Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > Pavarėsia e Kosovės... Bashkimi i shqiptarėve ėshtė drejtėsi reale.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Pavarėsia e Kosovės... Bashkimi i shqiptarėve ėshtė drejtėsi reale.

Pavarësia e Kosovës është drejtësi e cunguar.

KOCO DANAJ

Problemi i bashkimit të shqiptareve në NJË shtet, nuk është më një dëshirë, as edhe një aspiratë. Është një problem i shtruar për zgjidhje. Të gjithë ata që e duan mirëqenien e shqiptarëve, duhet t'u thonë atyre: Bashkohuni! Të gjithë ata që e duan paqen e rajonit, duhet t'u thonë shqiptarëve: Bashkohuni! Të gjithë ata që e duan progresin e rajonit, duhet t'u thonë shqiptarëve: Bashkohuni!

Bashkësia ndërkombëtare ka dhjetë vjet që po i rregullon padrejtësitë e shkaktuara nga vetë ajo në rajonin e Ballkanit. Kroacisë, së cilës iu bë një padrejtësi pas shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze, iu rikthye drejtësia, ajo e fitoi pavarësinë; Sllovenisë, po kështu, Bosnjës po kështu. Malit të Zi, të cilit iu mor pavarësia në vitin 1919, iu rikthye ajo. Për më tepër, e fitoi pavarësinë edhe FYROM. Ka mbetur vetëm kombi shqiptar! Kemi ta bëjmë me një drejtësi të vonuar. Por, që nuk duhet të jetë drejtësi e cunguar. Pavarësia e Kosovës është drejtësi e cunguar. Bashkimi i shqiptarëve është drejtësi reale.
Kush duhet ta kërkojë? Ne shqiptarët.
Kush duhet ta realizojë? Ne shqiptarët në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare.

Kjo hyrje paksa e gjatë më duhej për të konkluduar se bashkësia ndërkombëtare është akoma në proces rregullimi dhe rikonfigurimi të rajonit të Ballkanit. Tashmë ajo është në pritje se çfarë do të bëjnë shqiptarët: Do ta kërkojnë atë që u takon, apo do të kënaqen me disa arnime që u janë bërë?
Pse e them këtë?
Sepse deri më sot, mbi dhe për kombin shqiptar janë tri konferenca ndërkombëtare, Londër 1913, Versaje 1919 dhe Jaltë 1945, që i kanë ndarë në disa shtete ose e kanë ruajtur stisus quo-n e copëtimit. Janë edhe 4 konferenca ndërkombëtare, të cilat e kanë arnuar padrejtësinë, por nuk e kanë eliminuar atë, Marrëveshja e Rambujesë, e Kumanovës, e Konçulit dhe e Ohrit. Të parat kane copëtim tërësor, të dytat kanë rregullim pjesor. Prandaj, edhe sot, kemi dy shtete e gjysmë shqiptare dhe disa pakica shqiptare përsëri në disa shtete. Atëherë kemi të drejtë të kërkojmë të bëhemi si të tjerët.

Duke e ditur se edhe në mesin tonë, pra të shqiptarëve, e më shumë në mesin e bashkësisë ndërkombëtare menjëherë do të hidhet teza bajate, por ekzistente, se gjoja po t'i lejojmë shqiptarët të bashkohen do të destabilizohet rajoni. Më duhet ta bëj një analizë të shkurtër.

-E para: Zotërinj, Ballkani nuk është ndërtuar në kurriz të shqiptarëve.
-E dyta: Ka ardhur koha të kuptohet dhe pranohet nga të gjithë se kombi shqiptar nuk është zjarrfikësi i rajonit, por paqebërësi kryesor i tij.
-E treta : Shqiptarët janë më të vjetrit e rajonit .(Mjafton t'ju kujtoj se deri më 1834, edhe kryeqyteti i Greqise ishte Napflio, një ishull 100 për qind shqiptar).
-E katërta: Në librin e fundit, Platforma e Shqipërisë natyrale, midis të tjerash kam thënë se mjetet kryesore për sendërtimin e Shqipërisë Natyrale janë ato demokratike : Deviza e shqiptarëve është Dialog me këdo, Dialog për gjithçka, pa vendosur fillimisht për ndonjë gjë.

Askush nuk mund ta kundërshtojë këtë devizë. Pra, shqiptarët i ftojnë të gjithë në tavolinë dhe u thonë hajde të bisedojmë, demokraci do të thotë të mos ketë tabu, pra hajde të bisedojmë edhe për Shqipërinë Natyralë, hajde t'i hedhim në tavolinë faktet, argumentet dhe në qoftë se ato janë në anën tuaj, ne do të tërhiqemi, por në qoftë se janë në anën tonë, na lini të lire të vendosim për fatin tonë. Pse të mos pranohet një rrugë e tillë. Ne po shohim që po mbyllen sytë për lloj-lloj totalitarizmash, pse të mbyllen sytë për fatin e një kombi, vlerat e të cilit i bëjnë nder Bashkimit Evropian. (Vetëm një shembull: Në vitin 1924, pra 12 vjet pas daljes nga Perandoria Otomane, ky komb e pranoi për kryeministër një peshkop ortodoks, Fan Stilian Gjergje Noli. A ka civilizim më të madh se ky?)

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2010 13:10
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Bashkimi i shqiptarëve është progres, civilizim, shkëputje përfundimtare nga otomanizmi. Kështu siç është i ndarë sot kombi shqiptar, është i vetmi komb në Evropë që ka dy presidente, dy kryeministra, 37 ministra, 6 zëvendëskryeministra, mbi 267 deputetë etj. etj. Dhe të mos harrojmë se është rreth 8 milionë banorë. Pra, një mentalitet dhe praktikë otomane në fillim të shekullit XXI dhe e cila praktikë lejohet e miratohet nga ata që na japin përditë leksione mbi demokracinë dhe progresin. Ne duam të bëhemi europeistë, të shkëputemi nga vilajetet dhe pashallëqet.
Pse nuk na lejojnë, pse na pengojnë? Pse në teori na thonë bëhuni si ne, ndërsa në praktikë na nxitin të kthehemi një shekull pas.

Domosdoshmëria e Shqipërisë Natyrale, e bashkimit të shqiptarëve diktohet edhe nga nevoja për të mos u shpërbërë akoma më shumë si komb. Kemi një përvojë të trishtuar, e cila sot na shërben vetëm si ngushëllim mortor. Sot ne mburremi se shumica e heronjve të revolucionit grek ishin shqiptarë, ndërkaq Greqia nuk njeh asfare minoritet shqiptar në territorin e saj. Edhe atë që ishte, minoritetin shqiptar të krahinës së Çamërisë, e përzuri me egërsi para 60 vjetëve. Ne këndojmë këngë për Bubulinën, Kollokotronin, Miaulin, Bocarin, Xhavellen, kaq, por ata janë pjesë e historisë greke. Ndërsa disa prej tyre, si greku me origjine shqiptare Spiro Milo e Napolon Zerva për të treguar sa besnikë ishin ndaj Megalidesë greke i vunë zjarrin Shqipërisë së Jugut, apo e drejtuan masakrën kundër Çamërisë. Kurse i fundit fare, greku me origjinë nga Labëria, Vasil Bollano, sot është në pararojë të shovinizmit grek. E fundit fare është stërmbesa e kapedanit suliot, Foto Xhavelles, Niqi Xhavella, e cila duke qenë drejtuese e partisë ultranacionaliste greke LAOS, u zgjodh eurodeputete në PE. Ndërsa sot, në Tiranë, Prishtinë, Tetovë etj. gjenden dhe përkrahen shtresa që duan të ndjekin me kostum të njëjtën rrugë, duan ta vazhdojnë shpërbërjen kombëtare me shpikje kombesh apo integrimesh.
Kosovë dhe kosovarë, toskë dhe Toskëri, labë dhe Labëri, Pollog dhe tetovarë, çamë dhe Çamëri, janë thjesht emërtime gjeografike, ndërsa Shqipëri dhe shqiptarë janë vetëm emërtime etnike. Pra, shikoni se si synohet të ndryshohet kombësia duke e zëvendësuar atë me krahinën. Atëherë, edhe ju që kërkoni të bëheni kosovarë me origjinë shqiptare, edhe ju që doni të bëheni grekë me origjinë shqiptare, edhe ju që doni të jeni labër apo shkupjanë me origjine shqiptare etj. etj., a nuk ju mjafton Spiro Milo, nuk ju mjafton Napolon Zerva, nuk ju mjafton Teodor Griva, nuk ju mjafton Vasil Bollano, nuk ju mjafton Rrahman Morina, nuk ju mjafton Niqi Xhavella, nuk ju mjaftojnë ata tre shqiptarët që shkuan dhe ia çuan kurorën e Greqisë mbretit Oton në Bavari? Doni të bëheni si ata? Stomak të fortë duhet të kini për ta bluar këtë kundërshqiptarizëm!

Shqipëria Natyrale po troket te dera. Është më e pakta që mund të kërkojnë shqiptarët dhe më e pakta që fqinjët e tyre duhet ta pranojnë pa hezitim. Më e pakta që bashkësia ndërkombëtare duhet ta miratojë. Brukseli, Moska, Londra, Parisi tashmë e kanë kuptuar se tërmetet e periferisë mund t'i tronditin rëndë edhe qendrat e metropoleve. Jetojmë në një botë assesi të integruar plotësisht, por gjithsesi të ndërvarur plotësisht. Në çështjen nacionale nuk ka edhe... edhe. Ka vetëm ose... ose. Qarkullim i lirë i njerëzve, nuk do të thotë qarkullim i lirë i trojeve......

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2010 13:11
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Kosovë dhe kosovarë, toskë dhe Toskëri, labë dhe Labëri, Pollog dhe tetovarë, çamë dhe Çamëri, janë thjesht emërtime gjeografike, ndërsa Shqipëri dhe shqiptarë janë vetëm emërtime etnike. Pra, shikoni se si synohet të ndryshohet kombësia duke e zëvendësuar atë me krahinën. Atëherë, edhe ju që kërkoni të bëheni kosovarë me origjinë shqiptare, edhe ju që doni të bëheni grekë me origjinë shqiptare, edhe ju që doni të jeni labë apo shkupjanë me origjine shqiptare ETJ ETJ

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2010 13:12
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kosovë dhe kosovarë, toskë dhe Toskëri, labë dhe Labëri, Pollog dhe tetovarë, çamë dhe Çamëri, janë thjesht emërtime gjeografike, ndërsa Shqipëri dhe shqiptarë janë vetëm emërtime etnike. Pra, shikoni se si synohet të ndryshohet kombësia duke e zëvendësuar atë me krahinën. Atëherë, edhe ju që kërkoni të bëheni kosovarë me origjinë shqiptare, edhe ju që doni të bëheni grekë me origjinë shqiptare, edhe ju që doni të jeni labë apo shkupjanë me origjine shqiptare ETJ ETJ


Demagogjia dhe realiteti jane dy gjera te ndryshme.
"Jemi shqiptare", po aq sa edhe greket, jane greke. Emertimi i nje kombi nuk ka te beje edhe aq shume me perkatesine genetike. Per te qene realiste, sa me shume pushtime mbi nje vend, aq me teper shkembime genetike.

Megjithate, ne etapa te caktuara demagogjia eshte e domosdoshme per mbijetesen e nje kombi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2010 13:24
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > Pavarėsia e Kosovės... Bashkimi i shqiptarėve ėshtė drejtėsi reale.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.