Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Meritokraci Demokratike apo Mediokraci Diktatoriale
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Meritokraci Demokratike apo Mediokraci Diktatoriale

Administata shqiptare ka mbetur ende ne mendesine totalitare, duke marre mbi vete, rolin e mbulimit te krizave, te cilat ajo vete i krijon, cileson autori. Ne kete vazhde, ai cileson edhe se: Nje tendence tjeter e re e Partise-Shtet, eshte dhe rekrutimi dhe kompromentimi i perfaqesuesve te shoqerive civile, si nje kozmetike e liberalizmit te partise. Kjo kategori animon amnezine kolektive te shoqerise duke fshehur krimin e Partise- Shtet, perfundon kineasti ne argumentim e tij

Nga Kujtim Cashku

Ne Shqiperi po nis te instalohet diktatura e mediokritetit ne administraten shteterore.

Ky tip diktature, po rrezikon hapur te ardhmen e sistemit te te menduarit, vepruarit e te jetuarit te shoqerise sone.

Z.Nano e perdori si nje demagogji tezen e meritokracise, per te instaluar ne Shqiperi mediokracine.

Vendosja ne poste drejtuese e njerezve inkompetente dhe pa visione ndaj se ardhmes, pengoi e po pengon dukshem cdo dite dhe seriozisht, ndermarjen e reformave integruese europiane te Shqiperise.

Tashme, jo vetem brenda vendit, por dhe nga strukturat nderkombetare, eshte konstatuar se lidershipi aktual i Shqiperise eshte arkaik dhe autarkik.

Ne Shqiperi po ndertohen pallate betoni e rruge, por po shkaterrohet shpirti dhe arkitektura e te menduarit te njerezve, arkitekture e cila si ne gjithe boten i sherben shoqerise si nje oksigjen ndergjegjesimi dhe shprese ndaj se ardhmes.

Nje papergjegjeshmeri e tille ndaj shoqerise, po ben qe, administrata shteterore, te mos i paraprije dinamikes dhe zhvillimit te saj.

Administata jone, ka mbetur ende ne mendesine totalitare, duke marre mbi vete, rolin e mbulimit te krizave, te cilat eshte ajo vete eshte qe i krijon.

Eshte krijuar nje rreth vicioz diktatorial, jo i zgjidhjes, por shtyrjesh se krizave me sot e me neser, pa kuptuar se cmimin e ketyre krizave e paguajne brezat e se nesermes dhe jo drejtuesit aktual medioker.

Tek ne, askush nuk ndeshkohet per bllokim reformash apo humbjesh qe i vijne shtetit, nga ky bllokim reformash integruese.

The Economist ve alarmin e mos absorbimit te fondeve nderkombetare nga ana Shqiperise dhe administrata jone vazhdon te vegjetoje a thua se flitet per Albanistanin dhe jo per Shqiperine.

Ne Shqiperi sot thuhet gjithcka dhe s`ndodh asgje. Opinioni publik eshte zhvleftesuar ne menyre tejskajshme nga deliri dhe arroganca e pushtetit.

Nje mori individesh, kontigjent i perhershem i servilizmit dhe mediokritetit, kane uzurpuar zyrat e shtetit dhe grabisin e vrasin cdo dite ne emer te shtetit.

Pa marre persiper berjen e nje anatomie politike, po rendis disa tendenca , te diktatures nga me mizoret e qyteterimit, sic eshte diktatura e mediokritetit, qe po nis te instalohet tek ne.



1- Partia- Shtet

Popujve, qe u eshte vrare kurajoja qytetare nga regjime diktatoriale, e kane mjaft te veshtire, te fitojne statusin e lirise qytetare, per aq kohe sa ato, nuk do dine, e nuk do duan, te clirohen nga pengu i se shkuares se tyre. Ky konstatim vjen si rrjedhoje, i asaj, c`ka ngjet sot ne administraten tone shteterore.

Shoqeria jone, ka treguar se eshte e afte te nenshtrohet e rebelohet, te manipulohet e inkriminohet, te kolektivizohet e klanizohet, te tufezohet tek bariu, te sodise, braktise a mallkoje veten dhe vendin, por jo, te vetendergjegjesohet, e te fitoj statusin e nje ndergjegje individuale e sociale qytetare.

Nje shkak, i fenomeneve te mesiperme, eshte se ne jemi ende peng i Partise-Shtet.

Partia-shtet, nuk ka hequr dore nga tutoria dhe roli i bariut mbi kopene shoqeri.

Forma aktuale qeverisese, ka konvertuar elementin ideologjik te demagogjise se barazise ne ideologjine e babezise.

Partia-shtet e tipit Stalinist, ka vene masken e Partise-Shtet me fytyre kapitalist, duke ndjekur modelin e kapitalizmit specifik kinez.

Te gjithe ata, qe udhehoqen antiamerikanizmin, dhe pregatiten cetnike, fondamentalist dhe terrorist marksist-leninist, kunder imperializmit dhe sionizmit Amerikan, perbetohen sot, per besnikeri e dashuri Pro Amerikane, me te vetmin qellim makiavelist, qe te vazhdojne te mbeten ne krye te Partise-Shtet, dhe te pranohen si te konvertuar e demokrate liberale properendimore.

Eshte e natyrshme dhe humane e drejta e ndryshimit, por do te ish normale, qe reflektimi dhe konvertimi i ketyre pinjolleve, te ndodhte ne heshtje, si nje meditim ndaj nje epoke dhe jo te merrnin rolin e play-rit, duke keqperdorur filozofine perendimore dhe duke i shkallmuar asaj filozofine e moralit dhe etikes perendimore.

Morali dhe Etika perendimore, eshte si nje kushtetute e pashkruar e qyteterimit perendimore, te cilin po e preke, ai te ndeshkon pa meshire.

Tek perendimoret kjo kushtetute e pashkruar ka lidhje direkte me funksionimin ose mosfunksionimin e shtetit demokratik.

Kjo kushtetute shpirterore, shmang tendencen e vazhdueshme te peshes, fuqise e vetinercise qe ka pushteti, per t`u bere i pakontrolluar per te uzurpuar vete shtetin.

Shkelja e kesaj kushtetute shpirterore ne popuj dhe epoka te ndryshme, ka krijuar diktatura mizore si ne Amerike Latine, Afrike, Europe, Azi madje dhe ne vende ku dikur kane lulezuar qyteterime.

Pushteti i administrates aktuale Shqiptare, po shkallmon MORALI-n dhe Etike-n e vete Shtetit, duke prishur ekulibrin organik te shoqerise, mes se mires dhe se keqes, mes se drejtes dhe padrejtesise, mes genjeshtres dhe se vertetes.

Tendenca e saj, per te deformuar moralin e shoqerise nepermjet makines shteterore, po kthehet ne bumerang te vete shtetit.

Tek ne, Morali dhe Etika qe Shteti propagondon eshte ne kundershtim me Moralin dhe Etiken e Shoqerise.

Kahjet e tyre nuk jane plotesuese ose kompensuese, por konfliktuale dhe neutralizuese ndaj njera tjetres.

Shteti i pushtuar nga deliri i pushteteve dhe perqendrimi i ketyre pushteteve ne nje dore te vetme, eshte bere shtet amoral, vulgar, arrogant e prepotent.

Ky lloj degjenerimi i pushteteve te inkorporuara ne shtet, e ka bere te pabesueshem vete shtetin ndaj shoqerise.

Administrata shteterore si pasoje e humbjes se vet kontrollit eshte zhytur ne korrupsion, krim dhe diktature oligarkike.

Pothuajse, i gjithe biznesi Shqiptar, eshte konceptuar ne funksion te Partise-Shtet.

Ai zhvillohet ne mbikqyrje kontroll dhe funksion te plote te Partise-Shtet.

Fjala e lire dhe media si fryte te brishta te demokracise, jane po keshtu viktima te Partise-Shtet. Pak po preke interesat e Partise-Shtet rrezikohesh te penalizohesh ose te vendosesh veten ne krahun e te humburve, te kundershtarve, si dikur armiqte e klases apo te popullit.

Cdo kontigjent alternativ, pamvarsisht nga vlerat qe mbart, eshte i destinuar te shuhet e te vdese nga mosperkrahja e Partise-Shtet.

Ky margjinalizim dhe asgjesim i mendimit ndryshe, po mban peng dhe po e ben te polarizuar ne bardh e zi mentalitetin e Shqiptarve.

Po ku eshte ketu rreziku kanoses i instalimit te diktatures se mediokritetit!?

Le t`a analizojme fenomenin me me kujdes.

Se pari, vec ekuilibrit te moralit dhe etikes, Shteti-Parti, i ka hequr demokracise rolin e individit, inisiatives dhe konkurences se lire te tij, si faktor thithjesh dhe eksplorimesh idesh dhe energjish njerezore.

Inisiativa dhe konkurenca, jane primordial ne demokraci dhe veprojne si motorr levizes i saj.

Koncepti politik i Z. Nano dominohet nga mendesia e Partise Shtet, per rrjedhoje ky koncept nuk eshte kurre ne gjendje te ngreje meritokraci por mediokraci.

Fryma ataviste e tij vjen si inerci e kahershem, e mendesise se perkrahjes se militantizmit reaksionar, militantizem qe perjashton te aftin dhe te zotin, ne emer te interesit te Partis-Shtet. Per te, cdo alternative shihet si kundershti.

Ky tip qeverisesh, nuk eshte gjithperfshires, por perjashtues. Ai zevendeson heshturazi dhe fshehurazi, meritokratin me besnikun e partise, militantin progresiv me servilin e Partise.

Besniket e partise, kane si portret kolektiv te tyre, klientelizmin, nepotizmin, pushtetin okult dhe mafie-trafikantet.

Ata depertojne ne administrate me ndjenjen e te perkohshmit, dhe si te tille e shendrrojne administraten shteterore, ne administrate grabitqaresh, duke instaluar ne shtet, mekanizmat e korrupsionit dhe demagogjise qeverisese.

Me pas, keta njerez duke mos gezuar statusin e meritokratit, pra te te aftit dhe te te kualifikuarit, gezojne statusin e sherbetorit te Partise dhe marrin pozen e njesimit te shtetit me veten.

Ata shfaqen dhe veprojne kudo vjedhurazi, per interesat e veta, por ne emer te Partise.

Per interesat e veta, por nen masken e shtetit.

Keto njerez vishen me rroben e gjykatesit , biznesmenit, prokurorit, policit, doganierit, ministrit apo dhe vete kryeministrit dhe marrin ne dore tere kycet e shtetit, duke e bere te mbyllur dhe te pakontrollueshem pushtetin.

Cdo veprim te tyre, ata e perligjin nen alibine e ligjit, mbrojtjes se interesave te shtetit dhe taksapaguesve.

Kjo hipokrizi i detyron ata te behen demagoge dhe te nisin te besojne dhe vete genjeshtren qe thone, duke e bere ate dogme dhe moral te shoqerise.

Kjo lloj demagogjie, qe tashme vepron ne nje sistem te hapur me metodologji pushteti te mbyllur, eshte shume me e sofistikuar se sa demagogjia ideologjike staliniane.

Tashme s`flitet me per principe Marksist- Leninste, vije masash apo lufte klasash.

Demagogjia aktuale eshte ruajtja me cdo cmim e postit dhe pushtetit, por jo shtetit.

Kjo tipologji besnikesh partie, ndryshe e thene urdhero-siurdhero-man dhe mjeshtra tenderash qe s`njohin as ligje dhe as principe shteti.

Ato kane, si tendence te vetme shendrrimin e vet shtetin ne prone private.

Ky element, qe strukturon administraten aktuale shteterore, lufton ne te gjitha menyrat, jo per te forcuar shtetin, por permes pushtetit te forcoje Partine-Shtet.

Shteti per ta, nuk koncepohet si strukture e te tereve, por si nje strukture cifligut dhe feudit te Partise.

Organograma e kesaj strukture pushteti eshte kapo mafia dhe strukturat vartese klanore te tij.

Lufta e saj e cdo dite eshte se si Partia t`a gllaberoje Shtetin.

Mirepo sic e thame dhe me lart, ky tip diktature, nuk shfaqet me me ideologji sunduese te Shtetit Stalinian, pamja e saj eshte ndyshe. Ajo eshte diktature e zengjinve te rinj te biznes-politikes, qe vepron me ideologjine e re te diktatures se parase.

Kjo diktature blen vota, vret, shet e ben gjithcka ne funksion te parase.

Partia qe investon eshte garantja politike e kesaj strategjie diktatoriale.

Vetkuptohet se per kete tip Partie, Shteti si i tille, s`eshte me i te tereve, por i atyre qe jane futur ne mekanizmat e tij dhe do shtypin neser me diktaturen e parase.

Kjo forme shteti eshte e destinuar te humbe transparencen dhe behet shtet misterioz ose ndryshe thene shtet mafioz.

Ky lloj shteti, funksionon me kembet e gjarperit, duke bere levizje e veprime instinktuale e te verbra.

Ky shtet ka nevoje per mediokrin, per te papergjegjshmin dhe rajane, qe ti perdore ata ne vend te kembeve te gjarprit, pa kuptuar se me keto kembe qe pushteti fsheh, instalon ne menyre graduale e te pakuptuar diktaturen e mediokerve, qe pasuron ne maje dhe mjeron bazen e shoqerise.

Ky tip diktature, sa vjen e po ngushton hapesiren e lirise qytetare, duke shmangur gjithnje e me teper te drejten, ligjin dhe te verteten.

Vetkuptohet se aty ku e verteta, ligji dhe e drejta nuk ekziston, liria behet sinonime ose me diktaturen ose me shperthimin e anarkise.

Nje tendence tjeter e re e Partise-Shtet, eshte dhe rekrutimi dhe kompromentimi i perfaqesuesve te shoqerive civile, si nje kozmetike e liberalizmit te partise.

Shume individe per tu cliruar nga kompleksi i varferise, deshtimit dhe inferioritetit ngjiten ne strukturat e shtetit per buken e gojes me masken e intelektualit te pamvaruar dhe te ardhurit nga shoqeria civile.

Keta individe, sapo futen ne ingranazhet e shtetit, heqin masken e shoqerise civile dhe behen akoma me fanatike se vet partiaket.

Ata nga mjeshtra te manipulimit te opinionit publik dhe institucioneve nderkombetare ne pozen e intelektualit te pamvarur, shendrohen ne servile e demagoge te rrezikshem te shoqerise. Kjo kategori animon amnezine kolektive te shoqerise duke fshehur krimin e Partise- Shtet ne mbulesen e perfaqesuesit te shoqerise civile.

Vijon.............

Kujtim Cashku

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2003 12:44
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

MERITOKRACI DEMOKRATIKE APO MEDIOKRACI DIKTATORIALE

.......

Militanti regresiv i partise, dhe kozmentisti i panvarurur i shoqerise civile, qe sherben ne Partine-Shtet, mendon se Partia ka gjithmone te drejte dhe se ajo thote gjithmone te verteten dhe vetem te veteten.

Militanti fanatik, te kujton tipin e njeriut te ri, te revolucionit kinez, apo te kamikaxeve te kohes se Enverit, qe kur shefave u mungonin zagaret ne gjah, ata lehnin si qene dhe ishin te gatshem te vetvriteshin, vec shefi te mos dilte pa gjah.

Te rrahur qe ne djep dhe te semure nga mazohizmi, ata e dine mire, se po nuk vrau shefi ( ne gjah, zyre a fushate elektorale), rrezikohet Partia. Kjo do te thote se pa shefin, humb Partia, e po na humbi Partia, cdo bejme ne zagaret e saj.

Mendoj se nuk eshte rasti te merrem me shume me viktimat, qellimi im eshte te hedh drite tek lideri institucional dhe konkretisht tek atavizmi i Z. Nano, qe e mendon ende se shoqeria Shqiptare eshte ende kope dhe se duke mbllacitur ne goje cdo dite fjalen progres po modelon te kunderten e saj: Institucionalizimin e regresit.

Si lider qeverisje, ai ka nje sjellshmeri arrogante, nje ironi fshatarake, nje prepotece delirante pushteti dhe nje inflacion demagogjik fjalesh.

Pamja tjeter e liderit institucional eshte menyra e te vepruarit dhe te funksionuarit te institucionit, qe ai drejton. Pervec veprimit perfid ne institucionet tona shteterore po legjitimohet mendesia kanunore si nje hakmarrje institucionale dhe jo mbreterim ligji, te vertete dhe drejtesie.

Progresismi si koncept, u zhvillua ne Europe ne mesin e shekullit XVIII. Ajo ish nje levizje shoqerore, qe permbysi Inkuizicionin dhe Despotizmin e Pushtetit Mbreteror.

Me pas, koncepti i progresivitetit u shtri ne sferat ligjore dhe permbysi nje sere sisteme ligjesh, qe lidheshin me censuren, privilegjin politik dhe ekonomik te mostaksimit dhe mos ndeshkimit te aristokracise se vjeter Evropiane, si dhe heqjen e ligjeve represive e skllaveruese te vegjelise.

Kjo ish nje beteje e gjate luftrash pushtimesh e humbjesh dhe kish bashkeudhetare ne gjith keto ngjitje-zbrritje historike, ne nje krah gijotinen dhe ne krahun tjeter katedralen.

Pra thene ndryshe ne nje krah ligjin, dhunen, pushtetin, luftrat dhe ne krahun tjeter shpirteroret mendimtaret, teologet judeo-kristiane, kalvinistet dhe antikalvinistet filozofet idealiste e materialiste, shkrimtaret e artistet, pra tere ata, qe konsiderohen arkitekte te ndjenjes, mendimit dhe shpirtit njerezor.

Ne fund te shek.XIX dhe fillim te shek. XX progresismi, u shfaq ne fushen e arsimimit dhe edukimit.

Kjo e drejte progresive u shtri dhe shembi barrierat e gjer ahershme te se drejtes privilegjuese te ofiqareve, hierarkeve apo trashegimtarve te tyre per t`u arsimuar e edukuar.

Shek. XX solli disa levizje te medha progresive. Femra u c`prangos nga disa te drejta te privuara ne raport me burrin ne shoqeri.

Revolucioni industrial dhe shkencor dhe pse ende mbetet i kontestushem ne disa drejtime, cliroi energjine njerzore dhe i dha tjeter kuptim, nocionit kohe dhe levizje.

Aktualisht po elaborohen teza te multikulturalizmit, multilingualizmit , diversitetit dhe globalizmit, polarizimit dhe varferise etj etj, fenomene te cilat vene ne levizje mbare boten.

Ne rast se do permblidhnim ne pak fjale, se ceshte progresisti dhe progresiviteti, do thonim se, se pari, krenaria legjitime e arritjeve njerezore; se dyti, besimi dhe shpresa ne perpjekjet njerezore ndaj se ardhmes; se treti, administrimi dhe qeverisja perkundruall barrierave, qe e shtypin dhe e mbajne te bllokuar pasurine dhe energjine e pazbuluar humane.

Dy idete qendrore, qe dominuan liberalizmin perendimor ishin dhe vazhdojne te jene, besim ne progres dhe besimi ne tolerance.

Sa me shume zgjerohet hapesira e njeres ane, aq me shume hapesire krijohet ne anen tjeter.

Njerezit qe ju bashkangjiten progresismit ishin ata njerez, qe hodhen poshte tezen se qenia njerezore eshte mekatare dhe e korruptueshme dhe si e tille, ajo duhet mbajtur nen thunder, kontroll e zgjedhe.

Progresistet deklaruan:  Jo, as trupi dhe as qenia njerzore nuk jane mekatare e te korruptuar ne origjinen e vet. Eshte e vertete se njeriu ben mekate e krime, por kjo eshte frut dhe pasoje e intitucioneve ne te cilat ai jeton.

Ne momentin qe djalli, diabolizmi dhe forca regresive, e fshehur nen pushtetin e institucionit do te zhduket qe andej, ahere njeriu do te kuptoje ne drite te djellit, se e keqja nuk buron prej tij, por nga uzurpatoret, qe institucionalizojne te keqen, krimin , korrupsionin dhe mekatin ne emer te tyre.

Per fat te keq, njerzit qe flasin per progres nuk kane ende te qarte se ne cfare konsiston realisht ai. E kam degjuar shpesh z. Nano, qe ben refrenin e forces progresive etj. etj., por kam pershtypjen se ai e perdor kete fjale, pa ditur mirefilli kuptimin e saj. Ndaj tashme, ajo cka ai thote e perserit cdo dite, ka krijuar nje konotim te plote, jo me progresin por me regresin.

Tashme eshte kuptuar nga vete Shqiptaret, por dhe nga forcat progresive te huaja, se nuk jemi ne Shqiptaret te diabolizuar nga media vendase dhe e huaja, nga genocidiane, raciste e fashiste, qe qendrojme ne origjinen e mekatit, krimit dhe korrupsionit, por jane institucionet tona, qe mbajne gjalle ne nje sintoni te plote me forcat regresive brenda dhe jashte Shqiperise, damkosjen e se keqes se shqiptareve.

Une kur kam degjuar zotin Nano se si ky kryeinstitucional i drejtohej, Ministrave drejte per drejt e perballe opinionit publik duke i cilesuar ata lavatrice, tenxhere apo legene dhe se fundi ne takimin e Ambasadoreve tane, duke i cilesuar mjekra, mustaqe apo kepuce, kam ndjere dhimbje e brenge per vendin tim.

Se pari ndaj viktimave te zgjedhura per te terrorizuar opinionin publik, e per ti derguar atyre mesazhin, se une kur me keta veproj keshtu, mendohuni mire, se c`mundt te bej me cilin do nga ju.

Se dyti, kur nje kyeinstitucional si z. Nano degradon e shpall inistitucionin e vet ne kete menyre ahere c`i mbetet njeriut te thjeshte per te mos viktimizuar veten me origjinen e krimit, korrupsionit dhe mekatit te  origjines.

Mekati i origjines eshte veteshpallur institucionalisht. A mendoni se i mbetet ndo pak vend konceptit progresist dhe forces se tij levizese, per te emancipuar ne kete menyre nje shoqeri?!

Nje tjeter argument qe e vendos z. Nano ne kampin regresiv e te mbrapsht, eshte jo thjesht hipokrizia dhe demagogjia qe ai perdor, por shendrrimi dhe legjitimi i institucionit ne nje strukture funksionale, qe perkon me nje nga plaget me te tmerrshme te Shqiperise, sic eshte kanuni i hakmarrjes dhe i gjakmarrjes, i cili po keshtu eshte mbajtur dhe vazhdon te mbahet ende gjalle sot, jo nga origjina e krimit dhe mekatit te Shqiptareve, por nga ngritja e institucionit te gjakmarrjes qe pushton shpirtrat dhe mendjet e njerzve ne dekada.

Per kryeinstitucionalin Nano, keto Ministra e Ambasadore u bene kanistra, tenxhere, lavatrice e kusia, kur dalin jashte shijes dhe mendesise se tij. Ata u ballafaquan me nje realitet tjeter te opinionit perendimor per institucionet shqiptare dhe u perpoqen qe keto te verteta tja raportonin kryeinstitucionalit. Mirepo, kur pane se ky kryeinstitucional u nxorri dhembet, ahere keta Ambasadore u struken si dele-kope nga frika e hakmarrjes.

Ata e dine mire se mbeten Ministra e Ambasadore, sa kohe ja dele-kope; ne te kunderten, institucioni i hakmarrjes i ndeshkon duke i degjeneruar moralisht tenxhere-kusi, e duke i asgjesuar funksionalisht me cilesimin e armikut-tradhetarit si dhe duke u faturuar e projektuar datyre djallin dhe mekatin e se keqes.

Nga perfaqesues te denje te shtetit dhe kombit shqiptar i mbeten dy rruge per te zgjedhur: Ose te vijne ne Shqiperi e te shesin banane, ose te mbeten andej nga jane e te bejne door-manin.

Kjo eshte tragjike dhe e dhimbshme.

Eshte pikerisht kjo, qe une e quaj rrjedhoje te nje regresiviteti te institucionalizur.

Ky lloj institucionalizimi i regresivitetit, jo vrasjen e shkolles se filmit dhe multimedias MARUBI, por eshte i gatshem te ndermarre ndeshkime kanunore mijra here me te rrezikshme. Ky Kanun hakmarres institucional bertet e therret cdo dite per force progresive e s`di cfare duke kompromentuar rende forcen reale progresive socialiste.

Une nuk kam marre persiper te rendis listat e se keqes se institucionit te hakmarrjes shteterore, une dua te hedh drite ndergjegjesimi ne shoqerine se ciles i perkas, mbasi ky eshte dhe misioni i shenjte i nje artisti, qe te mos heshte ndaj nje te vertete ose disa te vertetave, qe njerezit i kane cdo dite perpara syve, por nuk i shohin.

...............

vijon

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2003 17:53
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Meritokraci Demokratike apo Mediokraci Diktatoriale

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.