Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Bob Dilan, Kadare Dhe "mjaft"
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Bob Dilan, Kadare Dhe "mjaft"

Nga Eduard ZALOSHNJA/ Presidenti Klinton i perket brezit te te rinjve qe, te influencuar fuqimisht nga poeti, mendimtari, kompozitori dhe kengetari Bob Dilan, protestuan ne menyre masive ne vitet '60 kunder klases politike amerikane dhe qe eventualisht moren frenat e qeverisjes ne dore. Aq e madhe ishte influenca e Bob Dilan-it ne fillim te viteve '60-te, saqe, sipas nje anketimi te kohes, rezultonte se emrat Xhon Kenedi, Fidel Kastro, dhe Bob Dilan ishin me te njohurit ne Ameriken e atehershme.

Edhe te rinjte ne Shqiperine e sotme, ashtu si te rinjte amerikane te viteve '60, jane te pakenaqur me klasen politike. Treguesit me te dukshem te kesaj pakenaqesie jane emigrimi ne mase dhe pjesmarrja shume e ulet e tyre ne votime. Te rinjte shqiptare qe sot mbarojne gjimnazet apo universitetet kane shume pak shprese se klasa politike do te krijoje kushte te favorshme per zhvillimin e ekonomise dhe krijimin e vendeve te reja te punes. Si rezultat, largimi nga Shqiperia perben nje perparesi per shumicen e tyre. Kur largimi nuk realizohet dot, te rinjte mundohen te mbijetojne ne Shqiperi, duke e shprehur terthorazi protesten ndaj klases politike me bojkotimin e zgjedhjeve. Mosvajtja e tyre ne votime, pervec elementit te protestes, permban edhe racionalen qe i ben shume shqiptare te tjere te mos votojne - mungesa e alternativave. Tek partia ne fuqi, ata shohin nje konglomerat klanesh te korruptuar qe, pavaresisht nga rradha e dominimit, ka deshmuar se nuk eshte ne gjendje te krijoje kushtet per nje zhvillim normal te vendit. Tek partia kryesore opozitare, e cila duket se po i afrohet rimarrjes se pushtetit pas trubullirave te fundit ne kampin socialist, ata shohin nje piramide monolite qe vazhdon te dominohet nga nje udheheqes qe ka demonstruar se, per hir te pushtetit te tij personal, mund ta sakrifikoje zhvillimin normal te vendit. Ndersa tek partite e vogla opozitare ata shohin klube politike qe iu degjohet zeri vetem kur makinacionet parlamentare i bejne votat e tyre te rendesishme.

Kuptohet qe, ne qofte se presioni i BE-se dhe SHBA-se nuk do te arrije ta beje klasen politike shqiptare me te pergjegjshme per fatet e vendit, pakenaqesia e rinise eventualisht do te shnderrohet ne nje levizje te drejtperdrejte proteste kunder status kuose. Ne fakt, levizja rinore "MJAFT!" e ka dhene shkendijen e pare te nje levizje te tille, por te rinjte ne krye te saj nuk e kane ndoshta karizmen dhe influencen e duhur per ta shnderruar ate ne nje levizje masive qe do te shkundete themelet e klases politike shqiptare. Thene ndryshe, "MJAFT"-it i mungon nje Bob Dilan shqiptar. Ne skenen e artit dhe letersise se sotme shqiptare eshte veshtire te gjesh nje te ri qe te luaje ne Shqiperi ate rol qe luajti Bob Dilan-i ne Ameriken e viteve '60-te. Per te gjetur nje njeri te asaj stature ndoshta duhen hedhur syte tek moshataret aktuale te Bob Dilan-it.

Nder ta, Ismail Kadare eshte pa diskutim njeriu me influencial i letersise dhe artit shqiptar. Duke demostruar hapur pavaresine, antikonformizmin dhe pakenaqesine ndaj klases aktuale politike shqiptare, ai e ka te drejten morale qe te behet mbeshtetes publik i levizjes "MJAFT". Ndersa duke qene produkt i kombit te tij dhe duke demonstruar qe i dhemb shpirti per te, ai ka detyren morale qe te luaje rolin e Bob Dilan-it shqiptar. Ne se ai do ta perdore kapitalin e cmuar qe zoteron ne opinionin publik per promovimin e nje levizje masive rinore, i ngelet kohes ta tregoje. Nderkohe, nuk do te ishte keq qe te rinjte shqiptare te benin tifozllek, duke thirrur "Forca Bob Kadare!".




--------------------------------------------------------------------------------
29/10/2003
--------------------------------------------------------------------------------

--------------------------------------------------------------------------------
-------------------------------------------------------------------------------
SIKUR TE ZGJIDHEJ KRYEMINISTER, SA MIRE DO TE ISHTE.
--------------------------------------------------------------------------------

--------------------------------------------------------------------------------

--------------------------------------------------------------------------------

--------------------------------------------------------------------------------

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2003 06:10
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Bob Dilan, Kadare Dhe "mjaft"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.