Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Ku po shkon bota...?
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

ku po shkon bota????

Në një editorial të sotshëm, e përditshmja amerikane Uashington Post, ka analizuar pasojat e mundshme të luftës për pozicionin e Shteteve të Bashkuara në botë. Kështu në artikullin e titulluar "Shtetet e Bashkuara rrezikojnë izolimin, thyerjen e aleancave të vjetra në rast lufte", thuhet se cilido të jetë rezultati, një luftë paraprake kundër Irakut e lëshuar pa sanksionimin nga Kombet e Bashkuara mund të transformojë botën dhe vendin e Shteteve të Bashkuara në të.
Me një luftë të shpejtë të suksesshme në Irak, administrata Bush mund ti shndërronte Shtetet e Bashkuara në një Romë të shekullit të 21, që dominon globin, duke izoluar, frustruar dhe eliminuar armiqtë e saj.
Por kjo është tepër larg të qënit mundësia e vetme. Një luftë e përgjakshme, dhe e papastër, një pritje armiqësore nga qytetarët irakienë, dështimi për të zbuluar armët e fshehura biologjike dhe kimik, dështimi për të mbështetur një demokraci funksionale irakiene apo zhvillime të papritura në vende apo rajone të tjera, mund të minojnë kauzën e Shteteve të Bashkuara. Një botë e inatosur mund të kthehet kundër Uashingtonit dhe efektet do të ndiheshin në çdo forum ndërkombëtar, që nga Kombet e Bashkuara e deri tek Organizata Botërore e Tregtisë, shkruan Uashington Post.

Që në fillim të administratës së tij, Bush e bëri të qartë besimin e tij që marrëveshjet, aleancat dhe institucionet të cilat u zhvilluan në erën e Luftës së Ftohtë duhen ndryshuar dhe përshtatur ndaj kërcënimeve dhe kushteve të reja.
Pas 11 shtatorit 2001, administrata e ashpërsoi këtë pikë duke argumentuar se kërcënimet e reja terroriste kërkonin një vigjilencë agresive përfshirë këtu veprime ushtarake paraprake dhe se Shtetet e Bashkuara do të ndiqnin një politikë të re force me çfarëdo aleatësh që mund të tërheqë.

" Rendi botëror që njohim nuk është adekuat për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara në një shekull të ri kërcënimesh të cilat janë komplet në tjera në krahasim me ato që kemi përjetuar në të kaluarën" ka cituar Uashington Post, Richard Perle, kryetarin e bordit të politikës së mbrojtjes në Pentagon. Ai e ka përcaktuar këtë rrezik të ri si terrorizëm.
" Ne do të duhet të ndërmarrim luftë kundër tyre (terroristëve) shpesh edhe në territorin e vendeve të tjera, dhe të gjitha normat e rregullit ndërkombëtar e vështirësojnë këtë. Prandaj presidenti duhet të riformojë qëndrimin thelbësor ndaj këtyre normave, ose do t'i kemi duart e lidhura nga një institucion i prapambetur ( sistemi ndërkombëtar tradicional) që nuk është në gjendje të na mbrojë", thotë Richard Perle.
Zbiginjev Brzhezhinski, ish këshilltar për sigurinë kombëtare të presidentit Karter thotë se " Ne nuk e dimë se çfarë po bëjmë. Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë asnjëherë kaq të izoluara në epokën moderne. Nuk mund t'ja dalim mbanë botës krejtësisht të vetëm. Jemi më të fuqishëm se çdo vend tjetër, por nuk jemi të aftë që të diktojmë të gjithë botën dhe mendoj se kjo është pika në të cilën ka rënë poshte administrata aktuale.
Brzhezhinski citohet të ketë thënë se që nga negociatat e presidentit Karter për Lindjen e Mesme në Kamp David, lufta e Xhorxh Bushit në Gjirin Persik e deri tek fushatat e Bill Klintonit kundër nacionalizmit serb në Bosnjë dhe Kosovë, Shtetet e Bashkuara kanë patur një mbështetje të madhe ndërkombëtare për çështje kontroversiale. " Por tani nuk e kemi. Dhe mendoj se prova më e mirë e prishjes duket në rastin e Koresë së Veriut. Ne nuk mund të armiqësojmë komunitetin ndërkombëtar në një çështje dhe pastaj të presim që të punojë me ne në një mënyrë të përshtatshme për një çështje tjetër." citon Uashington Post Brzhezhinskin.
" Kjo luftë do të helmojë aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara" thotë gjenerali në Pension William Odom, ish drejtor i Agjencisë ndërkombëtare të Sigurisë. " Po i afrohet afër rrezikut të shkëmbimit të Evropës me Irakun", thotë ai.
Xhozef Joffe, editori i të përjavshmes liberale gjermane Die Zeit, gjithashtu shikon një prishje të aleancave tradicionale, por për këtë fajëson francezët, gjermanët dhe rusët. "5 Marsi, dita kur udhëheqësit e këtyre tre vendeve u takuan në Paris dhe formuan një front të bashkuar i cili kundërshton shtyrjen e Shteteve të Bashkuara për luftën, do të kujtohet si dita kur Aleanca atllantike u ndryshua", thotë Joffe. Sipas tij " Boshti i ri Paris-Berlin-Moskë duhet parë si një shembull i politikës së ekuilibrit klasik të forcave. Organizuesit ishin më pak të interesuar tek Sadam Huseini sesa në frenimin e Shteteve të Bashkuara. E gjithë kjo është për kontrollimin e pushtetit amerikan", përfundon Joffe.
Pasojat e këqija mund të mënjanohen ose të minimizohen thotë Dieter Buhl, një tjetër gazetar gjerman, nëse lufta do të fitohej shpejt me dëme minimale në njerëz. Buhl parashikoi një nxitim të aleatëve të tanishëm kritikë për të rregulluar gjërat me Shtetet e Bashkuara nëse lufta do të ecë mirë.
" Asgjë nuk është aq e suksesshme sesa vetë suksesi", përfundon Uashington Post.


per ata qe nuk e mbajne mend, strategjia e re e sigurisë kombëtare e Shteteve te Bashkuara është për identifikimin dhe shkatërrimin e rrezikut terrorist, para se të arrijë kufijtë e Amerikës, nëse është e nevojshme, edhe duke përdorur forcën të parët.
Kjo strategji gjithashtu përmban aplikimin e veprimeve direkte dhe të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, në fushatën për të shkatërruar dhe parandaluar organizatat terroriste dhe aleatët e tyre, aplikimin e pushtetit kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe mbrojtjen e interesave si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij.


Ajo qe eshte interesante eshte qe edhe Korea e Veriut ka shpallur te njejten strategji te veprimeve paraprake para se rreziku te arrije kufijte e saj. gjithashtu te njejten strategji mund te perdorin te gjitha shtetet ( rrofte sebepi i sulmeve paraprake ). drejt cfare kaosi nderkombetar po shkojme?????

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Mars 2003 16:36
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovë
Mesazhe: 149

te vetmin faj SHBA -ja e ka qe ne vitin.1990 si shkoj deri ne fund punes me Irakun.
Sa i perket Aleances Ruso-Francezo-Gjermane,dy te parat sme befasojne dhe rreshtimi i Gjermanise ne ate ane eshte si rezultat i te qenurit ne pushtet te Neokomunistve te Shroederit.
Ne bote do te ndodhe ajo qe eshte e domosdoshme te ndodhe,
pra me fjale te tjera ska Drejtesi me marrveshje siq eshte bere deri me tani(sepse ksaj i thone pazarllak),por do te kete DREJTESI DHE PAQE TE VERTETË.
Shendet te gjithve dhe URIME se shpejti per Rendin e ri dhe te mirfillte Botrore.......

__________________
lufto për te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Modifikuar nga Klodel datë 27/09/2005 ora 21:41

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Mars 2003 19:29
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të xeni Kliko këtu për të kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të xeni't! Kërko mesazhe të tjera nga: xeni Shto xeni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto xeni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mendoj se konceptet e paqes dhe drejtesise se vertete jane shume relative. Gjithashtu edhe pazarlleqet qe behen ne bote jane te shumta. Edhe ato jane relative. Disa persona mendojne se USA ka interesa ekonomike qe te pushtoje Irakun. Disa thone se vete USA e armatosi Irakun para disa vitesh (deridiku e vertete). Disa te tjere mendojne se Serbine e armatosi Franca dhe Italia duke i shitur arme, prandaj Franca nuk ka goje te flase si e mira e botes. Disa te tjere mendojne se USA do te dominoje boten pa llogjikuar se arrin nje pike ku fuqia e parave nuk ka me vlere, sepse po tu vu kunder shumica e popullsise boterore nuk do kesh paqe.

E tani po le mendimet. Nuk po vleresoj kush do t'ja fusi kujt. Po marr parasysh vetem faktin qe shikoj. Shikoj nje president amerikan te atur per gjak, qe shikon rreziqe armesh ne Irak qe nuk i shikon asnje shtet tjeter (as vete laburistet e Blair-it). Shikoj se USA pergatit bomba akoma me te fuqishme dhe do ti hedhe ne kokat e nje populli qe ska buke te haje. Shikoj se demokracia amerikane po zevendesohet me mungese lirie ne bote dhe ne USA. Shikoj se nje shtet i quajtur Irak, nuk ka me te drejte as te kete qeverine qe do, duhet vene patjeter nje qeveri filo amerikane. Shikoj qe United States of America po bejne presione te papara ndonjehere mbi vendet e varfera afrikane dhe amerikano-latine qe bejne pjese ne keshillin e sigurimit te ONU-t.

E gjithe kjo eshte shqetesuese, eshte problematike per ju qe jetoni atje ne rradhe te pare. Nuk mund te jetoni te qete kur vendi ku investuat aq shume qe te shkoni mund te prishe ekuilibrin boteror dhe te behet epiqendra e terrorizmit. Apo mendoni se policet dhe ushtria do mbajne terrorizmin jashte kufijve ? Demokracia duhet zbatuar deri ne fund dhe pazaret qe ben Franca dhe Gjermania jane vazhde e pazareve qe edhe USA ben neper bote. Politika internacionale eshte e bere me pazare, dhe jo vetem nga Franca, por akoma me shume nga USA, e cila ka duart ne "miell" ne shume vende te botes. Pra le te leme menjane propagandat e kohes Enverit qe tani paskan kaluar ne anen tjeter te oqeanit. Komunizmi nuk ekziston thuajse fare ne bote, eshte nje paranoje amerikane. As nuk ekziston rreziku per komunizem nese ka demokraci. As nuk ka pse te kemi frike ndaj komunizmit derisa te jete demokracia gjalle. Komunizmi eshte nje teori. Secili ka te drejte te besoje ne teorine qe do. Ne fund ajo qe eshte e rendesishme eshte te respektohet NJERIU, me gjithe bindjet qe mund te kete.

Pershendetje nga nje vend ku flamuret paqes valeviten ne ballkonet e mijera shtepive qe u pergjigjen me 5 ngjyra dhe nje heshtje bombave amerikane te pakontrolluara tashme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Mars 2003 22:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Anton
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Filadelfia USA
Mesazhe: 54

ku po shkon bota?

Xeni, me fund nje shqiptar qe i sheh gjerat me syrin praktik, dhe me ide qe shkojne nga kahu pozitiv per shqiptaret.
jam munduar ne disa raste te ngjall vemendjen ne kete drejtim, por me sa duket jane shume te pakte ata qe perpiqen te sjellin ketu mendime pozitive dhe konkrete ne lidhje me problemet shqiptare.
Vazhdojne te na percjellin artikuj te plote gazetash ne lidhje me luften ne Irak, e te tjera si keto, kur ne kemi shume per te diskutuar per "luften tone" te perditshme.Me sa duket shume persona qe shkruajne ketu, e bejne kete sepse nuk kane aktivitete te tjera, pra sic i themi ne
"vrasin kohen".
Me kete rast, meqenese ti je prej kosove, deshiroj te pershendes te gjithe vellezerit kosovare.
Pershendetje prej Antonit.

__________________
Shqiptar deri ne vdekje

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2003 08:36
Anton nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Anton Kliko këtu për të kontaktuar me Anton (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Anton Shto Anton në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Anton në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Anton nuk e di pse thua keshtu. Mua me pelqejne shume shkrimet e tua dhe ajo mbi "Racizmin krahinor shqiptar" ishte fantastik. Mesa kam pare nuk eshte pergjigjur njeri. Ishte vertet nje shpulle ndaj mentaliteteve te semura.

Sidoqofte nuk besoj se behet fjale per praktike sepse gjendja politike nderkombetare le pak shteg per parashikime praktike. Vete ekonomistet e kane me te veshtire te bejne parashikimet keto jave, duke patur si variabel te madh nje lufte, dhe konseguencat e saj qe smund te parashikohen kollaj kur shtetet perendimore po i vene damken e agresorit super-fuqise me te madhe boterore. Fitimi shqiptar ne kete mes eshte shume abstract. Thjesht dime qe i kemi bere nder amerikes, por nga ana tjeter duhet te hyjme ne Europe, pra ne France.

Ne keto kushte mundesite tona ne te ardhmen jane te pakta per tu futur ne Europe. Po ashtu eshte pak e mundshme qe Europa te ndahet pas bashkimit monetar dhe traktateve te tjera. Gjithashtu nuk e marrim dot Shqiperine ta cojme ne amerike. Pra ku qendron fitimi yne ne kete mes?

Gjithashtu ka nje problem me praktik se kurre sot. USA po rrezikon izolimin nderkombetar. Fakti qe do filloje luften pa pyetur OKB do te thote se falimnetoi komplet politika dhe administrata amerikane, nuk u krijua dot koalicioni qe donin, nuk u krijua as maxhoranca ne keshillin e sigurimit, me te cilen USA do justifikonte thyerjen e rregullave. (mospranimin e vetos Franko-Ruso-Gjermane).

Kemi vite qe na mesojne se forca nuk eshte zgjidhja e vetme. Vete ne shqiptaret e pesuam ne vitin 1997 kur mungesa e rregullit beri te fitoje me i forti (maskat, alabaket, mafiozet etj).

Ligji ekziston per te vene nje rregull, jo per te lene me te fortin ti bjere ne qafe me te dobetit me pretekste praktike

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2003 22:08
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Anton
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Filadelfia USA
Mesazhe: 54

Ku po shkon bota?

Mik i dashur me sa duket mesazhi qe une kerkoj te percjell nuk eshte kapur.
Do mundohem te perqendrohem ne disa pika shkurtimisht.
Duke filluar nga titulli i kesaj teme,"Ku po shkon bota" personalisht nuk shoh asnje lloj dobie te shpenzohen energji dhe kohe me te tilla tema.
Sigurisht ky eshte nje forum i lire dhe c'dokush shpreh ato qe ndjen te nevojshme te shprehen, por nje pjese e madhe e personave qe marin pjese ne kete forum te lene pershtypjen se shkruajne sa per te kaluar kohen.
temat ne qofte se nuk kane nje mesazh te qarte qe ne ideizimin e tyre atehere nuk ia vlen te debatosh per to.
Sidoqofte une mendoj se, qe nje debat te arrije ate qe kerkon duhen edhe nderhyrje "provokative" dhe dikush duhet ta beje ate.
Per sa i perket praktikes, do te thoja se eshte pikerisht ajo qe na mungon me teper, energji shpenzohen pa mase, por pa fryte.
Dhe kjo na ka ndjekur historikisht si komb,(jo si popull, nuk e di a e sheh nuancen?)Ajo qe une shpresoj(nuk jam ivetmi) eshte pikerisht shfrytezimi maksimal i ideve dhe potencialeve intelektuale te shqiptareve, ne menyre qe keto te konkretizohen, dhe qe me ne fund ne te mund te kalojme nga menyra e te menduarit idealist ne menyren e te menduarit praktik.
Qe me ne fund te krijojme nje ndergjegje kombetare(gje qe se kemi akoma, ose me mire me thene e kemi ne gjendje embrionike)
Kur them qe ne duhet te jemi praktik, une e shoh kete si nje proces gradual dhe konstant, dhe jo si konkretizim material individual dhe te menjehershem.
Nuk e di ne se jam i qarte per ju, por po te lexosh historine e hebrenjve, bile po ti observosh ata ne jeten e perditshme do te shohesh se c'eshte ndergjegja kombetare dhe "prakticiteti" te cilit i referohem.
Ne shume shkrime te Kadarese, sigurisht duke u thelluar ne ato qe ai mundohet te percjelle, do te shohesh se ai hedh pikerisht idene, se ne duhet te shkeputemi nga e kaluara, te shkundemi nga pesha e mentaliteteve pasive, melankolike dhe idealiste, dhe te drejtohemi nga kahu pozitiv per ne si popull dhe "Ojala commo una nacion".
Duke u mburrur me gjera te tilla si: Ne jemi me prejardhje ilire, pellazge, se filan pape ose filan perandor ishte me origjine shqiptare, se gjuha shqipe eshte nena e latinishtes dhe greqishtes se vjeter, se ne keshtu e ne ashtu, nuk bejme gje tjeter vecse vazhdojme te cajme derrasa, dhe tregojme te te tjeret se sa patetik jemi.
Sigurisht eshte nje gje e mire te lexosh dhe te dish prejardhjen tende dhe te gjuhes tende, por duhet me relativizu, me mare prej librave ate c'ka eshte e dobishme konkretisht dhe praktikisht.
Njeriu nuk ngopet me idealizma, dhe me mburrje te kota(sic beme per 50-vjet, dhe vazhdojme te bejme akoma).
Historia, prejardhja, dhe c'do gje qe lidhet me ne si popull nuk mjaftojne per te na cuar drejt nje te ardhme neqoftese nuk heqim kete perde te trashe e te erret qe kemi para syve, dhe qe quhet "idealizem, mungese prakticiteti, dhe fatkeqesi te pafundme). Edhe dicka para se te perfundoj, eshte pikerisht Amerika,dhe kryesisht lobi hebre ai qe po ndihmon shqiptaret per te arritur ate qe i takon dhe qe meriton.Nuk po zgjatem me argumenta sepse nuk mendoj se eshte momenti i pershtatshem, por kam ndermend ndoshta ne nje te ardhme te shkruaj dicka ne lidhje me modelin hebre.Ne disa raste viteve te fundit Kadare e ka hedhur kete ide ne lidhje me "duhet me e pas mire me hebrenjte dhe me mesu prej tyre".Dhe ai jep edhe karakteristika dhe koincidenca te cuditshme ndermjet hebrenjve dhe shqiptareve.Por duhet te kemi parasysh se ne raport me ta, ne jemi si nxenesi i klases se peste me nje profesor te Oxfordit.
Dikush ndoshta duke lexuar keto mendimet e mia, do ti duket se ka te beje me nje te marre, por kjo nuk me deshperon aspak.Sikur pak vete ose vetem nje person te kapi mesazhin dhe te arrije ta deshifroje, kjo do te ishte nje kenaqesi shume e madhe.Ne rast te kundert, nuk me vjen keq pse shpenzova nje gjysem ore duke u mare me kete shkrim.
Tani po ju them tungjatjeta dhe Zoti ju qartesofte mendjet dhe shpirtrat.

Miqesisht Antoni nga Filadelfia.

__________________
Shqiptar deri ne vdekje

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Mars 2003 09:18
Anton nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Anton Kliko këtu për të kontaktuar me Anton (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Anton Shto Anton në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Anton në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovë
Mesazhe: 149

I NDERUARI ANTON

LEXOVA SHKRIMIN TEND DHE PO ME DUKET QE JEMI PLOTESISHT NE VALE TE NJEJTA,POR PO I THEM NJA DY GJERA QE NE SHQIPTARET SI POPULL NA KAN PERCJELLUR GJITHMONE.
E PARA ;NE MIRREMI GJITHMONE ME PASOJA APO THEN SHKURT NA DEL GJUMI VONE.
E DYTA: NE THEMI EDHE ATE " PREJ INATI TE SEMES RE VDEKT I IM BIR"

tung!!!!!!!

__________________
lufto për te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Mars 2003 12:50
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të xeni Kliko këtu për të kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të xeni't! Kërko mesazhe të tjera nga: xeni Shto xeni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto xeni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ok Anton, tani te kuptova. Jam krejtesisht dakort me sistemin dinamik te mendimit tend.

Kam nje frike sidoqofte. Mos marrja per baze e kombit cifut (shpresoj mos jete fjale fyese kjo, se kam shume respekt per ate popull) mund te sjelle me shume krahinizma boterore ?

Ose ta them ne menyre tjeter. Mos marrja per baze e shoqersie cifute, do hedhi zjarr diskutimesh antinaziste apo anticifute ne nje diskutim qe ska pse te kete ngjyra shtetesh?

Eshte vetem nje frike imja. Eshte e nevojshme te marrim per baze tamam nje shoqeri kaq te kontestuar dhe kontrastuar keto 100 vitet e fundit ?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Mars 2003 00:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

O xeni meqe analistja nuk ka kthyer pergjigje po te them dy fjale. Iraku u "clirua" dhe mesazhi qe u dha diktatoreve eshte: Diktatore te te gjithe botes bashkohuni. kurse demokrateve u dha kete mesazh: Nuk rrezohen diktaturat me arme

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Qershor 2005 20:40
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Hektori Kliko këtu për të kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Hektori Shto Hektori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Hektori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Citim:
Po citoj ato që tha Hektori
O xeni meqe analistja nuk ka kthyer pergjigje po te them dy fjale. Iraku u "clirua" dhe mesazhi qe u dha diktatoreve eshte: Diktatore te te gjithe botes bashkohuni. kurse demokrateve u dha kete mesazh: Nuk rrezohen diktaturat me arme


Ti Hektori po na del zjarri i trete ne krahine mor cun (se i pari ka qene Albanian , kurse i dyte Botaed) Pse nuk e sheh ti "perparimin" dhe "zhvillimin" e Irakut. E di pse nuk donin Franca dhe Gjermania qe te futej Amerika ne Irak? Se tani qe u fut Amerika per dy muaj Iraku do behet me i zhvilluar edhe se vete Franca dhe Gjermania marre se bashku. E ke pare Falluxhan? Eshte bere me e bukur se Parisi. E ke pare Bagdatin? I ka lene targen Berlinit dhe Mynihut bashke.
Vetem nje pyetje kisha une. A nuk ju duket e drejte ai llafi qe tha njeri para shume vjetesh: "Amerika eshte xhandari i botes"?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Qershor 2005 15:36
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:47 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Ku po shkon bota...?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.