Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > Qoshja e perallave.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Qoshja e pėrrallave.

Hajde e thuji budall.

Ne nje spital nje semure kishte hypur mbi nje peme dhe nuk zbriste.
U lodhen te gjithe doktorat me te gjitha menyrat por hiç.
Nje doktorr per ta trembur kishte marre nje sepate dhe e kercenonte se do te priste pemen nese nuk zbriste.
Po bindej ai. Naaaa.
Epo thane do lodhet maje pemes e do ulet vete dhe u larguan.
Nje i semure qe kishte asistuar gjate debatit i afrohet pemes dhe nxjerr nje brisk rroje e i drejtohet shokut te tij.
Ulu poshte ose e preva pemen.
Tjetri u ul menjehere.
U afruan doktoret dhe te çuditur e pyeten- pse u ule ?
Eo e, po i zihet bese atij - duke treguar shokun e tij,- ai eshte budall dhe e pret me te vertete pemen.

Modifikuar nga Gjergj Kastrioti datė 23/03/2009 ora 21:42

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2009 21:03
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Piktor po ti i genjen njerezit me kete temen, une thashe se kishte perralla per ato po me ka marre malli

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2009 23:40
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Meqe Tulipanin e ka marre malli per perrallat.

Na ishte seç na ishte, na ishte njehere nje plak qe kishte tre djem.
Plaku i vjeter punonte nate e dite per te ushqyer femijet e tij qe as qe donin t'ia dinin per lodhjen e plakut e loznin e argetoheshin nga mengjesi ne mbremje.
Nje dite plaku i urte thirri prane vetes femijet.
Bijte e mi- u tha, - e ndiej se po vdes prandaj kam vendosur t'ju them nje sekret.
Femijet u shtrenguan me shume rreth plakut.
Ne are persiper pjergulles, kam fshehur nje qyp me flori.
Mori fryme thelle dhe tha.
Germojeni aren bijte e mi se do ta gjeni. Me te thene kete fjale dha shpirt.
Te nesrmen femijet u bene te mbare dhe filluan ta germojne te gjithe aren se mos gjenin ndonje qyp me flori. U lodhen, u djersiten por nuk gjeten asgje. Nuk kishte ngelur asnje cep i ares permbi pjergull qe nuk e kishin germuar edhe thelle biles.
Femijet filluan te qajne se nuk gjeten gje dhe plaku nuk u kishte treguar se ku e kishte fshehur qypin me flori.
Ndiheshin te derrmuar si asnjehere ne jeten e tyre ngaqe nuk ishin mesuar te punonin dhe askush deri me ate dite nuk kishte punuar aq shume toke brenda nje dite as me gomere apo pende qe.
Njeri nga vellezerit mendueshem thote.
Vellezer , plaku vdiq, qypin nuk e gjetem si thoni ta mbjedhim e mos te na shkoje gjithe ky mund kot.
E mbodhen aren dhe gjithe dimri u iku duke menduar se ku mund ta kishte fshehur qypin me flori plaku.
Ne pranvere ara persiper pjergulles lulezoi dhe u be nje prodhim i papare.
Keshtu bene vellezerit e punonin çdo vit thelle e me thelle aren se mos gjenin qypin me flori dhe ne fund kenaqeshin me prodhimet qe merrnin.
Atyre çdo dite e me shume u mbushej mendja se puna eshte flori.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2009 22:18
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Me duket se ka qene dhe film me kartona kjo perralla. Sa mire eshte te jesh femije ndonjehere ... Flm

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2009 23:56
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Piktor, morali i bukur i ksaj perralles se fundit, por edhe po te ishte vertet qypi i fshehur dikund, per nje dembel si mu do me dukej shume pune

po ta tregoj nje histori te vertet, JO Perralle:

Ne nje fshat te thelle te malsise nje plakut te mire me qeleshe i cof gomari.
dy djem te rinj qe jetonin ne qytet por me origjin prinderit i ishin lindur ne kte lagje, kishin ardhe me pushime verore dhe po u kenaqeshin neper fshat.
kta moren vesh se plakut t'shkrete i kishte cof gomari dhe nje mbasdite vendosen te benin gallat duke u tallur pak me plakun dhe i troktasin ne dere per ta ngushelluar plakun per cofjen e gomarit demek.
plaku hap deren dhe i thot hajdeni burm e mire se keni ardhe o burra...
kta te dy duke u zgerdhire i thojn: qofsh vete se na vjen keq qe t'cofi gomari...
plaku me bujari te madhe i thote, oh falemners e zoti ju rujt edhe juve, dhe i ben me zor te vijn brenda te pijn nje kafe.

kur hyjn mren dhe ulen ne krye ta tavolines, plaku i thote gruas: grua na pjek naj kafe per miqt qe na kane ardhe, se ndjehem shume krenar sot se cfar shokesh te mire paska pas gomari jone!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2009 10:22
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Peshku ne det e vaji ne tigan.

Te gjithe e kemi degjuar kete shprehje dhe kuptimin e saj.

Na ishte seç na ishte. Na ishte njehere nje peshkatar i famshem, fama e tij kishte mbuluar dhene. Ngaqe ishte i dashuruar me detin dhe me peshkimin thone se edhe diten e dasmes e kishte mendjen ne det biles te dyten dite la nusen e re ne shtatit dhe u ngrit ne mesnate , ashtu siç e kishte zakon mblodhi mrezhat (rrjetat e peshkut) dhe i ngarkoi ne varke dhe nisi te lundronte thelle ne det.
Leshoi mrezhat, hodhi spirancen e u ul te flinte. Ne enderr pau sikurse kishte kapur kaq shume peshq sa asnjehere tjeter.
Zbardhi dita.
Nusja e re u zgjua heret dhe simbas zakonit filloi te bente punet e shtepise. Asaj hidhte vazhdimisht syte nga deti per te pare se kur do te kthehej peshkatari i saj i dashur.
Peshkatari i famshem ndjeu diellin e ngrohte vjeshtor ti perkedhelte fytyren. U ngrit ne kembe i dha nje te shkundur vetes.
Filloi te terhiqte mrezhat, meter mbas metri ngarkonte mrezhat ne varke por asnje kokerr peshku nuk kishte, plumçet e mrezhave filluan ti rendonin edhe me shume sa me shume qe ngrinte , keshtu ndodh gjithmone sepse gezimi i peshqeve te kapur ta heq peshen e lodhjes.
Nuk ishte hera e pare qe nuk kishte zene asnje kokerrr peshk.
Mori rrugen e kthimit. Deti ishte i qete vaj dhe rrezet e diellit te kendeshme te atij mengjesi vjeshtor pershkonin thelle ne uje.
Nderkohe nusja pau nje siluete ne det.
Erdhi- tha e gezuar dhe u ngrit te pregadiste uje te ngrohte per burrin dhe kur burri po i afrohej bregut ndezi zjarrin dhe vuri nje tigan ne zjarr.
Burri vinte lodhshem dhe hidhte hapa te ngadalte e ajo kujtonte se ecte ashtu sepse ishte ngarkuar plot me peshq.
Kur po i afrohej shtepise burri ndjeu eren e vajit dhe mendoi se gruaja kishte gatuar diçka te mire per te meqe vinte i lodhur nga deti kur degjoi gruan ti thoshte:
-He burre u lodhe ,-i thote nusja nxirri shpejt nja dy a tre peshq qe ti ve ne zjarr se po me digjet vaji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2009 21:46
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Si kripa ne gjelle.

Na ishte seç na ishte. Na ishte njehere nje baba e kishte tre vajza te bukura dhe shume te dashura.
Nje dite babai per te provuar dashurine e vajzave te tij per te i pyet nje nga nje.
Sa me do bija ime?- i thote se vajzes se madhe.
Sa mjalten baba.- ju pergjigj vajza e madhe
Pyeti vajzen e dyte.
Sa me do bija ime.
Sa sheqerin baba.-ishte pergjigja e vajzes se dyte.
Ne fund pyeti vajzen e vogel.
Sa me do vogelushja ime?
Si krypen baba- iu pergjigj e vogla.
Babai ngeli keq dhe i erdhi rende per pergjigjen e vajzes se vogel qe e donte si kripen.
Ti nuk me dashke mua prandaj larg nga shpia ime shporru vajze e keqe.

Vajza u largua me lot ne sy, motrat e saja e qane dite e dite me rradhe sa lotet u thane.

Vajza e deshperuar nga sjellja e babit te saj mori udhet por as vte nuk e dinte se nga shkonte dhe qante me ze.
Nderkohe aty kalon nje burre ne kale dhe e pyet vajzen pse qante dhe ku e kishte shtepine.
Vajza i tregoi çfare i kishte ngjare. Burri i vjeter mbeti i shtangur dhe i thote vajzes.
Hajde ne shtepine time do te te martoj me djalin tim dhe do te bejme nje dasem te madhe. Sepse ti je shume e dashur por babi yt nuk te ka kuptuar.

Mbas disa ditesh qe babit te vajzave po i vjen nje ftese per dasem nga larg dhe behej fjale per nje shtepi te madhe e te nderuar.
Nuk mbahej nga gezimi qe ndihej i rrespektuar nga nje familje me ze.
U vesh mire e mire dhe shkoi ne dasem.
Edhe vete nuk ju besonte syve kur e vune afer kryet te vendit dmth ne vendet me te rendesishme.
Pjatat e tij ishin te veçanta krejt ndryshe nga te tjeret .
Mirpo kur mori te shijonte pjaten e pare nuk i shijoi fare. Paskan harruar ti hedhin kripe- thote me vete
Pasi hodhi fjalen i nderruan pjaten dhe i sollen nje pjate tjeter.
Mirpo kjo ja shpifi me shume sepse i kishin hedhur sheqer ne vend te kripes.
Ja nderruan serish pjaten dhe meqe ja kishin embelsuar me mjalte as qe behej fjale te hahej.
U dorzua saqe i erdhi turp te kerkonte serish nderrimin e pjates. Tashme i kishte ikur edhe oreksi.

Kur mbaroi dasma dhe njerzit po shperndaheshin e thirri i zoti i shtepise veçmas dhe e pyet.
Me nderove me ardhjen tende ne dasem te djalit tim or mik i shtrejte.
Njeriu filloi te çuditej , - qysh kur jemi miq dhe aq me shume te shtrejte.
-Si tu duk dasma- shtoi miku.
Mire thote shume mire vetem se mua me qelluan te gjitha pjatat pa kripe.
Si pa kripe?
Fare fare pa kripe . Po hahen gjerat pa kripe? -pyeti padashur.
Pse te pelqen kripa?- e pyeti miku.
Po patjeter- ja kthen ky.
Nuk eshte e vertet dhe po rren or burre i dheut.
Jo ore si po te rrej!
Shiko se kam deshmitar qe po me rren.
Jo ore pa thirri deshmitaret!!!
Vertet.
Po.
Mire i thote miku dhe i drejtohet te birit ma sillni ketu nusen.
Erdhi nusja.
Njeriu kur pau qe nusja ishte vajza e tij dhe kuptoi gjithshka dhe u ndie i turperur.
Hajde te puth vajza ime se me te vertet kam gabuar rende me ty sepse ti me paske dashur me shume se kushdo ne kete bote.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2009 22:08
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Dy gostite.

Na ishte seç na ishte. Na ishte njehere nje lejlek qe po ecte rruges se pyllit duke kenduar. Ishte i gezuar dhe kishte motiv per kete. Sot kishte qene nje dite me fat per te sepse gjuetia e peshkut i kishte shkuar mbare saqe kishte mbushur nje traste plot me peshq. Ecte e kendonte lejleku saqe kengen e tij e degjoi edhe dhelpra qe ishte shtrire e po ngrohej ne diell.
-Po ky lejlek çfare ka qe kendon me kaq gezim, thote me vete dhelpra. Zgjati hunden nuhati. Era e peshkut ja shpoi hundet . Aha nje paskemi te bejme me nje lejlek peshkatar. Tashme ne trurin e dhelpres nuk qarkullonte gje tjeter vetem mendimi si ti shkepte ndonje peshk .
Pasi u mendua mire e mire i erdhi ndermend nje ide. Nuk e zgjati dhe i doli perpara lejlekut.
Me nje gjest adhurimi dhe rrespekti i foli.
-OOO kush me doli perpara. Po ku je o i nderuar lejlek peshkatari.
Lejlekut i erdhi mire nga titulli dhe u krekos krenar.
-Meqe jam dhe une nje peshkatare e apasionuar perse nuk me nderon per dreke ne strofkullen time e do te gatuaj ca peshq te mire,- shtoi dhelpra pa humbur kohe. Lejleku pranoi dhe ndoqi dhelpren qe i bente udhe duke i bere me mijra levdata fames se madhe qe kishte lejleku si peshkatari me i madh i te tera koherave etj.
U futen ne strofkull. Lejleku vari trasten mbas dere dhe u ul duke pritur qe ti servirte dreken mikja e saj peshkatare.
Dhelpra nderkohe i mori shpejt e shpejt ca peshq nga trasta dhe i gatoi.
Mirpo ja sherbeu ne nje pjate te ceket.
Lejleku kishte nje sqep te gjate dhe per kete e quanin lejlek sqepkallami.
Mirpo me ate sqep qe kishte ai nuk mund te merrte asnje cope ushqim.
Ndersa dhelpra pasi hengri pjaten e saj i thote lejlekut ,
-meqe nuk paske uri po e ha enue dhe kete pjate.
Mbasi mbaroi pjaten e dyte ja futi gjumit per shtate pale qefe e kenaqur.
Lejleku doli i merzitur, mirpo ju shtua dhe me shume merzia kur arriti ne shtepi dhe pau se i mungonin shume peshq.
Ma hodhi- mendoi dhe u rrrenqeth.
Bushtra do ma paguaje.
Per tre dite e tre nete lejleku i gjore as hengri as piu e as fjeti nga marazi derisa e mblodhi veten dhe vendosi ti punonte ndonje rreng dhe ai dhelpres.
I shkroi nje leter dhelpres ku e ftonte per gosti.
Dhelpra nderkohe u çudit kur me ne fund ne kutine e saj te postes kishte ardhur nje leter.
-çfare ka bere vaki, kush me ka shkruar valle?- mendonte dhelpra dhe nuk i besonte syve kur pau qe ishte nje ftese per gosti.
E nderuar mikja ime
Dhelpra peshkatare
Jeni e ftuar per dreke ne folene time.
Me rrespekt kolegu yt
Lejlek Peshkatari.
Dhelpra u la u lye u pispillos , vuri dhe nje kapele kashte ne koke dhe u nis per tek foleja e lejlekut.
Hajde sqepkallam hajde. Do te me gostisesh dy here me peshqit e tu,
- qeshte me vete dhelpra.
Nderkohe lejleku kishte porositur dy qypa te gjate dhe me gryke te holle aq te holle saqe mezi zinte sqpin e tij.
Kur ja serviri dreken dhelpres, dhelpra u gjend keq sepse koka e saj nuk mund te hynte ne qyp. Mirpo si dinake qe ishte pas shume perpjekjesh e futi koken ne qyp dhe filloi te hante mirpo problemi ishte se nuk i dilet me koka nga qypi.
Ndihme ndihme bertiste dhelpra dhe vertitej si e marre ne pyll pa e ditur se nga shkonte dhe askush se ndihmonte te hiqte koken qe andej derisa
theu qypin dhe qafen ne nje humnere.
Mire te te behet dhelper dinake,- i tha lejleku dhelpres qe renkonte nga qafa.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2009 22:59
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Noti.

Na ishte seç na ishte. Na ishte nje nuse qe nuk e duronte fare vjehrren ne shtepi. Nje dite i thote burrit.
-Si thua ti burri im i dashur dhe i embel, pse nuk e heqim qafe nenen tende se nuk shtyhet me dy plaka ne shtepi, na del boll nena ime.
Mire, - pergjigjet ky, -sonte ne darke sa ta marri gjumi dhe e fusim ne thes dhe e hedhim ne lume.
Mirpo djali qe e donte shume nenen e tij shkon tek e ema dhe i thote.
Degjo nene sonte kur te flesh mos bje ne shtratin tend por fli ne dhomen tjeter se ashtu eshte puna.
Ne shtratin e se emes djali futi nje cope trung qe e mbeshtolli me nje jorgan te vjeter.
Ne mesnate u ngriten te dy dhe bene ate qe kishin ndermend.
Nusja ndihej e gezuar qe ja kishte arritur me ne fund qellimit te saj te lirohesh nga vjehrra.
Kur u kthyen ne shtepi seç i vjen te kendoje dhe kendon nje kenge te sajuar aty per aty.
Nena e burrit
po ben not
moj
po ben not.
Nderkohe degjon qe dikush nga ana tjetr po i mbante ison.
Dale moj pak
se do ta shoq
moj
do ta shoq.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2009 21:31
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Gozhda e Nastradinit

(per kuriozet eshte edhe nje kenge e kenduar nga vellezrit Lleshi)

Na ishte seç na ishte. Na ishte njehere Nastradini. Nastradini e dini se ka qene i famshem per zgjuarsine e tij dhe shkathtesi ne muhabete.
Nje dite i nderuari Nastradin beri pazar me komshine. I thote komshise se donte ta shiste shtepine dhe se eshiste lire. Komshia ra dakort.
Degjo,- i thote Nastradini,-ty do ta shes edhe me lire por me nje kusht ama.
Fol,- i thote komshia.
Kam ngulur nje gozhde ne mur dhe sa here do me bije rruga kendej dua qe ajo gozhde te jete e imja dhe te vari xhaketen dhe strajcen.
Po ore, ç'eshte ai llaf-ja kthen komshia.
Mori paret Nastradini dhe iku.
Mirpo Nastradini nuk iku larg dhe vinte tek gozhda e tij çdo dite. biles edhe tre-kater here ne dite. U ulte komshia me pushu kur vinte Nastradini tuj kendu. dhe varte strajce tek gozhda e vet.
Komashia po i vinte rende dhe u merzit po skishte nga t'ia mbante se i kish dhene fjalen.
Hej dreq o pune ne çfare belaje me ka fut ajo gozhde.
Mire dhe fort ma ka ngul.
Nje dite pasi ishte merzitur me ardhjet dhe kenget e Nastradinit vendosi t'ja shiste shtepine Nastradinit.
-Me gjithe qef do ta blija shtepine time i thote Nastradini por i kam harxhuar tana lekt.
-A i ke harxhu po, hajde pra e te qofte hallall se po ta fal e ne dash ngul gozhda e baski (leva) e mos paça pune ma me ty.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2009 23:59
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > Qoshja e perallave.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.