Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Jani Vreto
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Jani Vreto

Jani Vreto (1822-1900)

Atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare. Kreu shkollën e “Zosimea“ të Janinës. Më 1854 u vendos në Stamboll. Që më 1864 mori pjesë së bashku me Ismail Qemalin, Hoxha Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën etj. në mbledhjet e para për caktimin e një alfabeti të shqipes dhe për botimin e librave në gjuhën shqipe. Ishte anëtar i Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare. Dha ndihmesë për komisionin që miratoi më 1879 Alfabetin e Stambollit. Jani Vreto hartoi Kanonizmën e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip“. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit u dërgua për të organizuar degë të shoqatës në Rumani dhe Egjipt. Në Budapest Jani VretoOrganizoi botimin e veprave të rilindësve në shtypshkronjën që drejtonte ai vetë. Jani Vreto shkroi një varg veprash e artikujsh: “Apologjia“ (1878), “Për të vërtetën dhe për të shkruarit e së vërtetës“ (1883), “Mirëvetija“ (1886). Në këto vepra, e sidomos në “Për të vërtetën dhe për të shkruarit e të vërtetës“ ai u kushtoi një vëmendje të veçantë problemeve filozofike që i zgjidhi përgjithësisht në frymën e iluminizmit. Filozofinë ai e konsideronte si degën më të rëndësishme të dijeve njerëzore, por botëkuptimi filozofik i tij ishte dualist. Jani Vreto prirjet e tij filozofike materialiste i mbështeste në parimin se “nga të paqenët nuk mund të bëhet gjë dhe të qenët nuk mund të bëhet të paqenë kurrë“. Por ngaqë nuk kishte ide të qartë për ligjet objektive të natyrës, Jani Vreto kalonte në pozitat e idealizmit, duke pohuar se krahas botës materiale ekziston dhe “mendja e madhe“ jolëndore, që vendos ligjet në natyrë.
Jani Vreto kishte bindje të thella në përparimin e shkencave dhe rolin e tyre të madh për zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Shkencat, sipas tij, zbulojnë ligjet, shkaqet e lindjes e të zhvillimit të sendeve, ato duhet “të gjejnë psenë dhe qyshjen“.
Gjithashtu, ai u kushtoi një vëmendje të madhe problemeve të zhvillimit shoqëror. Ka dhënë mjaft mendime interesante mbi moralin, fenë, jetën shoqërore dhe zhvillimin e saj. Karakteristika kryesore e doktrinës së tij mbi moralin që parashtrohet në veprën e tij “Mirëvetija“ është fryma demokratike, përparimtare dhe lidhja e ngushtë e moralit me detyrat e lëvizjes për çlirim kombëtar.
Jani Vreto, megjithëse nuk ishte ateist, duke u nisur nga dëmi i madh që i sillnin fetë e ndryshme çështjes kombëtare shqiptare, mbajti ndaj tyre qëndrim kritik. Në përputhje me pikëpamjet e veta iluministe. Jani Vreto mendonte se në atë kohë veprimtaria për shkrimin e gjuhës shqipe, për çeljen e shkollave shqipe, për përhapjen e diturisë për gjuhën shqipe ishte mjet i rëndësishëm i luftës së popullit për liri e pavarësi.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 12:52
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Jani Vreto

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.