Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Kjo eshte shume e koklavitur, sepse Rama e ka fut veten ne nje qorrsokak. Besoj se dy pista jane te rendesishme.
Se pari, duhet imituar bashkimi i intelektualeve sic beri Berisha me KOPin. Kjo duhet bere ne nje strukture paralele, jo thjesht brenda PS, dmth pa ngjyra politike. Theksi i lajmeve duhet vene ne diskutime praktike dhe intelektive duke u larguar nga modeli aktual i ofendimeve dhe akuzave ne ajer. Njerezit e dine sesi eshte Berisha, tani duan te shikojne cfare vjen me tutje. Forumi intelektual duhet te respektoje shtresat injorante, jo te mblidhen ca koka te bejne si analiste. Dmth te fitoje kredibilitet duke kerkuar te ngreje shtresat e uleta ne cdo aspekt. Pa u krijuar nje kulture homogjene dhe nje shtrese e mesme si ne vendet perendimore askush nuk do jete i kenaqur ne Shqiperi, as te pasurit, as te varfrit.
Pista e dyte eshte distancimi nga subjektet e tjera opozitare per te krijuar nje identitet personal. Domethene distancimi nga gazeta si Shekulli, apo nga parti si ajo minoritare. Keto subjekte perserisin njera tjetren, prandaj njerezit i konsiderojne nje. Nese secila ndiqte politiken e vet (aktive) atehere secila do fitonte kredibilitet. Domethene duhet menduar nej Dushk mediatik... Vec kesaj, perplasja e interesave me biznesmene te lidhur me politiken e ka bere PS te duket nje zgjatje e shokeve te Edi Rames. Distancimi i politikes nga biznesi do hiqte vellon e mosbesimit nga oferta elektorale. Pa llogaritur qe Shekulli shikohet tani si organ i PS-se kur ne fakt PS-se i prish pune sepse dhet qe eshte gazete e korruptuar. Kjo ka te beje me oferten qe i ben elektoratit per nje demokraci me te mire. Nese ti nuk distancon mediat nga politika dhe politiken nga biznesi, njerezit e dine qe fitorja jote nuk do sjelle asnje ndryshim. Atehere pse te cohen te votojne? Problemi i PS eshte pikerisht elektorati qe nuk shkon te votoje, sepse nuk ka besim se PS do beje ndryshim.
Te ishte per mua do kerkoja dhe transparencen e financimeve partiake, pra te publikohen gjithe llogarite e cdo partie nga koncertet tek blerja e tavolinave. Por kete se ben as Rama, as Berisha, askush. Kjo eshte pika qe fsheh gjithe makinacionet qe kurdisen mes partive dhe bandave ekonomike.
Shkurt, Edi Rama nuk ka marke, dhe nese ka marke eshte e falimentuar. Duhet te beje marke jo me ne emer te vet (sepse vete falimentoi) por ne emer te nje partie jo-autoritare (ndryshe nga marka e meparshme).
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|