Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise…
Gjithsej 24 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
mendim
Anetar i ri

Regjistruar: 27/07/2005
Vendbanimi: atdheu
Mesazhe: 3

Nga ne vete varet e ardhmje

Sigurisht qe turizmi eshte nje nga deget me te rendesishme per zhvillimin e ekonomise vendase, por ndergjegjesimi yne qytetar per kete fakt eshte kushti kryesor qe te ece perpara ky degeim i rendesishem

__________________
Kam dhuntine absolute per te krijuar lidhje te pamundura

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2005 08:04
mendim nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mendim Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mendim (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mendim Shto mendim nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mendim nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Duhet që edhe shteti ti japi pak vëmendje turizmit në shqipëri, të mundohet sado pak të financoj institucionet individuale.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2005 00:29
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Tourists pack off because of water pollution ....

Durres- After many warnings, Durres District Office cancelled the contract with the German company “Berlin Wasser”.The head of this office undertook this extreme act as a result of irresponsible and indifferent attitude of the officials of the German company, who after some constraints undertaken by local organs, are following their old habit of not supplying the inhabitants of the coastal city of Durres, for which the Albanian state invested 20 million dollars during these last years. Apart this fact, the continuous lack of water supplying in Plash (beach) area resulted into a sensitive diminishment of tourists’ flux. Although Plazh’s maintenance office has done an appreciable preliminary job in the eve of tourist session, like cleaning the sand from wracks and solid wastes, the lack of water, spilling over of sewage into the sea, lack of public water closets throughout the whole territory of Durres beach resulted into the diminishment of tourist frequentation below the predicted levels. The zone of Plazh still is suffering the lack of water supplying and other infrastructure facilities even after the investments from the state budget for the reconstruction of the road from Ura e Dajlanit to Plepa, which cost 9 million euro and after promises full of political rhetoric articulated during the electoral campaign. The lack of water supplying came naturally after the indolent job of the German company “Berlin Wasser”, which manages the water system in the coastal city of Durres. In a recent meeting with the head of Durres district, Genc Alizoti, the officials of this company have been warned several times for canceling the contract, while these days the head of the district has already prepared the official document to undertake such extreme act.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2005 03:45
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Pogradeci, njė stacion antistres

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 20050810081553pogradec.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 655 herė.

Këtë verë, gjithnjë e më shumë pushues i drejtohen bregut të liqenit, për një palë pushime si “të Lagushit”; pa disko, pub-e dhe rrëmujë. Të cilët kanë zbuluar vit pas viti, sekretin e qytetit “të heshtur”, mes koranit, mjelmave dhe luleve

nga Alqi Koçiko

Një arsenal suprizues trëndafilash dhe lulesh të shumëllojshme, mbi një tapet të gjelbërt bari, të ftojnë drejt tavolinave nën shelgjet lotues e çadrave të mëdha, mbi buzën e ujit. Fëmija që hyn pak hapa para një çifti të porsazbritur nga makina me targa të Tiranës, paralajmëron I ngazëllyer prindërit: “Mami, babi, kemi ardhur tek shtëpia e Borëbardhës”. Godina e hotel “Milenium” në Tushemisht, s’ka të bëjnë fare me përmasat e shtëpisë së personazhit të famshëm të përrallave, por përshtypja e parë e vogëlushes, pas një udhëtimi rreth 3 orësh, po.

Kopshti që ndan distancën mes hotelit dhe liqenit të Pogradecit, është një nga ato parajsat e vogla, që edhe nëse ke mbërritur aty rastësisht, është e sigurt se do të rikthehesh sërish. Sepse pas disa orësh qëndrimi aty, mund të kuptosh se rikthimi është i pashmangshëm. Një recetë përzierjeje të suksesshme e klimës së freskët në këto ditë ku temperaturat i kanë thyer rekordet, qetësia dhe shërbimi i rreth 10 punonjësve me uniformën klasike bardh e zi, bëjnë që të zakonshme në këtë mjedis, të duken vetëm çmimet.

Këto dhe njëmijë e një arsye të tjera, ndoshta bëjnë që të kuptosh se përse këto ditë gushti, mund të takosh në ato pak metra katrorë, Dritëro Agollin, Ilir Metën apo Spartak Brahon. Ndërsa në ditët e tjera çdokush mund të pinte një kafe apo të drekonte aty, përkrah Presidentit Moisiu, kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama, ministrit Blushi apo sekretarit të përgjithshëm demokrat Ridvan Bode e deputetit të PD, Astrit Patozi.

Një mjedis që më shumë se kjo mundësi, e bën çdo pushues që të ndjejë se ekziston edhe një stacion i ri relaksi. Një hapësirë antistres, ku derdhen ujërat e kristaltë të burimeve të Tushemishtit. Dhe vetëm pas kësaj, mund të shohësh të realizohet çdo ditë aty, një version i ri i “Zonjës nga Qyteti”. Ku pushuesit e shumtë, në ndryshim nga teto Ollga e filmit të realizmit socialist që është xhiruar shumë vite më parë në këtë fshat, jo vetëm shkojnë me dëshirë, por janë gati të shpikin arsye nga më të ndryshmet, për të mos u kthyer një minutë e më parë në qytet e tyre.

Ndaj, nuk është aspak çudi që makinat me targa të kryeqytetit, Korçës, Elbasanit e deri të Durrësit, e kanë “pushtuar” këtë fshat. Sepse për të shkuar deri në Pogradec, tani është bërë gjithnjë e më e lehtë. Përfundimi pak ditë para zgjedhjeve të 3 korrikut, i punimeve në segmentin Elbasan-Librazhd, e ka bërë një superstradë pa ndërprerje, rrugën në itinerarin Tiranë-Durrës-Qafë Thanë. E në majën e saj, kush e sheh liqenin me sy të lirë, zëre se ka mbërritur në Pogradec.



Parajsë lulesh

Pandi Llakmani, pronari i hotel “Milenium”, është tipiku i pogradecarit të shtruar dhe punëtor. “Emri i hotelit? Kur e ngrita nuk mund të quhej i tillë, se karabinaja kishte vetëm tre dhoma të përfunduara. Por meqë ishte fundi i dhjetorit 1999 dhe viti 2000 po trokiste, vendosa ta quaj “Milenium”. Mbase edhe emri ishte këmbëmbarë”, thotë ish- mësuesi i gjuhëve të huaja. E ngritur “me thonj”, në fillim ndërtesa e re edhe shkallët i kishte pa mbajtëse. I zoti kishte vendosur që të gjitha fitimet t’i shkonin punimeve të hotelit, derisa pas dy vjetësh, arriti “të sajonte” 7 dhoma.

“Atëherë dëgjova se kishte filluar sistemi i kreditimit për bizneset, dhe kredia që mora në Korçë më dha shumë dorë. Përfundova 18 dhoma, klientela që filloi të vinte një e nga një dhe xhiroja, patën rritje ditë pas dite. Derisa verë pas vere, fundjavë pas fundjave, arrita deri këtu”. Dhe “Milenium” tashmë me 25 dhoma të kompletuara,-shumica me pamje nga liqeni,-me restorantin e kuzhinën për t’u pasur zili nga çdo simotër në vendet fqinjë, ka gjithsesi një përmasë tjetër; Miniaturën e “kopshteve të varura të Babilonisë”.

Duke u kthyer në një destinacion të ri për shqiptarët dhe trupin diplomatik e të huajt e tjerë që jetojnë e punojnë këtu. Por pronari i hotelit “të vogël” të fshatit, nuk “fluturon mbi liqer”. Ndaj, bujtina e tij, pavarësisht ekspansionit, duket se do të jetë gjithnjë, një ambjent i arritshëm për t’u frekuentuar, nga të gjitha shtresat. Pavarësisht se 5-6 vitet e jetës së saj, e kanë bërë atë një piketë turistike, që nuk të kujton më asgjë, nga ato tre dhomat e dikurshme. Pavarësisht se pas një muaji, në shtator, do të ketë edhe një sallë konferencash me shërbimin kompjuterik dhe pajisjet audio e video.

“Kam investuar vazhdimisht, dhe përpiqem që çdo gjë të shkojë mirë. Problemi im tani është mospërballimi i klientelës”, shton Pandi duke qeshur. Sepse përveç verës, tre ditët e fundit të javës janë të ngarkuara me punë përgjatë 12 muajve të vitit. Duke arritur të “zbulohet” edhe nga turistët e huaj, ndaj këto ditë agjensitë turistike çajnë telefonat.

“Kemi filluar t’i marrim klientelën turistike edhe Maqedonisë përballë dhe një arsye shtesë është gatimi shqiptar, që qëndron më lart se ai i fqinjëve”, tregon Pandi. Ndaj ndodh shpesh që klientët e njohur pyesin pa droje; “kuzhinieri është ai i vjetshmi apo jo”, dhe startojnë porositë e pjatave të preferuara. Por ajo çka Pandi u tregon me krenari të veçantë çdo vizitori që troket për herë të parë, ose që rikthehet pas shumë kohësh, janë dhomat. Që nga mobilimi sipas përmasave të secilës dhomë, banjo të kompletuara deri tek shampot, brisqet dhe sapunët e sigluar “Milenium”, të porositura në Holandë.

Duke e detyruar edhe ndonjë klient vesveseli si Edi Rama e Rudina Magjistari, që pasi kanë lënë dhomën një mëngjes, t’i deklaronin: Kësaj here, nuk na hynë në punë jastëkët që marrim gjithmonë me vete kur udhëtojmë, në bagazhin e makinës. “E vetmja kërkesë që nuk u plotësova klientëve, ishte ajo herë kur dikush më kërkoi që dhomën ta kishte me pamje nga deti”,- thotë Pandi, që e ka përgjigjen në majë të gjuhës: “Po e do me pamje nga liqeni, edhe mund të bëj diçka”.



Korani, aleat

Si Pandi Llakmani, janë edhe mbi 50 pronarë të tjerë hotelesh përgjatë 88 kilometrave të bregut shqiptar të liqenit të Pogradecit, që kanë ngritur bizneset e tyre sa zbret Qafë Thanën, nga Lini e deri pak metra nga Dogana e Tushemishtit. Emra si “Shën Naumi”, “Leon”, apo shumëkatëshi “Enkelana” (ish turizmi), “Royal”, “Kalaja”, “Tea” e “Eurokorça” etj, janë ajka e menysë turistike të qytetit “të urtë”.

Të zotët e tyre e kanë kuptuar se mundësitë turistike të Pogradecit janë shumë më të mëdha nga sa është ofruar në vite; ato kanë ardhur në përmirësim e sipër dhe këtë ditë, liqeni i tyre mund të thuhet pa frikë se ka qenë surpriza e sezonit turistik. Sepse rivalja më e madhe shqiptare e ujrave të Adriatikut e Jonit, ka edhe një aleat shumë të fortë për këtë; koranin. Peshkun e rrallë që gjendet vetëm në këtë liqen, më të thellin e Ballkanit. Ndaj, restorantet e shumtë jo vetëm në hotele, por edhe në qytet e Drilon, e kanë atë pjatën e parë. Duke e ofruar me një listë të gjatë gatimesh, që nga pjekja në zgarë, e deri tek tava e famshme e koranit me arra. Sigurisht që në ndonjë vend, bujtësit që nuk e njohin specien e rrallë “mishëkuq”-e, mund të paguajnë me çmimin e saj jo edhe aq të lirë, një belushkë apo një troftë, që dalin çdo mëngjes herët me shumicë, nga rrjetat e dhjetra barkave të peshkatarëve.

Megjithatë, turizmi pogradecar ka qëndruar me këmbë në tokë, duke mos ngritur çmimet dhe duke i përmirësuar nga sezoni në sezon kushtet dhe cilësinë e shërbimit. Ndaj, kryeqytetasit e shëtitur nëpër plazhet e tjera të Shqipërisë, nuk kanë sesi të mos habiten kur taksisti që i shpërngul qendra apo “agjensia” e qytetit deri në Tushemisht, u kërkon 200-300 lekë. E ndërsa në plazhin e Durrësit, një varkë me pedale për shëtitje në det kushton 500 lekë ora, në Pogradec mund mund të paguash 2-3 herë më pak. Lista e shembujve të tillë është e gjatë, deri tek ushqimi dhe çmimet e dhomave të hoteleve, në shumicën e rasteve me 2-3 mijë lekë nata.

E në rast se Pogradecin më shumë se për ujin, e ke zgjedhur për relaksin, mund të bësh një shëtitje të shkurtër deri tek Vila Art (ish-vila e Enverit) në Drilon, tek restorant “Kërmilli” e Restorant “Peshku” në Tushemisht. Ky i fundit, një tjetër surprizë ndoshta e pashoqe, ku një akuarium natyror gjigand, me ujërat e rrjedhshëm të fshatit, të fton të drekosh apo darkosh në shoqërinë e mjelmave dhe tufën e koranit e troftave deri mbi 5 kilogramëshe, që kërcejnë mbi ujë për të kapur thërrimet e bukës që hidhen me bujari nga tavolinat e strehuara nën hijen e shelgjeve.

Të gjitha këto, kanë bërë që nëse moda e turizmit shqiptar vitet e fundit të kenë qenë me rradhë Himara, Saranda apo Vlora, tani fjalën e ka marrë Pogradeci. Që nuk ka synuar t’u zbrazë xhepat frekuentuesve, duke i ndjellë që ata të rikthehen sërish. Të ndihmuar edhe nga fati i mospushtimit nga ndërtimet masive me apo pa leje, që kanë shëmtuar edhe qytete të tilla si Saranda, që e shohin pas 15 vjetësh veten, të pushtuar nga betoni. Duke e bërë qytetin e liqerit, konkurentin më të fortë të plazheve të kripura shqiptare.



Në kërkim të relaksit

Po ishe një i ri apo e re, që piercing-u dhe volumi maksimal i hip-hopit në kasetofonin e makinës ta tradhëton dëshirën për jetën e natës dhe mbrëmjet e zhurmshme, është e kotë që ta marrësh rrugën drejt Pogradecit. “Mund të quhet mangësi kjo mungesa e jetës së natës”, arsyeton Pandi Llakmani, “por nga ana tjetër, ne pikërisht këtë i ofrojmë pushuesve dhe për këtë pëlqehemi: Për turizmin e qetësisë”. Ndaj lajmet e pafund të kronikave të zeza, e kanë lënë jashtë emrin e këtij qyteti. Ai që piketon Pogradecin, duhet të jetë një tip që kërkon relaksin e plotë, qoftë dhe për një fundjavë, e madje edhe për një ditë. E të nisesh në mëngjes herët, të shijosh kafenë e paradites pranë liqenit, një drekë dhe një shëtitje të shkurtër pasdite para se të kthehesh sërish, është shndërruar tashmë në modë. Eshtë kjo arsyeja, që mysafirët e Pogradecit janë çiftet e reja, familjet me prindër 30-40 vjeçarë dhe më pas, moshat e treta që zgjedhin ajrin e pastër, ujin e liqenit të Ohrit dhe koranin. Por jo vetëm kaq.

Mund t’i hipni makinës dhe brenda pak orësh çdo vizitor mund të kundrojë mozaikët e njohur të Linit, Drilonin, fshatin turistik të Tushemishtit, të bëjë shëtitje me varkë apo me këmbë përgjatë shëtitores ngjitur me ujin e liqenit, apo pse jo, të konsumojë edhe një picë taxi aty ku ta ka ënda. Sigurisht, gjatë mbrëmjes, nuk duhet të harroni të nxirrni nga bagazhet, diçka për të hedhur krahëve. Sepse me largimin e diellit, me përskuqjen e liqenit dhe me ndezjen e dritave të para, në Pogradec fillon të fryjë puhiza. Aq sa edhe Dritëroi, duke rrëkëllyer një gotë të vogël me raki të Tushemishtit, në një nga tryezat mes trëndafilave para “shtëpisë së Borëbardhës”, do të niste e të recitonte ngadalë me vehte, vargjet e Lasgushit: Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir…

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Gusht 2005 04:49
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Turizmi “kunder rrymes”

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 20050815051324lumi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 644 herė.

Ne kerkim te pikave “sekrete”, ku nuk ka det dhe zhurme, por freski, kenaqesi e surprize. Ne brigjet e Liqejve te Shkodres, Shkopetit dhe lumenjve te Matit, Erzenit e Shkumbinit

Atehere kur kripa mbi lekure te merzitet, kur vapa dhe plazhet e zhurmshme nuk e justifikojne deshiren per te shkuar ne bregdet, e madje atehere kur kripa e cmimeve e tejkalon ate te detit, ekziston nje alternative tjeter.

Turizmi liqenor e lumor, ose turizmi i ujerave te embla. Rikthimi cilesisht ndryshe tek nje tradite e vjeter, ne brigjet e liqejve te Shkodres e Ohrit, apo brigjet e lumenjve, te cilat shfrytezoheshin nga banoret e qyteteve apo fshatrave aty pari. Por ajo qe mund te perkufizohet si praktike e re, eshte rizbulimi i pikave “te fshehta” nga te apasionuarit, gjithnje ne kerkim te se vecantes. Qe vitet e fundit mund te jene shqiptare apo te huaj, pionere te eksplorimit te shplodhjes dhe pushimit alternativ, larg rremujes nga mbipopullimi i plazheve ne bregdet. Nje fushe gjithesesi ende ne hapat e nje turizmi gati spontan, larg investimeve prespektive, minimalisht cilesore.

Kontrasti dhe drite-hijet e turizmit te ujit te embel, spikatin fort me perballjen Shkoder- Pogradec. Sigurisht qe arsyet e shkodraneve jane te shumta e mbase bindese: Velipoja buze Adriatikut josh shume me teper se liqeni. Me reren e imet, plazhin e pershtatshem dhe hijet e pishave. E megjithate, nje vizite e shkurter ne Shiroke, fshati buze liqenit, bind cilindo se turizmi liqenor do te mund te organizohej ndryshe. Plazhistet e Shirokes jane kryesisht banoret vendas. Nje cift i moshuar te huajsh (qe dallohen menjehere) fotografojne njeri-tjetrin, te entuziazmuar nga horizonti i pamate i liqenit me te madh te Ballkanit, por gjiret e vogla pa rere, me nje lloj cakulli te crregullt, ku perkujdesja e dores se njeriut eshte ende larg, lene per te deshiruar.

Papasterti ne breg dhe ne uje dhe disa femije qe kercejne pa pushim nga nje pike paksa e larte drejt e ne liqen per t’u freskuar. Lokalet e ngritura ne qender te Shirokes e kompensojne gjithsesi pamjen e munguar te nje plazhi plot pushues, sepse parkingjet e tyre nen hijen e pemeve, jane te mbushura me makina me targa te ndryshme, te gatshme per te shijuar prodhimet e liqenit. Nga lokalet ne anen tjeter te ures metalike te riparuar se fundi nga ushtria, vecohet “Shqiponja”, ne rreze te kalase se Rozafes e buze Drinit, ne hyrje ne Shkodres. Nga oborri i miresistemuar i ketij investimi privat, perballe, ne anen tjeter te Drinit te thelle e me prurje te bollshme, dallohen disa familjare qe kane ngritur cadrat e plazhit. E, me tej… vetem kaq.

Po lumenjte, me kthesat qe krijojne pellgje per pak metra not, e qe ndodhen dhjetra kilometra larg plazhit me te afert masiv? Nje zbulim i vertete aspak larg Tiranes, eshte Vau i Previzit, i quajtur ndryshe Skuraj, buze lumit te Matit. Pak kilometra pasi kalon Milotin ne drejtim te Burrelit, pa mberritur ne hidrocentralin e Shkopetit, nje rrugice te shkeput nga aksi nacional dhe te zbret buze lumit (tejet i paster ne kete segment), ne nje shesh te zhytur ne hijen e rrepeve. Zbulimi i pikes se rralle ne portat e vargmaleve, ironikisht s’eshte bere nga vendasit. Por, disa vite me pare, nga personeli i ambasadave te huaja por edhe shqiptare, tiranas e durrsake, e sigurisht nga ata qe e kane me afer, lacianet. “Te shtunen dhe te dielen ketu vijne mbi 200 vete, qe marrin ushqime e pije me vete, freskohen ne lume e peshkojne me grep apo rrjeta, pjekin mish apo hane edhe tek ne”, jep hollesi pronari i te vetmit lokal modest qe eshte ngritur aty, Florian Lazri.

Dhe ne te ngrysur “turistet” marrin rrugen e kthimit, qe ne fakt perkthehet ne jo me shume se nje ore larg Tiranes, nese segmenti i Kamzes, nuk eshte ne pikun e trafikut. Mes atyre qe nuk u merzitet kurre pika e Skurajt, eshte edhe familja e Dode Menges nga Laci, qe shfrytezon edhe ditet e javes. Ndryshe nga bashkeqytetaret e tij, ai e ka zevendesuar prej vitesh kete pike, me plazhin e Patogut apo Shengjinit. Doda tregon se ne fundjave nuk eshte cudi qe sheshi te okupohet nga mbi 100 makina me targa te ndryshme, ndersa mjete te tjera ngjiten edhe pak me lart, ne liqenin e krijuar nga hidrocentrali i Shkopetit.

Pejsazhi i rruges midis te lugines se thelle e te pasur ne bimesi, eshte mbreselenes. Por per me teper infrastrukture nuk behet fjale. Gjithcka mbetet ne perqindjen e dozes aventurore te vizitorit dhe cilesise se makines qe ka ne dispozicion.

E ndersa zhvillimet social- ekonomike do duan ndoshta edhe ca vite qe ta zgjerojne gjeografine e plazheve drejt Verilindjes, pergjate ujrave te Erzenit e Shkumbinit, ne Shqiperine e Mesme, shumecka duket se po ndryshon per mire. Turizmi i miniplazheve lumore eshte ne formesim e siper, qofte pa mberritur ne Qafen e Kerrabes kur nisesh nga Tirana, apo edhe ne aksin Elbasan- Librazhd. Ku pronaret e lokaleve buze lumit, te pajisur me lejet perkatese, po shfrytezojne keto dite vere gatimet tradicionale, gjahun ne pyjet rrotull dhe ujin e lumit, per te joshur pushuesit. Te cilet pas freskimit ne Erzen apo Shkumbin, shijojne menyne e restorantit aty ngjitur dhe pasdite kthehen ne Tirane, Elbasan apo me tej. Pronaret e mbi 50 mjediseve te tilla nga Tirana e deri prane Librazhdit, te ndihmuar edhe nga infrastruktura e sistemuar rrugore, mirembajne territorin dhe garantojne kthimin e klienteles edhe fundjaven e ardhshme. Sepse cdo sezon, gjithnje e me shume pushues, kane filluar ta kuptojne se “eshte e lire kripa ne Durres, por e ha qeraja udhes…”.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Gusht 2005 04:52
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mendim
Anetar i ri

Regjistruar: 27/07/2005
Vendbanimi: atdheu
Mesazhe: 3

vleresim

Pa shume njohje dhe informacione per kete pike te zhvillimit te ekonomise shqiptare, une e shoh turizmin me syrin e klientit, pushuesit dhe pse jo kam deshiren ta shoh edhe me syrin e personit te interesuar per zhvllimin ekonomik te vendit ku ai kam vendosur te investoje per veten dhe te ardhmen.
E cliruar nga komplekset qe zakonisht shoqerojne shqiptaret kur eshte fjala per te vleresuar me shume ate qe na ofron nje akses europian, me tehoqi vemendjen ndjeshmeria e Amoxil, perballe turizmit, ao miniturizmit prane lumenjve .Jam rritur ne brigjet e njerit prej lumenjve te Shqiperise ndaj kam nostalgjine te rigjej gjurme femijerie ne ato qe parafolesi i sheh aq bukur me syrin, ( besoj) te specialistit.Mendoj qe vleresimi i investitorit shqiptar edhe ne udhezime te tilla, tregon se po rizgjohen tek ne vlera te cilat jo se nuk i kemi paztur po per arsye te ndryshme kisn rene ne letargji.E kam fjalen per nuanca atdhetarizmi, qe ecin paralel me interesat ekonomike te individit.
Personalish e lexoj me shume vemendje Amoxil dhe gjej te dhena te cilat per mua perbejne informacin.Faleminderit Amoxil

__________________
Kam dhuntine absolute per te krijuar lidhje te pamundura

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Gusht 2005 11:12
mendim nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mendim Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mendim (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mendim Shto mendim nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mendim nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Udhėtim nė Jug, mes bukurive tė honeve tė rivierės

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re riviera_7.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 614 herė.

Në Gjirin e Hartës, plazhin e fshehtë të Sarandës:


SARANDË


  • Pushues, mos u kënaqni vetëm me rifreskimin e imazheve të qendrës së qytetit apo plazheve me emër në Sarandë. Tregohuni të vëmendshëm për të zbuluar edhe plazhet e fshehta dhe honet e rivierës joniane. Pasi të bëni akomodimin në Sarandë apo në Ksamil, mos u tregoni fanatik duke u bërë "abonent" të vetëm një plazhi, por ne ju ofrojmë mundësinë që nëpërmjet këtij reportazhi të keni mundësi të njiheni me të tjera surpriza që ofron ky vend. Ju mund të niseni për të eksploruar në disa plazhe të virgjër, si në Deltën e Bistricës, në plazhin Pasqyrat, në Heaven Beach, në Gjirin e Manastirit, në Kakome, në Krorëz, në plazhin Pema e Thatë etj. Por këto janë vetëm disa nga toponimet e plazheve ekzotike të bregut jonian të Sarandës.


Gjiri i Hartës

  • Gjiri i Hartës ndodhet vetëm 12 kilometra larg nga Saranda, në aksin rrugor Saradë-Ksamil-Butrint. Toponimi lidhet me një hartë në reliev, e cila dikur ishte vendosur në qafën nga ku shpërfaqet njëherësh pamja e kanalit të Korfuzit, ishullit helen; Ksamilit, ishujve të tij dhe Gjirit shumë të bukur të mbrojtur nga erërat e Kanalit.


Toponimia

  • Në vitin 1970 sarandiotët ndërtuan një mur me përmasat 2 metra me 1.5, në një vend të ekspozuar dukshëm në Ksamil, ku paraqisnin skicën e gadishullit dhe të gjireve, me qëllim orientimin e vizitorëve në zonë. Për këtë arsye edhe plazhi mori emrin toponimik "Gjiri i Hartës". Plazhi vazhdoi të quhej kështu edhe pas shembjes që iu bë këtij muri pas vitit 1990, gjatë ndërrimit të sistemeve në Shqipëri. Ka qenë vetë Komuna e Ksamilit, e cila ka financuar riprodhimin e një vepre të njëjtë, por këtë herë tabela ku paraqitet harta e zonës është e gdhendur në metal.


Shkuarja

  • Shumë lehtë. Për ata që kanë automjete problemi është i zgjidhur. Vetëm 300 metra në krahun e djathtë të rrugës drejt Ksamilit, nga vendi i quajtur "Harta". Pronari i lokalit dhe sipërmarrësi i një impianti të rritjes së kocave këtu, Qazimi, ka hapur një rrugë automobilistike, e cila përfundon me një parking të garantuar. Ndërsa ata plazhistë që nuk kanë automjete, fare mirë mund të marrin një prej autobusëve urbanë të formës "Parma", që nisen gati çdo orë nga sheshi i Sarandës, kundrejt një çmimi prej 50 lekë.


Plazhi

  • Edhe vetë sarandiotët i orientojnë turistët që të drejtohen nga Gjiri i Hartës, ose tek "kocat". Këtu do të keni mundësi të shijoni lindjen e hershme të diellit dhe perëndimin e vonë të tij. Rrymat ajrore nuk kanë për t'ju shqetësuar aspak, ndërsa plazhi është me rërë ose me pllakat natyrore të shkëmbinjve me formacione gëlqerore që janë vazhdim i masiveve të Gadishullit të Ksamilit.


Deti

  • Thellësia e ujërave në Gjirin e Hartës është graduale, nga fillon me cektinë për fëmijët, deri në zonën më të thellë për të rriturit. Plazhi ekzotik i Gjirit të Hartës ka vetëm një pamje kryesore, atë të Kanalit të Korfuzit, ku gjatë gjithë orëve të ditës deri në mbrëmje mund të kundrohen linjat e trageteve të mëdhenj që lidhin Greqinë me Italinë. Këtu mund të sodisni jahtet me vela të turistëve Perëndimorë, që preferojnë anët perëndimore të ishullit grek, vetëm 3 km larg nga bregdeti i Jonit shqiptar.


Kuzhina

  • Këtu mund të shijosh vetëm peshkun e freskët, i cili merret i gjallë nga impiantet pranë plazhit. Më pas peshku serviret në dhjetë mënyra, përfshi pjekjen në tjegull, sikurse ju pëlqen peshkatarëve. Çmimet janë të pranueshme. Një pjatë me kocë të freskëtm të sapo nxjerrë nga impiantet e detit (akuakultura detare), këtu kushton vetëm 600 ose 800 lekë me garniturë, ose me fruta deti.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Gusht 2005 05:08
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Unhappy

Shqiperia kishte mbaruar krejt!

Keshtu ne pikture ngjan bukur, po kur perballesh me realitetin...,
te vjen per te qare...!

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Gusht 2005 06:37
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re iliria.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 597 herė.

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
Shqiperia kishte mbaruar krejt!

Keshtu ne pikture ngjan bukur, po kur perballesh me realitetin...,
te vjen per te qare...!



nuk duket dhe aq keq....

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Gusht 2005 07:05
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re plazhi_i_kakumese_3_jpg.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 582 herė.

Kto pamje jan mahnitëse.......
Unë do kisha dëshirë të kaloja 1 muaj në këtë klimë bregdetare.
Flasim me syrin e turistit dhe jo njerzit që jetojn atje.
Se si jan kushtet në shqipëri sbesoj se ndikojn në turizmin shqiptar.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Gusht 2005 22:19
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 24 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise…

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.