Klodel
.
Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Citim: Po citoj ato që tha Heyday
Dihet qe do kete kufizime ne jeten martesore.
Dihet qe te gjithe jemi/do jemi/do perpiqemi te jemi besnike ne jeten martesore.
Po ceshtja qe diskutohet ketu eshte nje tjeter: ka te beje me realitetin virtual te cdokujt. Nuk mund te pergjithesojme, ashtu sic nuk mund te ndajme dy kategori te vetme: te martuarit dhe te pamartuarit.
Varet c'raport ka cdokush me virtualitetin, pavaresisht nga statusi civil qe mbart.
Varet sa rendesi i jep cdokush nje hapesire virtuale, qofte kjo nje faqe interneti, apo nje forum, apo nje poste elektronike.
Varet dhe c'raport e c'marreveshje (te shprehur apo te pashprehur) krijon ti me partnerin.
Eshte thene dhe me siper, cfare vlen per mua nuk eshte e thene te vleje dhe per te tjeret, te ngjashem me mua. Ok, ne nje lidhje martesore ka rregulla, po keto rregulla jane te interpretueshme. Mund t'u japesh intonacionin qe do, ngjyrat, sfumaturen. Ketu nuk po diskutohet besnikeria, te mos i ngaterrojme gjerat. Nuk te ben ty me pak besnik fakti qe deshiron ta mbash personal nje pass, e nuk te ben ty tjetrin me shume besnik vetem se i tregon hapur gjithe pass qe ke. C'duam te tregojme me keto? Qe kur keshtu passwordet apo perdorimi i cel qenka faktor tregues i besnikerise apo i respektit per partnerin? Nese partneri im kerkon shprehimisht te shohe (kontrolloje) nje hapesire virtuale te timen, ok, nuk i them jo.. por ama dicka thyhet brenda. Nuk po rri ketu t'ju shpjegoj per cfare e kam fjalen, besoj se arrini vete.
plotesisht dakort.
S'di pse martesat shqiptare jane kaq te komplikuara, te ze koka kur mendon te martohesh
Une psh e imagjinoj te ulem ne darke dhe te bisedoj me burrin e ardhshem me ke ka flirtuar gjate dites dhe me ke kam flirtuar gjate dites dhe te bejme shaka me njeri tjetrin e pastaj te bejme dashuri Ketij do i thosha komunikim perfekt.
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|