shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha lost_soul
Ajo qe po te thosha une (dhe qe ti re dakort) eshte qe dashuria e femijes ka baze mbijetesen, (apo sic kishe qef ta shpjegoshe ti me baze subkorteksti etj etj). Keshtu qe, kur je i pavdekshem, mbijetesa nuk eshte me problem, keshtu qe edhe dashuria ndaj femijes mbetet si nje dashuri per shokun, apo kryetarin e partise. (a jemi dakort?).
Ne kete kuptim edhe sikleti qe kishe ti (me mire vdekjen tende, sesa te shohesh vdekjen e femijeve) nuk qendron po te ishe i pavdekshem.
Vete do te zgjidhja pavdekesine. Me ben shume kurioz fakti si do te jete njeriu i se ardhmes. Mendo kur vetem me disa mijera vjet zhvillimi jemi ketu ku jemi. Imagjino pas 100,000 vjetesh, apo mbas 1 milion vjetesh.
E nejse, se u lodhem me muhabete koti.
Hm,
Ky lloj arsyetimi me duket pas me ere sofizmi.
Mbijetesa-dashuria e femijes-bejne pjese ne instiktin shume te fuqishem te ruajtjes se llojit.
Por ka nje instikt akoma me te fuqishem, ai i ruajtjes se vetvetes, zaten ky eshte edhe me i fuqishmi. Keshtu duke konsideruar kete gje dhe duke marre po ashtu ne konsiderate edhe instiktin e ruajtjes se llojit, nuk do te thote aspak qe po linde femije mund te vdesesh pa pasur dhimbje, pra e ke kryer detyren. Plotesimmi i detyres biologjike, nuk ekskludon detyren sociale dhe mbi te gjitha keto qendron ndjenja. Ndjenja eshte ajo qe lind nga korteksi.
Kur tregova me siper per ate plakun e vjeter qe varrosi gjithe ata femije-pleq, kam vene re nje gje shume interesante. Ai ishte ne ate kohe rreth 115 vjec. E shikonte te nipin te vdekur dhe jo vetem qe nuk lotonte, por m'u duk sikur nuk shprehte ndonje ndjenje. Dikush ndoshta mendonte se ai ishte "plak i forte". Une thashe me vete qe eshte "thare" nga ndjenjat. Per vetembrojtje? Kush e di? Ndoshta natyra e fut njeriun ne te tilla situata, por ne anen tjeter krijon edhe nje barriere veteruajtje.
Pleqte ngurtesohen dhe behen egoiste, eshte nje shprehje. Ndoshta kur te plakemi(inshallah) do e kuptojme me mire, po te na kene mbetur pak mend akoma>
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|