Indrit
I pandreqshem.
Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814
|
Po sigurisht!
Besoj se eshte jashte llogjike qe te mos e njohe Zotin nje njeri qe di keto:
Cdo dite paraqiten argumente se tere gjithesia eshte skene e nje baraspeshe madheshtore te cdo gjeje dhe se cdo gje ne menyre precize eshte parashikuar dhe se plotesiht ju jane nenshtruar ligjesive .
Me fjale tjera, sikur rastesisht rruzulli tokesor te ishte me madhesi me te vogel se c'eshte, gravitacioni i tij do te ishte me i dobet, brezi ajror do te ndahej, zhdukej ne gjithesi, uji do te avullohej dhe shkrihej dhe Toka do te mbetej e shkrete sikur Hena, mbi te cilen nuk ka as uje as ajer, as atmosfere dhe jeta do te ishte e pamundur.
E sikur Toka, me parashtrimin, te kishte qene me madhesi me te madhe sesa ekziston, fuqia e saj e gravitacionit do te ishte me e madhe, levizja ne do te ishte me e rende, peshat tona trupore do te ishin disa here me te medha dhe trupat aq te rende saqe nuk do te mund t'i bartnim.
Ose, per shembull, nese Toka leviz rreth boshtit te vet me ngadale, sic eshte rasti me Henen, dita do te zgjatte 14 dite te tashme e nata 14 net, e klima prej ngrohtesise vdekjeprurese gjate dy javeve te para do te shnderrohej ne ftohtesi, te padurueshme gjate dy javeve vijuese. Andaj jeta do te ishte e pamundur.
Dicka e ngjashme do te ishte sikur Toka nga orbita e vet te largohet dhe t'i afrohet Diellit, ose te largohet sikur eshte rasti me Jupiterin dhe Saturnin, do te na zhdukte ftohtesia.
Ose, ende me drastike se kjo: e dime se Toka rrotullohet me pjerrtesi prej 33 shkallesh, per kete i kemi periodat kohore te cilat shumicen e zones se Tokes e bejne produktive dhe te banueshme.
Sikur korja e tokes te ishte me e trashe do ta pinte oksigjenin dhe njerezit nuk do te mund t'i plotesonin nevojat e veta me kete gas te cmueshem per frymemarrje.
Sikur detet te ishin me te thella se qe jane, teprica e ujit do ta pinte karbon-dioksidin dhe bimet nuk do ta kishin te mjaftueshem te jetojne dhe te marrin fryme.
Sikur mbeshtjellesi i ajrit rreth Tokes te ishte me i rralle, meteoret, te cilet po bien ne vend qe te treten dhe zhduken ne depertimin e tyre neper mbeshtjellesin e dendur te ajrit do te na shkaterronin ne.
Sikur, me ndonje rast, te rritet perqindja e oksigjenit ne ajer ne krahasim me te tashmen, perflakshmeria e tij do te ishte me e madhe dhe zjarret me te vogla te shnderroheshin ne eksplodime te tmerrshme.
Sikur, prape, kjo perqindje e oksigjenit te zvogelohej, aktiviteti yne do te behej i inertshem.
Sikur akulli te mos ishte me i lehte se uji, nuk do te notonte mbi uje dhe thellesite e detit nuk do te mund ta ruanin ngrohtesine dhe se nuk do te ishin te pershtatshme per jeten e peshqve dhe qenieve tjera te detit.
Sikur te mos ekzistoje cadra e ozonit, e gozhduar ne atmosfere siper Tokes, e cila i pengon rrezet ultravjollce qe me fuqite e pakufizuara te arrijne ne Toke, keto rreze mbytese do te na zhduknin.
Nese deshirojme ta bejme autopsi vete njeriun, edhe ketu do t'i gjejme keto mrekulli dhe misterie te cilat tregojne ne kete baraspeshe precize matematikore: cdo qenie ne gjakun e vet zoteron perqindjen dhe sasine e natriumit, kaliumit, kalciumit, sheqerit holesterolit, albuminave.
Cdo spostim - ndrim i ketyre perpjesetimeve, qoftese ka te beje edhe me sasite e vogla, do te thote semundje. Nese ky jonivelizim vazhdon, kjo do te thote pleqeri dhe vdekje.
Organizmi i njeriut eshte i furnizuar me elemente, te cilat, ne ruajtjen e ketij ekuilibri gjate tere jetes, automatikisht dhe prej vetvetes veprojne. Alkaloiditeti i gjakut i posedon rregullatoret e vet te cilet e ruajne.
Acidi i urines, gjithashtu, i posedon rregullatoret e vet te cilet kujdesen per te. Temperatura permanente e trupit te njeriut prej 37 shkallesh ruhet me ndihmen e proceseve te ndryshme fiziologjike dhe kimike, te cilet temperaturen pandryshueshem dhe barabaresisht e mbajne ne kete nivel.
Rasti i tille eshte me shtypjen e gjakut, me pezmatimin e muskujve dhe rektimen e zemres. E njejte eshte edhe me aparaturen per thithje dhe tretje (metabolizmi), me aparaturen e kombustimit (djegies) ne furren e melcise se zeze, me sistemin e ekuilibrit nervor me te cilen rregullohen impulset per shqetesim dhe qetesim.
Ose procesi me te cilin hormonet dhe enzimet (fermentet) i rregullojne me shpejt dhe me ngadale proceset kimiko-biologjike.
Trupi i njeriut paraqet mrekulli artistike dhe teknike ne sferen e ligjeve te baraspeshes, rregullit dhe harmonise te cilen e njeh cdo mjek dhe te gjithe te cilet e kane studiuar fiziologjine, anatomine dhe kimine organike.
... i cili cdo gje e ka krijuar dhe cdo gjeje ligjesine ia ka dhene! (El-Furkan:2).
Se shpejti do e keni te gjithen.
Indriti.
__________________
Duro, duro...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|