Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...
Gjithsej 25 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Jua them une pse ndodhi keshtu me A Bushatin.
Frangaj i trembet Berishes:
1-Ka frike se mos dergon hordhite si ne 1997 kur dogji gazeten''Koha Jone'' ku edhe aleksandri punonte atje.
2-ka frike se mos Saliu e perze nga ambjentete e ish Kinostudios,sic ndodhi me Mero Bazen.
Besoj e dini incidentin me dy televizionet ,Klan dhe Top-i.
Frangaj nuk pranoi ne televizionin e tij te vinte ne debatet per fushaten Erion Bracen,ndersa ata qe do te shkonin tek S Balla e bojkotuan takimin.
E kujt eshte kjo dore?Besoj se e dini te gjithe pergjigjen.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2009 10:23
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Degjova qe te vetmet shtete ne Evrope,ose ballkan me sakte,qe s'do kene lehtesime per vizat,jane Shqiperia dhe Serbia !!
Skandaloze !! Mire Serbia qe ka probleme me te kaluaren e vet,me kriminalet e lufterave ballkanike pasi nuk ndihmon per kapjen e tyre,po ashtu ka probleme edhe per faktin se nuk njeh nje shtet, sado i ri qofte,si Kosova !!
Po ne c'fare problemesh kemi nga kjo pikpamje ??..jemi vertet per turp !! Fundi i Evropes ! ka mundesi qe ne Be te futen edhe Turqia e Izraeli dhe ne jo !!
Rrezik dhe ne Afrike te ishim e as atje s'do na pranonin ne Lidhjen Afrikane :lol:

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2009 21:13
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Citim:
Po citoj ato që tha Roi

Rrezik dhe ne Afrike te ishim e as atje s'do na pranonin ne Lidhjen Afrikane :lol:




Se ke keq!

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2009 22:34
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Degjova qe te vetmet shtete ne Evrope,ose ballkan me sakte,qe s'do kene lehtesime per vizat,jane Shqiperia dhe Serbia !!
Skandaloze !! Mire Serbia qe ka probleme me te kaluaren e vet,me kriminalet e lufterave ballkanike pasi nuk ndihmon per kapjen e tyre,po ashtu ka probleme edhe per faktin se nuk njeh nje shtet, sado i ri qofte,si Kosova !!
Po ne c'fare problemesh kemi nga kjo pikpamje ??..jemi vertet per turp !! Fundi i Evropes ! ka mundesi qe ne Be te futen edhe Turqia e Izraeli dhe ne jo !!
Rrezik dhe ne Afrike te ishim e as atje s'do na pranonin ne Lidhjen Afrikane :lol:



jemi akoma anetare te Konferences Islamike me aq sa di une.
Turqia e mbeshtetur fort nga USA ka vite qe lihet jashte UE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2009 23:41
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė al74 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: al74 Shto al74 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto al74 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Zgjedhjet evropiane dhe Shqipėria

e hënë, qershor 22, 2009

Zgjedhjet për në Parlamentin Evropian që u mbajtën në vendet e BE këtë muaj kaluan ne Shqipëri thuajse pa u ndjerë - veçanërisht në kuptimin e analizimit të tyre nga këndvështrimi i një vendi që aspiron të bëhet pjesë e BE. Kam përshtypjen se do të kalonin kështu edhe sikur të mos ishim në periudhën e tam-tameve të fushatës sonë elektorale pasi ne vazhdojmë të jemi shumë të izoluar në informacion dhe në përgjithësi kulturalisht përsa i përket asaj që ndodh, në Evropë. Por fushata sikur e injoroi krejt kësaj here lajmin, duke treguar, më anë tjetër, në mënyrë edhe më groteske se, kur bëhet fjalë për Evropën, politika jonë mjaftohet me përdorimin e saj në mënyrë fetishizuese për të manipuluar publikun Të vetmet reagime që më kanë rënë në sy kanë qenë ato të shtypit pranë PD ku mbizotëron “lajmi” se meqënëse e djathta fitoi në Evropë ky është një ogur i mirë edhe për të djathtën shqiptare më 28 Qershor. Tek tuk në shtyp mund të gjeje ndonjë artikull të huaj mbi këtë temë ndër të cilët më tëhoqi vëmendjen një shkrim i një gazetari të El Mundos, ribotuar në Standart, i cili kishte si ide qendrore atë se Evropa ia besoi zgjidhjen e krizës ekonomike të djathtës. Ndërkaq vendin e analizave mbi Evropën e zenë, me germa të mëdha, parrullat elektorale mbi lëvizjen “me viza” apo “pa viza” nëpër Evropë, fatkeqësisht pa më të voglën përpjekje për t’i lidhur këto me ndonjë analizë të këtij rezultati zgjedhjesh.
Të paktën për të ditur se ku jemi dhe ku po shkojmë besoj se këto zgjedhje meritonin të diskutoheshin shumë më seriozisht sepse rezultati i tyre, fitorja thuajse gjithkund e së djathtës, nuk është pa domethënie për ne dhe të ardhmen tonë evropiane. Për të mos u zgjatur më me hyrjen, më duhet të them se, sipas gjykimit tim, për fat të keq, dëmethënia e zgjedhjeve parlamentare evropiane të këtij viti nuk është hiçasfare ogurmirë për ne, qofshim të djathtë apo të majtë, e kjo jo thjesht në kuptimin e vizave.
Përse nuk është ogurmirë? Nga të gjitha analizat serioze që i janë bërë rezultatit të zgjedhjeve evropiane rezulton se një nga shkaqet kryesore që ka përcaktuar fitoren e së djathtës është e ashtuquajtura “çështje e sigurisë”. Dhe me këtë togfjalësh nuk kuptohet tjetër, por mbrojtja e qytetarëve evropianë nga rreziku i të huajve si puna jonë. Një shprehje figurative shumë e përdorur nga gazetarët perëndimorë në analizimin e strategjisë elektorale që e çoi të djathtën në fitore është “kalërimi i frikërave” të vendasve nga të huajt. Në Itali një nga fletushkat elektorale më të turpshme që më ka rënë në dorë në prag të zgjedhjeve parlamentare ishte ajo e Lega Nord në të cilën u thuhej italianëve: “Nuk do të përfundojmë si indianët”, “Po vijnë tanët” dhe më poshtë kishte një foto me tre katër policë me pendrekë në dorë. Eshtë domethënëse që kjo parti arriti kësaj here një rezultat rekord në historikun e saj: mbi 10%. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në shumë vende të tjera evropiane ku ai që quhet ekstremi i djathtë, me programe të hapura raciste kundër të huajve, ka pasur një rritje të ndjeshme.
Përtej manipulimit që bëhet me këtë çështje duhet pranuar se qoftë emigracioni klandestin, qoftë ai i ligjshëm qoftë edhe futja në BE e vendeve si Rumania apo Bullgaria, me lirinë e lëvizjes që ka sjellë kjo futje, ka krijuar jo pak probleme për mirëqënien dhe sigurinë e evropianëve në vendet e tyre. Megjithatë problemi i problemeve është qasja ndaj zgjidhjes së këtyre problemeve. E, në këtë kontekst, është i njohur fakti se e majta dhe e djathta ideologjikisht kanë dy qasje të ndryshme, ndonëse kohët e fundit janë afruar shumë njëra me tjetrën duke u bërë gjithnjë e më pragmatike. Gjithsesi, dallimet mbeten. Qasja e së djathtës është më konservatore, çka do të thotë se ajo priret më shumë ta refuzojë ndryshimin që sjell emigracioni apo integrimi i vendeve të reja në Evropë, kulturalisht ajo është për asimilimin e të huajve; ajo mbështetet gjithashtu në mjetet e forcës, në dëbimin e emigrantëve klandestinë apo kufizimin e mundësive për ata legalë, Ndërkaq, krahët më ekstrme të saj kanë qasje të forta nacionaliste që po bëhen gjithnjë e më raciste. Qasja e së majtës, përkundrazi, e pranon më shumë ndryshimin në emër të progresit, kulturalisht ajo është më shumë për pranimin e diversiteteve si pasurim, thekson më shumë anët pozitive që sjell emigracioni dhe futja në BE e vendeve të tjera, i mshon më shumë mikpritjes, punësimit dhe arsimimit sesa dëbimit e kërbaçit të policisë.
Kuptohet se, duke patur parasyh këto dy qëndrime, fitorja e së djathtës merr një domëthenie negative për ata si ne që jemi vend emigrantësh, që aspirojmë të qarkullojnë lirshom në BE dhe të bëhemi sa më shpejt pjesë e saj. Çështja e sigurisë nga të huajt, si kalë beteje i politikës së djathtë perëndimore, nuk është një çështje që ka të bëjë thjesht e vetëm me emigrantët e rregullt apo klandestinë. Ajo ka të bëjë edhe me programet që e djathta ndërton mbi të ardhmen e pranimit në Evropë të shumë vendeve që nuk kanë hyrë ende. Dihet se një pjesë e mirë e së djathtës evropiane gati e ka shprehur hapur pendimin për futjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në BE dhe, në përgjithësi, në projektet e së djathtës ka shumë më tepër skepticizën ndaj projektit të zgjerimit evropian. Projektet e së djathtës evropiane e vonojnë antarësimin e vendeve të ndryshme dhe, për më tepër, një pjesë e rëndësishme e të djathtës në pushtet ka shprehu hapur refuzimin për hyrjen në BE të një vendi si Turqia.
Besoj se do të ishte miopi e madhe nga ana jonë të mos e shihnim këtë realitet e të mos kuptonim se, me fitoren e së djathtës, na shtyhen edhe më larg shpresat për një integrim në Evropë – pa përjashtuar se me zhvillimet e paparashikuara të krizës ekonomike në një perspektivë më të keqe edhe mund të na bllokohen për një kohë shumë të gjatë - dhe po ashtu se emigrantëve shqiptarë, me një fitore të së djathtës, do t’u vështirësohet jeta edhe më.
Le të vijmë tani tek kriza ekonomike dhe ideja e gazetarit të El Mundos se Evropa po ia beson të djathtës zgjidhjen e krizës. Këtu, në fakt, ka një paradoks sepse të gjithë analistët kanë arritur në përfundimin se një nga shkaqet kryesore të krizës ka qenë trajektorja neoliberiste, e djathtë pra, që mori ekonomia; “laiser faire” që solli humbjen e kontrollit të tregut nga shteti duke provuar, njëkohësisht, se tregu nuk mund të vetërregullohet, por ka nevojë për kontroll. Fakti është se reformat që po bëhen sot për të dalë nga kriza janë reforma me frymë kejnesiane, me një fjalë të majta. Pra fakti që shtete perëndimore si Anglia po nacionalizojnë banka për të dalë nga kriza apo që në SHBA Obama po shton investimet publike tregon se partitë e majta do të ishin më të favorizuara për zgjidhjen e krizës. Madje SHBA, zgjodhi një president të majtë mu për shkak të krizës dhe programi i tij shpëtues – pavarësisht nëse do t’ia dalë apo jo - është majtas. Atëhere si ka mundësi që Evropa ia beson krizën të djathtës?
Përsëri, kur të analizojmë shkaqet e kësaj zgjedhjeje – që nuk se janë një i vetëm dhe ndryshojnë nga vendi në vend – nuk mund të mos i rikthehemi edhe një herë çështjes së të huajve. Duke analizuar ngritjen e jashtëzakonshme të Lega Nord nuk mund të mos të të bjerë në sy se kjo parti, sidomos në Veri, ku ka zonën e saj më të suksesëshme, ka marrë shumë vota të punëtorëve italianë që kanë qenë vota të së majtës italiane. Shkaku është shumë i thjeshtë: një nga premtimet kryesore të Legës është se vendet e punës dhe jo vetëm, por edhe strehimi e shkollimi etj. do të jenë më së pari për italianët. Kriza ekonomike ka rritur edhe konfliktin midis punëtorëve vendas dhe punëtorëve të huaj përsa i përket vendit të punës. Një nga arritjet më të mëdha që reklamoi Lega në fushatën elektorale ishte fakti i ndalimit më në fund të klandestinëve që arrinin në ishullin e Lampeduzës nga brigjet e Afrikës Veriore ndonëse aktivistët e të drejtave të njeriut kthimin e afrikanëve në Libi, ku i fusin nëpër kampe burgje, e denoncojnë si shkelje të të drejtave. Pra ndërkohë që në SHBA, ku kemi një shoqëri emigrantësh, multikulturore, multiraciale që arriti të zgjedhë për president një të zi, zgjidhja e krizës i është lënë demokratëve që janë si të thuash qendra e majtë amerikane, në Evropë janë nacionalizmi e racizmi, në trajtën e frikës ndaj të huajve, që kanë diktuar më së shumti zgjedhjen djathtas edhe përsa i përket krizës.
Çështja e sigurisë e ka çuar edhe të majtën evropiane më djathtas. Në fakt edhe Spanja e Zapateros, që njihet si një i majtë i thekur përsa i përket disa prej temave kryesore të së majtës, ka hartuar ligje për dëbimin e klandestinëve që aktivistët e të drejtave të njeriut i quajnë të turpshme.
I gjithë ky realitet që ka sjellë në pushtet partitë e djathta në Evropë, sikurse duket qartë, nuk ka asgjë të ngjashme me realitetin shqiptar. Shqipëria nuk është një vend i kërcënuar nga emigrantët, por një vend emigrantësh. Fitorja e të djathtave në BE do të thotë vështirësi më të mëdha jetese për këta emigrantë, do të thotë edhe më pak mundësi ndihmash për në Shqipëri, do të thotë vonesë për qarkullimin e lirë në vendet e BE dhe, me siguri, do të thotë edhe vonesë për hyrjen në Evropë. Nëse mund të flitet për kërcënim të Shqipërisë kur flitet për raportin e saj me vendet e BE ai mund të vijë nga përdorimi prej tyre i Shqipërisë për politika të tipit neokolonialist që synojnë të shfrytëzojnë terrenin shqiptar për të realizuar ato projekte që nuk i realizojnë dot në vendet e tyre (e kam fjalën për parqet industriale, petroliferat, fabrikat e çimentos, termocentralet me qymyr etj.) Dhe këto (përsëri) mund të inkurajohen më shumë nga qeveritë e djathta perëndimore sesa ato të majta, pasi ato janë më të prirura për të parë çdo gjë thjeshtë në prizmin e ekspansionit të kapitalit të vendeve të tyre dhe më pak të ndjeshme ndaj problemeve të ambjentit.
Për gjithë sa thashë dhe për plot arsye të tjera që nuk shterohen dot në këtë shkrim mendoj se fitorja e së djathtës në këto zgjedhje evropiane duhet marrë shumë më seriozisht nga ç’merret në Shqipëri ku mazhoranca s’bën tjetër veçse na tund para syve premtimin iluzor të lëvizjes pa viza në Evropë kurse opozita i kundërpërgjigjet duke thënë thjeshtë e vetëm se kjo është një gënjeshtër që do të bëhej e vërtetë vetëm sikur të vijë ajo në pushtet. (Korrieri, 18 qershor 2009)

Përpjekja

Fatos Lubonja

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2009 20:20
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agent Provocateur
Aveugle qqf

Regjistruar: 16/06/2009
Vendbanimi: anywhere
Mesazhe: 618

Ndonjehere eshte vertete i mbivleresuar ky Fatos Lubonja sidomos kur mbjell te tilla shkrime qe nuk perbejne realisht ate qe mendon ai sikurse edhe une per ceshtjen e sigurise e pare ne kendveshtrimin me pesimist te mundshem dhe per faktin qe dihet mire qe e djathte eshte e majta ketu ne Shqiperi. Anyway si mendoni eshte me mire per Europen dhe per ate qe ajo po perpiqet te beje ka kaq kohe, te lere Shqiperine nje vrime te zeze ne mes te saj apo te hape kufijte dhe ti edukoje Europa keta shqiptare qe nuk dine se c'eshte disiplina dhe perulja...them se cdo njeri me mend e kupton dhe e realizon qe 2000000 shqiptare nuk perbejne rrezik per Evropen duke e ditur qe ata qe e duan vizen do ta marrin ne nje menyre apo ne nje tjeter.

__________________
always...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2009 20:38
Agent Provocateur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agent Provocateur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agent Provocateur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agent Provocateur Shto Agent Provocateur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agent Provocateur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Zgjedhjet dhe rendesia e tyre.

Pse jane te rendesishme keto zgjedhje?
- Sepse ne si vend nuk kemi pasur kurre zgjedhje te rregullta e te lira.
Po çfare i ben te veçanta keto zgjedhje?
- Fakti qe per here te pare do te kemi zgjedhje te rregullta.
E çfare i ben te rregullta keto zgjedhje?
Dokumentat e rregullta. Pra ne votime shkohet me nje dokument te rregullt Leternjoftim ose Pashaporte.
Konkluzioni eshte i qarte se me kete rast duke pasur njerez qe jane te paisur me dokumente te rregullta e kane rrugen e hapur drejt Be. Asnje iluzion per me perpara se kishim mungesa te dokumentave themelore.
Pra pajisja e njerzve me leternjoftime ne kete periudhe nen vezhgimin rigoroz te opozites ben qe te kemi bere nje pune te shkelqyer si vend.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2009 20:43
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Kush jeton ne nje vend europiano perendimor si emigrant i jep plotesisht te drejte F Lubonjes.Kam 10 vjet qe jetoj ne BM.Dy legjislatura e kaluara e djathta ,konservatoret kane patur si kale beteje luften kunder emigracionit.Si W Hague me 2001 dhe M Howard me 2005.Qe te dy heret deshtuan.Konservatorizmi i tyre lindi edhe nje parti te tipit fashist te krijuar nga nje figure e televizionit britanik Robert Kileroy,BNP.Pati medyshje ta lejonin apo jo dhe me ne fund e lejuan.Njerzit e saj jane tani ne Bashkine qendrore te Londres,por edhe ne minibashkite e lagjeve pa zezake ne metropol.Zgjedhjet e fundit per Parlamentin Europian,treguan se edhe zgjedhjet e pergjitheshme qe behen vitin tjeter do t'i fitojne konservatoret.Ky nuk eshte ogur i mire per ne emigrantet.Ne fakt populli u merzit duke i patur tri legjislatura te majtet Laburist,sepse keta kane bere rritje taksash cdo vit.Bile dje lexova se kane ne plan te ngrejne cmimin e ujit gjer ne 17%.Populli i mbane veth ne vesh dhe i ndeshkon kur vjen puna,por ata nuk llogarisin se cdo te bejne ata qe do te vijne.Ata vetem ngritje taksash do te bejne te cilat rendojne vetem shtresat me te ardhura te pakta,duke favorizuar te pasurit.Pra F Lubonja i ka rene pikes me shkrimin e tij.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2009 11:26
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Zgjedhje te rregullta ne Shqiperi?

Hahahaha.

Zgjedhje te rregullta do kete atehere kur rregullsia e zgjedhjeve mos diskutohet 1 jave para. Do kete kur lajmet te mos transmetojne probleme me skeda 4 dite para. Do kete kur kartat e identitetit te mos shperndahen me urgjence dy javet e fundit.

Rregullsia e zgjedhjeve krjiohet avash avash me kohen dhe kuptohet kollaj po te pyesesh njerezit 6 muaj para si do shkojne keto zgjedhje.

Te besosh se keto zgjedhje jane te rregullta domethene te biesh ne propaganden televizive. Ne te vertete keto zgjedhje rrezikonin te shtyheshin deri para dy javesh. Si mund te jene te rregullta?

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2009 11:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agent Provocateur
Aveugle qqf

Regjistruar: 16/06/2009
Vendbanimi: anywhere
Mesazhe: 618

Re: Zgjedhje te rregullta ne Shqiperi?

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Hahahaha.

Zgjedhje te rregullta do kete atehere kur rregullsia e zgjedhjeve mos diskutohet 1 jave para. Do kete kur lajmet te mos transmetojne probleme me skeda 4 dite para. Do kete kur kartat e identitetit te mos shperndahen me urgjence dy javet e fundit.

Rregullsia e zgjedhjeve krjiohet avash avash me kohen dhe kuptohet kollaj po te pyesesh njerezit 6 muaj para si do shkojne keto zgjedhje.

Te besosh se keto zgjedhje jane te rregullta domethene te biesh ne propaganden televizive. Ne te vertete keto zgjedhje rrezikonin te shtyheshin deri para dy javesh. Si mund te jene te rregullta?




Per fat te keq eshte keshtu...

__________________
always...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2009 11:41
Agent Provocateur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agent Provocateur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agent Provocateur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agent Provocateur Shto Agent Provocateur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agent Provocateur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 25 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.