Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 50 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ingmetalboy sht moderator/e n kt nn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Duke degjuar zerat brenda teje

Ju ka ndodhur ndonjehere te qendroni vetem ne shoqerine e mendimeve tuaja? Ju ka ndodhur ndonjehere qe te mbyllni syte dhe te filloni te bisedoni me veten per rendesine e nje casti qe ka lene shenje ne botekuptimin tend? A ju ka ndodhur te degjoni ndonje peshperitje te pazakonte qe ju ka bere me te ndjeshem, me te larte shpirterisht, me te guximshem moralish ku fjalet fillojne dhe rrjedhin si nje perrua i shkumezuar duke ju shpene ne nje bote tjeter. nje bote ku ju jeni krijuesi dhe vete krijesa.
une besoj se keta zera flasin brenda secilit prej nesh. Ndoshta tek dikush peshperisin, tek nje tjeter therrasin, ne te tjere kendojne, renkojne, krijojne, zbulojne te fshehta ngacmuese. Rendesi ka ti degjojme ato.
Nqs keni ndjere te tilla nuanca dritheruese edhe per nje moment shkruaj per to.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Dhjetor 2004 19:11
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

po shpesh. ne dhomen time eshte aq qetesi sa njeriu degjon edhe mendimet e veta. por ne me te shumten e rasteve nuk jane te embla, as te bukura. dhe kur perzihen me nje fantazi te krisur te gjitha ngjyrat qe i jepen botes njerezve jane shume te pashpjegueshme me fjale. shprehen me mire ne ditar qe kur i lexon diten tjeter, apo kur kujton cfare ke menduar, apo ne cfare gjendje ke qene te hypin te dridhurat. ka raste qe dyshon per ekuilibrin psikologjik. por gjumi eshte balsami i gjithshkaje dhe dita e re sjell mendime te reja. edhe pse ndjenjat nuk para i ndryshon shume. te pakten i balancon ose i vesh me nje petk qe per momentin te duket se je e qete, pak caste e lumtur dhe si e shkeputur nga realiteti. fiton ca caste qetesie kur nuk mendon.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Dhjetor 2004 22:09
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

i am alarmed

erresire ka jashte ,nje fjolle te embel dhe te zverdhur,teper tunduese.
u ndava ne copa po dje dhe po dje u ringjita.
C'tmerr te humbesh ,te te shkeputet nje pjese e vetes ,ta lesh te vdesesh,te te gremiset ne nje humnere dhe kur kthen koken pas ca kohe e sheh qe ke vajtur shume larg shume larg pa kthyer koken mbrapa.
Nje duel i ri ,si te veproj?
Mendova qe kisha shpetuar nga duelet,nga shpatat dhe zjarret me gjuhe te kuqe te ngjyera me zift.
Ah ,nuk eshte jaguari me sy te kuq dhe abyss-i i zi.
Eshte krejt tjeter, nje duel midis te shkuares dhe te ardhmes.Nje duel qe e solle ti dhe qe me zgjoi ashtu sic zgjohesh kur sheh nje enderr te frikshme.E ,megjithate s'kam qene ne enderr te frikshme .
Kam qene ne nje realitet te palekundshem saqe kur me ngriti padashje dikush ne ajer me kembet larg tokes u tmerrova.
I've got to get my feet on the ground....-mendova.
Te lutem ulme poshte. Ja qe e zbulova paskam frike nga lartesite....paskam frike te me ngrejne ne qiell.............
I don't swim in circles this time, i am unanswered.
I AM UNANSWERED.
I long even though i am full.
I LONG...please answer me .

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Dhjetor 2004 21:58
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Jashte ka shtruar

Mezi prisja te binte debore,te ngrija momentet e para me kamer. Bardhe e zi.U futa me shume ne atmosferen e festave.
Kete vit eshte ndryshe ,shume me ndrsyhe se ai i vjetshmi.
Eshte nje Vit i ri me me shume dhurata shpirterore,me pak materiale.
Me shume levizje ,me shume mendime.
Me pak romantik.
Me shume endrra ,me shume arritje.
Oh me shume thashetheme, e kam vene re ,pas shpine por si eshte ajo shprehja ?
They are like water off the duck's tail. so who cares?
Shume me shume miq ,te mbrekullueshem.
I am loaded...
...with challenges.
Nje nga keto je ti,eshte S, eshte M , eshte R etj.
Me duhet ta them kam nje obsesion qe per fatin tim eshte i mire: ne cdo gje te vogel qe bej fut pak pasion.
Ndonjehere vuaj nga mosarritjet, nga idete e vrullshme qe nuk gjejne terren te zbatohen por degjoj zerin tim te brendshem: pak durim.
Gjithmone durimi im ka limitin e madh gje qe po zvogelohet keto kohet e fundit.
Te lutem gjej forca,nuk e ke idene sa do te doja qe une te vija atje dhe te te ngrohja shpirtin ,te te tregoja qe life IS WORTH LIVING.
Te te tregoja se si ndihem une ,Jam deshmitare e lumturise. E kam pare ne sy vetem per nje cast dhe po rrezaton deri me sot.
Mos u dorezo.Dhe jo sepse eshte kohe festash .
Kush po thoshte : girls be nice ,it is christmas time...
Ah po SK. What a lame reason for being nice huh? haha.
Lufto me gjithe frocen e shpirtit tend sepse e di qe e ke te madh,te forte.
I have great faith in you.
E ke degjuar kengen:All i want for christmass is you.
Sot e kendoj :All i want for christmas is for you to feel happy.
Just feel happy.
I will miss you

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Modifikuar nga lorie datë 21/12/2004 ora 01:59

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Dhjetor 2004 01:36
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy sht moderator/e n kt nn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Nje moment midis dy castesh qetesie.

Qetesi. Kemza u terhoq ngadale duke kercitur ftohte. Tani dukej sikur priste ne heshtje veprimin tjeter. Zhurma e kapsolles qe shperthen duke ndezur barutin, maja e hekurit qe fillon te levize me shpejtesi duke care ajrin e rende brenda ne tyten e pistoletes, me pas ne drite dhe ... Gjithcka qetesi. Qetesi vdekje sic thuhet vazhdimisht, ndersa kete rradhe ishte vertet e tille.
Gjunjet filluan te dridheshin. Muskujt te lirohen mengadale. Marrje mendsh, pastaj gjithcka me e lehete per nje moment. Vetem nje moment. Me pas, pluhuri i rruges ngrihet lart nga forca e trupit qe bie pertoke.
Ftohte, shume ftohte. Nje ore me zile qe fillon te cirret zhurmshem, kepucet e para te futbollit, deti, motori qe iken duke grisur rrugen, dera e universitetit, babai, mjegull, me shume shume me teper... tani erresire, erresire, heshtje dhe grahma e fundit. Qetesi.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Dhjetor 2004 02:51
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eng_girl
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: absolutely, relatively here
Mesazhe: 381

Faleminderit lorie per “Jashte ka shtruar”. Gjeta aty fjalet per te pershkruar gjendjen time aktuale.

ingmetalboy,
Me pelqeu, -ndonjehere nuk arrijme te vleresojme se sa shume mund te ndodhe brenda nje intervali kohe qe fillon e mbaron me te njejten ‘tingull’-qetesine.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Dhjetor 2004 03:48
eng_girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eng_girl Kliko këtu për të kontaktuar me eng_girl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: eng_girl Shto eng_girl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eng_girl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy sht moderator/e n kt nn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Asgje nuk me sillte me interes! Trupi im, shpirti im, fati im. Papritur isha bosh. Brenda meje erresire. Syte nuk sherbenin me per asgje. Pamja para meje shkrihej dhe perzjehej derisa merte ngjyre te zeze. Nje e zeze qe zhdukte gjithcka. Nuk kishte me interes apo pasion. Kurioziteti vdiste atje. Gezimi ishte shkermoqur dhe bashke me te dhe trishtimi. Nje uragan i fuqishem dukej sikur kishte fshire deri ne embrion koleksionin tim me te vyer te ndjenjave te fiturara dite pas dite nga nje ushtri e tere fragmentesh apo copa te shkeputura bisedash, shikimesh, veprimesh, degjimesh, prekjesh. Kurse tani... asgje.
Kur isha i vogel me pelqente te qendroja para nje pusi te thelle te cilit nuk i dukej fundi dhe here pas here te hidhja nje guralec brenda tij. Momentet kur prisja qe guri te perplasej me sip e lemuar te ujit dhe te bente ate zhurme cuditerisht qetesuese per mua, ngjante disi me momentet tani. Ben dicka dhe pret, por... asgje. Asgje. Asgje nuk ndodh.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Dhjetor 2004 13:49
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy sht moderator/e n kt nn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Guxoj.

Nje autobus qyteti i mbushur plot qe ndalon duke fishkellyer. Nje cante e mbushur me rroba qe dridhet nen elektrizimin e dores qe e ngre lart. Dy hapa, disa te shtyra, ajri i rende brenda ne autobus. Dyert qe mbyllen thate dhe ... nisja.
Nje enderr! E fshehur diku, nen nje pallto te trashe te zeze, brenda nje zemer qe rreh me vrull nga gjaku qe vlon. Nje enderr! Do te mbetet vetem enderr? Do te mbetet vetem?
Nje i ri. Hapi i marre. Kthim nbrapa nuk ka. Teper fyes per nje shpirt qe guxon, ngre krye, merr nje cante dhe niset.
Zjarr! Ne gjoks. Valle do te shuhet? Apo do te djege vendin ku do te kaloje per te pergatitur terrenin endrres?
Pune! Veshtiresi! Jashte, atje larg eshte ftohte, erresire, por ka gjalleri. Levizje!

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Dhjetor 2004 13:55
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy sht moderator/e n kt nn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Dridhjet te pershkrojne te gjithen. Zerin e ul dhe frymemarja te shpeshtohet pak. Mua me sheh ne sy por nuk me njeh. me sheh me kujdes po asgje nuk te kujtohet. Asnje tipar i imi, por dhe te tuat kane ndryshuar shume. Ato vezullime shprese qe ngopnin cdo qelize te trupit me nje veshtrim te castit kane humbur diku, ose ... Ose jane perzene me dhune nga goditjet shtazarake te mallkimit dashur. Pse them mallkim? Sepse kjo dreq loder qenka shpikur per njerzit e forte ose te paditur qe nuk preken nga rrjedha e jetes, perkundrazi e nryshojne ate sipas deshires se tyre.
Ndersa per ty... Per ty qe nje termet i vertete lendimesh qe erdhi balle-balle duke shkundur cdo fryt te gezimit, ciltersise, bukurise qe sapo kishte cdlur me nje milion ngjura brenda shpirtite tend. Kurse ai diell i fuqishem qe ndricoi per disa kohe kopshtin tend ishte teper i forte per njomesine e qenise tende. Fatkeqesisht teper i forte.
te them me vjen keq kur shoh tani si brenda asaj parajse kan embire ferrat e zhgenjimit apo gjembat e dhimbjes, ku fryn era e mankthit dhe erresira e vetmise ka pushtuar gjithcka do te ishte pak. Shume pak.
Tani qendroj keshtu si pajete para teje sepse nuk di cfare te bej. Shnderrimi yt ishte semundja ime e ngurtesimit apo zbehja e flakeve te mija ishin te krisurat e kristaleve te tua? Cudi apo relaitet i papare kurre ne sy?! Valle mund te qendrojme perseri para njeri tjetrit?
Dashuria! Pse tregohet gjithmone vetem njera faqe e saj? E bukur dhe e lakmuar si hena e bardhe, e paster, e lemuar, pa asnje difekt. Por ajo ana tjeter e padukshme qe vetem fshihet pas motres se persosur dhe te kerkuar nga te gjithe eshte e zeze, e ndotur nga pluhuri i galaktikave pafund, e mbushur me njemije e nje kratere e male qe zhdukin cdo arome paqeje dhe qetesie te perfaqesuar nga kjo enderr e paarritshme. Te pyes pse e di qe tani nuk ja vlen mbasi shume te tjere jane lodhur se pyeturi dhe nuk e kane gjetur ndaj me mire vetem po flas. Ndoshta keto fjale jane pjelle e imagjinates time te renuar ose ndoshta jane nje e vertete e vjeter e cila dihet nga te gjithe por e bere tabu nga thellesia e koherave te egra sot nuk permendet nga asnje. JO! Une dua te shkel mbi kete fushe te minuar. Te therras nje here me sa fuqi qe kam mgjs e di qe pak do te me degjojne. Kete here po qenroj ketu. Nuk po iki. Do te duroj deri ne fund cdo flake qe do te ndizet nga klithmat e mia. Mos vrapo as ti. Mos vrapojne te gjithe. Gjithcka le te kthehet ashtu sic ka qene, mgjs keto plge qe kemi marre nuk do te mbyllen kurre. Po, po nuk kane per tu mbyllur as nga te lodhurate e vrapit, as nga gjumi i harrimit, as nga perleshja me titanet. Cfare te bejme atehere? Ti perdorim per persosjen tone si mburoje kundra cdo gabimi te shkaktuar nga pafajesia apo padituria e te nesermes. Mos i leme te na kontrollojne mendimet e mengjezit apo melankolia e nates. Le te behen filter ne te cilin te shohim pertej revete kesaj remuje qe ka mbuluar vizionin per ditet qe na mbeten akoma ketu mbi toke. Le te na sherbejne per tu bere esell nje here e mire. Pa kompromise, pa marveshje.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Dhjetor 2004 01:00
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy sht moderator/e n kt nn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Ku do te me cosh kete here? Mendjet e te dashuruarve me kane merzitur dhe vetja me duket shume i cuditshem kur ndodhem atje. Sot hmm... Sot me zgjidh nje vend te vecante. Pa re ne qiell, pa zera te frikshem, pa mendime raskapitese.
Te duket sikur te kerkoj shume? Ndoshta. Ndoshta jo. Sot jam keq. Jam shume i ndjeshem. Ndaj te bukures, ndaj te hidhures, ndaj te egres. Eshte vertet keq kur ujrat e detit tend shpirteror jane qetesuar mbasi shikon me kthjellet, kupton me mire, mendon me qete. Do te pyesesh ku qenron e keqja ketu?
E thjeshte. Pikerisht ne keto momente kur ti mendon se cdo gje eshte ne rregull dhe triri i qetesuar behet me largpames, kupton kaosin ne te cilin ndodhesh, qe te rrethon, qe po te mbledh rrethin cdo dite e me teper duke te shtyre drejt humneres dhe ti sheh veten tashme ne buze te saj. Kurse kur mendja jote eshte e zene duke kerkuar nje rrugedalje per ti paraprire enderres akoma te parealizuar asqe nuk perpiqesh te shohesh me larg hundes tende.
Ndaj enderr e dashur. Mos me ler vetem. Me co diku larg, teper larg. Nqs ka mundesi aq larg sa rruga per kthim te vazhdoje deri ne fund te jetes sime. Mos kem me asnje cast qetesie, asnje cast qartesie, asnje moment qe te mos jem i zene se menduari per veten ose me sakte per endrren time.
E hidhur apo jo? Kjo eshte e verteta te tjerat me duken halucinacione. Duhet te zgjedhesh se cfare do te besh. Nje vrapues i pafat qe hesht para acarit te akullt qe e pushton cdo dite e me teper per ta shnderruar ngadale ne nje cope akulli, me pas ne nje pellg me uje dhe ne fund ne nje atom mikroskopik ui qe ngrihet lart ne masen e madhe inerte te quajtur ajer.
Ose ne nje "realist" objektiv qe dita dites duket sikur vdes pak nga pak, para cdo zbulimi qe ben mbi te fshehtat e medha te natyres se vet.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Dhjetor 2004 03:36
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:32 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 50 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.