volter
shpirt artisti
Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Koto Hoxhi
Koto Hoxhi (Kostandin Hoxhi, 1824-1895)
Veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare , i arsimit e i kulturës shqiptare, Mësues i Popullit. Lindi në Qesorat të Lunxhërisë (Gjirokastër), ku më pas punoi si mësues i shkollës së mesme në gjuhën greke, duke dhënë fshehurazi shqipen. Një ndër nxënësit e tij ishte edhe Petro Nini Luarasi. Zhvilloi veprimtari të gjallë patriotike për zbatimin në atdhe të programit të Shoqërisë së Stambollit. Më 1879 mori pjesë në komisionin e posaçëm të Komitetit të Stambollit, që u formua për shqyrtimin e çështjes së alfabetit, ku mbrojti variantin e hartuar nga Sami Frashëri, si dhe në botimin e Alfabetares së Stambollit. Koto Hoxhi njihet gjithashtu si një nga themeluesit e teatrit shqiptar, organizoi më 1874 shfaqen teatrale Dasma lunxhote. Shkroi vjersha patriotike dhe ishte një nga nismëtarët e poezisë didaskalike për fëmijë. Vjershat e tij me gjuhë e varg popullor u bënë të njohura në popull, disa u botuan pas vdekjes në vëllimet e Visarion Dodanit e të Spiro Dines. Për veprimtarinë e tij patriotike Koto Hoxhi u burgos dhe u përndoq qeveria osmane e kisha fanariote, por mbeti deri në fund i vendosur në qëndrimet e tij.
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|