Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Kur je veteran nė politikė...
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Kur je veteran nė politikė...

Nga EDUARD ZALOSHNJA

(BOTUAR NE GAZETN METROPOL TE DATES 31 TETOR)

Çfarë kanë të përbashkët Xhorxh Bush dhe Fatos Nano? VETËM një gjë; asnjërit nuk i aprovohet puna e bërë nga të paktën gjysma e popullsisë që ata qeverisin. Për të parin, shumë sondazhe opinioni e vërtetojnë këtë fakt. Ndërsa për të dytin, edhe pse nuk ka sondazhe rreth opinionit per të, mund të thuhet pothuajse me siguri të plotë se vetëm militantët e partisë së tij (të cilët janë shumë më pak se gjysma e popullsisë) ia aprovojnë punën.

Po Xhon Kerri e Sali Berisha çfarë kanë të përbashkët? Përsëri VETËM një gjë; të dy janë politikanë veteranë që pretendojnë marrjen e pushtetit. Pra të dy ballafaqohen me rrezikun që, duke patur një rezyme të gjatë politike, mund t’iu ndodhë të kritikojnë gjëra që i kanë pas bërë vetë më parë, ose të premtojnë të kundërtën e atyre që kanë pas bërë më parë.

Kështu, Berisha nuk lë rast pa i etiketuar kundërshtarët e vet si komunistë, stalinistë, etj., ndërkohë që karrierën e vet politike e ka nisur si një sekretar i ashpër organizate në Partinë famëkeqe të Punës. Ndërsa duke e kritikuar Nanon për gjyqet ndaj botuesit të gazetës "Koha Jonë", Berisha premton respektim të lirisë së shtypit, ndërkohë që gazetarë të po kësaj gazete futeshin në burg gjatë qeverisjes së tij, e madje zyrat e saj digjeshin. Ai premton luftë të pamëshirshme kundër korrupsionit e kontrabandës në qoftë se vjen në fuqi, ndërkohë që korrupsioni dhe kontrabanda e karburanteve, drogave, emigrantëve, etj. lulëzuan gjatë qeverisjes së tij. Ai kërkonte në mars të këtij viti që Nano të ikte nga pushteti në përgjigje të pakënaqsisë popullore që shkaktoi rritja e çmimit të bukës, elektrikut, dhe telefonisë, ndërkohë që vetë ndëjti në pushtet deri sa e çoi vendin në buzë të greminës kur qindra mijra shqiptarë humbën gjithçka kishin në firmat piramidale.

Ndërsa Kerri, duke e sulmuar Bushin për faktin se iu shmang luftës së Vietnamit, deshi të nxirrte në pah faktin që kishte kërkuar vullnetarisht të shkonte në atë luftë dhe që ishte dekoruar për trimëri në të. Por, me këtë veprim, ai e bëri veten tabelë qitje për kundërshtarët e tij. Sepse ata nuk mund ta harronin faktin që Kerri kishte qënë kritikuesi më i madh i luftës pas kthimit nga Vietnami dhe që ai i kishte flakur publikisht dekoratat, e për më tepër, e kishte etiketuar ushtrinë amerikane si një forcë që po kryente genocid.

Gjithashtu Kerri e kritikoi ashpër Bushin për faktin se nuk krijoi një alenacë të gjërë para se të fillonte çlirimi i Irakut nga regjimi i Sadamit. Por, me këtë kritikë, ai i hapi mundësinë kundërshtarit të përgjigjej se senatori kishte votuar kundra çlirimit të Kuvajtit në vitin 1991, edhe pse alenca më e gjërë në historinë e njerzimit ishte krijuar atëhere. Dhe kur Kerri e kritikoi Bushin për shpenzimet e madha federale që po rëndojnë borxhin publik të ShBA-së, duke kapur kështu një pozicion relativisht konservator, ai u vu përballë statistikave të votave në Senat për 20 vjet, të cilat demonstronin prirjet e tij të hapura liberale për sa i përket shpenzimeve federale.

Është pikërisht rezymeja e gjatë politike e Xhon Kerrit që i jep mundësinë kampit të Bushit të gjejë shembuj të tillë të mjaftueshëm për ta portretizuar atë si një politikan që i kthen velat nga të fryjë era. (Për ta ngulitur vizualisht në mendjen e votuesve këtë portretizim, në një spot publiçitar të Bushit, Kerri tregohej tek po drejtonte një varkë të vogël me vela që tundej sa andej këndej). Gjithashtu është kjo rezyme që e bën Bushin të përsërisë kudo si refren frazën: "Kerri mund të përpiqet të fshehë të kaluarën e tij, por nuk do t’ia dalë mbanë".

Kuptohet që si Kerri ashtu dhe Berisha, ndër të tjera, po paguajnë shtrenjtë edhe të qënit gjatë në politikë. Kështu është paradoksale që, megjithë aprovimin e ulët të publikut amerikan për punën e bërë nga Bushi në këto katër vjet, Kerri nuk po arrin dot të ketë një avantazh të ndjeshëm në garën për në Shtëpinë e Bardhë. Dhe bëhet fjalë për shtëpinë ku jeton sot i vetmi president prej vitit 1932 që nuk ka mundur të krijojë më shumë vende pune se sa ka humbur gjtatë qeverisjes së tij. Bëhet fjalë për shtëpinë ku jeton presidenti që ka nënshkruar buxhetin federal me deficitin më të madh të të gjitha kohrave. Bëhet fjalë për shtëpinë ku jeton presidenti që e ka vënë Amerikën në pozicionin më të vështirë ushtarak që nga koha e luftës në Vietnam. Bëhet fjalë për shtëpinë ku jeton presidenti amerikan më i papëlqyer nga bota. Dhe së fundi, bëhet fjalë për shtëpinë ku jeton presidenti më i karikaturuar nga humoristët e stacioneve televizive amerikane.

Duke u kthyer në Shqipëri, është paradoksale që, megjithë nivelin e ulët të aprovimit për punën e Nanos nga publiku, Berisha nuk ka arritur deri më sot ta rrëzoj atë nga posti i Kryeministrit. Dhe bëhet fjalë për një kryeministër të papërgjegjshëm që premton 200 mijë vende të reja pune, kthim të plotë të parave të humbura në skemat piramidale, etj., dhe nuk realizon asgjë. Bëhet fjalë për një kryeministër të papërgjegjshëm që bredh nëpër pikat turistike më ekzotike të botës, ndërkohë që shtetasit e tij vdesin gjatë përpjekjeve për të kërkuar një jetë më të mirë larg vendit. Bëhet fjalë për një kryeministër të papërgjegjshëm që bën një jetë super luksoze, ndërkohë që vendi i tij është më i varfëri dhe më i pazhvilluari në Europë. Dhe së fundi, bëhet fjalë për një kryeminstër të papërgjegjshëm që zgërdhihet e tallet me të tjerët gjatë paraqitjeve të tij publike, ndërkohë që duhet të bëjë autokritikë ditë e natë.

Për Demokratët, si ata amerikanë edhe shqiptarë, fati e deshi që në krye të tyre të kenë sot dy politikanë me një të kaluar të ndërlikuar politike. Më të mëdha ndoshta do t’i kishin patur ata shanset për ardhjen në pushtet në qoftë se udhëheqësit e tyre do të kishin emra më pak të konsumuar. Sidoqoftë, verdikti përfundimtar akoma nuk është dhënë; koha do tregojë se sa i rëndësishëm do të jetë faktori "konsumim politik" në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme të të dy vendeve.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2004 21:16
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Kur je veteran nė politikė...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.