Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Gjuha shqipe, hymne ngritur per te Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
anonime kakavije
Anetar i ri

Regjistruar: 30/12/2002
Vendbanimi: te sheshi ke mejdani
Mesazhe: 8

Gjuha shqipe, hymne ngritur per te

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'veres
Qi vallzon n'blerim t'prillit
Porsi i ambli fllad i eres
Qi lmon gjinjt e drandofillit
Porsi vala e bregut t'detit
Porsi gjama e rrfes zhgjetare
Porsi ushtima e nji termetit
Njashtu asht gjuha jon Shqyptare

N'gjuh shqipe nanat tona
Shih, prej djepit na kan thanun
Se asht nji zot qi do ta dona
Dhe qe jeten na ka dhamun

Edhe shqip na than' se Zoti
Per Shqiptart Shqipnin e fali
Dhe sa t'endet stina e moti
Do ta gzojn' kta djal mbas djali.

... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...
... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...

... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...
... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...

__________________
Mori Maro ime mbese
Zeme kater e leme pese

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Janar 2003 02:37
anonime kakavije nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të anonime kakavije Kliko këtu për të kontaktuar me anonime kakavije (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: anonime kakavije Shto anonime kakavije në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto anonime kakavije në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Qershor 2003 08:46
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
fluturake
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 27/02/2003
Vendbanimi: gjithkund e askund
Mesazhe: 174

GJUHA JONE SA E MIRE
SA E EMBEL,SA E GJERE
SA E LEHTE,SA E DLIRE
SA E BUKUR,SA E VLERE!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Qershor 2003 18:21
fluturake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të fluturake Kliko këtu për të kontaktuar me fluturake (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të fluturake't! Kërko mesazhe të tjera nga: fluturake Shto fluturake në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto fluturake në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Gjuha Shqipe--Gjergj Fishta

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2004 21:47
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
MONIKA_NY
Tiranse4ever

Regjistruar: 14/07/2004
Vendbanimi: AMERIKE
Mesazhe: 10

Thumbs up

Shume me pyesin se nga jam
dhe une pergjigje ne anglisht u kthej
psheretij qe edhe vendin tim
ne gjuhe te huaj duhet ta perkthej..

Albania-Shqiperia-Albania perseri
cdo germe qe e them deshire me zgjon
mall per ta perdorur, mall per ta ndjere
dikush foli shqip----
...shshhshhshh e degjon?!

Nje liber ne dore, vetem te jete shqip
nje muzike e bukur-me tinguj shqiptare
nuk jam e cmendur, jam e dashuruar
e dua cdo gje me tinguj kombetar

Femijet tane flasin anglisht
e kane me kollaj--shprehet dikush
emri shqiptar, gjak jo i huaj
lajkat nuk mungojne ne shqip---rrapatush e lepurush...

Cdo gje ne veten tende eshte shqiptar
shkon diku dhe mundohesh te ndryshosh
gjuhen miku im, eshte gjuha e shpirtit
mundohu mos ta largosh
flite me femije, me familje
flite edhe me veten po ashtu
nuk ka gje me te bukur
se kur thua "Gjuha ime eshte ketu" (me doren ne zemer)


ps eshte thjesht nje shkrim i castit, dhe e shkruajta ashtu sic e ndjeva

__________________
SHI BIE NE TIRANE, NGA MALLI YT EDHE QIELLI QAN, JE I DEHUR NGA PIJA APO NGA DASHURIA, TI EC DHE KEMBET NUK TE MBAJNE.....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Korrik 2004 05:33
MONIKA_NY nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të MONIKA_NY Kërko mesazhe të tjera nga: MONIKA_NY Shto MONIKA_NY në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto MONIKA_NY në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

turqit erdhen si shigjeta
per t'i vene bazat e veta
"shqiponjat" i priten ne kater ceta
dhe i sulmuan si rrufeja

tani degjohet rrenja e gjuhes shqipe
qe ngroh folene e vet ne trojet e veta
dhe ben homazhe ne shenje respekti
per "shqiponjat" qe e shpetuan nga kukubecat drakonian

jehon si asnjehere me pare
dhe duke u valevitur
ne ajer te fresket
shkruan alfabetin e dhaskal todrit...

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Tetor 2004 04:39
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:33 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Gjuha shqipe, hymne ngritur per te

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.