Keni
Vezhgues
Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
Popullimi i rajonit jugor
Rajoni jugor ka popullim shume te hershem. Ne kete rajon jane gjetur gjurmet me te vjetra te banimit te trevave shqiptare. Qysh 300-400 vjet para Krishtit aty u ngriten qytete antike, si Buthroti (Butrinti), Antigona, Orikum, Fionikea, Amantia (Plloça), Ohezmi (Saranda) etj. Me pas u ngriten keshtjella dhe qytete te tjera. Ne shekullin e fundit ky rajon, si dhe ai juglindor, eshte dalluar per shtim te paket te popullsise, sidomos ne periudhen ndermjet dy lufrave boterore, per shkak te emigracionit te theksuar te banoreve te tij ne boten e jashtme. Kjo dukuri ka qene me e theksuar ne disa zona te tij, si: Gjirokastra, Lunxheria, Dropulli, Rreza e Permetit, Zagoria, Shqeria dhe Bregu i Detit.
Per shkak te emigracionit te jashtem popullsia e gjithe Rajonit Jugor u zvogelua me ritme shume me te shpejta ne periudhen pas vitit 1990. Ne keto zona mbizotron popullsia me moshe te madhe.
Ne kete rajon jeton dhe nje minoritet grek, i vendosur ne luginen e Drinosit e te Pogonit si dhe pjeserisht ne fushegropen e Delvines.
Dendesia mesatare e popullsise ndryshon nga 60-80 banor per km .
Me e madhe kjo dendesi eshte ne fushegropen e Delvines dhe ne luginat e vjoses, Drinosit, Shushices, ku ka kushte me te pershtatshme per jetes.
Mbizotron popullsia fshatare. Vendbanimet fshatare jane ne pergjithsi te vogla, sidomos ne kodrat dhe ne zonat malore. Kohet e fundit popullsia e tyre eshte zvogeluar shume, aq sa disa fshatra jan shpopulluar.
Qendrat e banuara fshatare jane te perqendruara, madje disa prej tyrekane dhene planimetri te regullt (fshatrat e fushegropes se Delvines, lugines se Drinos, vjoses, Vjoses, Shushices dhe sidomos te Rivjeres).
Rajoni ka 14 qytete, te cilat ne pergjithsi jane te vogla, me teper qendra administrative, qytete bujqesore dhe qendra te industris se lehte. Jane te pakta qytetet me veprimtari industrine minerale, si: Selenica (bitumi), Memaliaj (qymyrguri), dhe industrin mekanike (Poliçani).
Perqindjenme te larte te popullsise qytetare e ka rrethi i Gjirokastres, kurse perqindjen me te ulet te popullsise qytetare e ka rrethi i Tepelenes. Shtimi natyror i popullsise qytetare ka qene shume i ulet. Ritja e popullsise se qyteteve eshte e lidhur me shume me ardhejn e pupullsise nga zonat fshatare e malore.
Qytetet Gjirokaster, Sarande, Tepelene, Permet, Libohove etj., kane tradita te pasura kulturore, strukture te vecante urbane, arkitekture interesante te ndertesave, objekte te shumta muzeale, sidomos keshtjella. Te gjitha keto u japin atyre vlera te medha turistike. Popullsia e rajonit ka nivel telarte kulturor qe ka ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare.
Qytetet e rajonit jane:Gjirokastra, Saranda, Poliçani, Delvina, Corovoda, Permeti, Tepelena, Selenica, Memaliaj, Himara, Orikumi. Libohova, Konispoli, dhe Kelcyra.
Gjirokastra eshte qyteti me i madh i rajonit dhe nder qytetet kryesore te Shqiperise. Shtrihet rreth 400m mbi nivelin e detit ne disa kodra, ne rezen lindore te Malit te Gjere. Eshte qender e rrethit dhe e prefektures me te njejtin emer.
Si vendbanim ka gjurme te hereshme (shek. I pas Krishtit). Keshtjella e tij e shek. XIII u be berthama e zhvillimit te metejshem dhe te shpejte si nje qender qytetare, ku u zhvillua tregtia dhe zejtaria. Ne fillim te shek. XX Gjirokastra ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te tegjitha trevave shqiptare. Edhe me vone ne Gjirokaster u zgjeruan dhe u zhvilluan disa dege te rendesishme te industrise: teknike, ushqimore, mekanike, etj. Ajo eshte nje nga qendrat me te rendesishme kulturore dhe arsimore te te gjithe rajonit jugor.
Per arkitekturen e vecante te ndertesave karakteristike qytetare te ndertuara me gure, per strukturen e saj urbanistike, ne te cilen te bie ne sy shperndarja rrezore e rrugeve nga qendra (Qafa e Pazarit), dhe per objektet e shumta historike, Gjirokastra eshte shpallur qytet-muze.
Saranda ze vendin e dyte per nga popullsia n rajonin jugor. Si vendbanim njihet qe ne antikitet me emrin Onhezmi. E vendosur ne gjirin me te njejtin emer, eshte porti detar me i madh ne gjithe jugun e vendit. Dallohet per vendosjen e rrugeve dhe te banesave shkale-shkalle ne perputhje me zbritjen e terenit. Ajo eshte qendra administrative e rrethit dhe ka redesi te vecante ekonomike, kulturore dhe turistike. Per bukurine e vecante, per klimen, per traditen e pasur te gatimit dhe mjedisin e paster, pelqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj.
Delvina, Çorovoda, Permeti dhe Tepelena jane qendrat administrative te rretheve perkatese dhe perbejne bashki. Ato jane dhe qendra ekonomike sidomos per industrin ushqimore.
Himara, Libohova, Konispoli dhe Kelcyra jane qytete me teper bujqesore.
Selenica dhe Memaliaj jane te lidhura me minierat prane tyre.
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|