Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Dyshimet e Nene Terezes
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Dyshimet e Nene Terezes

24 Gusht 2007
Jezusi ka dashuri të veçantë për ty. Ndërsa për mua, heshtja dhe boshllëku janë aq të mëdha saqë unë hedh sytë dhe nuk shoh gjë.

Nënë Tereza në një letër drejtuar at Michael van der Peet, Shtator 1979

Më 11 dhjetor 1979, Nënë Tereza shkoi në Oslo. E veshur me veshjen e saj të zakonshme dhe sandale në temperaturat nën zero, Gonxhe Bojaxhiu mori titullin më të lartë, çmimin “Nobel”. Në fjalimin e saj, Tereza, misioni i bamirësisë së të cilës ishte rritur nga një marrëzi e një gruaje të vetme në Kalkuta në vitin 1948, në një fener botëror të kujdesit për të tjerë duke mohuar kujdesin për veten, dha një mesazh që bota ishte mësuar ta dëgjonte prej saj. “Nuk mjafton që ne të themi, ‘Unë e dua Zotin, por nuk e dua fqinjin tim’”. Ajo dënoi abortin dhe u shpreh e pikëlluar për varësinë e të rinjve nga droga në Perëndim. Më në fund, ajo sugjeroi që Krishtlindjet që ishin në prag duhet t’i kujtonin botës që, “reflektimi i gëzimit është real”, sepse Krishti është gjithkund. “Krishti është në zemrat tona, Krishti është në varfërinë që hasim çdo ditë, Krishti është në buzëqeshjet që japim dhe ato që marrim”.

Por pavarësisht kësaj, tre muaj më parë, në një letër drejtuar konfidantit të saj, at Michael van der Peet, letër kjo që vetëm tani është bërë publike, ajo shkruante për një Krisht ndryshe, një Krisht që mungonte. “Jezusi ka dashuri të veçantë për ty. Ndërsa për mua, heshtja dhe boshllëku janë aq të mëdha saqë unë hedh sytë dhe nuk shoh gjë. Dua që të lutesh për mua, që ta lë Atë që të ketë dorë të lirë”, shkruante Nënë Tereza.

Disonanca mes dy shkrimeve, vetëm 11 javë nga njëri-tjetri, është drastike. I pari është tipik i asaj gruaje që bota mendonte se e njihte. I dyti ngjan si dicka që vjen prej një drame ekzistenciale të viteve ‘50. Së bashku, ata krijojnë një portret vetë-kontradiktor — ku një nga ikonat humaniste të shekullit të shkuar, veprat e të cilës dukeshin kaq pandashmërisht të lidhura me afërsinë e saj me Zotin, jetonte një realitet shpirtëror privat shumë ndryshe, një peisazh bosh ku mungonte prezenca e perëndisë.

Dhe pikërisht, kështu duket se ishte jeta e ikonës, sipas një libri të ri me titullin “Nënë Tereza: Ji drita ime”, i përbërë kryesisht nga korrespondenca ndërmjet Terezës dhe rrëfyesve dhe superiorëve të saj në një periudhë rreth 66-vjeçare. Në këtë libër shfaqet kontradikta shpirtërore e një jete të njohur më së shumti nëpërmjet veprave. Letrat, shumë prej tyre të ruajtura kundër dëshirës së saj (ajo kishte kërkuar që ato të shkatërroheshin, por kisha e saj nuk e kishte lejuar këtë), dëshmojnë se për pothuajse gjysmëshekulli të jetës së saj ajo nuk e kishte ndier aspak prezencën e Zotit – apo siç shkruan redaktori i librit, at Brian Kolodiejchuk, “as në zemër dhe as në rite”.

Ajo mungesë duket se ka filluar në të njëjtën kohë kur ajo filloi të kujdesej për të varfrit dhe të sëmurët për vdekje në Kalkutë, dhe, përveç një pushimi 5-javor në vitin 1959, kurrë nuk u mposht. Edhe pse dukej gjithnjë e qeshur në publik, Tereza e letrave jetoi në një dhimbje të thellë dhe të qëndrueshme shpirtërore. Në më shumë se 40 letra, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë publikuar kurrë, ajo vajton për “thatësirën”, “errësirën”, “vetminë” dhe “torturën” që po kalonte. Ajo i krahason eksperiencat e saj me ferrin dhe në një pikë thotë se e ka bërë të dyshojë ekzistencën e parajsës, madje dhe të Perëndisë. Ajo është mjaft e ndërgjegjshme për mospërputhjen mes gjendjes së saj të brendshme dhe sjelljes publike. “Buzëqeshja”, shkruan ajo, është “një maskë” apo një mantel që mbulon gjithçka. Në mënyrë të ngjashme, ajo pyet nëse është përfshirë në mashtrime verbale. “Fola sikur zemra ime ishte e dashuruar me Perëndinë, e butë, me dashuri personale”, i thotë ajo një këshilluesi. “Nëse ju do të ishit atje, do të kishit thënë “çfarë hipokrizie”. Reverend James Martin, një redaktor i revistës jezuite “America” dhe autori i “Jeta ime me shenjtorët”, një libër që merret me raportet e shkurtra në vitin 2003 të dyshimeve të Terezës thotë: “Nuk kam lexuar kurrë jetën e asnjë shenjtori, ku shenjtori të ketë një errësirë kaq të thellë shpirtërore. Askush s’e dinte se ajo po vuante”. Kolodiejchuk, redaktori i “Eja bëhu drita ime”, kujton: “Kam lexuar një letër të Motrave (të misionareve bamirëse të Terezës), dhe gojët e tyre u hapën. Do t’i japin një dimension krejt të ri mënyrës si njerëzit e kuptojnë atë”.

Libri nuk është puna e ndonjë reporteri hetues anti-fetar, i cili grumbulloi korrespondencën e Terezës. Kolodiejchuk, një anëtar i Misionit të Bamirësisë, është përgjegjësi për kërkesën e shenjtërisë së saj dhe mbledhjes së materialeve mbështetëse. (Deri tani ajo është lumturuar; hapi tjetër është kanonizimi). Letrat në libër janë mbledhur si pjesë e këtij procesi.

Dy at katolikë me pikëpamje të ndryshme parashikojnë se libri do të jetë një pikë referimi. Reverendi Matthew Lamb, kryetari i Departamentit të Teologjisë në Universitetin konservator “Ave Maria” në Florida, mendon se “Eja bëhu drita ime”, do të renditet me “Rrëfim” të St. Augustine dhe “Mali me katër kate” të Thomas Merton, si një autobiografi me theks shpirtëror. Martini i Amerikës, një institucion shumë më liberal, e quan librin “një shërbesë e re për Nënë Terezën, një shërbesë e shkruar e jetës së saj të brendshme”, dhe thotë: “Mund të kujtohet në mënyrë po kaq të rëndësishme si shërbesa ndaj të varfërve. Do të jetë një shërbesë ndaj njerëzve që kanë përjetuar dyshim, mungesë të Perëndisë në jetën e tyre. Dhe e dini se kush janë këta? Gjithkush. Ateistët, dyshuesit, kërkuesit, besimtarët, kushdo”.

Jo të gjithë ateistët dhe dyshuesit do të jenë dakord. Edhe Kolodiejchuk edhe Martin supozojnë se paaftësia e Terezës për të perceptuar Krishtin në jetën e saj nuk do të thotë se Ai nuk është atje. Në të vërtetë, ata e shohin mungesën si pjesë të dhuratës hyjnore që e aftësoi atë të bëjë një punë të madhe. Por për ateistët amerikanë (një grup ky në rritje), ky argument duket absurd. Ata do ta shohin librin e Terezës më shumë si gruaja në këngën tipike “country”, e cila mban një pishtar për burrin e saj 30 vjet pasi ai është larguar të blejë një pako cigaresh dhe kurrë nuk është kthyer. Christopher Hitchens, autori i “Pozita e misionarit”, një polemikë e ashpër për Terezën, dhe kohët e fundit i manifestos ateist “Perëndia nuk është i madh”, thotë: “Nënë Tereza nuk përjashtohet nga kuptimi i faktit se feja është një prodhim njerëzor dhe se kura e saj për rrëfimin e besimit do ta kishte thelluar pusin që ajo kishte gërmuar për vete”. Ndërkohë, ata që e njihnin energjinë e jashtëzakonshme të buzëqeshjes së Nënës mund ta diagnostikojnë sëmundjen e saj më pak si një dhuratë të Perëndisë se sa si tentativë të nën-ndërgjegjshme për llojin më radikal të përulësisë: ajo e dënoi veten me një dështim gjymtues për të ekuilibruar sukseset e mëdha.

“Eja bëhu drita ime” është ajo gjëja e rrallë, një autobiografi pas vdekjes që mund të shkaktojë një rikonsiderim në masë të figurës së madhe publike, në një mënyrë apo në tjetrën. Ngre pyetje për Perëndinë dhe besimin, motorin pas arritjes së madhe, dhe qëndrueshmërinë e dashurisë, hyjnore dhe njerëzore. Këtë e bën jo vetëm në një formë të organizuar dhe të qëllimshme, por si një turli me shënime të dëshpëruara që s’duhet ta shihnin dritën e diellit dhe që do t’i lërë lexuesit edhe më të bindur se është autentike, dhe se ata, në një farë mënyre shokuese, po prekin jetën e vërtetë të brendshme të një shenjti modern.

----------------------------

Pjesa e parë e një artikulli të gjatë nga Time magazine

Përkthimi marrë nga Tirana Observer  
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Gusht 2007 00:07
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vanesajaems
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/04/2007
Vendbanimi: United States
Mesazhe: 161

sarandaebukur ,te falenderoj per kete artikull dhe informacion qe solle midis nesh...i mbrekullueshem...asnjehere nuk i pashe syte e saj te embelsuar nga buzeqeshja ....

__________________
Character is like a tree and reputation like its shadow is what we think of it; the tree is the real thing.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Gusht 2007 01:07
vanesajaems nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vanesajaems Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vanesajaems (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vanesajaems Shto vanesajaems nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vanesajaems nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Qe te jemi te ndergjegjshem duhet te pranojme se ne nuk mund ta dime se cmbajne zemrat e njerezve.Madje shpeshhere edhe ne vete nuk kuptojme veten tone.Here na mbulon tisi i pesimizmit, here perdja e dyshimit , e kompleksit , kaosit te jetes etj, por kam pershtypjen e forte se nje zemer e mbuluar nga dashuria per Krijuesin, edhe ne momentet me te veshtira nuk mund ta mohoje ate...
Nuk mund te besoj me siguri qe ato qe jane shkruar me siper jane te verteta, qe te jem realiste, por ama, une mund te dyshoj, ashtu sicdo qenie njerezore qe dyshimin e ka perhere te pranishem...
Me duket cudi qe nje grua e tille, qe ka jetuar prane dhimbjes se njerezve, te vetesakrifikohet kaq shume.....per dicka qe dyshon, qe nuk eshte e sigurt se pse po e ben ate humanizem..Edhe ndodh, ndoshta.....!
Megjithate, mos harroni se asnje veper humanitare , asnje veper mire ne vetvete nuk pranohet te Zoti nese ajo nuk behet per hir te Tij...A do ta kete pasur parasysh kete qellim nene Tereza??..Vec Zoti e di...!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2007 08:14
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Nene Tereza ne karta, perplas myslimanet

E Enjte, 13 Shtator 2007


Vendosja e portretit te Nene Terezes ne karten e identitetit, perplas strukturat drejtuese brenda Komunitetit Mysliman Shqiptar qe para dy vjetesh ka marre emertesen e re Bashkesia Islame e Shqiperise (BISH). Kryesia e BISH i kerkon Avokatit te Popullit qe te nderhyje per te mos lejuar qe ne karten e re te identitetit te vendoset portreti i shenjtores katolike Nene Tereza me kryqin kristian ne qafe. Kryetari i Keshillit te Pergjithshem te BISH, Ahmet Caushi me ane te nje letre i eshte drejtuar Institucionit te Avokatit te Popullit, ka shprehur shqetesimin e tyre lidhur me kete fakt. Dhe, meqenese realizimi i kesaj karte eshte ne proces pergatitjeje, Kryesia e BISH kerkon qe te nderhyhet per te bere te mundur ndryshimin. Por nuk eshte i te njejtit mendim, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, (Bashkesia Islame), Selim Muca. Sipas tij asnje mysliman nuk ka perse te jete kunder vendosjes se ketij portreti mbi kete dokument. Lidhur me kete fakt, kreu i institucionit shqiptar te myslimaneve, deklaroi se “Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka asnje lloj pretendimi lidhur me vendosjen e figures se Nene Terezes ne karten e Identitetit”.

Keshilli Drejtues i Bashkesise Islame e konsideron si shkelje te dispozitave te Kushtetutes Shqiptare vendosjen e portretit te Nene Terezes mbi kete dokument, duke vazhduar me tej argumentimin se ky veprim eshte diskriminim per besimtaret e fese Islame. Nderkohe, sipas letres se firmosur nga kryetari Caushi, prej shume kohesh ata i kane kerkuar organeve te larta te administrates shteterore nje sqarim lidhur me kete ceshtje, por nuk kane marre asnje pergjigje. Pikerisht ne mungese te kesaj pergjigjeje kjo Bashkesi kerkon nderhyrjen e Institucionit te Avokatit te Popullit per te bere te mundur qe ky dokument identiteti te jete i tille qe te mos krijoje ndarje fetare.

Ndersa kryetari i BISH-it, Selim Muca, tregon per “Koha Jone” se kerkese-ankesa qe i ka shkuar Avokatit te Popullit, ne fakt eshte marre edhe nga Presidenca dhe drejtues te tjere te larte te shtetit. Muca vlereson se “i takon qeverise te vendose lidhur me kete projekt” dhe shton: “Ne jemi nje institucion fetar, i cili merret vetem me mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave te kesaj feje”. Gjithsesi, tashme Avokati i Popullit (AP) i ka kerkuar Ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, qe te jape sqarime lidhur me kete kerkese te bere nga bashkesia Islame. Sipas ketij Institucioni, Ministria e Brendshme duhet te ktheje nje pergjigje zyrtare lidhur me kete ceshtje brenda dates 20 shtator te ketij viti. Ne kete pike, pritet se cili do te jete reagimi i ministrit Nishani lidhur me kete kerkese, e cila duket se nuk ka gjetur as miratimin e vete Komunitetit Mysliman te Shqiperise.

Islamiket ne Shkoder, kunder bustit te Gonxhes

Tre shoqata islamike qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne qytetin e Shkodres, kundershtuan marsin e vitit qe shkoi vendosjen e bustit te “Nene Terezes\" ne nje shesh apo ne rruget kryesore ne qytetin e madh verior. \"Ajo eshte shenjtore fetare dhe si e tille busti i saj nuk duhet vendosur ne sheshe publike, por vetem brenda territoreve te objekteve fetare\" ishte argumenti qe dhane perfaqesuesit e \"Shoqata bamirese Islame\", \"Forumi Mysliman\" dhe shoqata \"Intelektualet Myslimane\". \"Ne nuk jemi kunder figures se Nene Terezes, sqaruan drejtuesit e ketyre shoqatave, - por busti i saj duhet te vendoset ne mjedise fetare qe i perkasin besimit katolik. Ne kete pike, tre shoqata vleresuan se \"vendosja e nje figure shenjtore te besimit katolik, sic eshte edhe Nene Tereza, ne hyrje te qytetit te Shkodres, sic eshte folur, eshte nje cenim i drejtperdrejte qe prish harmonine dhe tolerancen nderfetare ne Shkoder\". Ato gjithashtu pretenduan se “kjo qe po ndodh ne Shkoder eshte nje strategji e personave te vecante te cilet po punojne nate e dite, per te prishur harmonine dhe paqen nderfetare qe ekziston ne Shkoder”. Ne kete kontekst ato kane rikujtuar ngjarjet e zhvilluara kete rreth, sic jane ato te vendosjes se kryqeve ne zonen e Bushatit, tendenca per ta restauruar xhamine e kalase Rozafat, si kishe, si dhe tendencen qe ne shume poste te rendesishme shteterore te emerohen persona me perkatesi te njeanshme fetare. Vendosja e monumentit te Nene Terezes ne Shkoder ishte nisme e ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shtator 2007 02:59
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Kto muslimanet ska per ti fal Zoti qe po krijojn kaq shum probleme. Si mer kta kshu..
Un per vete jom kenaq para ca ditesh kur shikova ne aeroport gjithe ate bust te mother tereses me krah hape, me hoqi mallin e statujes gjigande te jezu krishtit ne rio dexhanero, se ne Brazil kam pas qef gjithmone me shku. Po nuk ka met nevoja, karnavalet i kam pa cdo dite ne tirane, futboll cilesor kemi, vetem statuja e jezu krishtit ishte manget, po ja qe edhe kete e kishin vendos. (Kjo statuja mund te jete edhe ne ndonje qytet tjeter te Brazilit, kush ka pa Zhaden ku tregohen mire se cmall jane muslimanet, e di me mire.)
Aeroporti Mother Teresa, interesant shume. papapa sa bukur, packa se titullin FETAR 'nene' e pranojne vetem kristianet, dhe askush tjeter.. Packa se per titullin 'shenjtore katolike' nuk i plas asnje muslimani, nuk ka rendesi, se as per muslimanet nuk po i plas kujt, pakice fare jane, qe duhen debuar madje..
Nene Terezen, me nga nje kryq te arte qe ti duket 2 mije metra larg, pothuaj aq larg sa duken edhe kryqet e bukura neper kodrat e shtetit tone te bukur katolik, te vihen ne qendrat e cdo qyteti, mundesisht edhe neper fshatra.
Jozefina e bukur mos te vendosi me vetem shiritin bardh me vija blu, po te vishet komplet edhe ne seancat parlamentare.
Ai fshatari nga shkodra qe kan vendos ne krye te ministrise te shendetit, te vazhdoje deri ne fund kryqezaten e tij te pastrimit te muslimaneve te ndyre nga spitalet, e me pas te vedosi ne cdo dhome kryqet qe ngjallin te vdekurit nga varret, e jo me te shendoshin semundjet me primitive qe burojne nga pislliku i madh ne vendin tone te dashur katolik.
Rrofte mother teresa, rrofte jozi, rrofshin muslimanet qe shtypen ne emer te 'tolerances', rrofte vatikani..



SHUMICA NUK KA TE DREJTE TE SHTYPI PAKICEN, AS PAKICA NUK KA TE DREJTE TE SHTYPI SHUMICEN.
Fytyra e embel e njeriut te madh me kombesi shqipetare Gonxhe Bojaxhiu do zbukuronte kartat tona. Po kryqi i saj jo. Ajo eshte nene e mire qe rezaton dhe kujton vlera njerezore. Kryqi i saj ne kartat tona do reflektonte vetem shtypje.
Nuk kemi pse shkelim veten, nuk kam pse mbaj kryqin ne xhep cdo dite, per muslimanet 'shenjteria' qe jep vatikani nuk vlen, kaq thjesht.
ti leme hipokrizite dhe vete shtypjen, po mbushet kupa fare.

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shtator 2007 08:52
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

No coment!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shtator 2007 09:15
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Muhejminu
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193

Dhe po te shikosh fytyrat e atyre muslimaneve qe nuk falen shume ose mbase fare, por ama nuk e duan kete fetarizem te mbeshtjelle me nje puc mund te themi apartiteidi. Po natyrisht shqiptaret kane nevoj per nje mit te ri, sepse ai i Skenderbeut nuk punon me, nuk mund te vendoset naimi se sado qe eshte bektashi ai serishmi eshte lindor dhe jo me shpirt perendimor. ja te vendosim ate nene e nenave, ate shqiptaren qe nuk e di se sa her iu be von per vendin tone. Dakord le ti ndertojme nje tjeter bust, madje per mua qytetit te Kucoves (Ish Stalingrad) tia vem emrin e Nene tereza ose ia vem dhe lezhes se pakica katolike e lezhes eshte dakord? Po muslimanet??? Kush po pyet per ata,. ata jane ne minorance jane specie ne zhdukje si keni pare xhamite se sa pak veta shkoj po ramazanin kush e mban??? Asnje, po libra kush shkruan? Asnje......me mire do ishte qe ti heqim nga shqiperia se ata as shqiptar nuk jane.....te leme nene terezen dhe madje jo vetem ate po te vendosim dhe Pader Inkuizitorin aty dhe ne krah te tij Kostandinin e madh se ka qen shqiptar madje dhe ate papen me origjin shqiptare ta vendosim se shqiptaret edhe pse muslimane me shumice kane nxjerr dijetar katolik dhe shenjtor te tille.

Ku i dihet mase dhe racinger e Gjon Pali jane shqiptar....do ken ndonje nene apo bab te tille

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2007 13:29
Muhejminu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Muhejminu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Muhejminu (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Muhejminu't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Muhejminu Shto Muhejminu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Muhejminu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Jarigas
gigolņ

Regjistruar: 07/05/2007
Vendbanimi: napoli
Mesazhe: 600

Sa helm, sa hidherim qe mbartni perbrenda, djelmosha.....Mos valle shkaku eshte te qenit e krishtere e Nene Terezes-Gonxhe Bojaxhi?
Po ju eshte bere ferra Ibrahim, more djema.....
Nuk mendoj se ndonje i krishtere do te ishte ndjere kaq keq, nese ndonje shqiptar i madh, edhe pse mysliman, nese do te behej hero kombetardhe emri i tij do te shkruhej me shkronja te arta ne historine boterore.Asnje i krishtere nuk ka folur kurre per emrinme te cilin njihet Gjergj Kastrioti:Skenderbej.Asnjeriu te sakte nga mendja, i vjen idea te zhduki kete emer qe i dhane turqit.Historia eshte histori.Nene Tereza-Gonxhe Bojaxhiu,eshte shqiptarja me e njohur ne bote, dhe kjo jo fale qenies se saj te krishtere apo shqiptare, por fale miresise se saj te pafund kundrejt te te gjithe atyre qe keshin nevoje , pa dallim feje apo etnie.Nese ndonje shqiptar tjeter, qofte ai mysliman, qe behet pishtar i njerezimit si ajo, do te linde , une do te jem i lumtur qe fotografia e tij te jete ne pashaporte e qe statuja e tij te vihet ne sheshin me te madh te vendit, per t'i kujtuar shqiptareve se nuk jane vetem vellezerit e atyre qe vjedhin, plackisin, merren me trafiqe droge apo njerezish.Por jane edhe vellezerit e Skenderbeut, Ismail Qemalit,Aleksander Moisiut,Gonxhe Bojaxhiut,Gjergj Fishtes,Enver Hoxhes Ismail Kadarese.

Nese Nene Tereza meritoi cmimin Nobel per paqen(dhe nuk ja dha papa),dhe nese ajo vepren e saj e beri ne saje te dashurise qe ajo kishte ne Krisht, nuk shoh se c'te keqe ka nese ajo figurohet gjithmone me kryq ne qafe.Apo do t'ju pelqente qe Skenderbeut ti hiqnim shpaten, sepse bie ndesh me parimet e paqedashesve ????Apo Ismail Qemalit ti heqim fezin, se eshte simbol turk???
Nene Tereza eshte tashme pjese e historise boterore, dhe ishte e krishtere.Nese do te ishte myslymane, do ta nderoja me te njejtin zjarr e kjo eshte c'ka duhet te ndjenit eshe ju, shqiptare........

__________________
Carpe diem

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2007 18:48
Jarigas nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Jarigas Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Jarigas (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Jarigas Shto Jarigas nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Jarigas nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Muhejminu
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193

Ore zoteri i dashur nene tereza nuk po i behen keto ndere se eshte e njohur ne bote por po i behen per te krijuar nje mit te ri ne mendjen e Shqiptarit. Me shume mund te ket nje partizan per shqiperin se sa Nene tereza te flasim sic i takon, ajo ka qen nje sherbyse e Krishtit (sikurse e pohon vet) ka qen nje sherbyse e nje feje te caktuar dhe nuk ka ndihmuar shqiperin po ka qen universale dhe per te nuk ka rendesi ne u varros ne kalkut apo ketu tek ne. Sepse toka per te nuk kishte kombesi se kombesia per te ishte krishterimi, por problemi shotrhet tek laicizmi, qe do te thot qe kur futet nje vajze me shami ne shkoll bohet nami ndersa se del kryqi ne kart identiteti nuk boheshka nami. Pse te mos vendosim Sami Frasherin qe i ka dhen me shume shqiperise se sa Nena tereza?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2007 14:38
Muhejminu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Muhejminu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Muhejminu (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Muhejminu't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Muhejminu Shto Muhejminu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Muhejminu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Jarigas
gigolņ

Regjistruar: 07/05/2007
Vendbanimi: napoli
Mesazhe: 600

E kush na qenka ai qe don te krijoje kete 'mit',dhe kush eshte dobia e ketij krijimi ?????
Pikerisht per arsyen se ajo e shikonte njerezimin me sy te paanshem,(dmth pa verberine e njeanshme te fese), por me dashurine e pakufishme(njashtu siç meson Krishti)qe te jep vetem besimi i pashtershem ne miresine njerezore.Nene Terezen e qau dhe e nderon e gjithe bota, sepse eshte nje shembull i tejpertejshem(transversal) i miresise qe mund te rrjedhe pafund nga nje zemer njerezore.Ajo, ashtu siņ mesonte Krishti,mendonte perpara vetes, per te tjeret,Njashtu siç shkruhet edhe ne Kur-an, gje qe do te thote se duhet te jete nje shembull edhe per ju myslimanet.Fakti qe ajo mban kryq ne qafe, s'para ndryshon domethenien e vepres se saj.Sidoqofte krahasimi me Sami Frasherin nuk mban dhe nuk eshte i vendit.Sami Frasherin nuk na e ka zili kerkush, Nene Terezen po.(Pa mohuar ketu meritat e tij, te kuptohemi).Kuptove?

__________________
Carpe diem

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2007 16:27
Jarigas nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Jarigas Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Jarigas (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Jarigas Shto Jarigas nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Jarigas nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Dyshimet e Nene Terezes

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.