Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Lojra zbavitėse > Mbreteriterilindjes Loja me e mire RPG shqip!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lent_baci
Anetar i ri

Regjistruar: 20/11/2009
Vendbanimi: Kosovė - { Prishtinė }
Mesazhe: 1

Lightbulb

Mbreteriterilindjes Loja me e mire RPG shqip!

Loja dita e dites po behet me interesante tani jemi me te fuqishem si shtet jane haruar koherat kur kemi qen 50 banore , ftoj gjithe RPG gamers per tu regjistruar ne loje per te deshmuar aftesit e tyre per politik , ekonomi , strategji luftimi , ballafaqim ne debat etj.

Tani loja numron diku rreth 3.079.000 lojtar

Provojeni

Citim:
Celsius online ne vitin 2004 hapi per here te pare ne France versionin e pare te Mbreteriterilindjes Role Praying Game on line, kjo loje e ambjentur ne shekullin e Xv menjehere pas renies se Kostandinopolit. Pas suksesit te arritur ne France ( plot 70 000 lojtar aktiv) loja filloj te perhapej ne gjith europen nga viti ne vit. Ne 16 janar te ketij viti fale punes se disa personave u be e mundur hapja e versionit shqip dhe krijimin Principates se Kastriotit me qytetin e pare te tij Lezhen. Ne kete menyre çdo person qe regjistrohet ne loje mund te zgjedhi si opcion te banoje edhe ne Arberi perveç mbreterive te tjera te vitin 1457. Kan kaluar plot 5 vjet nga hapja e lojes dhe loja ka pasur disa progrese si ne aspektin grafik ashtu edhe per sa i perket opcioneve te reja te lojtareve,
edhe koha ne loje ecen aktualisht mbreteriterilindjes qenden ne vitin 1457.

Persa i perket aspektit Role playing game online, keto lloj lojrash nuk jan shum familiare ne vendin tone. Vitet e fundit ka pasur nje bum te vertete te tyre, me kujtohet viti 2004 kur ne Gjermani filloj epoka e Ogame dhe keshtu me rralle duke ardhur
deri ne ditet e sotme ku gjejme lojra te tjera online shum popullore si Travian,Tribalwars, Mafia etj.
Kur flasim per RPG online eshte e qarte se aspekti grafik eshte shum me i dobet ne krahasim me lojrat ne PC apo Xbox, ajo qe ka bere te mundur suksesin e tyre per mendimin jane disa aspekte: mundesia per tu ballafaquar me dhjetra mijera lojrar te tjere online,
vazhdueshmeria ne kohe ( luan çdo dite dhe çdo dite ballafaqohesh me te reja), mundesia per te luajtur online falas ne çdo moment ( disa lojra kan edhe opcion per te paguar por kjo eshte diçka ekstra jo e domosdoshme per ata persona qe kerkojne te ken me shum lehtesi ne loje , kjo qe i jep
mundesi edhe vete lojrave per te qendruar falas), forumi ku lojtaret organizohen shpesh ne Aleanca (psh Travian apo Tribalwars) dhe ndihmojne njeri tjetrin ose nderthurin plane luftarake mes aleancash.

Per te dalur tek Mbreteriterilindjes qe aktualisht ka mbi 300 000 lojtar aktiv dhe eshte vazhdimisht ne rritje.
Ajo qe dallon Mbreteriterilindjes nga lojrat e tjera RPG online eshte ne rradhe te pare evolucioni i saj ne vite, modifikimet e vazhdueshtme te admineve ecur me kohen dhe duke i sjelle lojtareve çdo vite opcione te reja.
Le te zberthejme pak lojen nga brenda:
Ne rradhe te pare duhet te zgjedhesh personazhin mashkull apo femer, pasi te jeni regjistruar do te gjendeni ne nje qytet mesjetar, po marrim si shembull Lezhen meqe eshte edhe qyteti i pare ne Arberi. Personazhi juaj duhet te ha çdo dite dhe duhet te punoj nqs doni te ecni ne loje.
Loja eshte e ndare ne livele nje person i sapo regjistruar eshte i livelit 0 dhe ngadal sa pere qe kalon nje livel atij i hapen disa prespektiva te reja, pra loja te nxit qe te rriteni sa me pare ne livel. Por kujdes te rritesh ne livel do kohe kjo nuk behet ne 2 ose 3 dite ndryshe loja do te kishte fund! Livelet jan nga 0 deri ne 5 qe eshte i fundit.
Personazhi juaj nqs nuk ha pas disa ditesh mund edhe te vdes urie, prandaj kur regjistroheni keni 2 cope buk ne iventar dhe 50 lek ne xhep. Ne tregun e qytetit ka plot mallra por jo te gjitha keta i duhen nje banori te ri. Per sa i perket punes ka disa opcione per te punuar mund te punosh ne miniere jashte qyteti, mund te shikosh
ofertat e punes ne Bashki, mund te punosh ne pyll me pre dru (kjo varet nga qyteti ne qytet disa qytete kan dhe liqen ku mund te peshkosh ose kan frutore ku shkon per te vjele fruta) ose mund te punosh ne kishe. Per me shum informacione per te kaluar ne livele ne loje ka nje udhezues, perveç kesaj ka edhe disa tutor ne çdo qytet qe mund
te gjeni te ulur ne ndonji taverne duke pire birre te cilet jane te gatshem tju ndihmojne ne çdo pyetje apo paqartesi te lojes. Duke qendruar i ulur ne taverne keni shum mundesi per te njohur shum banore te tjere te mbreterise tuaj mbes te cileve ndoshta edhe kryebashkiakun apo vete Princin e vendit.
Ne livel 1 çdo banor merr nje ose dy toka, pra je nje fshatar i thjeshte dhe ke ne shtepi te thjeshte. Tipet e tokave qe mund te gjesh ne loje jan : toke me grure, toke me miser, toke me zarzavade, toke me lope, gica ose dele. Nga secili nga keta merr produkte te ndryshme qe ke mundesi ti shesesh ne treg.
Zgjedhjet, si bashkia ashtu edhe principata zgjedhen nga polulli, pra çdo njeri me pervoje mund te behet bashkiak apo edhe nje dite vete Princ i Arberise, nqs ndonjeri eshte i pakenaqur me situaten ne qytet mund te demostroje parpara bashkise por kujdes, shteti ka edhe ligje, dhe nqs thyen ligjet shkon ne gjykat ku do ngrihen akuza ndaj teje dhe
do hapet nje proçes, mund te rrezikosh nga gjoba deri ne burgim per disa dite. Dhe nqs merziteni hapni nje taverne ftoni miqet tuaj ofroni birra dhe dehuni deri vone duke treguar historira dhe bema, luani poker texas-hole ne taverne me banoret e tjere per te kaluar kohen, mund te organizoni edhe torne ne qytet nqs ju pelqen pokeri!
Vjen nje dite dhe do kalosh ne livel 2, opcionet e tua ne loje do shtohen, nuk do jesh me nje fshatar i thjeshte i pa perfillur nga shkalla e larte e nbreterise, por do jesh nje zanatçi dhe shum vete do ken nevoj per ty. Do kesh dyqanin tend ku mund te ushtrosh nje nga keta zanate: marangoz, mullixhi, furtar, farketar, rrobaqepes, ose kasap.
Ne livel 3 do ju shtohet mundesia per te shkuar ne Universitet, nje person i ditur eshte me i vlefshem per principaten e tij, do te zgjidhni disa rruge diturie kur te kaloni ne livel 3: te shtetit, te ushtrise,te shkences apo edhe fetare. Secila nga keto rruge do çoje nje nje drejtim te veçant, psh ne rrugen ushtarake do te mesoni se si formohet ushtria dhe nje dite mund te beheni gjeneral i ushtris se Pricit, ne ate shteterore do merreni me aspektin ligjeror, taksat, tregtar te shtetit, ne rrugen e shkences do keni mundesi te luftoni semundjet qe do rrezikojne qytetin tuaj, ne rrugen fetare do shkoni ne kishe dhe do beni karriere ne Dioqeze, duke u bere prift deri edhe Peshkop apo Kardinal.
Ne livel 4 ju tashme jeni nje aristokrat, dhe do perqendroheni ne ndertimin e viles tuaj ne kryeqytet.

Opcione te tjera, persa i perket dallimit nga lojrat e tjera Mbreteriterilindjes ka edhe nje opcion te veçante ne te cilin nqs ju per nje fare kohe nuk kemi mundesi qe te luani (psh. kur shkoni me pushime),
nuk ka asnje problem ju mund te dergoni personazhin tuaj ne kishe ne meditim dhe aty mund te rrij deri ne tre muaj dhe nuk do i ndodh gje.

Aspekti i forumit: Shum lojtar per ti dhen nje aspekt me te gjalle lojes por edhe per te hyre me shum ne mesjeten shqiptare zhvillojne ngjarjen e lojes edhe ne forum.
Ne forum behen plot gjera, psh debatet elektorale para zgjedhjeve te Principates apo bashkis mes partive konkuruse, debate te cilat shpesh kthehen edhe ne tensione te ashpra por te njejten kohe te argetojin dhe ne ato debate tregon veten se sa je i afte per tu perballuar me kundershtarin tend politik ose nje qytetar te thjeshte, apo sa je i afte ti si nje fshatar i thjeshte per te kundershtuar nje politikan apo nje persone te shtreses se larte.
Gjithashtu ne forum zhvillohen edhe debate tjera si: per zgjidhjen e problemeve ne Prinncipate apo ne ndonje qytet te Principates, ankesat e banoreve te qytetit (psh: ne cmime te larta, papunsi, mungesa e ushqimeve etj), lajmerimet nga qeveria e Principates, vendimet e tyre apo shpallja e ndonje ligji te ri. Gjithashtu nje pjese e rendesishme per zhvillimin e nje vendi eshte diplomacia, edhe kjo behet poashtu shumehere ne forume, ose ne forume tjera perkatese te nje vendi. Ti mund te behesh ambasador i Arberis shembull dhe si i tille ti do mundohesh te lidhesh marreveshje, traktate, aleanca etj,. mes Arberis dhe vendeve tjera.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Nëntor 2009 16:38
lent_baci nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lent_baci Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lent_baci (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lent_baci Shto lent_baci nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lent_baci nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Lojra zbavitėse > Mbreteriterilindjes Loja me e mire RPG shqip!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.