Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Hakmarrja e Jozefines
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Hakmarrja e Jozefines


Andrea Stefani
Gazeta Shqip
30 Shtator 2007
Një shkresë e Jozefina Topallit, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, është shembulli më i fundit i arrogancës dhe kërcënimit autoritarist të mazhorancës së sotme mbi institucionet e pavarura të shtetit. Shkresa hijerëndë i drejtohet Komisionit të Shërbimit Civil (KSHC) dhe bart të gjithë tonalitetin e rreptë të një urdhri gati ushtarak: “Ju kërkoj marrjen e kompetencave dhe përgjegjësive si kryetare e këtij komisioni deri në zgjedhjen e kryetarit të ri” - urdhëron Topalli. Dokumenti i drejtohet nënkryetares së KSHC, por ngjason më shumë me një urdhër që një kryegjeneral u jep vartësve të tij për të kapur pikat kyçe para një beteje ose një grushti shteti.

Dhe në fakt ngjashmëria nuk mungon, sepse jemi në situatën kur Kryetarja e Kuvendit po urdhëron nënkryetaren e një institucioni të pavarur, sesi t‘i bëjë puç kryetarit të sapozgjedhur të po këtij institucioni, duke marrë të gjithë “kompetencat dhe përgjegjësitë” e tij. Me ç‘të drejtë, bazuar mbi ç‘ligj kryetarja Topalli trazohet në punët e një institucioni të pavarur? Dhe më tej, përse ajo e urren kaq shumë kryetarin e sapozgjedhur, Saimir Mani, dhe përse kërkon ta zëvendësojë me çdo kusht me dikë tjetër?

Eshtë vështirë të gjesh ndonjë shkak ligjor për konfliktin e Topallit me KSHC, por nuk është e vështirë aspak të zbulosh në rrënjë të tij, ambicien tashmë të afishuar të shumicës së sotme “demokrate” dhe qeverisë së saj, për të kontrolluar të gjitha institucionet e pavarura, duke vendosur në krye të tyre, qoftë edhe me forma puçiste, shërbëtorë të bindur të pushtetit. Nuk mund të ketë skandal më të madh politik dhe alarm më të madh për një demokraci të brishtë si kjo shqiptare, kur vetë kreu i tempullit të demokracisë, organizon sulme antikushtetuese mbi një institucion të pavarur që është krijuar për të mbrojtur nëpunësit civilë nga padrejtësitë, arroganca dhe tirania e pushtetit të shumicës. Shqetësimi rritet kur konstaton se është pikërisht realizmi me besnikëri i këtij misioni nga Komisioni i Shërbimit Civil, që e ka zemëruar Topallin aq shumë, sa ka urdhëruar që “t‘i pritet koka” kryetarit të tij. Dhe guxojnë e flasin për demokraci!

***

Një nga plagët më të rënda të shtetit në tranzicion është dhunimi i të drejtave të nëpunësve civilë sa herë ndërrohen pushtetet dhe qeveritë. Flakja e specialistëve dhe mbushja e administratave me militantë të paaftë është bërë prej vitesh burim korrupsioni, paaftësie qeverisëse dhe politizimi të skajshëm të administratës publike. Pikërisht si barrierë ndaj këtyre abuzimeve të pushteteve me njerëzit dhe postet e administratës publike, është krijuar pak vite më parë, sipas përvojës Perëndimore Komisioni i Shërbimit Civil. Dhe që në krye të punës ky institucion (ndryshe nga shumë institucione të tjera që kanë mbetur të squllur nga presionet politike) i është kundërvënë padrejtësive të qeverisë në kurriz të nëpunësve publikë.

Ekzistojnë statistika të plota të hedhjes poshtë nga KSHC të vendimeve të padrejta, deri për përjashtimin nga puna, të marra në kurriz të nëpunësve të administratës publike në nivel qendror apo lokal. Komisioni ka kundërshtuar edhe shumë raste emërimesh jo të ligjshme në formë favorizimesh në administratën publike. Kjo mbrojtje e nëpunësve dhe e ligjit është zhvilluar për disa vjet nën qeverinë socialiste dhe po vazhdon prej dy vjetësh, edhe nën qeverinë e sotme. Po pikërisht qeverisja e demokratëve nga e cila shumëkush (për shkak të asaj që emri “demokrat” sugjestionon) mund të presë të shfaqë më respekt për institucionet e pavarura, nuk po e përmban dot urrejtjen ndaj tyre, si dhe epshin për t‘i vënë ato sa më shpejt nën tutelë.

Qeveria “Berisha” jo vetëm nuk ka përfillur vendimet e KSHC që kanë shpallur të padrejta shumë përjashtime nga puna të nëpunësve civilë (rreth 90 për qind e këtyre vendimeve janë shpallur të drejta edhe nga Gjykata e Apelit), por tashmë po përpiqet, këtë herë nëpërmjet Kryetares së Kuvendit Topalli, të pushtojë bolshevikisht këtë institucion, duke shkarkuar paligjshmërisht një kryetar të ligjshëm dhe duke emëruar “ligjshmërisht” një kryetar të paligjshëm. Përse? Sepse qeveria do që KSHC të heshtë për dhunën që qeveria ushtron mbi nëpunësit civilë, qeveria do që KSHC të ekzistojë, por njëkohësisht edhe të mos ekzistojë. Qeveria do që KSHC të jetë vetëm fasadë perëndimore prej kartoni e një realiteti gjithnjë e më despotik, të jetë sa për të mashtruar ndërkombëtarët për “reformën institucionale”, por jo institucion aktiv dhe i lirë që mbron nëpunësit dhe meritokracinë nga abuzimi sa politik aq edhe korruptiv i pushtetit me postet e administratës publike.

***

Anëtarët e KSHC janë 5 dhe emërohen nga Kuvendi i Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar. Komisioni i raporton Kuvendit për punën e tij, por është krejtësisht i pavarur dhe organizon vetë zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarit me një shumicë unanime të përbërë prej jo më pak se 3 anëtarësh. Në këtë kuptim, Kryetarja e Kuvendit Topalli nuk ka asnjë të drejtë të diktojë (a nuk rrjedh nga kjo folje emri diktatori?) se kush duhet të jetë kryetar i KSHC. Incidenti shpërtheu në momentin kur Roland Përmeti, kryetar i këtij komisioni që nga krijimi i tij, dha dorëheqjen në muajin gusht të këtij viti. Sipas Përmetit, dorëheqja është shkaktuar, ndër të tjera, edhe nga fakti që qeveria po shpërfill thuajse të gjithë vendimet e KSHC duke mos treguar asnjë dëshirë për bashkëpunim.

Por cilado qofshin motivet e kësaj dorëheqjeje, ajo u pasua nga një mbledhje e rregullt e KSHC, ku 3 anëtarë (dy të tjerë mungonin) zgjodhën, sipas ligjit dhe rregullave, kryetarin e ri. Ky zhvillim e ka zemëruar shumë Topallin, e cila duket priste që me mbarimin e mandatit të Përmetit dhe të një anëtari tjetër të komisionit, shumica dhe për rrjedhojë edhe kryetari i ri që do të zgjidhej prej saj, të ishin mbështetës të qeverisë, që në këtë rast do të thotë jo mbështetës të nëpunësve civilë dhe padrejtësive që mund t‘i bëhen atyre nga qeveria. Shihet se “demokratja” Topalli nuk mund të durojë dot, edhe kur është në pushtet, që kryesia dhe shumica e një institucioni të pavarur si KSHC, të mos jetë e përbërë nga njerëz të mazhorancës. Prandaj, në mënyrë krejt të kundërligjshme dhe arrogante, urdhëroi zëvendëskryetaren e KSHC që të mos u bindet vendimeve të ligjshme të KSHC, të mos njohë kryetarin e zgjedhur, por të marrë “kompetencat dhe përgjegjësitë” e kryetarit.

A nuk duhej të qe e kundërta, a nuk duhej të ndodhte e kundërta pra, që kryetarja e Parlamentit të ishte e interesuar për ekzistencën e institucioneve të forta, të lira dhe të pavarura që kontrollojnë dhe baraspeshojnë qeverisjen dhe shumicën e saj? Ndryshe nga kjo pritshmëri, produkt i urdhrave të Kryetares Topalli është dhe shpërthimi i zyrës së kryetarit aktual (ndërsa ai nuk ndodhej në Shqipëri) dhe ndërrimi i bravës së derës së saj. Opinioni vendas është bërë para disa ditësh, nëpërmjet “Fiks Fare” dëshmitar i tragjikomedisë, kur kryetari i sapozgjedhur i KSHC, Saimir Mani, përpiqej më kot të hapte derën e zyrës së tij. Mani nuk po e kuptonte që ndërsa ai fluturonte për në Spanjë për një trajnim a tryezë të rrumbullakët, njerëzit e Jozefinës i kishin lënë atij në dorë vetëm “çelësin e kashtës” dhe ai vetë, ishte “shkarkuar” nga detyra si dikur ministri sovjetik i Mbrojtjes (edhe ai ndërsa largohen nga Shqipëria) Zhukovi. Dhe hajde mos prano se “demokratët” tanë të sotëm nuk kanë mësuar shumë nga bolshevikët!
 

-----------------------------------------

Nga pamja e jashme duket goxha zonje.....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2007 05:23
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

--------------Jozefina eshte Lenka e demokracise------------dhe biles ka nivel kulturor me te ulet se Lenka--------ashtu sic eshte kjo qeveri si byroja politike djeshme-komplet e paafte-------jane si dy pika uji ---vetem se me nje ndryshim---AI ne krye te byrose ishte jashtezakonisht inteligjent------------s'ja hante qeni shkopin ------------ky ne krye te kesaj byroje demokratike --eshte jashtezakonisht i paafte-------nje fjali s'e con dot deri ne fund--------

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Modifikuar nga erzeni_be datė 21/10/2007 ora 08:56

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2007 00:08
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Andrea Stefani eshte nje njeri i mbushur me mllefe te ekstremit te majte.Pse nuk mban nje qendrim te till edhe per kete opozite destruktive te bere lesh arapi.Paraqitja e tij e jashteme te jep pershtypjen e nje njeriu te depresuar.

Lenka kishte inteligjence te madhe sepse ishte mjeshtre ne mjeljen e lopeve te Myzeqese,Pali Miska ne sharrimin e druve,Simoni ne ngjitjen e hekurave te ndryshkur,Hekri ne therjen e qeve te vjeter dhe te dhive te vjetra,Themija  kishte talent ne prashitjen e misrit ne aret e koop bujq etj.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2007 11:45
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

----------O po te pakten lenka dhe pali e kishin nje talent ne bujqesi---dhe ata ishin sa per forme ---se ata nuk drejtonin ------

         -keta sot si ,josefina--vili,memia dhe te tjere --S'KANE ASNJE LLOJ TALENTI---dhe rine ne krye te puneve politike dhe te exekutivit shqiptar----------JANE GAGACE --TURP I BOTES--- JANE PERSONIFIKIM - I  NJERIUT  DEFICENT ---TAMA TRAPA TE NEVERITSHEM-------NUK COJNE DOT NJE FJALI DERI NE   FUND---TE FYEJNE INTELKTIN TI DEGJOSH-----JANE TAMAM HAJVANE----------------------DHE HIQEN SI PATRIOTE KETA   BASTARDE--------------QE DINE VETEM TE SHKATEROJNE ,---------------------KETA zvarranike pa personalitet ---------------JANE PERSONIFIKIM I PROVINCIALIZMIT QE KA MBERTHYER JETEN TONE------------DHE QE KETA E USHQEJNE ME  TE GJITHA FORMAT DHE MENYRAT--  sepse ndryshe  nuk do kishte vend per keta vet------------------------

----------------Sa per Andrea stefanin -------------do thoja se eshte  inteligjent --njeri modern------qe ja vlen ta degjosh ------------pamvaresisht qe ka te meta dhe mangesite e tij--si cdo njeri ne kete bote-------------Por sic thashe --ajo qe ka rendesi eshte se ai --:

----------------------------RREZATON MODERNIZEM -----KUR FLET ,  SI DHE NE --MENYREN E TE ARSYETUARIT TE FENOMENVE TE SHOQERISE SHQIPTARE     -----dhe kjo ka SHUME RENDESI---per ne qe na ka mberthyer --PROVINCIALIZMI------------------------dhe jo si xhosefina dhe stani i saj qe rrezatojne nje -------PRIMITIVIZEM TE PASHOQ---------.

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2007 20:48
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Raimond miku im me ofendimin e njerzve nuk i jep shkrimit tend nje llogjike normale.
Ti mund te gjykosh punen e Jozefines se Memise etj por jo njeriun dhe intelektin e ketyre njerzve qe ti dhe ndoshta shume te tjere nuk i njohin.
Duke i ofenduar nuk jep asgje qe te na bej kurioz te lexojm ate qe shkruan megjithse une e di qe ti arrin te shkruash edhe me seriozitetin e duhur.
Fakti qe ke bindje te tjera nuk i ben te gjithe drejtuesit e djatjte te jene njerez pa intelekt.Apo jo?
Duhet te jemi sa me objektiv ne shkrimet dhe ne arsyetimet tona besoj.
Nuk e shoh kete objektivitet tek ty kur flitet per politik.
Gjithsesi eshte mendimi yt dhe e respektoj.
Gjithe te mirat dhe moderoje pak shkrimin sepse nuk arriet asgje me ekstremizimet.

Diabolic A'S

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2007 22:12
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

------------ASPAK NUK  DUA TI ODENDOJ ATA --ndoshta mund ta kem tepruar pakez dhe kerkoj falje---------Por-----ATO JANE CILESITE E TYRE ---DHE NE DUHET TI QUJAM ME EMRIN QE KANE----------------sepse ----ata jane te paturpshem  kur duante qendrojne ne krye dhe kane nivel shume te ulet kulturor --biles me te ulet se niveli mesatar i popullsise ne shqiperi-----------------ata JANE MEDIOKER --------------dhe ---

       ----  ESHTE PIKERISHT DREJTIMI I TYRE ---PROVINCIAL NE CDO FUSHE TE JETES ------ESHTE  ---SHKAKU KRYESOR QE NE KEMI MARRE RUGET---------------dhe e keqja me emadhe e ketyre mediokerve ESHTE ----------SE ATA DUAN TE IMPONOJN IDETE E TYRE TE  PERCUDNUARA NGA DEFICENCA TOTALE NE CDO ASPEKT---------DHE KJO ESHTE PADURUSHME ----KRIMINALE  MORALISHT NE NJE SHOQERI DEMOKRATIKE--------DHE PER DIKE QE DREJTON ---KRIMI MORAL ---ESHTE ME I REZIKSHEM SE CDO LLOJ TJETER------

                   ----------------SEPSE NE KETE MENYRE ATA KRIJOJNE  PER SISTEMIN DEMOKRATIK-----NJE RRETH VICIOZ  SIKUR S'KA SHPETIM N---DMTH QE NE PATJETER DUHE T TE VUAJME NJE FARE PERIUDHE QE PO ZGJATET PAMBARIMISHT DHE SIC E KA ZENE NJE ZOT E DI SA DO SHKOJE---

---------------NE KETE MENYRE ATA DISKRETITOJNE DEMOKRACINE SI SISTEM SEPSE ATA I JAPIN DEMOKRACISE NJE ----IMAZH  MESJETAR FEUDAL----cka s'eshte aspak e vertete----------sepse ata prishin regullin e pashkruar ne demokraci ----qe eshte nje rregull moral--------------por qe eshte ne baze te ketij civilizmi modern --qe eshte -------------respekti per te drejtesine-

ne ckuptim---------dmth ti po drejton dhe nuk ke asnje strategji---per te dale nga varferia ----ahere pse qendron ne krye---te lutem shume --------

                 -tjetra--ti ke ne krye te ministrive dhe ambasadave vetem te paafte--qe nuk e kane haberin fare----se si duhet te sillen--(ambasadoret)---qe te mbrojne interesat e shqiptareve ne bote dhe te shqiperise --si te jene aktive prane mjeteve te informimit ne vendet ku jane atashuar --qe ti bejne reklame shqiperise --si dhe te reagojne me force kur shqiperia shahet -----pse e marrin rogen ata------le pastaj ministrat e PD jane nje turp---as ne kohen e enverit ne nuk kemi pare ministra kaq deficente-----------esht turp ti degjosh---------prania e tyre ne krye te shtetit na fyen --INTELEKTIN KOMBETAR------------i thoni or atij qe eshte ne krye te zgjedh njerez tamam-------dhe rini 50 vjet --se tani u pa puna -------por vetem te mesojne te flasin----se jemi ne shekullin 21--

--dhe dicka TEPER E RENDESISHME-----MENYRA SI DREJTON KY SOT----E TRAJTON POPULLIN SHQIPTAR SIKUR ESHTE NJE FEMIJE I [PARRITUR DHE DUHET MARRE PER DORE-----------SEPSE KY NUK PYET PER AZGJE-------------SIKUR VETEM KY E DI DHE ---POPULLI ESHTE KOMPLET IDIOT ---SIPAS GJUHES SE HESHTUR TE --SALES----KUR KJO QEVERI -------ESHTE ME E PAAFTA NE EUROPE--------EDHE DIKTATORI BENTE SIKUR PYESTE POPULLIN-----------NDERSA KY S'E MER MUNDIMIN FARE ------CA ESHTE KJO???---ABSOLUTISHT E PAPRANUSHME NE DEMOKRACI-------------KY NUK ENJEF FARE DEMOKRACINE----------DHE NGANA TJETER KY NGUSHTON HAPESIRAT E MNDIMIT TE LIRE NE DEMOKRACI------------por mos harrojme sipas meje --berisha nuk eshte anti-shqiptar sic eshte nano---une nuk e ve ne dyshim qe berisha esht patriot -----------por ky lloj patrioti po e shkateron Shqiperine ,sepse s'ka asnje strategji si ta ngrere mireqenjen----sepse  ekonomia esht kryesore----------------dhe kjo eshte fatkeqsia me e madhe-----------dhe dicka ---------BERISHA ESHTE ME I AFTI NGA E DJATHTA -- por ai tani ne kete mandat eshte kthyer ---ne nje karagjoz i patriotizmit----------sepse kur ai nuk con akuzat me argumente ne prokurorin e pergjithshme ndaj ---NANOS ,MAJKOS E TE TJERE  QE I KANE BERE NJE DEM KOLOSAL EKONOMISE SHQIPTARE ME --AMC- DHE TE TJERA ---AI I HEQ FUNXIONIN KRYESOR DEMOKRACISE NE NDERIMIN E PUSHTETVE E KTHEN LUFTEN KUNDER KORUPSIONI NE NJE VEGEL PER TE QENDRUAR NE PUSHTET----------SI DHE KUR NUK I QENDRON FORT AMBICIEVE GREKE--------------ATEHERE AI ME TREGON MUA SE NE POLITIKEN E JASHMTE AI NUK E KA HABERIN FARE----------ESHTE ZERO.--SEPSE AI KA KRJUAR PERSHTYPJEN SIKUR NE PA MARRE PELQIMIN E GREQISE NUK FUTEMI DOT NE EUROPE ---------CKA S'ESHTE E VERTET FARE------------EDHE MAQEDONIA DHE MALI I ZI KA ME SHUME PERSONALITET NE PolitiKEN EJASHTME SE NE-----------psh Maqedonia --i leshoi deklarate Greqise qe nqs vendos veton ndaj Maqedonise ----maqedonia do ti ndjeke gjithe biznesin grek nga Maqedonia si dhe do nderprese fare mardhenjet diplomatike--------SA BUKUR------qe ediskretiton greqine------para opinionit nderkombetar ----------dhe bota moderne -----------kur e shikon qe ti ke te drejte-----------por edhe di ta kerkosh te drejten-------------te perkrah--------------me kujtohet ne vitin 1996 Danimarka propozoi qe Greqia te largohet nga EU  sepse keqtrajton emigrantet shqiptare------------dm th evropa  regon kur shion nje padrejtesi----------por edhe ti me mjetet e tua dhe diplomatet e tu duhet ta propagandosh padrejtesine qe te behet ne Institucionet evropiane

-----------Nje gje ki parasysh --kur diskutoj per dicka udhehiqem  ne veten time --------nga respekti i drejtesise se tjetrit---------------pamvaresisht me ke une jam tifoz--

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2007 23:07
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Raimond shumica jone i meriton keta politikane.Ne jemi te dy vlonjate dhe e dijme se si i votojne njerzit ne qytetin tone.Thjesht jane nje turme tifozesh pa pike kulture demokratike.Ata jane te ndare ne dy kampe qe nuk dijne cjane programet dhe premtimet.Dijne vetem te marin pjese neper mitingje e te hedhin parrulla si dikur.

Pse nuk na krijojne ndonje parti keta te mencurit si A Stefani(nuk e mohoj qe eshte nje intelektual frankofon)M Nano etj dhe populli t'i ndjek mbrapa?Keshtu qe shqiptaret dote shpetojne nga PD e PS.Po he ku jane.Te thuash eshte pak,por eshte veshtire te besh vepra.

shendet

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Tetor 2007 13:31
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:26 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Hakmarrja e Jozefines

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.