perfshire edhe arrestimin e liderve kryesore de Hamasit, deputete te zgjedhur e ministra, ka qene planifikuar me kohe.
Pe cilat Arsye?
Behet fjale t'i jepet fund, jo vetem qeverrise palestineze te dale nga zgjedhjet e fundit ne janar 2006, por me çdo lloj forme te autoritetit palestinez.
Kjo eshte llogjika e planit "te terheqjes se njeanshme" te shpallur nga Sharon dhe e vazhduar nga Olmert: te pretenduarit se nuk ekziston nje bashkebisedues i vertete palestinez per te justifikuar keshtu caktimin unilateral te kufijve te Izraelit.
Kjo strategji nuk daton nga fitorja e Hamasit ; gjate gjithe vitit 2005, kur M. Abas ishte ne krye te Autoritetit Palestinez dhe qeveriste me nje mazhorance Fatah, kryeministri Sharon sistematikisht ka rrefuzuar negocimin me të dhe ka vazhduar caktimin unilateral te kufinnjve (murit)pavaresisht vendimit te Keshillit Nderkombetar te drejtesise.
Kjo zgjedhje unilateraliste perfaqeson shkeljen flagrante te marreveshjes se Oslos , nenshkruar mes Izraelit dhe OLP me 9/09/1993 , nga Rabin e Arafat, ne te cilen thuhet: zgjidhja e konfliktit izraelo-palestinez bazohet mbi negociata bilaterale ndermjet OLP dhe shtetit Izraelit
Fitorja e Hamasit ne janar 2006 i mundesoi qeverise Iszraelite perforcimin e propagandes se nuk ka bashkebisedues palestinez
Komuniteti Nderkombetar (usa & eu) kane vendosur tre kushte per qeverine palestineze:
njohjen e Izraelit
ndalimin e çdo aktiviteti ushtarak
pranimin e marrveshjes se Oslos
dhe kane bllokuar ndihmen direkte qe kontribuon ndjeshem ne vuajtjet e nje populli fajtor " ne te keq-votuarit"
Mos njohja nga qeveria izraelite e nje shteti Palestinez te pavarur ne territoret e pushtuara me 1967, dhe te perdorurit e terrorizmit te paster shteteror izraelit mbi civilet palesinez, shkelja me kater kembe e te gjitha marrveshje te Oslos (...) jo vetem qe nuk njeh limit
por te degjojne veshet nga komisare europiane per çeshtjet e jashteme biles, Mme Benita Ferrero-Waldner, pershendet iniciativen unilaterale izraelite duke e cilesuar si "decizion kurajoz"
Pa dyshim qe nuk eshte thjeshte nje koincidence , ofensiva aktuale izraelite me deklaraten e perbashket te fraksioneve palestineze , mbi formimin e nje shteti palestinez ne territoret e pushtuara me 1967 me Jeruzalemin lindor si kryeqytet, marrevshje qe prezanton nje njohje de fakto te shtetit te Izraelit.
Pikerisht, nder te tjera, ka qene kjo prespektive paqeje qe dukej ne horizont, qe shqetesonte shetin izraelit qe me çdo kusht po mundohet ta shfarose kete rreze paqeje qe u duk ne horizont...
Sikur qe ndodhi ne 2002, kur Samiti arab ne Bejrut, pati hartuar nje plan qe parshikonte njohjen e shteti Izraelit ne shkembil te nje shteti Palestinez dhe qe qeveria Izraelite e Sharonit iu pergjigj me nje ofensive te pergjithsme mbi territoret e pushtuara, nen pretekstin e nje te "bekuari" atentat kamikaz.
"Shiu i Veres", nje emer romantik i ofensives izraelite , konfirmon deshtimin e politikes unilaterale: terhqjen nga rripi i Gazes pa diskutime me autoritet palestineze, nuk mund te sjelle paqen.
çdo terheqje e njeanshme do te shpjere ne dhune.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|