Kela
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427
|
Banda Shqiptare ne Londer!
Miremengjes te dashur anetar te Forumit,
Edhe une si gjithe ju, jam e gezuar qe eshte e Premte, dita e fundit e punes per kete jave.Por gjerat ndryshojne kur e para gje qe se te zene syte ne 3 gazetat e dites se sotme jane fytyrat e 5 djemve shqiptare qe jane denuar 63 vjet me burgim per prostitucion te organizuar ne perendim te Londres (Honslow) .
Kjo ishte banda Demarku e perbere nga vellezerit Agron Demarku (22 vjec), Bedri Demarku (22 vjec), Flamur Demarku (34 vjec), Xhevri Demark (29 vjec) dhe shoku i tyre Izet Fejzullahu (32 vjec) qe ishin shume te sukseshem ne tregtine e mishit te bardhe. Keta djem kishin lidhje me njerez ne Evropen Lindore dhe arriten te sjellin mijra vajza deri ne Londer me premtimin e nje jete shume me te mire se ajo ne vendin e tyre, me shpenzimet e udhetimit te paguara dhe me nje vend pune ne bar/restorante te garantuar.
Kur viktimat e kesaj bande mberriten ne Londer ato jane te detyruara te punojne si prostituta dhe te permbushin keshillat dhe detyrat e ketyre djemve. Banda Demarku medohet te kete arritur nje fitim mbi 2 million Strelinga Angleze (mbi 360,000,000 lek shqiptare) duke reklamuar keto vajza ne gazetat lokale dhe duke i punesuar ne "shtepite publike". Nga ana tjeter keta djem blinin vajzat nga group e tjera dhe arrin jo vetem qe te nxirrnin leket e blerjes,por edhe nje fitim shume te madh.
Arrestimi i tyre ndodhi ne Prill te 2005, kur prinderit e nje vajze 16 vjecare nga Lituania lajmeruan policine per zhdukjen e vajzes se tyre qe kishte shkuar per te vizituar Londren ne fund te Tetorit 2004. Policia Lituaneze ka lajmeruar policine e Londres dhe keta filluan nje operacion te quajtur Rotunda qe pas 4 muajve kerkim arriten te zbulojne kete bande dhe te clirojne qindra viktima qe ishin te kthyer ne skllave te ketyre djemve.
Gjyqtari i kesaj ceshtjeje,Z. Anthony Pitts,vendosi qe keta 5 djem te benin 63 vjet burg dhe ne perfundim te denimit te kthehen ne Shqiperi. Ai e cilesoi veprimtarin e vellezerve Demarku si ego e skllaverise e cila nuk mund te pranohet nga nje shoqeri e civilizuar (BBC News). Gjyqtari vendosi per sekuestrimin e makinave dhe te mallrave luksoze qe jane blere me leket e fituara nga veprimtaria e kesaj bande.Por shumica e parave te fituara jane derguar ne Shqiperi.
Bazuar ne faktet e nxjerra nga ky investigim eshte arritur ne konkluzionin qe 75% e prostitucionit ne Angli eshte e kontrolluar nga bandat Shqiptare.Jane Shqiptaret e pas 90 qe emigruan ne kete shtet dhe ata qe paten mare eksperience ne fushen e prostitucionit ne Greqi, Itali dhe Gjermani qe po drejtojne kete industri.
Une kam mbi 5 vite ne Londer ku studjoj dhe punoj ne finance, por kjo ngjarje i jep nje kuptim tjeter fjales Jam krenare qe jam shqiptare, dhe te them te drejten deri me sot e kam pasur nder dhe kurre nuk e kam mohur identitetin tim. Nje ngjarje e tille me ka trishtuar dhe impenjuar per te gjithe ata Shqiptare te ndershem qe studiojne, punojne ne menyre te ndershme dhe mendojne te krijojne nje te ardhme me te mire.
__________________
My words fly up, my thoughts remain below.
Words without thoughts never to heaven go.(William Shakespear)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|