Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Isa Boletini
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Isa Boletini

Isa Boletini
Isa Boletini

Atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator dhe udhëheqës i lëvizjeve për çlirim dhe bashkim kombëtar, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22.04.1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesëve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë.
Më 1901-1902 u vu në krey të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Për këtë arsye u thirr në Stamboll ku u mbajt i izoluar deri më 1906. Isa Boletini përkrahu revolucionin xhonturk të vitit 1908, ishte një nga organizatorët e kuvendit të Ferizajt (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antishqiptare të xhonturqve. U dallua si udhëheqës dhe organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910, mbështeti kryengritjen antiosmane të vitit 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesëve serbë.
Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesëve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913 si anëtar i delegacionit shqiptar së bashku me Ismail Qemalin, shkoi në Londër ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesëve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e ardheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia“. Më 23 janar u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me bijtë Halil dhe Zahidi, nipërit Jonuzi dhe Halili dhe tre luftëtarë të tjerë.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 13:02
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Isa Boletini

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.