Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > A DO TE PERSERITET 1997-ta?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

A DO TE PERSERITET 1997-ta?

(BOTUAR NE GAZETEN KORRIRI)

A DO TE PERSERITET 1997-ta?

Nano, Berisha, Meta, Rama, dhjetoristet e rinj: sa jane shanset e secilit per te shmangur katrahuren?

Nga Eduard Zaloshnja

1 - Qytetari i thjeshte dhe buka 600-lekshe

Kur nje qytetar i thjeshte shqiptar ble buke ne dyqanin prane shtepise se tij, nuk ta do mendja se i bie ndermend qe pothuajse gjysma e 600 lekshit qe paguan per buken shkon per te mbuluar kosto te tilla si koston e importimit te grurit dhe thaseve qe perdorin fabrikat e blojes per prodhimin dhe transportimin e miellit; koston e konsumimit te makinerive dhe automjeteve te importuara te fabrikave te blojes; dhe koston e karburantit, energjise elektrike, dhe materialeve te tjera te importuara qe bejne te mundur transformimin e grurit te magazines se portit ne buke qe blihet te dyqani i ushqimeve. Dhe per aq kohe sa valuta e emigranteve dhe e trafiqeve ilegale te vazhdoje te futet me vrull ne Shqiperi, qytetarit te thjeshte as do t'i bjere ndonjehere ndermend ky fakt.

Zgjimi i tromaksur i ketij qytetari do te ndodhte vetem ne qofte se keto dy burime valute do te arrinin nivelin e shterrimit perpara se te zevendesoheshin me burime te tjera te qendrueshme. Ne qofte se ajo dite vjen, ai do ta kuptoje se valuta qe futet ne Shqiperi nga eksportet, kredite, ndihmat, dhe investimet nuk eshte e mjaftueshme te mbuloje as gjysmen e importeve te grurit, perimeve, frutave, ushqimeve, paisjeve shtepiake, energjise elektrike, karburantit, etj, etj., te cilat i krijojne mundesine te gezoje ate pak mireqenie qe ka sot. Dhe kur e shoqja te mos kete c'tiu jape femijve per te ngrene, atij nuk do t'i ngelet gje tjeter vecse te dale ne rruge e te perserise 1997-en.

2 - Domethenja ekonomike e shembullit te bukes

Kur zgjodha buken per te ilustruar se c’pjese e vleres se nje malli krijohet jashte Shqiperise, zgjedhja nuk ishte e rastesishme. Nga llogaritje te peraferta, bazuar ne te dhenat e raportuara nga "The Economist Intelligence Unit", me del se perqindja mesatare e vleres se krijuar jashte Shqiperise per te gjithe mallrat dhe sherbimet qe i ofrohen konsumatorit shqiptar eshte pothuaj e njejte me perqindjen respektive per buken. Me shqip, kjo do te thote se pothuajse gjysma e totalit te parave te shpenzuara nga konsumatoret shqiptare shkon per te mbuluar koston e importit qe trupezohet ne mallrat dhe sherbimet e blera prej tyre.

Cdo ekonomist e kupton qe raporti i mesiperm e con eventualisht ne gremine nje vend ne qofte se nuk gjenden burime te qendrueshme per balancimin e importeve. P.sh., Sh.B.A. ka dekada qe e mbyll cdo vit me nje deficit te ndjeshem tregetar, por ky deficit balancohet nga parate qe futen nga jashte ne formen e investimeve ne bursat amerikane. (Per kuriozitetin e lexuesit: edhe bankat shqipetare kane ne portofolet e tyre bono te thesarit amerikan, te cilat i kane blere ne bursen e Nju Jorkut nepermjet ndermjetesve financiare.) Duke qene se tregu financiar shqiptar, ndryshe nga ai amerikan, nuk ka gjasa te thithe valute te huaj edhe per disa dekada, i takon klases politike shqiptare te gjeje alternativa qe do ta shpetonin Shqiperine nga nje humnere e ngjashme me te 1997-es.

3 – Si mund te shmanget kriza?

Qe shumica e qeveritareve, ligjvenesve, dhe opinionberesve shqiptare e ka te qarte se valuta e emigracionit dhe e trafiqeve ilegale eventualisht do te shterroje nje dite nuk duhet vene ne dyshim. Por problemi eshte se pak e kane te qarte se sa urgjente eshte te fillohet te mendohet dhe punohet qe sot per diten kur ajo gje te ndodhe. Keshtu, ka 13 vjet qe kushdo qe ka qeverisur dhe kushdo qe ka shkruar rreth problemit te deficitit tregetar ka deklaruar se turizmi duhet te perbeje burimin afatgjate me te rendesishem per zevendesimin e burimeve te perkohshme te futjes se valutes ne Shqiperi. Por pak eshte shkruar, dhe shume shume me pak eshte bere per ta realizuar kete gje. Bujqesia gjithashtu eshte pare qe ne fillim te viteve '90 si nje dege qe ka goxha potencial per te zbutur deficitin tregetar. Por akoma sot e kesaj dite, e ndoshta per shume vite te tjera, shumica e shqiptareve hane dhe do te hane perime, fruta, dhe ushqime te tjera te prodhuara ne shtetet fqinj. Dhe se fundi, edhe shqiptari me i thjeshte e di se ne vitet '80 industria e kromit dhe disa metaleve te tjera perbente nje burim shume te rendesishem eksporti. Por pas 13 vjetesh, kjo industri jo vetem qe nuk eshte zgjeruar, por ka rene ndjeshem poshte niveleve te para 1990-es.

4 – Kush mund ta shmange krizen?

Kuptohet qe barra e fajit per kete deshtim ekonomik bie mbi te gjithe eliten politike dhe ekonomike te vendit, e cila jo rralle ka vene interesat e ngushta te momentit mbi ato afatgjata te kombit. Por ne menyre te vecante ajo bie mbi S.Berishen, F.Nanon, dhe I. Meten, tre njerzit qe ne etapa te ndryshme te 12 vjeteve te fundit kane patur celsat e qeverisjes ne dore. Aktualisht, Meta nga krahu i majte, dhe Berisha nga i djathti, po mundohen t'i marrin pushtetin Nanos, te cilin nuk e le etja per pushtet te shohe me larg se sa sfida politike e momentit. Duke pranuar publikisht disa nga gabimet e qeverisjeve te tyre te meparshme, secili nga keta sfidante pretendon se, po te hype perseri ne kale, do te dije shume me mire se si te kaleroje.

Nga ndjekja e kujdesshme e aktivitetit publik te Berishes, kam krijuar pershtypjen se ai eshte i sinqerte ne pranimin e disa prej gabimeve te qeverisjes se tij, dhe se ai eshte me te vertete i perkushtuar qe ardhja e tij ne pushtet t'i sherbeje menjanimit te nje 1997-te tjeter. Pak a shume, te njejten gje mund ta them edhe per Meten, por kam bindjen se maksimumi qe mund te arrije Meta ne luften politike me Nanon eshte krijimi i nje partie me 20% mbeshtetje elektorale, gje e cila e le perseri Nanon ne udheheqjen e asaj qe per hir te tradites quhet e majta shqiptare.

Nje sfide tjeter, por e pashpallur, i vjen pushtetit te Nanos nga E. Rama, i cili ne menyre te heshtur e sulmon ate nga qendra. Me slloganin "Nuk ka rendesi ne se jeni demokrate apo socialiste, votoni per progresin!" Rama dha mesazhin se ai deshiron te grumbulloje rreth vetes elektoratin qe nuk eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me te shkuaren, ose thene ndryshe, qe sheh drejt te ardhmes. Ndersa me rezultatet qe ai ka arritur ne qeverisjen e Tiranes, ka demonstruar se nuk eshte vetem udheheqes i fjaleve, si Nano, por edhe i punes. Pozicionimi politik i Rames dhe aftesisite e tij ekzekutive japin shprese se ekonomia shqiptare mund ta menjanoje kolapsin ne qofte se ai merr ne dore timonin e saj. Problemi eshte se ai nuk ka punuar per te konturuar partine e qendres qe do ta katapultonte ne maje te qeverise. Per ta arritur kete, atij do t'i duhet te grumbulloje rreth vetes nje grup intelektualesh me reputacion, qe ndryshe nga pjestaret e stafit te tij ne bashkine e Tiranes, duhet te jene bashkpuntore politike dhe jo thjesht vartes te bindur te tij. Se sa i afte do te jete ai ta realizoje projektin e nje partie te fuqishme te qendres ngelet te shihet. Por nga c’eshte pare deri me sot, nuk duket se nje parti e tille do te materializohet se shpejti.

Dhe tani le te kthehemi tek gjasat qe Berisha, sfidanti me serioz i Nanos, te jete i suksesshem ne garen e ardheshme elektorale me te, dhe qe, c'eshte me e rendesishmja, te jete i suksesshem ne hedhjen e themeleve per normalizimin afatgjate te ekonomise shqiptare. Se pari, le te shohim se sa jane gjasat qe Berisha te fitoje zgjedhjet e ardheshme parlamentare. Zgjedhjet lokale treguan se elektorati shqiptar ka filluar ta pranoje idene e rikthimit te tij ne pushtet. Nderkohe, disa ish-politikane demokrate dhe intelektuale te pavaruar kane pranuar t’i bashkohen ekipit te tij politik. Por -- dhe kjo eshte nje "por" shume e madhe -- eshte veshtire te parashikohet ne se do te jete i afte ai te arrije te ribashkoje rreth vetes nje pjese te konsiderueshme te ekipit politik dhe frontit elektoral qe i dha pushtetin ne mars 1992.

Duke presupozuar qe Berisha do te jete i sukseshem ne kete perpjekje elektorale te tij, ngelet te shihet se sa i afte do te jete ai ta udheheqe vendin drejt normalizimit te ekonomise. Eksperienca ka treguar se Berisha siluron cdo bashkpuntor qe nuk i bindet urtesisht atij, ose qe ai e sheh si nje kercenim per pushtetin e tij. Eshte veshtire te parashikohet se sa i afte do te jete ai ta permbaje sedren e tij lehtesisht te lendueshme ne te ardhmen, kur njerez ne poste politike te mos bien dakort me te ose, me keq akoma, ta kritikojne ate. Hamendja ime eshte se ndoshta gjysma e ekipit politik qe ai do te caktonte ne krye te administrates shqiptare do te pergjysmohej ne fund te kater vjeteve qeverisje. Dhe ne kete rast, suksesi i politikave ekonomike te Berishes do te vihej seriozisht ne pikpyetje.

5 - Cfare na thote me pak fjale kjo analize?

Sipas analizes, del qe Meta dhe Rama nuk kane shume shanse ta zevendesojne Nanon se shpejti. Ndersa Berisha ka me shume shanse, por nuk ofron garanci qe fundi i kesaj dekade nuk do te perfundoje si fundi i dekades qe shkoi. Dhe duke mos patur asnje shprese se Nano do te kthiellohet nje dite nga deliri i pushtetit, e vetmja shprese reale qe 1997-ta te mos perseritet mund te gjendet tek rinia studentore dhe intelktualet e rinj, te cilet ndoshta do te bejne ate qe nje brez para tyre beri ne dhjetorin e vitit 1990 -- te permbysin status kuone politike.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Modifikuar nga edzaloshnja datė 21/10/2003 ora 17:21

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2003 16:41
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

jam plotesisht dakort me mendimin e fundit te analizes, pra per nje revolucion te dhjetorit, me sakte per nje levizje paqesore studenteske dhe intelektuale qe do te ndryshonte kete situate aktuale.

vetem se ndergjegjesimi i rinise me duket skeptik, ndoshta nese kthehen ata qe jane jashte dhe bejne revolucion, se nga ata qe jane brenda nuk mund te shpresohet aspak. jane teper te perfshire ne vorbullen e jetes se perditshme dhe teper te manipuluar psikologjikisht nga njera apo tjetra pale per te mundur te kuptojne realitetin e vertete.

Shqiperia eshte nje vend qe po i con edhe mendimtaret drejt degradimit, jo me rinine qe nese nuk ka degraduar deri tani, do degradoje se shpejti sepse eshte vendi qe t'i imponon me dhune keto ndryshime.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2003 17:28
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Ok,pjesa qe me beri pershtypje eshte nje revolucion i mundshem.....

Po citoj Analisten:

Citim:
vetem se ndergjegjesimi i rinise me duket skeptik, ndoshta nese kthehen ata qe jane jashte dhe bejne revolucion, se nga ata qe jane brenda nuk mund te shpresohet aspak. jane teper te perfshire ne vorbullen e jetes se perditshme dhe teper te manipuluar psikologjikisht nga njera apo tjetra pale per te mundur te kuptojne realitetin e vertete.


Me jep nje motiv te vlefshem Analiste perse une qe jetoj ne 1500km linje ajrore nga Tirana duhet te ndergjegjesohem e te vij te bej ''revolucionin e mundshem''.Nuk te duket se nese diçka e tille eshte e pamundur duke pare faktin qe te interesuarit e drejteperdrejte jane ne Shqiperi??

Historikisht me sa di une kane qene teper te rralle te tilla revolucione,per vete faktin sepse pakenaqesia popullore(ne rast se ka te tille ne pjesen derrmuese te popullit)ka qene brenda vendit.Jane shtresat e ndryshme ne vendin perkates qe jane direkt te prekura.Ata qe jetojne jashte , realitetin e hidhur shqipetar e riperballojne sapo zbresin nga anija dhe polici i doganes i kerkon ti zhvasi ndonje leke siper taksave te hyrjes.
Nese ti beson vetem per nje çast qe aty jane te perfshire ''nga vorbulla e jetes'' dhe jashte Shqiperise jo,te garantoj qe gabohesh!

Mendimi im eshte qe nenshtetasit shqipetar duhet te fillojne e te marrin siper shpatullave pergjegjesite e tyre si nenshtetas!Edhe ky nenforum gjate fushates elektorale te fundit u shnderua ne nje forum propagande te mundshme te te dy kraheve .
Ajo qe konstatova me keqardhje ishte se te pranishmit diskutonin mbi fasada pallatesh te kthyera si udhetimet e ''Liza ne boten e çudirave'',pa harruar qe gomari ne Shqiperi nuk çalon nga veshet.
Per ti rene shkurt nuk pashe ndonje te diskutonte mbi te mirat e ndonje plani(platforme,projekti,quajeni si te doni) ekonomik.
Une ne vorbullen e 1997 isha ne qender,dhe brenda meje i kam klasifikuar me kohe shkaqet, e vuajtur ne kurriz pasojat.
Une nuk besoj se do te kete perseri nje rikthim te 1997.Nuk besoj per te vetmin fakt sepse e di sa shtrenjte e paguam nje kembim fuqie te pushtetit,qe ne nje shtet tjeter ndoshta do te ishte gjeja me normale per tu bere.......

Pyetja ime eshte se kur vertet ne Shqiperi do te kete nje klase politike qe mundesisht ne çdo nderrim rrolesh te mos ''hapi skeletret e 1997''??
Kur do te na rikthejne dinjitetin e humbur prej kohesh??

Ky eshte revolucioni i pare prej meje .

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Tetor 2003 20:01
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Nje revolte anarkike e tipit 1997 mund te ndodhe ne Shqiperi ne fund te kesaj dekade apo fillimit te tjetres ne qofte se nuk behen ndryshimet strukturore te cilat do te evitonin nje kolaps dramatik te ekonomise. Dhe pavaresisht se kush do te jete ne pushtet atehere (Berisha, Nano, Meta, apo ndonje tjeter) shqipetaret e thjeshte do t'i vuajne pasojat.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Tetor 2003 20:15
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
grindavec
Anetar i ri

Regjistruar: 01/08/2003
Vendbanimi: ne shpi
Mesazhe: 9

kur do ti japim fund revolucioneve pa vlere

pse nuk jemi ne te afte te rritemi me ane te evolucionit e jo te revolucionit????

dikush e solli shqiperine deri ketu
nuk ishte dhe aq e lehte duke patur parasysh historine tone te vendosur gjithmone nga TE TJERET sipas interesit

duhet dikush (disa) qe te marrin shqiperine keshtu si eshte tani e ta drejtojne ne mireqenie (aktualisht ne perendim)

atehere ne ...

1- rrime e presim skenderbeun

2- shkojme e gjejme skenderbeun ose e krijome vete

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2003 15:26
grindavec nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė grindavec Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me grindavec (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: grindavec Shto grindavec nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto grindavec nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

po edhe une insomnia jam me ty, jo per 97 por per 90, dmth nje velvet revolution, nje rikthim ne rilindje dhe ne vlera, jemi ende duke kerkuar rrenjet si popull, ne qe jemi jashte ne kushte te ndryshme i mbajme fort keto rrenje dhe identifikohemi dhe i vleresojme shume me teper se ata qe jane brenda vendit. jemi te shkeputur nga vorbulla e perditshme dhe propaganda e lodhshme. ( tani ka perjashtime te semura ), po ne pergjithesi kemi nej vizion me real dhe nje deshire qe keto dije, kete kulture, qe nga me thelbesorja, kultura e punes ta aplikojme ne shqiperi.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2003 18:48
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

jo revolucion

Ju lutem shume qe te mos i drejtoheni 97-s me fjalen revolucion sepse nuk qe.Ishte revolte si pasoje e paaftesise qeverisese.U zhvillua komplet nga njerez te paarmatosur dhe nga njerez te thjeshte te cdo moshe dhe backgraound-i te cilet kerkonin shpjegime dhe jo police te armatosur ne rruget e tyre.nqs do te ndodhe prap do te jete atehere kur gabime te tilla do te behen perseri nga politikane te papergjegjshem.faleminderit.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2003 15:08
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Qe te riperseritet 97-ta ne Shqiperi,do te duhet qe te jene dhe kushtet te tilla per te bere te mundur nje katastrofe te re.
Te gjithe e dime si dhe pse u realizua kjo gje ne 97. Dhe nuk besoj se ishte veç nje revolte popullore per humbjen e parave, aty ishte nje nga pretekstet per te bere ate ç'fare u be. Padyshim qe renia e firmave piramidale ishte nje shtytje madhore ne drejtim te ngjarjeve, por nese shohim pak me me kujdes rrjedhen e ngjarjeve, do te shohim se aty ishin gjerat me te thella dhe me te ngaterruara nga sa i mendojme.
Politika e shtetit shqiptar kishte marre nje krah te papelqyeshem ne syte e Europes dhe te USA. Veprimet e pamatura mire(bindje personale) te presidentit te atehershem, politika e nxehte me fqinjet(rasti grek),nxehja e situates politike ne Kosove e te tjera shkaqe, besoj se ishin disa nga aresyet e verteta te trazirave te atij viti.
Dhe me vjen çudi se ndersa te gjithe krahet politike denuan ato ngjarje, askush nuk morri guximin te kerkoje fajtoret e vertete. Gje te cilen edhe sot po e konsiderojne tabu.

Me ka bere pershtypje nje deklarate e Doris Pack keto kohet e fundit; qe te merrni vesh te verteten se kush do te zgjidhet ne Shqiperi, shkoni te pyesni ne ambasaden amerikane. Pak a shume ky ishte thelbi. Cka per mua do te thote se sido qe qeveria quhet shqiptare, padroni i vertete jane USA. (Faktikisht per mua nuk eshte gje e re). Dhe tani se fundmi edhe deklaratat e diplomateve te ndryshem qe po deklarojne se Shqiperia po shkon drejt stabilitetit me mire se ngahere.
Si po shkohet drejt stabilitetit kur rezultati i zgjedhjeve i cili nuk duhet te vonohet normalisht me teper se dy dite, nuk eshte shpallur akoma. A do te ishte kjo normale ne Europe apo ne USA?
Me vjen keq , por mua po me forcohet pershtypja qe te tjeret po vazhdojne te tallen me ne. Dhe nuk dua qe te shprehem ne menyre te hapur, por nga ato gjera qe pashe ne Shqiperi ne 97, jam pothuajse i sigurt se kush dhe perse i organizoi protestat dhe shkaterrimet. Dhe me doren e kujt. Dhe nuk dua tu kujtoj te tjereve dhe "revolucionet " e njejta qe kane ndodhur dhe gjetke , per te njejten aresye.
Dhe me ne fund do te pergjigjem direkt pyetjes se temes;
Perderisa te huajt do te vazhdojne te tallen me ne, mos kini frike, nuk do te kete "revolucion". Po qe se marrim fatet tona ne dore, atehere ruajuni nga keto tipe revolucionesh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2003 15:42
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > A DO TE PERSERITET 1997-ta?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.