Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Mitomanet
Kam njohur nja dy persona te tille, te dy me prejardhje nga i njejti shtet, nje femer dhe nje mashkull. Por i kam njohur ne periudha te ndryshme, edhe pse karakteristikat ishin identike.
Besoj keta njerez fillojne genjeshtrat rastesisht ne nje pike te jetes. Ndoshta per gjera te vogla fare. Por kjo i ben te kuptojne se bota qe jetojne mund te jete bujare, mjafton te thuhen gjerat e duhura. Keshtu perzjejne gjithmone e me shume realitetin me nje bote hipotetike, psh si do donin te ishin, cfare pune do donin te benin, cfare shkolle, ku kane jetuar me pare etj. Pershtaten shume me njeriun qe flasin dhe kjo i ben kameleonte te zote.
Perfitimet vijne shpejt, sepse personi nuk eshte me ai njeriu i thjeshte, i rendomte, qe s'ka asgje per te ofruar. Ai ofron fantazine e tij, ecen ne ekuliber mes eventeve reale dhe atyre imagjinare. Eventet reale duhen gjithmone. Nuk genjejne asnjehere 100%, genjejne pjeserisht, perzjejne realitetin me genjeshtren, ne menyre qe zbulimi te jete tejet i veshtire. Mundesisht te varet interpretimi i realitetit. Por nuk varet nga interpretimi, sepse genjejne per gjera fizike, per vendet ku kane qene, ku jane, per fakte te pamohueshme.
Besoj me se shumti se ketyre njerezve i mungon mekanizmi feedback ne fillimet e "sindromes". Kujtojne thjesht se eshte nje loje fjalesh gjithe jeta. Nuk kerkojne stabilitetin e nje shoqerie, perkundrazi ndryshojne shoqerine shpesh, sepse nuk i intereson te jene apo te kene shtylla te perhershme. Personalisht me jane dukur qenie te abandonuara, tip minjsh, qe verdallisen nga nje kanal ne tjetrin dhe jetojne me mbeturinat tona. Sepse kurre nje mitoman nuk mund te haje ushqimin e shpirtit, maksimum ha levoret e lekures qe krruhen kollaj me genjeshtra ditore.
Pra per mua ekzistojne, dhe ky eshte interpretimi im mesa i kam njohur.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|