Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Mediatizimi i Komunikimit!!!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Mediatizimi i Komunikimit!!!

Po ve kete shkrimin qe kam shkruar kohe me pare andej nga mesi i shkurtit ndoshta ju intereson meqe jam studiues i medias:

Që nga vendosja e pluralizmit politik, Shqipëria ka 22 vjet që njeh lirinë, demokracinë, emancipimin dhe konsumin. Të gjithë këto janë njëkohësisht simbole të komunikimit. Sipas Dominique Wolton, komunikimi është gjithmonë kërkimi i marrëdhënies, të kërkosh të ndash me tjetrin. Sot në Shqipëri gjithkush dëshiron të komunikojë dhe të përdorë mjetet më të përparuara. Televizioni, radio, interneti, kompanitë telefonike kanë njohur një zhvillim të vrullshëm teknik dhe ekonomik. Zhvillimi i televizionit dhe i internetit nuk ka të krahasuar, sot të dyja këto media shumë të ndryshme për nga natyra komunikative janë media me audiencë të pallogaritshme. Po të themi komunikim do të na përmendin televizionin apo rrjetin facebook bashkë me gjithë pjesën e kritikave që lidhen me to sepse nga kjo pikëpamje televizioni dhe facebook-u apo interneti kanë të njëjtin status si komunikimi. Të gjithë i përdorin, askush s’mund të bëjë pa to, dhe të gjithë i kriikojnë.

Shqipëria është ekonomi kapitaliste, kuptohet që informacioni dhe komunikimi janë bërë mallra dhe për rrjedhojë objekt i betejave të mëdha ekonomike e politike. Problemi është të dimë deri ku ideali, norma respektohen dhe kur nis përkundrazi instrumentalizimi. Duhet të kemi parasysh që ideologjia e komunikimit shpesh mbartet nga ata që bëjnë komunikimin. gazetarët, politikanët, publicistët, personalitetet e mediatizuara, mbajnë peshën kryesore të mediatizimit të komunikimit. Mund të them se mediat në Shqipëri kanë kështu në mënyrë të vullnetshme dhe të pavullnetshme përgjegjësi për zhvlerësimin e komunikimit. e cila do të thotë thjeshtësim. Me pretekstin për më shumë qartësi, për një numër më të madh njerezish, thjeshtohet gjithçka. Ndonjëherë, deri në karikaturë, me një formë që del mbi përmbajtjen. Kush e kush të shpikë më shpejt fraza të shkurtra dhe formula. Publiku bombardohet çdo sekondë nga një gjuhë e ulët që pështjellon më tepër komunikimin. Nuk e kam fjalën për një fjalor të ulët banal, por për dyndjen e fjalëve të huaja, për klishetë që nuk mund të jenë gjë tjetër veç zhurma në komunikim. Mediat shqiptare nuk mund të imponojnë dot një botëkuptim, pasi publiku pavarësisht bindjeve mbetet i lirë, kritik dhe selektiv. Ato përjashtojnë gjithë çka nuk hyn në gramatikën dhe stilin e tyre.

Jemi në pikën kur mediat kanë filluar të flasin për libra të shkruar nga gazetarët. pra në këtë mjedis të mediatizuar gazetarët, publicistë apo të tjerë persona publikë bëhen yjet e këtij ‘show-bizi’ dhe të botës së komunikimit, ata shndërrohen në “mendimtarë të kohës”. Në emisionet televizive po të vësh re, drejtuesit gjithnjë e më të shumtë në studiot televizive, shpenzojnë po aq kohë për t’i dhënë vlerë vetes sa edhe për t’u interesuar realisht për të ftuarin e tyre. Shpesh është fjala për të njëjtët të ftuar që qarkullojnë nga studio në studio duke patur gjithmonë një ‘mendim’, ‘prodhim’, ‘spektakël’ për të promovuar. duke shtuar këtu edhe disa politikanë pa kurrfarë zhdërvjelltësie para kamerave, ca militantë të paguar gjoja për të menduar mbi botën.

Kështu është formuar ky mjedis i famshëm që nga televizioni e deri te artikujt e shtypit, që përbën atë rreth të ngushtë të një elite të vetëshpallur. Javët janë të ndara në takime në studiot televizive, ku kjo elitë luan komedinë e qendrimeve apo komenteve pë ngjarjet që media i zgjedh si të rëndësishme por që jo detyrimisht ato janë të tilla. Këta ‘mbretër të komunikimit’ mendojnë se publiku miraton njëzërasi qendrimte te tyre. Sigurisht që publiku është spektatori që tërhiqet nga një kureshtje e sëmurë, ai vdes nga kotësirat dhe skandalet, por mund të jetë më kritik nga sa mendojnë personazhet mediatike.

Mendoj se kushdo që ka njëfarë sensi kritik në gjykim mund të dallojë ‘barrierën mediatike’ që është ngritur në vend. Shumë fjalë të thjeshta dhe të shpejta, shumë analiza të menjëhershme, qesharake, propagandistike, shumë ‘gjëra’ të rëndomta që shprehen nga personazhet mediatike të momentit. Kjo lidhet me figurën e Narcizit në pasqyrë, që e pandehu shëmbëlltyrën e tij për dikë tjetër. Menjëmend ‘mbretërit mediatik të komunikimit’, kur arrijnë një farë formë në fushën e tyre priren të mendojnë se janë të autorizuar të shprehen mbi gjithshka. Në hapërsirën mediatike, fjalavjen, të fundit që pyeten për arkitekturën janë arkitektët. Kur debatet për çështjen e shembjes së Piramidës ishin rendi i ditës në media , arkitektët shprehën qëndrimin e tyre në rrugë më së shumti. Ata pak arkitektë të ftuar në studiot televizive u përballën më fyerje nga më të neveritshmet nga argumentat më qesharake. por ky nuk është rasti i vetëm, ky është vetëm një shembull tragjik i degradimit të sëmundjes së komunikimit në vend. Në studiot televizive shqiptare gazetari flet me autoritetin e prokurorit, juristi flet me gradën e historianit, politkani flet me çfarëdolloj autoriteti të çdo lloj profesioni që mund të gjeëndet në këtë vend sepse ai ka gjithmonë të drejtë për gjithsçka thotë.Argumenti: ai është i votuar, ndersa arkitetki nuk është i votuar, mjeku po ashtu, historiani jo e jo. Këta individë që kanë pushtuar hapësira mediatike kujtojne se kanë pushtuar krejt hapesirën publike. Kultura mediatike kujton se është thelbi i kulturës, elitat televizive mbahen si elita, intelektualet mediatikë si pararoja e mednimit.

Dominique Wolton thotë: ‘Përderisa gjithçka është e rëndësishme është në media, atëherë ata që janë në media janë të rëndësishëm’. Narcisizmi, fenomeni i oborrit, një farë antiintlektualizmi janë tipare të një mjedisi mediatik, që ka shumë prirje sot për të përvetësuar kriterin e të qënit intelektual. Ky rreth mediatik dhe satelitët e tij nuk zgjerohen shumë. Fakti që kontrollojnë kuptimin e imazhit, të mediave nuk u jep atyre të drejtë të kthhen në zot të vendit. Në këtë shfaqje të një mjedisi mediatik narcisisit, krejt përgjegjësia bie mbi komunikimin, ku forma sundon mbi brendinë, stili mbi qenien e dukja mbi realitetin.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2012 19:58
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

po patet ndonje ndjenje diskutimi mund ta shprehni po ashtu edhe pyetje..

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2012 20:04
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:14 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Mediatizimi i Komunikimit!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.