Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Sulejman Vokshi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Sulejman Vokshi

Sulejman Vokshi
Sulejman Vokshi



Veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 ). Hero i Popullit.
Lindi në Gjakovë nga një familje me tradita kombëtare. Veprimtarinë patriotike e filloi që në moshë djaloshare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit e gjeti të përgaditur në të gjitha drejtimet si luftëtar e udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte të qarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimit të saj dhe gjatë veprimtarisë së Lidhjes një ndër udhëheqësit kryesorë politikë e ushtarakë, anëtar i Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i krahut revolucionar të saj.
Qeveria e përkohshme e Lidhjes e ngarkoi me detyrën e udhëheqësit ushtarak të forcave të armatosura të ushtrisë kombëtare të saj. Ishte edhe kryetar i komisionit të të ardhurave dhe të financave. Ishte drejtues i Degës së Lidhjes për Gjakovën dhe një nga organizatorët e ngjarjeve të Gjakovës që shpunë në vrasjen e marshalit osman Mehmet Ali Pashë Maxharit.

Si anëtar i Shtabit ushtarak të Lidhjes, Sulejman Vokshi ishte një nga udhëheqësit e luftëtarëve shqiptarë në betejat pë mbrojtjen e Plavës e Gucisë, që shpunë në shpartallimin e forcave të Malit të Zi. Forcat e Lidhjes nën komandën e tij brenda një kohe të shkurtër e shtrinë pushtetin popullor-aministrativ e ushtarak të Lidhjes në: Shkup, Prishtinë, Lumë, Mitrovicë, Guci, Vushtërri, Preshevë etj. Nën drejtimin e tij si kryetar i shtabit të forcave shqiptare dhe me pjesëmarrjen e tij direkte u zhvillua edhe lufta heroike për mbrojtjen e Lidhjes në Shtimje e Slivovë, kundër forcave osmane të Dervish Pashës.
Edhe pas thyerjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sulejman Vokshi e vazhdoi qëndresën kundër pushtuesit osman. U kap me pabesi. Pushteti osman e konsideroi si një nga udhëheqësit më të rrezikshëm të Lidhjes, prandaj e denoi me vdekje. Por, para presionit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u detyrua ta lirojë pas burgimit.
Sulejman Vokshi radhitet ndër udhëheqësit e luftëtarët konsekuentë të popullit shqiptar në luftën për realizimin e sigurimin e unitetit kombëtar e shtetëror.
Vdiq në vitin 1890 në Gjakovë.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 13:02
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Sulejman Vokshi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.