Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Ciles Shkolle te marrdhenieve nderkombetare i perkisni?
Ciles shkolle -rryme te mendimit i perkisni?
Ky sondazh është i mbyllur.
Liberalizmit? 1 16.67%
Neo-Liberalizmit? 1 16.67%
Realizmit? 3 50.00%
Neo-realizmit? 0 0%
Marksizmit? 1 16.67%
Gjithsej: 6 votime 100%
  [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Ciles Shkolle te marrdhenieve nderkombetare i perkisni?

Ne kete teme - sondazh jeni te ftuar te shprehni mendimet tuaja mbi ate rryme mendimi te ciles i besoni ne marrdheniet nderkombetare.
Te tilla jane:
1. Liberalizmi,
2. Neo-libaralizmi,
3. Realizmi,
4. Neo-realizmi,
5. Marksizmi,
etj. Ju permenda vetem ato me te spikaturat, pasi ne realitet jane shume rryma dhe nenrryma te tjera me pak te degjuara.

Gjithashtu nese s'e dini se ciles i perkisni, gje e cila eshte mese normale, shprehni mendimet tuaja, ne formen e nje diskutimi, mbi ate rruge qe mendoni duhet te ece shoqeria nderkombetare dhe do arrini ne nje rezultat se ciles shkolel i perkisni, jam i bindur per kete.

Nese mendoni qe jane gjera qe s'ju prekin personalisht, apo nese ju duken te largeta, teorike, ju siguroj qe ne epoken e re te cilen po jetojme, ne globalizimin e ekonomise, lajmit dhe politikes, asgje s'eshte e larget. Te gjtiheve na prek gjithcka qe ndodh ne planetin tone. Behet fjale per te ardhmen tone. Ne duhet ta ndertojme.

Mbase sondazhi do te na ndihmoje me mire per te testuar se ne cilen ane ndodhen antaret e ketij forumi.

Pershendetje dhe Diskutim te mbare atehere.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Korrik 2003 04:17
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enri Kliko këtu për të kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enri Shto Enri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Une personalisht i perkas rrymes se Konstruktivizmit (cunstructivism), nje rryme relativisht e re ne marrdheniet nderkombetare, aktualisht ne konsolidim e siper, shume pak e njohur jashte bankave te universitetit.

Me terhoqi ne fakt pasi eshte dicka midis Neo-Liberalizmit dhe Neo- Realizmit, pranon pjese nga te dyja teorite, ne perpjkeje per tu perafruar sa me teper realitetit bashkekohor te cilin jetojme. Sidoqofte, pranon institucionalizimin e marrdhenieve nderkombetare, te cilat i sheh ne kornizen e perbere nga ligjet nderkombetare dhe pranon Organizmat Nderkombetare si pjese organike dhe e pazevendesueshme e konstelacionit te shteteve te botes. Humbjen e rendesise se kombit-shtet, e sheh me pozitivitet, pasi dhe vete qellimi final i kesaj teorie eshte ai qe njihet ne jeten e perditshme si "proces globalizimi" dhe formimi i nje strukture mbishteterore.

Une votova Neo-Liberalizem, pasi i afrohet me teper ketij mendimi sesa neo-realizmi.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Korrik 2003 04:26
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enri Kliko këtu për të kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enri Shto Enri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

RRYMA TE TJERA TE MARREDHENIEVE NDERKOMBETARE

Zakonisht rrymat apo shkollat në Marrëdhëniet Ndërkombëtare përqëndrohen në
1)fushën e politikës ndërkombëtare dhe karakterin e faktorëve.
2)Fushën e marrëdhënieve botërore ekonomike, rolin e ekonomisë
3)një kontekst më i gjërë i politikës globale, ku jo vetëm shtetet, por edhe subjekte të tjera luajnë rolin e tyre, si dhe marrëdhëniet ekonomike.

REALIZMI POLITIK
Sipas realizmit politik, Sistemi politik ndërkombëtar, dhe arena ndërkombëtare janë vendet ku shtetet, si të vetmet subjekte me autoritet, konkurojne per pushtet me shtetet e tjera dhe në kurriz të tyre.Rezultatet janë konfliktet. Nuk ka kritere morale. Eshte ku njeri fiton ne kurriz te tjetrit Theksi i vihet çështjeve të sigurisë.

IDEALIZMI
Egziston komuniteti nderkombëtar, shtetet nuk jane te vetmet subjekte qe kane autoritet. Eshte për rregullim apo organizim harmonik të marrëdhënieve ndërkombëtare përmes të drejtës ndërkombëtare. Është rrymë që fut kritere morale, arritja e harmonisë përmes marrëveshjeve dhe refuzon konkurrencën. Nuk mendon se konfliktet janë të nevojshme pasi përplasjet mund të zgjidhen nëpërmjet marrëveshjeve. Harmonizimi i interesave mund të arrihet edhe në arenën ndërkombëtare. Shumica fiton. ( KANTI)

LIBERALIZMI
Eshte per tregun e lirë pa ndërhyrje nga shteti. Subjektet veprojnë për interesin e tyre. Eshte per ndarjen e sferes politike nga sfera ekonomike. Shteti është arena ku përplasen interesat e ndryshme, të cilat pastaj përcaktojnë politikën e brendshme dhe të jashtme. Vihet theksi tek mënyra e marrjes së vendimeve dhe tek proceset ndërshtetërore. Thekson rolin e individit dhe shteti duhet të krijojë ambjentin ku individi të realizojë interesat e tij. (J. Locke)

REALIZMI EKONOMIK OSE MERKANTILIZMI TRADICIONAL
Shteti vendos për ndërhyrje në veprimtarinë ekonomike dhe në bazë të kësaj formuloninteresat e tij ndaj shteteve të tjera.

PLURALIZMI
Thekson pluralizmin e subjekteve të marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk studjon shtetin por individët dhe grupimet shoqërore. Politika e jashtme e shtetit është pjesë e politikës së brendshme. KA shumë faktorë, subjekte dhe e shikon shtetin si një kompleks faktorësh shoqërorë ekonomikë politikë etj. Përpiqet të shpjegojë se si arrihet dhe në çfarë rrethanash ndodhin ngjarjet ndërkombëtare.
Pluralizmi influencoi Liberalizmin.

STRUKTURALIZMI
Ështe për ekonominë dhe shtetin. Klasat ekonomike e përdorin shtetin si mjet për ushtrimin e interesave të tyre. Ndjek dinamikën e zhvillimit të ekonomisë dhe të politikës ndërkombëtare, dhe thekson rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike mbi politikën, pasi sipas strukturaliztëve politika është e varur nga marrëdhëniet ekonomike. Përpiqet t'i përgjigjet pyetjes pse bota e tretë nuk mund të zhvillohet njëlloj si pjesët e tjera të globit.

KAPITALIZMI
Kapitalizmi- teori që shpjegon zhvillimin e pabarabart, përqëndrohet në ligjet e funskionimit të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Brenda sistemit egzistojnë dominanca të ndryshme. Një pjesë e botës dominon pjesën tjetër dhe kjo çon në zhvillim të pabarabartë mes shteteve. Faktorët nuk janë entitete që kanë autoritet ( si shtetet), por janë pjesë funksionale e sistemit aktual. Klasa ekonomike, apo faktorët ekonomikë janë ata që përcaktojnë zhvillimin e sistemit kapitalist dhe të marrëdhënieve brenda tij.

MARKSIZMI
karakteri i marrëdhënieve ekonomi-shtet përcakton edhe marrëdhëniet e tjera . Njeh shtypjen e shumicës nga pakica, njeh rolin e borgjezisë por simpatizon proletariatin.

MODERNIZMI
egziston zhvillimi, njerëzit kanë mundësi që të influencojnë ambjentin në të cilin jetojnë, zhvillimi teknollogjik dhe shoqëror, mbështetin njëri tjetrin.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Korrik 2003 17:33
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Une per vete i perkas idealizmit, sa i perket marredhenieve nderkombetare dhe funkcionalizmit ( integrimi ne fushat ekonomike, sociale, kulturore, con ne integrim edhe ne fushen politike.) sa i perket marredhenieve rajonale.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Korrik 2003 17:35
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

UNE I PERKAS SHKOLLES QE FORCON IDEALIN EHEKURT TE LUFTES KUNDER GLOBALOKRACISE.POSHTE ELITA E GLOBALOKRACISE DHE POSHTE NEOLIBERALIZMI.SIDOMOS ATA QE E KANE HUNDEN ROZE DHE TE MADHE.NJE CHE GUEVARA VDES DHE NJE TJETER LIND DHE MJEKREN FISNIKE E MBAJNE GJALLE NE BREZA.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Modifikuar nga Klodel datë 25/10/2003 ora 21:02

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Tetor 2003 18:28
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të botaed Kliko këtu për të kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: botaed Shto botaed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto botaed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tonilittle
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/02/2004
Vendbanimi: trieste
Mesazhe: 33

te lumte botaed

ne rremujen e termave, nje gje eshte teper e sigurte, shumica e organizma nderkombetare, jane vegel e shteteve te fuqishem te cilet qellim tjeter skane pervec pasurimit te tyre. C kujtoni se ju hap barku atyre per popujt???????????

jam dakort me BOTAED, dhe pyes , sa CHE GUEVARA jane ne bote, spo shikojme se si kapitalizmi po ben te pamunduren per tu pasuruar akoma me shuem , qofte edhe me lufte??
pushtuan irakun me jusitifikimin e WMD, dhe tani nuk i gjeten ( me falni se ju pushtuam gabim !)
vrasin njerez vetem e vetem se luftojne per vendin e tyre, i quajne edhe terroriste?????!!!!!
HASTA LA VICTORIA PER SIEMPRE !

__________________
zot, familje, atdhe

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Prill 2004 14:49
tonilittle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tonilittle Kliko këtu për të kontaktuar me tonilittle (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tonilittle Shto tonilittle në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tonilittle në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

TONILITTLE

MOS U MERZIT SE E VETMJA E MIRE QE NA SOLLI LUFTA E IRAKUT NEVE QE E SHIKOJME VETEN NE PERBALLJE TE RYMES DHE MBROJTJE TE VLERAVE NJEREZORE ESHTE AFRIMI I BOTES ME FILOZOFINE E TE MADHIT CHE GUEVARA PER NJE MIJE VIETNAME.POSHTE IMPERIALIZMI AMERIKAN.RROFTE E DREJTA E POPUJVE PER MEVETESI.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Prill 2004 15:42
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të botaed Kliko këtu për të kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: botaed Shto botaed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto botaed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Keni permendur 100 rryma politike qe ne thelb te tyre kane ekonomine po si nuk e ka permendur njeri HUMANIZMIN? Ndoshta sepse nuk ka ekzistuar ndonjehere keni te drejte, sa pak vlere paska jeta njerezore para kapitalit . Njeriu eshte kapitali me i cmuar.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Qershor 2005 20:18
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Hektori Kliko këtu për të kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Hektori Shto Hektori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Hektori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Citim:
Po citoj ato që tha Hektori
Keni permendur 100 rryma politike qe ne thelb te tyre kane ekonomine po si nuk e ka permendur njeri HUMANIZMIN? Ndoshta sepse nuk ka ekzistuar ndonjehere keni te drejte, sa pak vlere paska jeta njerezore para kapitalit . Njeriu eshte kapitali me i cmuar.


Hektori, te besh sot politike lal, nenkupton te planifikosh nje menyre se qysh t`ja fusesh tjetrit. Kapitalistet te marrin leket, globalistet duan te te marrin edhe shpirtin bashke me mendjen (nje neo-skllavopronari e shkelqyer qe do t`a kishte zili edhe Neroni me Cezarin), komunistet duan t`u fusin plumbin ketyre mesiper, kurse te tjeret sajojne rruge te tjera por qellimet jane po ato: "T`ja fusesh tjetrit para se ai te ta fusi ty".
Pra Humanizmi ne keto kushte duket pak "anakronik". Njeriu ka qene kapitali me i cmuar......DIKUR. Imazhi i neserm i njeriut eshte thjesht nje vegel robotike, e cila zevendesohet lehte qofte edhe me nje robot elektronik.
Si te permendet HUMANIZMI kur ne kemi te tilla projekte ne koke? Te gjitha sistemet politike thone "nje grup njerezish do haje, pjesa tjeter do E haje" Kapitalizmi dhe globalizmi (teorikisht dhe praktikisht) pranojne qe pakica ha, shumica e ha. Komunizmi duket pak me i avancuar teorikisht por per shume arsye DESHTOI dhe si rrjedhim praktikisht nuk doli shume me i mire se kundershtaret e vet. Por ASNJE sistem politik nuk ben nje program qe te gjithe te hane dhe asnje mos ta haje. Sepse pastaj si do dalin "te fortet" , "te fuqishmit", "superioret", "perendite"? Ata qe e kujtojne veten Padrone te Olimpit? Qe te dali nje "perendi" andej nga Azia duhen lene te vdesin per buke nja 2 milione femije andej nga Afrika. Se mos eshte ndonje hata e madhe. Afrikane ka plot. Qe te dale ndonje "perendi" andej nga Amerika duhen bere ca luftera qe do sjellin ndonje milione te vrare e te sakatuar dhe nja 5 milione te tjere pa shtepi e pa katandi. Por ky eshte "progresi" apo jo? Si eshte ajo shprehja e madhe: "Qellimi e justifikon mjetin". Tani me thuaj, ka vend per Humanizmin ketu?
Eshte e cuditshme dicka. Njerezit shohin me SY por shume rralle me MENDJE. Degjojne me vesh por shume rralle me MENDJE. po marr vetem nje shembull: Sa njerez i kane pare filmat e Carli Caplinit? Sa prej tyre kane kuptuar se cfare tregojne ato filma? Sa prej atyre qe e kane kuptuar kane reaguar per me mire?

Sipas nje sondazhi ne France:
90% e francezeve e merrnin nje informacion, kallep. Pa e perpunuar fare.
9% e perpunonin.
1% e perpunonin dhe pastaj reagonin.

S`para u besoj shume sondazheve por me duket teper i sakte. Por eshte ajo qe thote Celentano ne disa vargje "Njerezit shikojne me kembe dhe mendojne me parè".

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Qershor 2005 15:22
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:34 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Ciles Shkolle te marrdhenieve nderkombetare i perkisni?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.